PDA

View Full Version : Gjethja dhe era


Tomori
11-03-08, 14:35
Gjethja dhe eraLekundja e nje gjetheje shushke qe binte pa kuptim ne token e njome po me terhiqte vemendjen, era ishte shume ne qejf ate dite, ajo e rrotullonte gjethen ne maje te gishtave, i frynte poshte, e ngrinte prape lart, e linte te rrezohej lehte pastaj
me nje levizje te shpejte e paloste ne mes dhe gjethja qe nuk pergjigjej fare por e linte veten ne duart e eres kapricoze. Po
filloja ngadale ngadale te humbja interesin fillestar, ate i te terhequrit te vemendjes, por te acarohesha me sjelljen e eres... prit i thashe vetes, mos u nxito se kush e di se ckane ne mendje ato te dyja, mbase e kane bere me fjale dhe pikerisht ate duan, qe une naivi te marr pjese dhe per nje moment po rrija heshtur pa bere ze duke pare se cdo ndodhte me tej! Gjethja duke u perpelitur sikur jepte shpirt ulej dhe ngrihej nga toka deri sa u ul njehere dhe nuk u ngrit me...! U afrova, e mora ne
dore dhe po e shihja, po c'te shihja valle? Nje gjethe jeshile qe kishte rene nga pema?, apo te mendoja se ajo gjethe kishte shpirt dhe ishte lenduar?
Sa naiv i thashe vetes, mendo te paren mos u ngaterro kot...
...dhe ashtu e bera, mendova thjesht se ajo gjethe kishte rene nga pema, era qe po frynte forte e lekundi rreth vetes dhe ne fund ajo takoi token, ja kaq!
Ne fakt mendimin shkencor ia dhashe dukurise dhe mendjes sime nderkohe, po c'ti beja kesaj tjetres une, qe tashme isha i acaruar?? Kesaj si t'ia beja se mire gjethen e shpjegova!!
Atehere mendova ta nderlikoja me qellim situaten, fillova te bluaj mendjen time per te kurdisur nje shpjegim llogjik, nje pergjigje ku te perfshiheshin te gjitha pyetjet e mundshme, si prsh pse era po tregohej e keqe me gjethen? ose po kjo gjethja pse nuk bente gje, po rrinte e shtangur si shushke perballe saj? Po pse era nje here e ulte dhe pastaj e ngrinte me vertik lart?? etj etj Fill mbas ketyre pyetjeve erdhi mendimi i pare, pergjigja e pare, por nuk me bindte, po mendohesha prape dhe mbas disa casteve dicka shume e thjeshte dhe e bukur me erdhi ne mendje...
...se gjethja dhe era po vallzonin me njera-tjetren! Sa i lumtur po ndjehesha ne ato momente, si nje femije i mbushja mendjen vetes se kisha gjetur nje pergjigje te madhe, se e kisha qetesuar veten sa s'kishte ku te vente me... Era dhe gjethja po vallzonin, e ku kishte me bukur se kaq?? Te shikosh natyren ne momentet e saj me te mira dhe per me teper me protagoniste kaq interesante si: GJETHJA DHE ERA!
E vendosa: e gjithe kjo nuk duhej lene me kaq, une isha i bindur se mund ta coja me tej imagjinaten time, tashme jo me per ta qetesuar, por i frymezuar dhe entuziast prej pergjigjes sime qe erdhi si flutura e diteve te majit, vendosa te shkruaja, isha i bindur tashme mbas shume pohimeve prej vetes sime se lojen e tyre do ta shnderroja ne liber, po po, mendova edhe per titullin ne ekzaltimin e siper te atyre mendimeve! Librin do ta titulloja: "Gjethja ne krahet e eres" ...e sa entuziast qe isha, mblodha plackat qe kisha lene ne stol dhe me te katerta ia mbatha ne shtepi per te filluar aventuren time te re, une shkrimtar, une tregimtar! Sa i eksituar isha nga kjo ide, po cmendesha i teri... kur sapo po ngjisja shkallet, oooh, u rrezova duke perplasur gjurin e majte ne cepin e nje shkalle dhe e kuptova shpejt se do te kisha shume kohe ne dispozicion per te shkruar romanin tim...

Tomori

Linka_pz
11-03-08, 14:39
Te lumte Tomori ,vertet tregim shume i mire ....

Suksese ....ne zhytjen e Jetes Krijuese .