PDA

View Full Version : Shumica e popullit tė Kosovės qė nuk votuan nė kėto zgjedhje po kėrkojnė udhėheqės tj


Guri i madh
07-03-08, 08:43
23.12.2007: Kryeshefi i KQZ-sė Mazllum Baraliu, shefi i OSBE-sė amb.Tim Guldiman, shefi i UNMIK-ut J.Ryker, zgjedhjet dhe pjesėmarrjen e votuesve i vlerėsuan normale, siq ndodhė gjithėkund nė demokracin botėrore

M.Baraliu para gazetarve pėr kundėr rritjes sė vend votimeve tė kėtyre zgjedhjeve nė 40% mosdaljen e shumicės sė popullit e arsyetonte kohėn e keqe me shi. Kurse Doris Pak, Solana, B.Europian, Kėshilli i Europės etj, mosdaljen e qytetarėve nė zgjedhje e vlerėsuan dėshtimin e liderėve dhe korruptimin e tyre. Tash pėr korrupsion Shqipėria zuri vendin e tretė nė botė kurse Kosova vendin e katėrt pas dy vendeve afrikane. Ashtu edhe me pa punėsi dhe varfėri Kosova dhe Shqipėria qėndrojn nga tė parat nė botė. 11.09.2007 kam shkruar, "edhe kėto zgjedhje janė pėr tu’a zgjatur jetėn udhėheqėsve tė tashėm dhe status quos sė Kosovės sipas diktatit tė B.Ndėrkombėtare". Pas caktimit tė kėtyre zgjedhjeve ish kryeshefi i KQZ-sė Adnan Merofci nė Radio Prishtinė u deklarua kundra kėtyre zgjedhjeve para statusit, si dhe deklaroi nė rastė se Elektoriati nuk voton mbi 51% zgjedhjet nuk janė legjitime. Sa u pėrket zgjedhjeve Kosova nuk krahasohet me vendet qė janė shtete, atje votimi mbi ose nėn 50% ėshtė pajtim – nuk ėshtė bojkotim si tek ne qė populli kėta udhėheqės i ka zgjedhė pėr ta bėr Kosovėn shtet, u ka besuar. Populli i Kosovės duke menduar pėr shtet tė pavarur qė mė 26-30 shtator 1991 ėshtė mbajtur referendumi ku kanė votuar 99% e votuesve. Pastaj mė 1992 nė zgjedhjet e para shumė partiake presidenciale dhe parlamentare populli ka votuar 98% pėr president. LDK-ja fioti 86 deputet pėr parlamentin e Kosovės, 13 vende nė parlament fioti Partia Parlamentare, 7 vende PSHD, po 7 vende Partia Fshatare, kurse 14 vende ishin ruajtur pėr nacionalitete tjera pėr parlament.Pas vitit 1999 nė Kosovė u mbajten 3 palė zgjedhje komunale dhe parlamentare(pėrfshirė edhe kėto tė fundit).
Qė nė zgjedhjet e para komunale tetor 2000 pat rėnie tė elektoratit pėr 20 % krahasuar me referendumin dhe zgjedhjet 91-2, pjesėmarrja e elektoratit ishte 79% .Shkaku populli filloi ta humb besimin nė udhėheqės siq ngjau Ēarmatosja e UĒK-sė, veriu i Kosovės, ndarja e Mitorvicės nga Kfori Francez nė urė tė Ibrit, largimi i shqiptarėve nga andej etj. Nė kėto zgjedhje kishin garuar 49 parti, vetėm 3 parti kishin fituar mė teper se 2 % tė votave: LDK-ja kishte fituar 58 % , PDK-ja 27.3 % , AAK-ja 7.7 % tjerat 7 %. Nė zgjedhjet Komunale 2002 pati rėnie tė votuesve 46 % nga viti 91-2 pjesėmarrja e elektoratit ishte 53.9 %. Shkaku nuk pat referendum siq pohonin udhėheqėsit tanė pas 3 vite etj. Kishin garuar 68 parti (19 mė shumė se nė zgjedhjet e para Komunale): LDK kishte fituar 44.6%, PDK 29.6 % , AAK 8.8 % KP 2 %, tjerat 15 % .
Nė zgjedhjet parlamentare nėntor 2002 pati rėnie tė elektoratit 35 % nga viti 91-2. Pjesėmarrja e ekeltoratit ishte 64.3 %. Garuan 35 parti prej tyre 4 parti kishin fituar mė shumė se 2 % tė votave: LDK kishte fituar 45.6 % , PDK 25.7% , AAK 7.8 % KP 11.3% tjerat 9.5%
Nė zgjedhjet parlamentare nėntor 2004 pati rėnie tė elektoratit 51-2 nga viti 91-2.
Pjesėmarrja e elektoratit ishte 53.6 %. Shkaku jo zgjidhja e statusit tė Kosovės etj. Garuan 33 parti, 4 prej tyre kishin fituar mė shumė se 2 % tė votave : LDK kishte fituar 45.4 % , PDK 29 % , AAK 8.4 % , ORA 6.2 % (pėr herė tė parė).
Nė zgjedhjet e tashme sipas Org. joqev. "Demokracia pėr veprim" PDK-ja pėr kuvendin e Kosovės fitoi 34 %, LDK 22 %, AKR 12 % , LDD-PSHDK 10 %, AAK 9 % dhe ORA 4 %. Pastaj u dha rezultati i KQZ-sė me pak ndryshime. Siq u cek me lart nga zgjedhjet 1991-2 pati rėnie tė elektoratit nė zgjedhjet e pas luftės qė nga tė parat gjerė nė kėto tė fundit rreth 60 % dhe te balotazhit rreth 70 % .Shkaku dihet humbja e besimit nė udhėheqjen e Kosovės tė cilėt nuk bėn azgjė as pėr popull e as pėr statusin e Kosovės sdm. Pas viti 1999. Siq shkruan nė Epoka e Re 17.12.2007 Behlul Beqaj edhe pas 8 vjetėsh tė administrimit tė UNMIK-ut vendi ynė ėshtė nė gjendje edhe mė tė vėshtirė se qė ka qenė para 8 vjetėsh. Pas lufte LDK, PDK, AAK etj kanė qeverisur bashk kurė nė zgjedhjet parlamentare, nėntor 2004, PDK dhe ORA mbeti nė opozitė, nuk i pranoi LDK-ja. Qeveria e pėrkohėshme e H.Thaēit, B.Rexhepit R.Hajredinit - B.Kosumit – A.Ēekut (kėto 8 vite sa qeverinė e ka patur PDK e AAK).
Edhe pse mbeti PDK-ja dhe ORA opozitė, nė parlament asgjė nuk thonin kritikonin pozitėn vetėm pėr tė ardhur nė pushtet, gjera sekondare. Xh.Haliti njėher patė thėnė "popullit duhet me ua fal borgjin e rrymės qė smund ta paguajn". Tė shikojmė tashė a po e pėrsėrit atė qka thėn kur ishtė nė opozitė .Verės e mė herėt ėshtė fol nė popull qe nė kėto zgjedhje do tė fito PDK-ja dhe fitoi .Sipas librit tė Mujė Berishės Prlamenti dhe Demokracia nė Kosovė bot. Prizėren 1998 – nga deputetėt e tashėm qė fituan nga PD 8 kanė qenė deputet tė LDK-sė pėr parlament gjer nė vitin 1998, po 8 deputet janė tė njejtit nga LDK-LDD-ja tash qė janė zgjedh deputet tė parlamentit . Grupi i Unitetit – Negociator LDK , PDK , AAK, ORA dhe B.Shala . Po nga kėta disa sdm, PDK, LDK, R.Qosja , V.Surroi, B.Shala ishin nė konferencėn e Rambujesė dhe Paris. Kjo konferencė pak dallon nga konferencat tjera qė nga 1878 . Ashtu edhe kėto parti nuk dallojnė por janė tė njėllojta. PDK nė Drenicė ka fituar nė te gjitha zgjedhjet bindshėm fitoi edhe tash 80 % nė Skenderaj, 66% nė Drenas . Kurse nė komunat tjera tė Kosovės pjesmarrja e elektoratit ishte mė e vogėl d..m.th populli mė pak ka anuar vetem nė njė parti sikur drenicasit nė kėto zgjedhje u treguan lokalista. Udhėheqėsit shqipėtar tė pėrparshėm i kritikonin dhe i dėnonin rėndė konferencat anti-shqipėtare kurse udhėheqėsit e tashėm nė Shqipėri dhe Kosovė konferencat e tashme sdm. atė tė Rambujes akoma e lavdėrojnė, ku siē dihet atje u vendos marrėveshje paqe me Serbin, as referendum as ushtri etj. Tė shikojmė ē’far pavarsie do tė na sjellė Pakoja e Ahtisarit
Model si i Bosnjes, a pėrmendet nė Pako Pavarėsia? Sipas "International Herald Tribune" nga Aleksandra Ēaner … nuk do tė jetė pavarėsia , por zbatimi i Planit tė Ahtisarit dhe vendosja e misionit tė BE-sė pra Zyrės Civile Ndėrkombėtare ( ZCN).Zonat e veqanta rreth kishave ortodokse janė definuar dhe vendosur . Ky kompromis i dhimbshėm do ta ndaj Kosovės nė zona etnike dhe qė hap rruge pėr qeverisje e saj tė vazhdueshme nga njė mission ndėrkombėtar , po zbatohet pa kurrfarė pėrfitimi ; madje as pa premtim se do tė ketė sovranitet. Marr nga Kosova Sot 14 Dhjetor 2007.
Kėta udhėheqės lejuan tė luajnė edhe me komb gjuhė dhe flamur, bile N.Spahiu dhe M.Kelmendi avancohen nė mjetet e informimit si analista tė fortė politik edhe pse kėta tė dy i kanė mjetet e tyre tė informimit. N.Spahiu ishte edhe kandidat nė kėto zgjedhje pėr kryetar Komune nė Mitrovic nė partinė e AKR-sė .
Ashtu flamuri qė nga koha e Skendėrbeut pu dashka tė mos jetė i njetė me atė tė Shqiprisė por tė jet multietnik.Gusht 2007 kam shkruar nė 4 vazhdime: Grupi i unitetit duhet tė shpėrbėhet kurse partit e mėdha tė kėti grupi mė vonė – duhet tė formohet Parita e Unitetit Kombėtar.Nė kėtė shkrim kanė figuruar emrat rreth 70 personave tė subjekteve politike tė shėndosha, persona tė pavarur kuptohet intelektual, akademik, dr.shkencash , magjistra , prof etj. Kam kėrkuar qė F.B.K.SH , Vetvendosja , Lėvizja e Bashkuar, LKĒK , Partia e tė Gjelbėrtėve FQK – A.Demaēi Lėvizjen pėr Referendum , Lėvizjen pėr Interes dhe Strategji Kombėtre etj. tė bėhen bashk dhe ta formojnė njė parti – tė shkrihen tė paktėn tė bashkohen pėr ndryshe populli kėshtu kėto lėvizje parti individ tė veēuar nuk i adhuron por vetėm tė bashkuar pasi qė shumica e popullit po kėrkon udhėheqje tė vendosur siē kjo shumicė e popullit nuk votoi.

R. Megjuani, Prishtinė

Urata
07-03-08, 19:29
Ngadal beg se ka hendek...!

Berthama e pare e LAKMITARIT Patologjik eshte te jete vetem ai ne qender vemendje...! Rruge e gjate eshte per tu kthyer ne statusin normal...!