PDA

View Full Version : Politikanet : Sherbetor dhe Vartes, JO Sundimtar!


dardan100
10-03-08, 20:00
Politikani nuk duhet te quhet me politikan, ai eshte nje punetor- vartes i yni, sepse jemi NE populli qe u japim rrogat atyre. Ata jane thjesht vartes ne "ndermarrjen - Shtet", ku NE populli jemi pronaret e ndermarrjes kurse politikanet jane vartesit tane, e kurre e kunderta! Prioritet duhet ti vendosim NE, e jo politikanet me programet e tyre qesharake e qe fyejne inteligjencen e çdo qytetari (sepse te gjitha programet e tyre jane te njejta dhe te zbrazeta), Pra NE i vendosim prioritet dhe i zgjedhim disa nga keta Vartesit tane, por kesaj radhe jo per hijeshi apo bukuri, por me projekt dhe afat te caktuar qe ti arrijne objektivat qe NE u kemi vendos, pra u japim parat dhe natyrisht se presim rezulltate. Kesaj rradhe do te jene "te detyruar" te punojne ( zgjidhja e problemit energjetik, papunesia, shendetesia...), ata nuk duhet te na premtojne neve asgje, por vetem duhet te arrijne me pune, ato objektiva qe NE ua kemi vendos dhe qe kerkojne zgjidhje me afat te caktuar kohor, mu per kete duhet te formohet nje komision i veqant i qytetareve qe do te vleresoj punen e "vartesve" tane ne Parlament dhe Qeveri, dhe sidomos do te analizoj ate 100 diteshin e qeverise qe duhet te jete edhe teksti me i rendesishem per punen dhe efikasitetin e organit ekzekutiv. pra Komisioni Qytetar me legjitimitet te plot popullor ben vleresimin e punes se qeverise e JO mediat qe ne nje menyre apo tjetren jane te kontrolluara nga politika. Eh, atehere do te shihet serioziteti, llogaridhenja per te cilen shume po flitet, mirpo edhe kesaj radhe deshiroj ti kundershtoj "vartesit" tane, duke iu thene se politikani kurre nuk mundet ti jap llogari qytetarit ne rend te pare, per shkak se ai eshte i detyruar ti jap llogari se pari partise se tij sepse çdo parti e ka statusit e saj qe secili anetar duhet ta respektoj dhe ti nenshrtrohet verberisht , e ne fund kure i ka ba te gjitha "pazarlleqet" e i ka mbrojte interesat partiake, ndoshta i mbetet kohe per t'iu pergjigje nevojes se qytetarit.
Pra a deshirojme t'ia besojme qeverisjen e vendit disa grupeve apo grupacioneve te interesit (partite politike) , qe punojne per interesat e veta dhe te nje grupi te kufizuar njerzish (anetaret , familjaret dhe te afermit)?? Apo deshirojme nje politike qe i pergjigjet halleve dhe nevojave te panumerta te shoqersie ne teresine e saj?
Mire, atehere duhet te ndryshoj koncepti yne karshi politikes, nje hap i rendesishem ne kete drejtim eshte te fillojme e ti therrasim politikanet tane me emrin e tyre te vetem dhe te vertete : "V A R T E S" pra, vartesit tane!