PDA

View Full Version : Zberthimi i enigmes politike te Edi Rames ,sic pasqyrohet tek Veton Surroi


hasanmehmeti
08-03-08, 21:24
Zbėrthimi i enigmės politike tė Edi Ramės, siē pasqyrohet
tek Veton Surroi

http://www.sot. com.al/index. php?option= content&task= view&id=66548& lang= (http://www.sot.com.al/index.php?option=content&task=view&id=66548&lang=)

Friday, 07 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Edi Rama dhe Veton Surroi janė dy
njerėz qė ngjajnė shumė me njėri tjetrin, se tė dy kanė
bėrė karrierė nė fillim nė atė qė quhet «shoqėri civile»
dhe mė pas nė politikė, nėn kujdesin e Sorosit.Derisa Edi
Rama ka qenė beniamini i Sorosit nė Shqipėri, qė kur filloi
tė veprojė Fondacioni «Soros», Veton Surroi ka qenė
beniamini i Soros nė Kosovė, qė nė fund tė viteve
tetėdhjetė, kuptohet pėr faktin se, nė Jugosllavi, Soros
filloi tė veprojė mė herėt se nė Shqipėri, pėr shkak se
Jugosllavia ishte njė vend i hapur. Ditėn e mėrkurė Veton
Surroi ishte i ftuar nė emisionin Top show nė Top Channel,
ku ai tha se me Edi Ramėn e lidh njė miqėsi e vjetėr- siē u
shpreh Surroi, pėr shkak tė rrethanave qė i kanė bashkuar
qė herėt. Surroi nuk e tha, por fjala ėshtė pėr lidhjen e
tyre tė pėrbashkėt me Soros. Nga kjo gjė kuptojmė se Surroi
dhe Rama janė lanēuar dhe sponsorizuar nga e njėjta qendėr,
pėr tė formėsuar opinionin shqiptar nė Prishtinė dhe
Tiranė, dhe mė pas pėr tė zbatuar skema tė caktuara nė
politikė.
Edi Rama dhe Veton Surroi ngjajnė pėr atė se ata kanė hyrė
nė politikė qė herėt, pastaj janė tėrhequr nga politika,
pėr t’ u rikthyer mė pas pėrsėri nė politikė. Veton Surroi
u bė nė 1989 kryetari pėr Kosovėn i UEJD, qė u krijua
fillimisht si organizatė dhe mė pas u shndėrrua nė njė
parti (Savez Reformskih Snaga) tė kryesuar nga kryeministri
federal jugosllav, Ante Markoviē, parti qė donte tė merrte
pjesė nė zgjedhjet pėr parlamentet e republikave dhe
krahinave jugosllave, pėr tė siguruar njė shumicė pro
ruajtjes sė federatės. Mė pas Surroi krijoi atė u quajt
Partia Parlamentare e Kosovės, tė cilėn e dorėzoi, pėr tė
dalė vetė si intelektual i pavarur i shoqėrisė civile, nė
orbitėn e Soros dhe i financuar nga ky i fundit. Edhe Edi
Rama nė 1991, tentoi tė krijojė Partinė Kristiano-Islamike,
pėr tė cilėn nėnshkroi listėn e komisionit nismėtar, pastaj
u tėrhoq nė «shoqėrinė civile», nė orbitėn e Soros, duke
gėzuar financimet e kėtij tė fundit.
Si Edi Ramėn, ashtu dhe Veton Surroin i katapultuan nė
politikė nėn influencėn e Soros. Edi Ramėn, mė herėt, nė
1998, ndėrsa Veton Suroin mė vonė, pėr shkak tė situatės nė
Kosovė, ku ende nuk kishte pėrfunduar lufta. Fatos Nanon e
detyroi Soros me influencėn e tij nė qendrat e
politikbėrjes nė Washington, dhe nė sajė tė kompromiseve tė
tij (Sorosit) me lobin greko-amerikan, qė ta ftojė Edi
Ramėn nga Parisi nė Tiranė, pėr t’ i dhėnė njė portofol
ministror, qė skenaristėt e karrierės sė Edi Ramės, e
shikonin si pikėnisje pėr ta ēuar nė postin e kryetarit tė
PS, nėpėrmjet Bashkisė sė Tiranės. I njėjti skenar ishte
pėrgatitur dhe pėr Veton Surroin. Veton Surroi duhej tė
bėhej Kryetar i Komunės (Bashkisė) sė Prishtinės, nė
zgjedhjet e vitit 2000, si intelektual i pavarur, i
mbėshtetur si nga LDK, ashtu dhe nga PDK, ēka duhej tė
tregonte unitetin e politikės shqiptare nė Kosovė pėr njė
ēėshtje tė caktuar tė politikės vendore, dhe nė kėtė post
duhej tė fitonte kapital politik sipas modelit tė Edi
Ramės. Pastaj mė vonė Surroi do tė bėhej kryetari i njėrės
prej dy partive tė mėdha, LDK, ose PDK, i ftuar prej tyre.
Ky skenar nuk u zbatua pėr shkak tė kompleksitetit tė disa
rrethana tė caktuara tė politikės nė Kosovė, pėr faktin se
nė Washington janė shumė mė tė ndjeshėm pėr lojėrat e Soros
nė Kosovė, se nė Republikėn e Shqipėrisė, ēka ėshtė e
kuptueshme. Por fakti qė Veton Surroi ėshtė tėrhequr nga
politika pas disfatės qė pati ORA nė zgjedhjet e vitit tė
kaluar, siē bėri nė 1994, tregon se skenari i mėparshėm
mbetet nė fuqi, nė pritje pėr t’ u realizuar nė rrethana mė
tė pėrshtatshme, me mbėshtetjen e Soros.
Derisa karriera e Edi Ramės, zbulon se ēfarė ishte
pėrgatitur dhe nuk u realizua dot pėr Veton Surroin nė
Kosovė, karriera e Veton Surroit na ndihmon qė tė zbulojmė
natyrėn e atyre forcave ndėrkombėtare qė qėndrojnė pas
karrierės sė Edi Ramės. Nė emisionin Top Show, gazetari nga
Kosova, Skėnder Blakaj, i bėri njė padi tė vėrtetė politike
Veton Surroit, sė cilės ky i fundit iu pėrgjigj me rrena tė
trasha, duke dashur tė mbrojė vetveten. Nė lidhje me
angazhimin e tij nė lėvizjen jugosllaviste tė Ante
Markoviēit, nė vitet 1989-1990, Veton Surroi u pėrgjegj se
kėtė gjė e kishte bėrė me miratimin e Ibrahim Rugovės.
Veton Surroi nuk e ka thėnė kėtė gjė kur Rugova ishte
gjallė, dhe ėshtė njė gjė cinike qė po e thotė tash qė
Rugova ka vdekur. Sa pėr atė qė tha Surroi se lėvizja e
Ante Markoviē solli pluralizmin nė Jugosllavi, kjo ėshtė
njė rrenė e trashė, se tė gjithė ata qė i njohin kėto punė
e dijnė mirė se lėvizja e Markoviēit synonte qė pluralizmit
politik qė po krijohej nė Jugosllavi, t’ i jepte njė
dimension tė fortė federal, veē atij republikan dhe
krahinor, nė mėnyrė qė tė ruhej Jugosllavia. Fakti qė Veton
Surroi u angazhua nė lėvizjen e Markoviē, duke pasur Surroi
dhe mbėshtetjen e Soros, tregon se ata ishin nė anėn e
atyre qarqeve perėndimore qė ishin pėr ruajtjen e
Jugosllavisė. Siē ka rezultuar mė vonė kėto qarqe, duke
pėrfshirė dhe qarqe nė Washington, ishin proserbe. Me kėtė
nuk dua tė them se Veton Surroi ishte agjent serb, por se
ai ishte nė anėn e qarqeve proserbe perėndimore, dhe se ai
kėtė ai duhet ta kuptonte me shkollimin dhe inteligjencėn
qė kishte, po aq sa ē’ duhet tė kuptojnė ata qė drejtojnė
Kosovėn sot analogjinė e mbrapshtė tė flamurit tė saj me
atė tė Qipros, siē tha Surroi nė “Top Show”.
Nė vazhdim tė padisė sė tij politike pėr Surroin, Skėnder
Blakaj, i tha se mė pas (nė vitet 1992-1994) Surroi kishte
kėrkuar qė shqiptarėt e Kosovės tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet pėr parlamentin e Serbisė. Kėsaj Surroi iu
pėrgjigj se atėherė ai kishte besuar se do tė ishte nė tė
mirė tė Kosovės qė tė merrte pjesė nė kėto zgjedhje dhe tė
nxirrte njė numėr deputetėsh, me tė cilėt do tė
mbėshteteshin forcat reformatore nė Serbi. Surroi nuk
harroi tė shtojė se kėtė gjė ia kishin sugjeruar dhe
ndėrkombėtarėt, por pa e saktėsuar se kush ishin ata. I
ēuditshėm ky Surroi. Vetvetes ia njeh si argument apologjik
sugjerimin e ndėrkombėtarėve, ndėrsa politikanėt e sotėm tė
Kosovės i qorton pėr kėtė gjė?! Por Surroi nuk e saktėsoi
se cilėt ndėrkombėtarė ia sugjeruan idenė e pjesėmarrjes sė
shqiptarėve tė Kosovės nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi,
dhe kėtė gjė ai nuk mund ta bėnte se sot ėshtė e qartė se
kėta njerėz kanė qenė proserbė. Se nuk duhej tė ishe njė
njohės i madh i politikės atėherė pėr ta kuptuar se, nėse
shqiptarėt e Kosovės do tė merrnin pjesė nė zgjedhjet pėr
parlamentin serb, nė njė kohė qė Serbia kishte suprimuar
autonominė e Kosovės, dhe e kishte vendosur nė Kosovė njė
regjim okupacioni ushtarak, duke i dėbuar shqiptarėt nga
administrata, deri edhe shkollat dhe spitalet, kjo do tė
thoshte tė bėje apologjinė e Serbisė nė Kosovė. Ėshtė shumė
interesante dhe domethėnėse se nė atė kohė, nė Tiranė,
gazeta «Koha Jone», qė atėherė mbėshtetej fort nga Soros,
dhe ku shkruante shpesh Edi Rama, e qortonte Rugovėn, si
shkaktar pėr mospjesėmarrjen e shqiptarėve tė Kosovės nė
zgjedhjet nė Serbi. Surroi, i cili edhe nė intervistėn e
fundit nė Top Channel deklaroi se nė zgjedhjet e fundit nė
Kosovė ka pasur edhe manipulime, qė u bėnė shkak qė ORA dhe
ai vetė tė mbeten jashtė parlamentit, nuk shpjegoi
megjithatė se ē’ besim do tė kishin shqiptarėt se do t’ u
numėrohej drejt vota edhe sikur tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet nė Serbi, kur nė Kosovė ishte vendosur regjimi
ushtarak serb. Nėse shqiptarėt do tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet nė Serbi, dhe do tė fillonin mė pas tė ankoheshin
se zgjedhjet ishin tė manipuluara, atėherė ata do tė
bėheshin joseriozė edhe nė pretendimet e tjera tė tyre, pėr
shtypjen serbe ndaj tyre, se ai qė pretendon qė gjendet nėn
dhunėn e njė okupacioni ushtarak, nuk merr pjesė nė
zgjedhjet e organizuara nga okupatori! Dhe ē’ ėshtė mė
kryesorja, pjesėmarrja e shqiptarėve tė Kosovės nė
zgjedhjet e Serbisė, do tė thoshte qė ata ta njihnin
Kosovėn si pjesė tė Serbisė.
Surroi sigurisht i ka kuptuar tė gjitha kėto gjėra, por i
ka bėrė se nė kėtė mėnyrė ai ka siguruar atė pasurinė prej
40 milion eurosh qė deklaroi nė zgjedhjet e vitit 2004 nė
Kosovė, ku doli si politikani mė i pasur, 40 herė mė i
pasur se Rugova qė deklaroi njė pasuri prej 403 mijė eurosh
dhe 50 herė mė i pasur se Thaēi qė deklaroi njė pasuri prej
372 mijė eurosh. Surroi e bėri kėtė pasuri si botues, me
financimet e Soros dhe si aktivist i «shoqėrisė civile»,
ēka vėrteton se ajo ėshtė njė industri e dyshimtė. Surroi e
deklaroi kėtė pasuri tė madhe me megalomani, pėr t’ u thėnė
zgjedhėsve se ai nuk ka nevojė tė vjedhė si politikanėt e
tjerė. Por ai e kishte vėnė pasurinė, qartėsisht, duke
shitur Kosovėn.

hasanmehmeti
08-03-08, 21:25
vazhdimi...

Nė rastin e Surroit zbulohet mė qartė proserbizmi dhe
antishqiptarizmi i Soros, nė lidhje me Kosovėn, ēka na
ndihmon tė zbėrthejmė edhe disa gjeste tė sorosianit tjetėr
tė Tiranės, Edi Ramės. Kėshtu zbėrthehet enigma e ftesės qė
Edi Rama i bėri nė vitin 2006 kėngėtarit serb Goran
Bregoviē, mikut tė Arkanit dhe tė Radko Mlladiēit, tė cilit
Edi Rama i dorėzoi ēelėsin simbolik tė Tiranės. Goran
Bregoviēi ishte shumė aktiv nė tubimet e protestės nė
Beograd, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė shkurt
tė kėtij viti. Gjithashtu, lidhja e Soros me qarqet
perėndimore mė proserbe dhe antishqiptare, e zbuluar
indirekt nga veprimet e Surroit, zbėrthen dhe se nga nxitet
Edi Rama pėr ta hedhur PS nė njė agresion kundėr Rrugės
Rrėshen-Kalimash (segmenti mė delikat i rrugės
Durrės-Kukės, ose mė saktė Tiranė-Prishtinė ) dhe kundėr
kompanisė amerikane «Bechtel», qė po e ndėrton atė. Tuneli
i Kalimashit ėshtė beteja kundėr gjeografisė qė ndan
territoret shqiptare, betejė po aq e rėndėsishme sa fushata
ajrore e NATO kundėr Serbisė. Kjo fushatė e Edi Ramės mund
tė krahasohet me atė tė Veton Surrojit nė vitet 1992-1994,
qė shqiptarėt e Kosovės tė merrnin pjesė nė zgjedhjet
parlamentare tė Serbisė.
Vazhdimit tė padisė sė Skėnder Blakajt pėr akuzat e rėnda
qė Surroji u bėri shqiptarėve tė Kosovės pėr keqtrajtimin e
serbėve, fill pas ēlirimit tė Kosovės, Surroji iu pėrgjigj
se ai e bėri kėtė se ishte i shqetėsuar se po prishej
imazhi i shqiptarėve tė Kosovės, dhe se pėr kėtė gjė kishte
dhe sinjale nga ndėrkombėtarėt. Por Surroi nė gusht 1999,
vetėm dy muaj pas ēlirimit tė Kosovės, botoi nė gazetėn e
vet «Koha ditore», tė financuar nga Soros, artikullin
«Fashizmi kosovar- turpi i shqiptarėve», ku bėnte analogji
mes dhunės, sipas tij fashiste, qė shqiptarėt po bėnin nė
atė kohė ndaj serbėve, dhe tė ashtuquajturit «fashizmit
kosovar» tė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, qė kishte
ushtruar dhunė ndaj serbėve nė atė kohė. Si mund tė flitej
pėr fashizėm kosovar, dy muaj pas ēlirimit tė Kosovės,
madje tė paplotė, kur shqiptarėt e Kosovės kishin qenė
viktima tė njė gjenocidi tė paparė nė Europė qė nga Lufta e
Dytė Botėrore. Dhe aq mė tepėr ishte absurde dhe qėllimkeqe
qė tė evokohej i ashtuquajturi fashizėm kosovar i kohės sė
Luftės sė Dytė Botėrore, kur edhe nė atė kohė gjėrat nuk
kanė qenė bardhė e zi, por tė komplikuara. Se nė Kosovė,
okupimi fashist autentik italo-gjerman, zėvendėsoi okupimin
e njė tjetėr lloj fashizmi faktik, atij serb, qė pėr
shqiptarėt kishte qenė ai ēka kishte qenė fashizmi
(nazizmi) pėr ēifutėt, pra njė regjim gjenocidi. Ky fakt
nuk mund tė mohohet. Ēfarėdo qė tė kenė bėrė shqiptarėt e
Kosovės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndaj serbėve, ajo
nuk ėshtė asgjė nė krahasim me atė qė kishin bėrė serbėt
ndaj tyre. Surroji kėtė e dinte mirė, por megjithatė ai
shkroi ato qė shkroi se paguhej nga ndėrkombėtarėt miq tė
serbėve. Alarmi i Surrojit pėr fashizmin kosovar bėhej edhe
mė absurd dhe kompromentues, po tė mendosh se Surroji nė
vitet 1992-1994 kur serbėt keqtrajtonin dhe vrisnin
shqiptarė nė Kosovė, nė vend qė tė fliste pėr fashizėm
serb, bėnte thirrje qė shqiptarėt tė merrnin pjesė nė
zgjedhjet e Serbisė.
Alarmi i Surrojit pėr ekzistencėn e tė ashtuquajturit
fashizėm kosovar tek shqiptarėt e Kosovės, u pėrcoll nė
moment nga mediat e mėdha ndėrkombėtare, nėn kujdesin e
qendrave antishqiptare proserbe, dhe Surrojit iu krijua
aureola e njė «Mateoti» tė Kosovės, qė kishte denoncuar me
guxim fashizmin nė vendin e vet, dhe qė ishte nė rrezik pėr
kėtė gjė. Do tė ishte mjaft interesante dhe instruktive
sikur tė bėhej njė paralelizėm midis Surrojit dhe
homologėve tė tij izraelitė, intelektualėt- ithtarė tė
Shoqėrisė sė Hapur nė Tel Aviv. Izraeli, shteti i krijuar
pas holokaustit, ėshtė sjellė me palestinezėt qė ka brenda
territorit tė tij shumė herė mė keq se ē'po sillen
shqiptarėt e Kosovės me serbėt e atjeshėm. E megjithatė,
kurrkush nga homologėt e Surrojit nė Tel-Aviv ithtarė tė
Shoqėrisė sė Hapur nuk ka dalė deri mė sot tė thotė se
"fashizmi izraelit ėshtė turpi i hebrenjve". Pse nuk ka
ndodhur kjo gjė ? E mira do tė ishte qė kėtė pyetje Surroj
dhe miku i tij Edi Rama, t'ia bėnin mikut dhe mecenatit tė
tyre tė madh Xhorxh Soros, i cili si hebre qė ėshtė duhet
tė dijė sigurisht diēka mė tepėr mbi kėtė argument. Akoma
mė mirė do tė ishte sikur Surroj t'i kėrkonte Sorosit qė nė
kuadrin e promovimit tė Shoqėrisė sė Hapur t'i dėrgojė me
njė mision nė Tel Aviv, ku ata tė orvaten t'i bindin
intelektualėt izraelitė qė tė zbulojnė dhe tė dėnojnė
fashizmin izraelit. Por vėshtirė se do tė kishin sukses nė
kėtė mision tė tyrin. Madje, edhe nėse do t'ia arrinin qė
tė bėnin qoftė edhe njė antifashist kominternist tė vetėm
nė Izrael, kėtė tė fundit e priste nė vendin e tij njė
eksperiencė edhe mė e keqe se ajo e Surrojit nė kohėn e
luftės nė Kosovė, kur "fshihej" bodrumeve tė Prishtinės.
Homologu izraelit do ta kishte kėtė fat, sepse duke hedhur
teza si ato qė Surroj, lėshon me aq lehtėsi nė Prishtinė,
ai kishte firmuar "linēimin" e tij tė sigurtė nga opinioni
hebre.
Mbetja e Veton Surroit jashtė parlamentit tė Kosovės, u
paraqit nė emision si katastrofė e vėrtetė pėr politikėn nė
Kosovė, aq sa u arrit deri atje sa korrespondentja nė
Prishtinė, Alma Lama, ta pyeste shefin e UNMIK Ryker, se si
e konsideronte mbetjen jashtė parlamentit tė Kosovės tė njė
politikani si Veton Surroji. A thua se Ryker po qortohej qė
nuk kishte vepruar nė atė mėnyrė qė Surroi tė hynte nė
parlament. Rykerit iu nxor me pėrdhunė njė kompliment pėr
Surrojin. Surroji e dėgjoi me qetėsi kėtė farsė, ēka ishte
shumė ironike se Surroji i qortonte politikanėt e sotėm tė
Kosovės pėr atė se nuk po avanconin nė implementimin e
pavarėsisė, duke u treguar shumė tė nėnshtruar para
ndėrkombėtarėve, kur sipas logjikės sė Surrojit Ryker nuk
duhet tė ishte fare nė Kosovė pėr ta komplimentuar
Surrojin, tash qė u shpall pavarėsia, se njė vend nuk mund
tė jetė dhe i pavarur dhe nėn administrimin e OKB?! Nė
panelin e analistėve qė bashkėbisedonin me Veton Surrojin
ishte dhe Eduard Zaloshnja, njeriu i lobit greko-amerikan,
i cili i bėri elozhe tė mėdha Surrojit, ashtu siē i ka bėrė
edhe Edi Ramės (Zaloshnja ėshtė munduar ta shfajėsojė Ramėn
edhe pėr ato qė ka shkruar dikur kur e quante Konferencėn e
Pezės farsė tė komunistėve qė kishin pėrgatitur luftėn
civile), edhe pse Zaloshnja e mban veten pėr tė djathtė
antiberishian. Avokatia e Eduard Zaloshnjės ėshtė
kompromentuese pėr Surrojin se zbulon ky i fundit ėshtė i
pėlqyeshėm dhe pėr grekėt, aleatėt e serbėve.
Nė mars 1999, nė kohėn e gjenocidit serb nė Kosovė, nė
Tiranė miqtė sorosianė tė Veton Surrojit me Edi Ramėn nė
krye dhanė alarmin pėr fatin e Veton Surrojit, sikur nuk
dihej fati tij, dhe se kishte tė ngjarė qė ai tė ishte
rrėmbyer nga serbėt. Por Veton Surroji, qė ishte nė
Prishtinė kur filloi fushata ajrore e NATO, shpėtoi
shėndoshė e mirė, dhe doli nė Tiranė tek miqtė e vet
sorosianė, ndėrsa serbėt rrėmbyen vetėm ata qė sulmonte mė
shumė Surroji nė gazetėn e vet, Ibrahim Rugovėn dhe Fehmi
Aganin. Kot bėri Edi Rama sikur u shqetėsua pėr Surrojin,
se serbėt nuk do t’ i bėnin kurrė keq njeriut qė u kėrkoi
shqiptarėve tė merrnin pjesė nė zgjedhjet e Serbisė, dhe qė
pas disa muajsh do tė jepte alarmin pėr «fashizmin
kosovar»-turp tė shqiptarėve, qė dhunonte serbėt. Edi Rama
kėtė gjė e dinte shumė mirė.