PDA

View Full Version : Hija e Janullatosit erreson Qiellin dhe nxin Token Shqiptare


hasanmehmeti
09-03-08, 23:35
HIJA E JANULLATOSIT ERRESON QIELLIN DHE NXIN TOKEN SHQIPTARE


Per disa kohe u duk sikur Janullatosi po u kushtohej kryesisht veprimtarive
ekleziastike atje ne strofkullen e tij qe per te keqen e shqiptareve dhe
turpin e Shqiperise ai me tallje prej uzurpatori equan Kisha Ortodokse
Autoqefale Shqiptare. Per ta bere me therese per shqiptaret kete tallje
greku Anastas Janullatos here pas here ka bere sikur
distancohet dhe nga ndonje veprim i tejskajshem antishqiptar i prifterise
greke. Ne gazeten "Poli i Qendres" nje krijese gjinushiste- cekiste e
jetshkurter me 27 gusht te vitit 1996 ka qene botuar nje njoftim nen titullin
"Mos nderhyni ne ēeshtjet Autoqefale te Shqiperise", sipas te cilit
greku Janullatos i vetequajtur kryepeshkop i Shqiperise repliktonte me
ish-mitropolitin famekeq te Konices, Andrea duke i kujtuar "se nuk ka te
drejte, sipas se Drejtes kanonike, te nderhyje ne ēeshtjet e nje kishe tjeter
autoqefale, dhe t'i jape mesime kreut te kishes tjeter". Gjoja se po
kundershtonte nje prift grek uzurpatori Janullatos, perseriste se ai eshte
kreu i KOASH-it. Lojra te poshtera te prifterise greke ne kurriz te shqiptareve.
Tani, 4 vite pas vendosjes se pushtetit kuisling grek ne Shqiperi,
Janullatosi nuk ka me nevoje te perdore te tilla marifete per te treguar se
kush eshte. Tani ai e ndjen vehten aq te fuqishem jo vetem ne fronin kishtar
qe ka uzurpuar por mbi ēdo gje ne Shqiperi sa organizon "tubime shkencore"
per kulturen shqiptare, ben e shfaq filma televizive per te popullarizuar
veten si "i derguari i Perendise ne token shqiptare", bekon pushtetaret e te
gjitha rangjeve, siē ben Kisha Ortodokse ne Greqi, ben demagogji politike me
frazeologji fetare per te nenshtruar shqiptaret ndaj sundimit grek.
Kohet e fundit Janullatosi u shfaq si padroni i nje
"simpoziumi shkencor" te emertuar "200 vjet krishterim e kulture shqiptare".
Ish keshilltari i tij, Ylli Popa, qe bekimi i Janullatosit e ngjiti ne ofiqin
e kryetarit te Akademise se Shkencave te Shqiperise, gjithe emocion e
perulesi i beri elozhe te medha kesaj veprimtarie janullatiste ku ende
nuk dime mire se ēfare eshte thene nga referuesit, sepse ajo u mbajt
nen masa te rrepta sigurimi si te ishte mbledhje e nje sekti heretikesh.
Fare pak fjale te thena ne kete tubim klerikolisto- akademik misterioz jane
bere te njohura kur jane perdorur si tekst shoqerues i pamjeve te nje filmi
mjaft te gjate televiziv qe eshte shfaqur nga TVSH
(pra televizioni shteteror) per te paraqitur Janullatosin si "shenjtin
me te madh te shqiptareve" , si "engjellin shpetimtar e ruajtjes te
Shqiperise te zbritur nga qielli".
Gjate gjithe kohes kur flitej per historine e krishterimit ne Shqiperi, per
qendrat kishtare e manastiret, kur tregoheshin qytetet e zonat shqiptare ku
ka besimtare ortodokse te filmuar me shume kujdes nga
helikopteri, Janullatosi ishte i pranueshem me pamjen e fjalet e
tij i montuar ne ēdo sekuence filmik.
Ndersa ne ekran shpaloseshin peisazhet natyrore, qendrat e banuara e vendet
fetare te Shqiperise ne mes te pamjes ishte nje dore e
gazetarit te fortlumturuarit Ferdinand Samarxhiu qe mbante para
fytyres e gojes se fortlumturise se tij Janullatosit mikrofonin, qe te
percillte tek teleshikuesi "fjalet e shenjta". Koka e Janullatosit e
rrethuar si me nje kurore tisi hyjnor rrotullohej pa pushim mbi trojet
shqiptare per te dhene pershtypjen se tashme Janullatosi eshte zoteruesi i
historise, shpirtit, kultures, mendjes e tokes se shqiptareve. Kurre
ndonjehere nuk kemi pare te behet nje reklame e tille televizive. As per Enver
Hoxhen TVSH nuk ka shfaqur ndonjehere nje gje te ngjashme gjate viteve te
diktatures. Per nje shpirt te lire shqiptar, pavaresisht se ēfare
besimi mund t'i perkase njeriu, nje verdallisje e tille e kokes se
Janullatosit dhe dores se Ferdinand Samarxhiut mbi tokat shqiptare ishte si nje
mallkim e perēmim i rende i padurueshem. Sikur na thuhej se tani e tutje
Janullatosi eshte "Perendia e Shqiptareve" para te cilit historia e
heronjte e ketij kombi nuk vlejne asgje. Dukej qe filmi ishte konceptuar e
xhiruar per te thene se kisha greke dhe Janullatosi e kane vene perfundimisht
poshte Shqiperine e Kombin shqiptar.
Janullatosi tani ka marre hov te duket si bamirres hovardar duke ndertuar
ndonje sere ku te punojne te burgosurit dhe po jep
mesime se si duhet t'i shikojne shqiptaret me admirim greket.

SoKoLi-i-Maleve
10-03-08, 02:34
HIJA E JANULLATOSIT ERRESON QIELLIN DHE NXIN TOKEN SHQIPTARE




.


Jo qe ka nevoj Kisha Orthodhokse apo Krye epishkopi i tyre per mbrojtje,sepse aj asht Kryetar i atyre besimtareve qe e pranojn si te atille.Por kisha nji keshill shoqeror dhe miqesor per ty apo ata si ty qe pranija apo ekzistenca e Shqiptarve te besimit Orthodhoks dhe Krye epishkopi i tyre ligjor ,po jua qorruka syt dhe nxinka token,keni kujdes e mos e shiqoni shum se po qorroheni dhe atehere ska kush na sjell paqavura talibano-arabe si dhe genjeshtra dhe pordha ketu ne forum. Estukfurullah kafir.

hasanmehmeti
10-03-08, 11:04
Ne te perjavshme "Intervista" nr.365 te dates 18-24 dhjetor 2000 eshte
botuar nje interviste e Janullatosit nen titullin
udhezues "Fqinjit i dhemb me shume per fqinjin se sa per miqte e larget". Nga
kjo interviste e bere nga Albert Zholi (nje shqiptar qe ka vite qe luan
rolet qe i ngarkojne greket) dhe Dritan Haxhia nepermjet nje gjuhe shume te
mjegulluar kishtaro-politike, Janullatosi i ka dhene te qarta
objektivat e tij antishqitare.
Nepermjet fjalise "Pas vitit 1992 e deri me sot shume shqiptare ose
deklarojne besimin e tyre fetar, ose jane ne keshim" prifti dinak grek ka
dashur te thote si kur erdhi ai ne Shqiperi, shqiptaret i ka gjetur pa
kurrfare feje e besimi, se Shqiperia kishte humbur ēdo kujtese e tradite
fetare dhe ishte nje toke e virgjer per misionizem fetar prezolit siē kane
qene fiset e egra para se te mberrinin misioneret fetare bashke me
kolonizatoret ne Amerike, Azi, Afrike. Pra me kete fjali Janullatosi ka
dashur te thote se ne Shqiperi kishte marre fund
historia e krishterimit 2000 vjeēar dhe e islamizmit rreth 500 vjeēar dhe ēdo
gje po fillonte nga e para. Janullatosi nuk flet per besimtare me fe te
trasheguar por per besimtare qe kane deklaruar besimin e tyre ose per te
pafe qe po kerkojne nje besim dhe do t'ua jape ai.
Intervistuesit e kane vene Janullatosin edhe ne rolin e njeriut politik duke
i kerkur te shprehej per marredheniet greko-shqiptare qe sipas tyre "duket
sikur kohet e fundit kane mbetur ne udhekryq" Ndonese dominimi grek ne
Shqiperi ka arritur nivele te paimagjinueshme keta intervistues jane ende te
pangopur dhe kerkojne me shume greqizim.
Janullatosi perpiqet te jete "realist" te ngjalle shprese e durim tek te
padurueshmit shqiptare qe kerkojne helenizim me te
shpejte te popullit e te vendit te tyre. Janullatosi e leshon me gjuhen fetare
helmin e tij politik kunder "te ndryshmeve qe duan te mbjedhin keqkuptime e
mosmarreveshje" dhe pastaj ben predikimin " Fqinjit i dhemb per fqinjin me
shume se sa per miqte e larget". Se sa i dhemb grekut per shqiptarin e dime
mire nga historia e krimeve greke mbi shqiptaret. Sa hipokrizi ka ne
fjalet e Janullatosit e dime mire nga antishqiptarizmi i terbuar qe treguan
greket gjate luftes ne Kosove, kur perkrahu genocidin serb.
Ketij predikimi hipokrit politik te priftit Janullatos e vlen t'i kunderveme
nje rregull te ndjekur nga vellezerit e tij ortodokse "Beje mik jo fqinjin
tend por fqinjin e fqinjit tend". Kjo ka qene maksima e politikes ruse qysh
nga koha e bojareve". Keto fjale te Ordin-Naēurkin i ka cituar akademiku
Tarle ne vepren e tij "Talejrani" (botim frengjisht ne Moske f.183). Me mire
na del te degjojme keshillen e Ordin-Naēurkin se predikimin e Janullatosit.
Me mire na del te kemi miqesi me fqinjet e fqinjeve tane, me turqit apo
bullgaret se sa me greket.

hasanmehmeti
10-03-08, 11:07
Jo qe ka nevoj Kisha Orthodhokse apo Krye epishkopi i tyre per mbrojtje,sepse aj asht Kryetar i atyre besimtareve qe e pranojn si te atille.Por kisha nji keshill shoqeror dhe miqesor per ty apo ata si ty qe pranija apo ekzistenca e Shqiptarve te besimit Orthodhoks dhe Krye epishkopi i tyre ligjor ,po jua qorruka syt dhe nxinka token,keni kujdes e mos e shiqoni shum se po qorroheni dhe atehere ska kush na sjell paqavura talibano-arabe si dhe genjeshtra dhe pordha ketu ne forum. Estukfurullah kafir.

O ti nese i ke dy lidhje me koke kom me ta maru nje medalje te arit.Po ky janullatosi ta largoj figuren e Nolit ne amerik ne festen e tij keto dite.Ti me shume perkrah nje hordhi greke se nje shqiptare te besimit krishtere e mos te flasim qe myslimanet i kishe perzan moti nga trojet e tyre. Ska dyshim se eshte kafir ai ,por jo vetem ai por edhe shume tjere ...shqyrtoje gjendjen tende.

hasanmehmeti
10-03-08, 11:08
Janullatosi hoqi foton e Nolit nga kisha e Bostonit

http://gazeta- shqip.com/ artikull. php?id=38241 (http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=38241)

At Nikolla Marku i Elbasanit akuzon Kryepeshkopin grek tė
Kishės Ortodokse Shqiptare

Elbasani ka pėrkujtuar dje 100-vjetorin e mbajtjes sė
meshės sė parė nė gjuhėn shqipe. Peshkopi i Kishės
Autoqefale Kombėtare, nė lagjen "Kala" tė Elbasanit, At
Nikolla Marku, ka kremtuar sipas riteve fetare kėtė
pėrvjetor tė rėndėsishėm. "Kemi kėnaqėsinė tė pėrkujtojmė
me nder e lavdi kombėtare tė madhin Fan Noli, i cili si
sot, njė shekull mė parė, mundi tė mbajė nė gjuhėn e mėmės
meshėn e parė", tha At Nikolla Marku, prifti i kishės sė
Shėn Mėrisė nė Elbasan. Marku, modest e patriot, ka dhėnė
dje pėr mediat njė deklaratė, sido qė me doza fetare, por
nė pėrmbajtje me vlera atdhetare kombėtare.

Ai ka vlerėsuar aktin historik tė Fan Stilian Nolit, i cili
100 vjet mė parė, me shqiptarėt e diasporės nė Amerikė,
arriti tė mbajė meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, me
shqiptarėt qė jetonin e punonin nė Boston tė shtetit
Masaēuset. Sipas tij, mesha ishte dhe ka mbetur themeli i
Kishės Autoqefale Kombėtare, pėr tė cilėn prifti elbasanas
ka afro 20 vjet qė lufton ta bėjė kishė mbizotėruese nė
Shqipėri. "Dua tė denoncoj publikisht me kėtė rast, aktin
barbar dhe antifetar ortodoks tė Hirėsisė sė tij
Janullatos, qė kėto ditė ka hequr nga Kisha Shqiptare
Ortodokse e Bostonit fotografinė e tė madhit Fan Noli, emri
dhe vepra e tė cilit nderon tė gjithė bashkėkombėsit kudo
qė ndodhen e nė ēdo kėndvėshtrim qė e shohim sot", ka
shtuar At Nikolla Marku. Ai ka ftuar tė gjithė ortodoksėt
elbasanas dhe tė gjithė besimtarėt e feve, qė respektojnė
dhe vlerėsojnė figurėn komplekse tė Nolit, qė tė jenė sot
tė pranishėm nė meshėn e mbajtur pėr nder tė 100- vjetorit
tė kėndimit nė shqip tė kėtij riti fetar ortodoks, mbajtur
nė Boston tė Amerikės. Nga ana tjetėr, edhe Kisha Ortodokse
Autoqefale e Shqipėrisė, me Kryepeshkop Anastas
Janullatosin ka dalė dje me njė deklaratė pėr shtyp, ku
njofton pėr aktivitetet e planifikuara pėr 100-vjetorin e
meshės sė parė nė gjuhėn shqipe.

hasanmehmeti
10-03-08, 11:09
At Marku: Janullatosi, jo ne meshen e kishes se Fan Nolit

BalkanWeb.com URL:
http://www.balkanwe b.com/index. php?id=17603 (http://www.balkanweb.com/index.php?id=17603)


(Dėrguar mė: 09/03/08) Prifti i Kishės Ortodokse Shėn Mėria
i ėshtė bashkuar protestės se ortodoksėve shqiptarė tė
Amerikės se nė meshė do tė jetė dhe kryepeshkopi Janullatos

Eshtė e papranueshme dhe njėkohėsisht poshtėruese, prania e
grekut Anastas Janullatos nė meshėn qė i kushtohet figurės
sė Fan Nolit dhe 100-vjetorit tė Kishės sė Bostonit, qė
ėshtė shenjtėruar nga ortodoksėt e vėrtetė shqiptarė, dhe
jo ata grekė". Kėshtu ka reaguar dje At Nikolla Marku.
Prifti i Kishės Ortodokse Shėn Mėria, qė ndodhet nė lagjen
"Kala" tė Elbasanit, dje i ėshtė bashkuar protestės dhe
"zemėrimit" tė ortodoksėve shqiptarė tė Amerikės, pas
lajmit tė dhėnė se nė meshė do tė jetė i pranishėm dhe
kryepeshkopi Janullatos. Marku e konsideron absurde praninė
e eksarkut Janullatos nė Kishėn Shėn Gjergji tė Bostonit, e
cila ėshtė themeluar nga Imzot Fan Noli. Pikėrisht nė 100-
vjetorin e kėsaj kishe dhe meshės sė parė nė gjuhėn shqipe
qė ka mbajtur Noli mė 8 mars 1908, kreu i Kishės Autoqefale
Kombėtare Shqiptare nė Elbasan, ka dalė nė njė konferencė
shtypi ku ka pėrshėndetur ditėn e lumturuar tė themelimit
tė katedrales sė Shėn Gjergjit nė Boston, ndėrsa ka
cilėsuar si tė papranueshme praninė e Anastas Janullatos nė
njė nga kishat mė tė vjetra shqiptare, qė nuk ka asnjė
lidhje me ortodoksinė e Janullatosit, por qė ėshtė simbol i
ortodoksisė shqiptare, tė pandikuar nga Patriarkana greke e
Athinės.
REAGIMI
Pas reagimit tė ortodoksėve shqiptarė tė Amerikės, At
Nikolla Marku ka deklaruar se "sot ėshtė njė ditė e
shenjtėruar. Ajo ėshtė simboli i kishės sė vėrtetė, qė nuk
ka asnjė lidhje me kishėn greke dhe se Imzot Theofan
Stilian Noli ėshtė shqiptari i madh qė e bėri tė njohur
autoqefalinė e kishės shqiptare nga ndikimet greke". Madje,
Nikolla ėshtė shprehur se ka qenė kjo arsyeja qė greku
Janullatos hoqi portretin e Fan Nolit nga personalitetet e
themelimit tė Kishės sė Shėn Gjergjit nė Boston. "Bashkohem
me protestėn e shqiptarėve tė Amerikės dhe shoqatės
"Vatra", qė e cilėson poshtėrim dhe tė papranueshme praninė
e Janullatosit nė kishėn katedrale tė Bostonit, themeluar
nga njeriu qė u bė mė pas edhe krijuesi dhe themeluesi edhe
i statutit tė vėrtetė tė KOAKSH-sė, tė cilėn Janullatosi
kėrkon ta ndryshojė, duke e pėrdhosur atė", - ėshtė
shprehur prifti i Kishės Ortodokse Shėn Mėria nė Elbasan.
PĖRVJETORI E MESHA
NĖ BOSTON
Kėtė tė diel, nė Boston, pėr tė gjithė shqiptarėt, dhe
veēanėrisht pėr ata tė besimit tė krishterė ortodoks, do
organizohet njė festė, njė kremtim, njė pėrshpirtje me njė
meshė kushtuar figurės sė Fan Nolit dhe 100-vjetorit tė
kishės katedrale tė Bostonit. Mėsohet se bashkėsia
shqiptare nė kėtė zonė ka bėrė njė reagim, qė mė tepėr se
sa fetar ėshtė i pastėr, shqiptar. Thuhet se shumė
shqiptarė e kanė bojkotuar festėn pėr shkak tė prezencės sė
priftit grek, Anastas Janullatos. Shumė prej tyre, sapo
kanė mėsuar lajmin pėr praninė e kryepeshkopit Janullatos,
ndonėse kishin bėrė mė parė pronotime nė lokalin e tė
mirėnjohurit Antoni Athanas-Pier- 4, i kanė anuluar.
Ndėrkaq, prifti elbasanas, At Nikolla Marku ka ftuar dje tė
gjithė ortodoksit elbasanas dhe banorėt e kėtij qyteti pėr
tė marrė pjesė nė njė eveniment njėshekullor tė Kishės
Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare.

Fatmir Popja

hasanmehmeti
10-03-08, 11:10
Topi: Po shqyrtoj nėnshtetėsinė e Janullatos

http://www.panorama .com.al/index. php?id=11945 (http://www.panorama.com.al/index.php?id=11945)

Presidenti Bamir Topi shprehet se ėshtė duke shqyrtuar me
maturi ēėshtjen e nėnshtetėsisė shqiptare tė kreut tė
Kishės Ortodokse, Janullatos.

Kėtė qėndrim Topi e mbajti nė intervistėn dhėnė gazetarit
Alfred Peza nė “Ora News”.
Ju jepni edhe hiqni nėnshtetėsi shqiptare sipas ligjit. Pse
nuk i jepni zotit Janullatus, pėr shembull, nėnshtetėsinė
shqiptare, ka shkelur ndonjė ligj?
Absolutisht qė jo, as nuk bėhet fjalė pėr shkelje ligji.
Ėshtė njė gjė qė ėshtė nė proces. E kam thėnė edhe diku
tjetėr, por po e them edhe sot, ne kemi vlerėsim pėr zotin
Janullatus, i cili realisht ka zhvilluar njė veprimtari qė
i takon tė zhvillojė nė krye tė kishės ortodokse dhe besoj
qė ka qenė edhe nė njė pozicion ku i ka shėrbyer Shqipėrisė
nė arenėn ndėrkombėtare. Problemi ėshtė nė marrjen e
nėnshtetėsisė. Duhen marrė nė konsideratė edhe disa
ndjeshmėri tė brendshme dhe mua mė takon tė vlerėsojmė
ndershmėritė nė mėnyrė shumė tė kulturuar. Por mund t’ju
them qė nuk ka asnjė lloj predispozicioni negativ,
pėrkundrazi ka pasur vetėm vlerėsime, kam menduar qė ėshtė
njė ēėshtje kohe dhe vetėm kohe.
Ju do tė jeni Presidenti qė do tė firmosė shtetėsinė
shqiptare pėr zotin Janullatos?
Duket se unė sapo jua thashė se ėshtė njė ēėshtje nė proces
dhe pėr sa kohė nuk ka njė vendim definitiv, unė nuk mund
t’ju them asgjė sot.
Njė e drejtė tjetėr, njė detyrim tjetėr, apo qė ua jep
ligji ėshtė dhėnia e dekoratave dhe titujve tė nderit. Para
disa kohėsh ju dekoruat 5 ish-deputetė tė kohės sė Zogut
apo tė njė periudhe ndoshta pak mė prapa, nė njė ceremoni
qė u zhvillua nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe e drejtoi zonja
Topalli. Opozita reagoi negativisht pėr njė pjesė tė tė
dekoruarve, ndėrkohė qė u hodh pretendimi qė ndonjėra prej
tyre ėshtė refuzuar pėr t’u dekoruar edhe nga
ish-Presidenti Berisha. Ju jeni penduar apo jeni koshient
qė keni bėrė njė veprim tė drejtė?
Sė pari, kam respektuar njė propozim qė ka ardhur nga njė
institucion mjaft i rėndėsishėm, institucioni i kryetarit
tė Kuvendit. Sė dyti, kam respektuar vlerėsimet historike
pėr personazhet. Sė treti, nuk mendoj qė mund tė jenė nė
referencėn time mėnyra e reagimit tė individėve tė
ndryshėm, qofshin kėto edhe president e miq tė mi. Sė
katėrti, besoj qė para se tė marr njė vendim, e bėj shumė
tė konsultuar dhe lej shumė pak shanse pėr tė qenė i
penduar. Kėshtu qė, nga kjo pikėpamje mendoj qė gjithēka ka
qenė shumė korrekte dhe ka qenė e motivuar. Pastaj, pėr sa
i pėrket perceptimit tė krahėve tė ndryshėm tė politikės,
unė mund tė kem komentuar ndonjė rast edhe nga krahu i
djathtė, ndofta ndonjė zė pėr ndonjė vizitė tė bėrė nė njė
drejtim ku referencat kanė qenė tė majta. Unė kam thėnė qė
nė fillim se kam ardhur nė kėtė institucion. ..
Bėhet fjalė pėr 28-29 Nėntorin?
Bėhet fjalė pėr disa evenimente pa dashur t’i precizoj. Por
e mora si shembull, si referencė, pėr tė thėnė qė kam
ardhur kėtu i motivuar qė t’i shėrbej institucionit tė
Presidentit, qė duhet tė jetė tėrėsisht i ekuilibruar dhe
pa rėnė nė paragjykimet e secilit krah.
Ēfarė marrėdhėniesh keni me shefin e Shėrbimit Sekret
Shqiptar, zoti President? A jeni tė kėnaqur me punėn e
stafit drejtues tė kėtij shėrbimi?
Sigurisht qė janė marrėdhėnie pune qė e lidhin atė
institucion me institucionin e Presidentit. Nuk jam futur
nė analiza apo nė njė trajtim analitik tė aktivitetit, duke
ruajtur absolutisht tė drejtėn qė ka ky institucion pėr tė
operuar si njė institucion i pavarur dhe besoj qė nė tė
gjitha kontaktet kam kėrkuar shumė profesionalizė m dhe
shmangie sa mė shumė tė jetė e mundur nga inspirimet
politike, qė do ta bėnin kėtė institucion shumė tė
kompletuar.
Realisht ky institucion ėshtė i shmangur aq sa duhet nga
inspirimet politike?
Shiko, nuk mund tė kesh njė institucion nė Shqipėri qė tė
jetė totalisht i pastėr nga influencat politike. Tė bėjmė
trajtim realist dhe me kėmbė nė tokė. Por e rėndėsishme
ėshtė qė ēdo ditė kėto institucione kanė nevojė tė
matarohen. Ēka do tė thotė qė ato do tė vendosen me njė
status, qė pavarėsisht si vjen rrotacioni i pushtetit
politik nė Shqipėri, kėto njerėz duhet t’i shėrbejnė
sigurisė kombėtare, sigurisė publike, institucionet tė
cilėt janė tė ndėrtuar me ligj dhe duhet ta respektojnė
ligjin si tė tillė. Pra, ka shumė rėndėsi qė ajo qė ėshtė
nė aparencė, qė kėto institucione presupozohen se janė tė
shkėputura nga politika, duhet tė jenė edhe realisht. Ne
ēdo ditė punojmė qė kėto institucione t’ju shmangen
politikės, sepse duke iu shmangur politikės, nė trajtimin e
problemeve, bėhen mė profesionistė , bėhen mė tė besueshėm,
bėhen mė efikas.
Meqė jemi te shėrbimi sekret. Pak javė mė parė ju dhatė njė
intervistė pėr Top Channel, aty deklaruat qė ėshtė
interceptuar nga shėrbimet sekrete midis njė gazetari dhe
njė agjenti serb. Pėr ēfarė konkretisht bėhet fjalė dhe
ēfarė bėri shėrbimi sekret shqiptar nė kėtė rast?
Unė, zoti Peza, e kam pėrdorur nė njė kontekst tė caktuar
dhe nė funksion tė atij emisioni. Dhe kur kureshtjes sė
gazetarit tė atij emisioni pėr ta vazhduar bisedėn, u jam
pėrgjigjur me njė pėrgjigje pėrmbyllėse. Pra, nuk shkon mė
tej, sepse ka disa kufij. Por shumė e rėndėsishme ėshtė qė
gjėrat duhet tė sinkronizohen pėr ēėshtje ku interesi
kombėtar prevalon mbi ēdo interes tjetėr. Pra, nuk ėshtė
problemi si e artikulon frazėn kryetari i shtetit, kryetari
i qeverisė, politikani. Por e rėndėsishme ėshtė se sa nė
sinkron vjen edhe media pėr ēėshtje tė kėsaj natyre. Kėshtu
qė unė e kam pėrdorur nė njė kontekst tė caktuar dhe besoj
qė ka qenė i vlefshėm pėr ta hedhur nė publik nė funksion
tė asaj qė unė kam kėrkuar qė tė dalė.
Shėrbimi sekret e bėri detyrėn?
Patjetėr qė shėrbimi sekret ka bėrė detyrėn dhe vazhdon ta
bėjė detyrėn.
A jeni penduar qė e keni shkarkuar zotin Sollaku nga detyra
e Prokurorit tė Pėrgjithshėm?
Jo. Deshėt njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė dhe natyrisht qė
nuk ka asnjė lloj pendese, sepse gjėrat nuk janė bėrė tė
sforcuara, pėrkundrazi janė bėrė me shumė kujdes, mbi bazėn
e konsultimeve tė gjėrave, me juristė. Unė kam pasur
mundėsinė qė tė shprehem publikisht, nuk ka pasur asnjė
lloj paragjykimi qė lidhet me pozicionin politik tė
mėparshme, sikurse ėshtė munduar ta interpretojė dikush. E
kam mbajtur atė ēėshtje pėr njė kohė tė gjatė nė
Presidencė, aq sa disa personazhe tė politikės, tė krahut
tė djathtė, ishin tė shqetėsuar qė pse po qėndron kaq gjatė
kjo procedurė nė tryezėn e Presidentit. Unė kam dhėnė
argumente dhe besoj qė kėto argumente qėndrojnė sot e kėsaj
dite.
Kemi njė kazus nė Gjykatėn Kushtetuese, nė lidhje me
Gjykatėn Kushtetuese, nga Gjykata Kushtetuese nė raport me
njė ish-prokuror tjetėr tė Pėrgjithshėm, zotin Rakipi, e
cila de fakto e ktheu nė detyrė. Po nėse Gjykata
Kushtetuese i jep tė drejtė zotit Sollaku, si do tė
veproni?
Unė besoj se nuk ėshtė ekskluzivitet i institucionit tė
Presidentit pėr tė marrė nė konsideratė njė situatė tė
tillė. Ne tė presim se ēfarė do tė thotė Gjykata
Kushtetuese, pastaj gjėrat do tė hyjnė nė rrafshin e tyre
zyrtar, por nuk besoj qė tė ketė njė veprim retrograd, ku
gjėrat duhet tė kthehen prapa pėr tė kaluar nė atė pozicion
qė ishim.
Meqė ishim tek zonja Topalli, ēfarė marrėdhėniesh keni me
tė? Pėrflitet sikur ka pasur njė lloj rivaliteti, njė lloj
ftohje. Kėto janė mė shumė bisedat informate qė zhvillohen.
Si ėshtė realiteti?
Nuk ka asnjė bazė reale. Marrėdhėniet prevalojnė
marrėdhėniet institucionale dhe janė korrekte.
Po marrėdhėniet me Berishėn si i keni? Flitet se pas
zgjedhjes President i keni mė tė afėrta se ē’i kishit
pėrpara?
Besoj qė janė marrėdhėnie pune dhe mjaft konstante. Kemi
takime pune tė detyrueshme pėr tė qenė takime pune. Por,
kemi ruajtur tė njėjtat marrėdhėnie njerėzore dhe kjo ėshtė
shumė e rėndėsishme. Pra, kėto marrėdhėnie njerėzore nuk
varen nga katapultimi apo pozicionimit, ato marrėdhėnie qė
kemi pasur, ato kemi dhe konstantja nė marrėdhėnie
njerėzore ėshtė shumė e vlerėsueshme.
Zonja juaj pėrkrah punės nė Ministrinė e Bujqėsisė, nuk e
ka lėnė punė, e shoh gjithmonė e mė tepėr tė angazhuar nė
veprimtari bamirėsi, nė veprimtari sociale. Ėshtė njė gjė e
brendshme apo ėshtė protokollare?
Shiko Alfred, pa pasur njė motiv tė brendshėm nuk mund tė
ngresh absolutisht asgjė tjetėr. Kėshtu qė, fillon me njė
motivim tė brendshėm dhe detyrimisht pėrputhet dhe me
institucionin qė ajo sot ka.
Gjithashtu edhe vajzat tuaja janė nė njė moshė delikate. Nė
mos gaboj quhen Nada dhe Tida, dhe menjėherė kuptohen
vajzat e Presidentit janė vajzat e Presidentit, janė tė
qytetarit numėr njė tė kėtij vendi dhe u vendosėn ndoshta
menjėherė nė fokus tė bliceve, tė kamerave. Si po e
pėrballojnė, ju ēfarė i kėshilloni?
Kėshilla ime e parė dhe e vetme ka qenė qė nė mėnyrė
absolute nuk dua tė ndryshojnė pavarėsisht qė ėshtė njė
situatė e re me impenjimin e babait tė tyre, por kurrsesi
ato nuk duhet tė prishin atmosferėn e rinisė sė tyre.
Pavarėsisht qė nė disa raste edhe teprohet, pikėrisht nė
atė linjė qė ju thatė. Mendoj qė asgjė nuk ka ndryshuar.
Ato e kanė absorbuar kėtė realitet nė mėnyrė shumė tė
natyrshme dhe mua mė vjen mirė qė pikėrisht ndodh kėshtu.
Marrė me shkurtime nga TV ORA NEWS

hasanmehmeti
10-03-08, 11:20
Anastasios Janullatos e pordhos 100 vjetorin e Nolit ne Boston



BEQIR SINA, New York




"Janullatos Go Home"


http://www.oca.org/Images/MissionVision/pg%2026-50/49.JPG

BOSTON - MASSACHUSSTTES : Kete te diele ne Boston, per te gjithe shqiptaret dhe veƧanerisht, per ata te besimit te krishtere ortodoks ka nje feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 - vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari i shquar Theofan Stilian Noli.

Duke referime nga nje artikull me titull "Elegji per Nolin - Ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT" nga Bostoni, thuhet se ata jane njoftuar se ne festen e besimtarve shqiptare, do te marre pjese edhe prifti greke, hiresia e tij - Kryepeshkopi Anastasio Janullatosi, i ftuar nga kisha shqiptare ortodokse Shen Gjergji ne Boston. Ky lajm ka tronditur thelle bashkesine shqiptare , te kesaj zone. Pyetja eshte se" Ƈā€™pune ka Janullatosi me Nolin? Ƈā€™pune kan besimtaret shqiptare me Janullatosin? Pse duhet drekuar me te? Shqiptaret shkojne te nderojne Nolin e jo ate njeriun qe diten e pare qe mori kishen shqiptare ortodokse, e hoqi portretine Nolit nga Ƨdo zyre. Pse Janollatosi nuk e pershendeti ose u lut per Pavaresine e shejte te Kosoves, tone. Pse Janullatosi nuk mori pjese ne lutjen e perbashket ne Shqiperi, kushtuar gjenocidit te vellezerve e motrave tona, prinderve tane Ƈameve te martirizuar!

Sipas te njejtave burime thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne katedralen Shen Gjergjit, e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin e fameshem PIER -4, njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Organizatoret, nga frika e protestatve anti Janullatos, dhe reagimeve kundra Janullatosit e prezences se tij ne kete feste te bashkesise shqiptare, ne Boston, eshte mbajtur e fshehte dhe Ƨdo detaj mbi kete aktivitet ende nuk eshte bere publik. Madje nje artikullshrues ka pohuar se sā€™ka nje program, te njoftuar, sā€™ka nje axhende te dites per te madhin tone, Noli, dhe krijesen e tij, katedralen e Shen Gjergjit. Sipas artikull shkruesit, konspiracioni me i madh, per kete feste eshte se Ƨdo pjesmarres duhet te jete aty kundrejt nje shume te vogel te $65, te cilat kerkohen per te ngrene dreke me Janullatosin.


Nder te tjera thuhet ne artikull bashkesia shqiptare ne kete zone ka bere, nje reagim qe me teper se sa fetar eshte i paster, shqiptare. Thuhet se shume shqiptare e kane bojkotuar festen ne prezencen e priftit greke Janullatos, pasi megjithse ata me pare kishin bere rezervime kur kanesuar lajmin, shume vete e kane anulluar prenotimet ne lokalin e te mirenjohurit Antoni Athanas-Pier - 4. Ne kete lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele kemba e Janullatosit, jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirepritur nga shqiptari i madh Athanas, shkruan nje besimtare nga Bostoni. Ai thote se nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime, e paska krijuar tashme perƧarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehte kete fakt, megjithese pranojne me krenari kur i pyet se e kane ftuar ata Janullatosin grek, ne kremtimet per panshqiptarin Noli, thekson artikullshkruesi.


Me tej thuhet se besimtarer shqiptare, atdhetaret e patriotet ne Boston e zonen perqark tij, megjithate te dielen e kesaj jave ne Boston, simboli fetar i festes te zbehet, per t'i lene vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Per te vetemen arsye, sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udheheqes, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithse Janullatosi, thuhet se ka ardhur per kurim pasi vuan nga nje semundje e rende, ay do te jete prezent ne Kishen e Shen Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem panvaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne nje prifte greke me emrin Anasatasios Janullatos. Nuk ka ofendim met te madh nuk ka perdhosje mete madhe . Te gjitheve duhet te na kujtohet Odisea i lashte, dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare, per viktimat Ƨame te genocidit grek, por e politizon qenien e vet, duke meshiruar Ƨeshtjen politike te Qipros Veriore. Nje Kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine - Permet, dhe zhvarros te vdekurit e lashte te fakireve permetare dhe u ve emra luftetaresh greke, qe kane mbrojtur te ashtuquajturin ā€Vorio Epirā€ ne Luften e Dyte Boterore.


Imagjinojeni Imzot Nolin, sot te kthehet permbys ne varr- tha nje bashkombase e nderuar kur mori vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian. Te gjithe ata qe kane vendosur te bojkojtojne festen ne kishe gjate kohes q?7 aty te jete prezente prifti greke Anastasios Janallatos, te dielen, kane vendosur te shkojne tek varri i Imzotit Nolit, dhe do te vendosin tufa me lule ne emer te gjithe bashkekombasve. Ata thone se ende shohin fytyren e Nolit te gjalle, e kane parasysh tashme Nolin tone, me ato vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura. Veshtrimi i syve te tij pyet: ā€Edhe kete ma bete o vellezer ???ā€

Ƈirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, Ƨarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres nje shenj' e pres nje drite,
Pres me vjet' e pres me dite,
Se Ƨ'u tera, se Ƨ' u-mpaka,
Se Ƨ' u-Ƨora, se Ƨ' u-mplaka....
Mendohet se asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do ta pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle, e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston.

hasanmehmeti
10-03-08, 11:21
Janullatos"Kali i Trojes", vihet ne krye te Kishes ne kundershtim me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.


Mbas disa konsultimeve me Qeverine e athershme shqiptare, ajo Qeveri dhe Patriarkana e Stambollit( Patriarch of Constantinople) , ne korrik 1992 nominoje Archbishop Anastasios Janullatos, qytetarin grek, te sherbej ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare (Albanian Orthodox Church), edhe megjithse se ky akt ishte ne kundershtim flagrant me statutitn e Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare.


Ne fillim te shekullit te kaluar grindjet mes shqiptareve orthodokse te SHBA-se dhe grekerve orthodokse sollen themelimin e Kishes Autoqefale Shqiptare nga ana e Theofan Stilian Nolit, me nje hierarki te pavarur nga kisha greke e Athines. Patriarkana Orthodokse me qender ne Stamboll dhe e kontrolluar nga grekerit nuk e njohu per me shume se 20 vite Kishen Shqiptare Ortodokse, deri sa u detyrua t'a pranoje ekzistencen e saj ne vitin 1938.


Grekerit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, shpallen per t'i mvesh "merita" me 30 nentor 2001 - Kryepeshkopin grek te Tiranes Anastasios Janullatos, si fitues te nje Ƨmimi te pervitshem per te drejtat e njeriut. Motivacioni i ketij Ƨmimi, sipas grekerve ishte "per impenjimin misionar te Anastasiosit ne Afrike dhe per "rikostruktimin e mrekullueshem te Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare".


Grekerit e SHBA-se jane konsideruar gjithmone si "ultranacionaliste antishqiptare" . Prania e kryepeshkopit Janullatos ne krye te Kishes Shqiptare, si dhe prania e shume prifterinjve nacionaliste greke nen rroben e misionarit ne Shqiperi ka shkaktuar shume probleme, qe shpesh kane sjelle pikerisht shkeljen e te drejtave te njeriut dhe statusin e tyre ne Shqiperi.


Shpallja "person i padeshiruar" i nje prifti grek, qe bente propagande antishqiptare ne vitin 1994 solli ra-aprezaljen me te tmerrshme greke kunder emigranteve shqiptare. Atehere me shume se 200 mije emigrante shqiptare u perzune dhunshem, u rrahen barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen te gjitha dokumentat. Vete Janullatosi, ka shkaktuar shume probleme si vendosja e gureve te varreve me mbishkrime greqisht per ushtaret e vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. Ngjarjaa shkaktoi nje zemerim te madh ne Shqiperi, te pasuar me spastrime te shqiptareve nga Greqia.


Janullatos nderohet nga grekerit ne Amerike, Vatra proteston
Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse shqiptare Anastas Janollatos, me 17 shkurt 2001 ne Nju Jork para Hotel Hilton ne rrugen e peste, u zhvillua nje proteste e fuqishme e shqiptareve te Amerikes. Nga ora 18.00 deri ne oren 20.00 te asaj mbremje te nje te ftohti polare, dhjetra shqiptar te tubuar para gradaceljeve ne Manhattan, jo vetem kane hedhur poshte vleresimin e shoqates greko-amerikane "Athenogoras" , te cilet e kane nderuar ate per kontributin e dhene per te drejtat e njeriut, por kane kerkuar doreheqjen e tij.

Kete e perforconte dhe deklerata e shperndare nga shoqata atdhetare "Vatra", ne te cilen theksohej se, edhe pse nga Greqia jane perzene rreth 200.000 Ƨame, kryepeshkopi Janollatos nuk e ka thene ende mendimin e tij. Organizatoret e protestes thane gjate asaj proteste se Anastas Janollatos, eshte nje njeri qe e ka uzurpuar Kishen Ortodokse Shqiptare. Sipas tyre, Janollatos, jo vetem qe nuk e meriton nje Ƨmim te tille, aq me keq akoma kur dihet se ai ka qene kunder interesimit te NATO-s ne Kosove.

Protesta e vitit 2001 "Janullatos Go Home"

Ka qene pikerishte Shoqata Atdhetare PanShqiptare e Amerikes VATRA, e udhehequr nga kryetari i saj zoti Agim Karagjozi, ajo qe mblodhi me 2001 edhe dhjetra shqiptar te tjer te te gjitha besimeve, perfshire ortodoksit shqiptare me banim ne Nju Jork, dhe kreu oraganizimin e sukseseshem te protestes me moton "Janullatos Go Home". Kjo per arsyen se edhe kryetari i saj i pare ka qene Fan Noli, themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale dhe nje nga themeluesit e Vatres. Protestuesit ishin vendosur ne trotuarin perballe hotelit Hilton - ku zhvillohej ceremonia dhe ne duar mbanin pankarta te ndryshme te shkruara ne anglisht e shqip. Mes tyre binin ne sy parrulat: "Jonulllatos eshte koha per t'u larguar", "Ne jemi ortodokse shqiptar dhe jo greke", "Anastasi ka uzurpuar kishen tone Autoqefale" , "Janullatos go Home" e tjera si keto. Ne mes te protestuesve ishin vendosur flamuj shqiptar dhe amerikan.

Bjeshka1
10-03-08, 12:10
Janullatosi eshte nje pis, nje spiun grek i cili duhet te shporret nga trojet shqiptare. Por "Kuaj te Trojes " kemi shume,qe nga Serbia, Arabia, Turqia, Rroma, ..etj. Edhe keta qe shkarravisin arabisht jane te nejejte me Janullatosin dhe "Janullatosat".
Gjynah eshte te lejohet ky pis te hyje ne kishen e Nolit . Noli e beri Kishen Autoqefale Shqiptare,kurse ky me shoket etij duan te bejne te kunderten. Njejte po sjellen edhe disa kuaj tjere, qe duan te arabizojne fene muslimane.

hasanmehmeti
10-03-08, 15:51
Janullatosi eshte nje pis, nje spiun grek i cili duhet te shporret nga trojet shqiptare. Por "Kuaj te Trojes " kemi shume,qe nga Serbia, Arabia, Turqia, Rroma, ..etj. Edhe keta qe shkarravisin arabisht jane te nejejte me Janullatosin dhe "Janullatosat".
Gjynah eshte te lejohet ky pis te hyje ne kishen e Nolit . Noli e beri Kishen Autoqefale Shqiptare,kurse ky me shoket etij duan te bejne te kunderten. Njejte po sjellen edhe disa kuaj tjere, qe duan te arabizojne fene muslimane.

mos i perzi gjerat bjeshka e Nemmur,
Muslimani(kushdoqofte ai , shqiptar ,amerikan etj) ka lidhje te patjetersushme me Arabin , posaqerisht me Meken dhe Medinen dhe gjuhen Arabe.Ai qe mundohet ti largoj keto lidhje vetem se eshte munduar ta deislamizoj ate njeri, siq po bejne shume sahanlepirsa vatikano- dhe serbofil ne emer te nacionalizmit.

Permbaju temes nese ke diqka per kulloten tende te shishme hape nje teme atje tek vendi.Ketu po flitet per Janullatosin.

SoKoLi-i-Maleve
10-03-08, 19:51
Hasan tue qen se ktu skemi shum besimtar te te Krishter te ritit Orthodhoks, ju kisha sugjerua qe te merreni me Kuranin dhe Islamin,si dhe me shkollat e turqve,arabve e iranjanve qe jan hapur si kepurdhat mbas shiu neper Shqiperi e Kosove e Maqedoni dhe troje tjera shqiptare,dhe mos preokupoheni me problemet administrative te Orthodhoksve se ka kush merret.

hasanmehmeti
10-03-08, 20:48
O Sokol , ate Fobin tende ndaj Islamit nuk kam mundesi ta largoj une se nuk kam te kryer Psikologjin, e as shkurtesen -vic mos ma hudhe mua se nuk me pershtatet aspak sidomos kete e dine ata qe me njofen per mundin qe e bem per Kosoven e sidomos ne luften e fundit.

Je me i gjer ne keto qeshtje nuk eshte qeshtja e Ortodoksve si besim , por problemi qe trajtohet ketu eshte individi si Janullatosi qe asnjeher su ndal te greqizoj pjeset e jugut shqiptare.

Mos harro se histori te tille kishin edhe fisi Kuqi ne Mal te Zi deri ne shek e 17 ishin katolik pas disa viteve nderruan besimin ne ortodoks e pas nje shekulli e identifikuan veten si Serbe apo Malazezas. Kjo dhe shume shembuj tjere tregojne se otodoksizmi ka qene instrument qe eshte perdorur nga serbet dhe greket per humbjen e identitetit kombetar te shqiptareve , shembuj te metutjeshem gjen tek Camet sa duash.

Pra merru me Individin Janullatosi e jo me besimin e nje pakice shqiptare Ortodokse.
Se ma Katolik se At Marku dhe patriot njekohesisht nuk mund te jeshe kurr, por ai asnjeher su ndal qe aktiviteti c'rregullues i keti grekofili te mos funksionoj ne mesin e shqiptareve.Kemi shqiptare ortodokes mjafte qe kane shkolla dhe dije te mjaftushme sa i perket besimit te tyre qe te jene ne vendin e keti greku qe ishte njekohesisht edhe nder figurat me c'rregulluese ne vitet 97 te shqiperise.

me t'mira.
hasani