PDA

View Full Version : Komente:Pavarsia e Kosoves


natyra
12-03-08, 21:33
Jeton Kelmendi: Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaēin mjeshtėr, shih ēfarė shtėpie ndėrtuam Kosovėn
E marte, 11-03-2008, 07:04am (GMT)

Ironike

Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaēin mjeshtėr, shih ēfarė shtėpie ndėrtuam Kosovėn

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Mbi truallin e vjetėr tė Dardanisė dhe nė kullėn e moēme, sot me plotė gojėn mund tė themi se kemi shtėpi. Kemi dėgjuar njė thėnie tė popullit, “mbi truallin e vjetėr ėshtė mė lehtė tė ndėrtosh”, kjo mbase ka edhe logjik pėr ēdo njeri qė sado pak ėshtė nė gjendje tė mendoj, por se di se ēka na ndodhi ne, disi na u morėn mėndėt, ndėrtuam shtėpi pa tradita.

Njerėzit e kėsaj shtėpie kanė tė drejt tė jenė gjysmė tė gėzuar, sepse tė gėzuar e kanė pak mė vėshtirė, kur e mendojnė se asgjė nuk mbetur trashėgim, por ėshtė e re dhe nuk pėrmbush realitetin. Njerėzit janė ata qė edhe ndryshimet mė tė panatyrshme i bėjnė. Sidomos kur ke mjeshtėr tė mirė e tani edhe inxhinier, pėr ta pasur ndėrtimin me leje. Shtėpia jonė KOSOVĖ, falė njė inxhinieri nga Finlanda, njė mjeshtri nga Broja dhe dy kryepunėtorėve, njėri nga Krashtica dhe tjetri nga Negrovci, gjegjėsisht Llapi e Drenica nga sot ka lejen e ndėrtimit dhe nuk druajnė njerėzia se do tė ketė probleme me lejen e ndėrtimit. Me rėndėsi ėshtė se shtėpia ka leje nga urbanizmi ose thėnė ndryshe nga Evropa, kurse qysh do tė jetė identiteti ynė nuk qon peshė kjo, prandaj mos u mėrzitni, mundet tė thotė kryemjeshtri.

Shteti ynė ėshtė i pėrbėrė prej gjashtė minoriteteve tė barabarta, qė do tė jetojmė si vėllezėr, “vėllazėrim bashkim”. E kemi flamurin me yllin e secilit vėlla dhe kėshtu gjithēka kemi ndėrtuar te re, derisa koha pėr Evropėn dhe botėn ėshtė nė vitin 2008, Kosova ėshtė nė vitin zero. Ejani vėllezėr tė gjithė sė bashku tė nisemi drejtė Evropės. Ke ēka ke deri dje, qiteni pas harrimit. Madje kjo dėshmon se edhe tė vjetrit tanė nuk kanė ekzistuar, thjeshtė gjithēka kėtu po nis. Ne jemi “mė Papė se Papa”. Jemi mė evropian se Evropa, ketė mos e besoftė kush, shikoje Flamurin e Kosovės, veē ta dinė edhe Evropa e Bashkuar se asnjė nga shtetet e Kontinentit nuk e ka flamurin kėshtu, as tė ngjashėm, kaq evropian. Pra me dashtė, Hashimi mundet me u thėnė ndėrkombėtarėve, se Kosova veē ėshtė njė mini “Evropė e Bashkuar” edhepse shqiptaret janė mbi nėntėdhjetė pėrqind, ēka ka lidhje kjo, jemi tė barabartė me minoritetet, qoftė edhe ato qė nuk kanė as njė pėrqind.

Na mbyti demokracia

Fundja pse tu kallxohet popullit pėrpara pavarėsisė se ēfarė flamuri do tė kenė, ketė e bėn Thaēi, mjeshtri i kėsaj shtėpie, pa i harruar edhe kryepunėtorėt Fatmirin e Jakupin, e besa edhe argatėt e tyre qeveritar e parlamentar.
Inxhinieri, si inxhinier qė punon larg shtėpisė sė vet, pa ju bėrė fort dertht se ēka po benė, s’ kemi ēka tė themi pėr tė. Ahtisarit, po tė ekzistonte ndonjė ēmim pėr shembull si ēmimi Nobel, pėr projekte tė dėshtuara, tė cilat dėshtojnė edhe teorikisht edhe praktikisht, madje edhe refuzohet projekti i tij dhe prapė vihet nė zbatim, pėr ketė do tė duhet pse jo njė ēmim NOBEL pėr fantazi. Sido qe tė jetė ky ėshtė i huaj dhe nuk kemi as fort arsye ti hidhėrohemi.

Ēka tu bėjmė ”tonėve”

Po thonė se jemi bėrė shtet, do gjysmėpolitikan po kacavirren nėn hijen e pavarėsisė qė akoma po freskohet nder lisin e Rezolutės 1244 te Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Pas deklaratės, Hashimi – mjeshtri, Fatmiri dhe Jakupi –kryepunėtoret me argatėt tjerė tė tyre qeveritar, shkuan nė Prekaz nė kullėn e familjes sė Komandantit Legjendar Adem Jashari. Fatmiri kishte zėnė vangė, t’ ja dorėzoj familjes Jashari dekoratėn qė disa vite mė parė ish- Presidenti Ibrahim Rugova e kishte dekoruar Adem Jasharin. Nė televizionin e Kosovės, nuk u pa ceremonia e dorėzimit, por u tha nga gazetari. Nė rregull ndoshta e ka at domethėnien e vet se dekorata duhej dorėzuar pas pavarėsisė....

Hashimi, ky burrė gjysmėshteti, u pa pak mė shumė nė “Televizionin Publik”. Duke qeshur, bėnė vetėn ndryshe, d.m.th. ndonėse kurrė nuk shihej duke qeshur, nga zgjedhjet e fundit, ku doli gjysmėfitimtar, kurrė se ndalė buzėqeshjen, tash bile me shtet. Hallall i koftė, nxori flamurin multietnik dhe ja dha Rifat Jasharit duke u qeshur. Mirė, ja dha flamurin dhe e nderoj, kėshtu edhe moti nderoheshin ata qė kishin merita pėr komb e atdhe, por kur ja nisi me fol e prishi edhe mė shumė. Pėr ketė flamur a derdh gjak deklaroj para mediave ne oden e Jasharajve Hashim Thaēi, nuk i besova mjeshtrit ta them tė vėrtetėn, me siguri edhe shumė kushi si besoj, pėr tė mos thėnė edhe ndonjė gjė tjetėr, por ai e tha. Mendova me vete, ēka do tė mundi ti thoshte Adem Jashari, Thaēit pėr ketė flamur, sikur tė ishte gjallė ai dhe ti epej atij. Deri nė ditėn e pavarėsisė edhe Thaēi e kishte fjalėn pėr flamurin e Shqipėrisė, mirėpo tani duket se ka hy nė Hėnė tė re.

Ky nuk mundet tė jetė flamuri ynė. Kėshtu mund tu pėrgjigjej Adem Jashari Hashimave e Fatmirave e Jakupave. T’ju thoshte edhe ndonjė fjalė mė tė rėnd, poashtu do tė kishte qenė e mundur, nėse nuk do ti vinte keq tua thotė nė oden e tij, por ē’ ėshtė e vėrtita ma thotė mendja se nuk do tė skuqej prej tyre, kur dihet se pėr atdhe, Ai bėnte ēdo gjė.


Me shkoj mendja, sikur mjeshtri dhe stafi i tij tė takoheshin me Isa Boletinin, ēka do tu jepte Isa....
Sikur tė takoheshin me Faik Konicėn, a do t’ ju thoshte ju t’ pahair. Mendova sikur tė takoheshin me sa njeriun qė derdhi gjak dhe dije e djers, pėr tokėn e Dardanisė, si do tė kalonin nė ato takime kėta Una. Kur u lodha sė menduari, erdha nė pėrfundim se po takoheshin me zanėn e Gjergj Fishtės, do ti nemte dhe do tu thoshte -jeni qyqe-.

....marre nga zemrashqiptare

Pershendetje per Jetonin Rugov...
Natyra

natyra
12-03-08, 21:45
Adnan Abrashi: Kosova e pavarun me pesė sovranitete
E marte, 11-03-2008, 11:41pm (GMT)


KOSOVA E PAVARUN ME PESĖ SOVRANITETE

Nga Adnan Abrashi

Pas sa e sa, premtimeve, gėnjeshtrave dhe parashikimeve tė dėshtuara, mė nė fund, mė 17 shkurt tė kėtij viti, Kuvendi i Kosovės, pėrmes aprovimit tė njė deklarate solemne, edhe formalisht e shpalli Republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, tė cilėn, deri mė sot, zyrtarisht, e kanė njohur pėrafėrsisht 30 shtete tė ndryshme tė botės.
Nėse me vėmendje do tė pėrqendrohemi nė paraqitjet e mėhershme dhe ato tė tanishme publike tė politikanėve tanė nė pushtet, do tė vėrejmė se kjo zgjidhje pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės gjithnjė nga ta deklarohet i shoqėruar nga togfjalėshi tejet i mirėnjohur pėr ne: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran”. Ndėrsa, nga ana tjetėr, si kundėrshti me kėtė sinonim politik tė dedikuar pėr pėrdorim tė brendshėm, nga goja e asnjė diplomati tė jashtėm ndėrkombėtar, nuk mund tė hasėsh nė ndonjė vlerėsim tė ngjashėm. Ata, nė paraqitjet e tyre publike, gjithnjė kėtė zgjidhje tė statusit tė realizuar pėr Kosovėn e deklarojnė si pavarėsi tė mbikėqyrur.
Republika e Kosovės, edhe pse ka filluar tė njihet ndėrkombėtarisht nga shumė shtete, ajo, realisht, gėzon njė status tė mbikėqyrur, ose edhe mė mirė tė shprehemi me atė definomė jo aq tė kėndshėm pėr veshin tonė, ėshtė njė shtet me PROTEKTORAT NDĖRKOMBĖTAR. Bile-bile, protektorat tė dyfishtė ndėrkombėtar. (OKB-sė dhe BE-se)
Shikuar nga kėndvėshtrimi i logjikės sė shėndoshė, vet fakti se njė shtet ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar (mbikėqyrje nga dikush tjetėr), vetvetiu e eliminon mundėsinė e zėvendėsimit tė kuptimit tė saj (protektorat) me njė fjalė qė ka domethėnie krejtėsisht tjetėr (pavarėsi)
Njė praktikė tjetėr e njėjtė dhe e gabuar, qė me dashje apo pa dashje na shpie nė lajthim, ėshtė edhe tek rasti i pėrdorimi tė nocionit “SOVRANITET”
Edhe pa qenė ndonjė ekspert nė profesion, mjafton t’ia hedhim njė sy Fjalorit Terminologjik tė Gjuhės Shqipe, dhe aty do ta gjejmė shpjegimin tejet kuptimplotė dhe mjaftė domethėnės tė kėtij nocioni. Sipas sqarimit nė kėtė Fjalor, fjala “sovranitet” nėnkupton: “Njė tė drejtė qė gėzon ēdo popull dhe shtet pėr tė vendosur nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur pėr ēėshtjet e veta dhe tė marrėdhėnieve me shtetet tjera pa iu nėnshtruar asnjė urdhėr, ndėrhyrjeje dhe kontrolli nga tė tjerėt”.
Nėse, nga njėra anė, mbetemi edhe mė tej nė logjikėn kuptimore leksikologjike tė domethėnies sė vėrtetė tė fjalės “sovranitetit”, dhe nga ana tjetėr, bėjmė njė krahasim mė tė detajuar profesional tė bazės juridike dhe politike ndėrkombėtare mbi tė cilat mbėshtetet kjo shtetėsi, atėherė, do tė vėrejmė se nė brendinė strukturale dhe funksionale tė ndėrtimit tė shtetit tė ri tė Kosovės, na shpaloset si realitet, ekzistimi faktik i pesė sovraniteteve.
Ashtu ėshtė pra! Janė pesė dhe t’i numėrojmė me rend: si e pra, sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė, vepron sovraniteti i UNMIK-ut, dhe ky sovranitet, edhe pėrpos periodės kalimtare tė paraparė me Pakon e Ahtisarit pėr dorėzimin e shumė kompetencave vendorėve, vėshtirė se do tė realizohet aq shpejtė; e dyta, tanimė e instaluar edhe formalisht nė Deklaratėn e Pavarėsisė dhe Kushtetutėn e Kosovės, ėshtė sovraniteti i Bashkėsisė Evropiane qė do tė veproj me emrin EUMIK dhe EULEX; e treta, sovraniteti i institucioneve PAKICĖ tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e vetėm 38 % tė popullit; e katėrta, sovraniteti i Serbisė mi enklavat serbe qė vepron pėrmes funksionimit tė strukturave paralele tė shtetėsisė sė saj nė Kosovė, dhe, e pesta, sovraniteti real i 68% tė popullit tė Kosovės, i cili nuk ka dalė nė zgjedhjet e fundit, dhe, si duket, potenciali i tij i plotė ende nuk ka ardhur nė shprehje sa duhet
Ky i fundit, nga padrejtėsitė dhe pakėnaqėsitė tė mėdha tė akumuluar si kundėrshti nė nėnvetėdijen e tij kolektive, edhe, pse, tani pėr tani, dukej i heshtur dhe nė pritje vigjilente, patjetėr se dikur, do tė gufoj nė veprim dhe aksion. Kėtė gufim si njė reagim kolektiv i nevojės sė patjetėrsueshme tė veprimit tė Ligjit hyjnor tė tė kundėrtave, sociologjia sigurisht do ta vlerėsoj si vetėdijesim popullor, psikologjia sociale, si zbrazje tė energjisė sė akumuluar kolektive, kurse politika, si revolucion.
Dhe si konstatim pėr fund: Republika e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, do tė jetė vėrtetė ashtu nė plotėkuptimin e fjalės, vetėm nėse katėr sovranitete tė para ekzistuese, i nėnshtrohen sovranitetit tė plotfuqishėm tė kėtij tė fundit. Edhe nė kėtė rast si nevojė, UNMIK-u, EULEKS-i dhe EUMIK-u, mund tė qėndrojnė edhe mė tej nė Kosovė, por, atėherė, prezenca e tyre do tė jetė si rezultat i dalė nga marrėveshja e ndėrsjellė bilaterale dhe multilaterale tė tė barabartėve vėrtet sovran.

...marre nga zemrashqiptare,ne foto Adnan Abrashi:

Shkroi Natyra

natyra
12-03-08, 21:57
Edlira Xhemo: Organizimet Patriotike dhe Anti-Patriotike te Internetit dhe Terrestriale
E marte, 11-03-2008, 04:20pm (GMT)

Organizimet Patriotike dhe Anti-Patriotike te Internetit dhe Terrestriale

Nga Edlira Xhemo

Se fundmi angazhimet per problemin politik ēam kane tronditur internetin si nje terrmet injorantesh dhe shamate guzhinjeresh te cilet nuk dine ē’eshte komunikimi patriotik per nje ēeshtje ne fjale.
deklarata e Parlamentit Europian per mbajtjen e nje seance te veēante per problemin ēam do te sillte nje shkundje dhe gjallerim te opinionit mbareshqipetar ēka do te bente qe persona me interesa te caktuara qofshin edhe me origjine ēame te terhiqeshin prej saj dhe te dilnin me hov i cili mund te perkthehet partizan ne mbrojtje te ēeshtjes por edhe si perfitues per kete qendrim pozitiv europian. Ajo qe mbeti ishte te konstatonim prirjen dhe qellimin e vertete te tyre. nepermjet fyerjesh dhe pozicionesh dyfishe dublantesh.

Si mund te organizoje web per ēeshtjen ēame nje person si Olsi Jazexhi i cili ne kontekstin e diskutimit per Marko Boēarin ka deklaruar se ishte krenar te ishte otoman dhe qe Ali pashe Tepelena shkaterroi Sulin dhe masakroi popullaten ēame ?

A mund te quhet personalitet kombetar nje person dualist dhe pa forme personaliteti si Olsi Jazexhi i cili mbrron figura pashallaresh te cilet punuan per vehten e tyre dhe luftuan patriotet ēame qofshin myslymane e qofshin te krishtere ?

A mund te flitet per qendrim patriotik te Olsi jazexhi i cili per viziten e janullatosit ne Kishene Shen gjergjit ne Boston nuk u prononcua mbi problematiken e meshes se Martireve ēame te cilet Janullatosi nuk e mbajti ne Shqiperi me 2007 dhe qe u mbajt ne Boston e qe tash qe ai shkoi ehde ne Boston kjo rrezikon evenimentin nefjale ?

E kush jane ata me te cilet Olsi Jazexhi po bashkepunon ?

Kush eshte Agim Xhemali : ai i cili bente deklarata me e-mail-a te fallcifikuara neper forumet e internetit dhe kur shihte se i ngelej sharra ne gozhde ndryshonte muhabet duke stisur e stisur “te rejat” e vete te kopjuara me udhetime te dyshimta ne Ukraine : ku s’dihet se ē’jane ata tje shqipetare apo sllave et cilet kane synime te caktuara?

Kush eshte Abedin Rakipi i cili nen petkun kombetar duke “shkruar” e zhgarravitur per t’u dukur si i mbare shkruan dhe mbron se bashku me Agim Xhemalin tezen e bashkepunimit me nazistet te ēameve: teze kjo e hedhur edhe nga Greket ?

Kush jane keta persona te cilet duan te organizojne dhe te depertojne drejtimin e ēeshtjes ēame ?
Ku ishin ata me pare ?

Perse nuk i paskemi ne materjalet e Miranda Vickers-it qe po na i dergon pas 2 vjetesh Z. Rakipi ?
Ku ishte Z. Rakipi per vendimin e parlamentit europian ?

C’kontribut dhane ai, Olsi Jazexhi dhe Agim Xhemali ne kete kontekst ?

Ku sishin ata per deklarimin e akademikeve greke te cilet pranuan genocidin ēam dhe ē’bene ata per kete neper forumet e tyre virtuale ?

A duhet t’u besojme personave te tille te cilet pretendojne se njohin (ndoshta njohin histori, gjeografi nga edukimi) por nuk njohin anen politike te ēeshtjes.
A mund t’i besojme nje tipi si Abedin rakipi i cili kur shkruan “Me Respekt” do te thote ktheme pergjigje se une si haker do te te hyj ne adrese elektronike ?

A duhet t’u besojme dhelperive te tilla te ketyre te pafytyreve te cilet duan t’u nxijne faqen ēameve ne bote ?
Une bej thirrje per distancim nga persona te tille te pafytyre te cilet veprojne me koke te tyre dhe me synime te percaktuara manipuluese duke synuar inkriminimin dhe ndotjen e ēeshtjes ēame. Jufalemnderit

...marre nga zemra shqiptare

Shkroi Natyra

natyra
13-03-08, 13:48
Bahtir Hamza: Pastrohu Kosovė
E hene, 10-03-2008, 04:28pm (GMT)

Nga Libri ''Pastrohu Kosovė''

Bahtir Hamza

KOSOVĖ, NĖ PASQYRĖ TĖ KOHĖS PASTROHU

Kosovė,
kėnd, skutė, zgėq.
Pėrse?!
E edhe nga ē’tė tjerė!
Shqiptarellat e tu,
Kėrkojnė dashuri rrugėve tė Europės.

Kosovė,
Botė e trazuar.
Shqipe nė mėgrim,
Nė moshėn rinore dhunohesh.
Zvarritesh, s’flen e qetė.

Kosovė,
Kosova jashtė Kosovės, nuk ėshtė Kosovė.
Pėrse?!
Mėrgimtari i pastėr,
I censuruar, i pėrbuzur, i ngacmuar,
I burgosur me dėshmitarė tė rrejshėm
I shtypur dhe i harruar.
Nė ēdo copė tė shėmtuar tė kėsaj Bote tė prishur.

Kosovė,
Pėrpara, prapa dhe pėrmbi.
Ta kujtosh robėrinė dhe robotizmin,
Plagėt, dhunėn dhe dhimbjet mė therrėse.
Nė Botė.

Kosovė,
Kurrė mos u gjunjėzo.
Ngritu me dy faqe,
Nė pasqyrė tė kohės.

Pastrohu Kosovė!

DASHURI, LAPIDAR.

UĒKja, ZOG NĖ TRAMUNDANĖ!

UĒK-ja -
Zog nė tramundanė,
Nga emri Kosovė
Nuk ke si e ndanė.

UĒK-ja
nuk ėshtė ajo,
sikundėr bėnė
disa maskarenj me tituj,
e disa u shkombėtarizuan,
u pasuruan U bėnė politikanė
Dhe ....
Desh na bėnė hatanė!
Jo!
UĒK-ja,
Zog nė tramundanė!

NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT 1

Isha ushtar i Fėmijėve tė mi.
Unė jam Ushtar i Fėmijėve tė mi.
Mbetėm Ushtar i Fėmijėve tė mi.
Sepse
Botės dhe lirisė
I pėrkasim tė gjithė.

Prishtinė, 26 Maj 2000

SHQIPTARĖ

Shqiptare,
UĒK-nė kudo ta kemi tė parė.
Tė mos ishin nacionalistėt
Tė mos ishte U.Ē.K-ja.
Sot do t’ishim jugosllavė.


NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT 2

Tė na zhdukin dhe nga arsyeja jonė - qė jemi shqiptarė.
Ne qė nuk mund tė merrnim rrugė tė lira.
Nė atė pikė lirie.
Nuk donte tė na kuptonte askush.
Ne qė ishim tė pa gjumė,
Tė pa bukė edhe nė mėrgim!
E drejta nuk ishte nė anėn tonė.
Qė ndryshuam sistemin dominues tė krimit.
Pėr mbretėrinė e sė vėrtetės dhe tė lirisė.

15 qershor 1999, Cyrich, Zvicėr

PĖRPOS AMERIKĖS

Kush ėshtė dashuruar nė ty, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do ta flasė tė vėrtetėn pėr lirinė tėnde, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do t’i pėrkrahė atdhetarėt e tu, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do t’i ndalė ata qė duan tė tė humbin pėrsėri, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do t’i ndalė ata qė duan tė tė lėnė anash, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do t’u thotė: Jo!
Atyre qė duan tė tė ēojnė pėrsėri nėn Serbi,
Pėrpos Amerikės?
Kush do tė tė shėrojė nga dhembjet shekullore, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush i doli krah Ushtrisė sonė Ēlirimtare, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush do t’na pėrkrahė, qė NE ty
Tė tė bajmė tė re, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
Kush tjetėr do tė tė ribashkojė me pjesėn amė, Kosovė,
Pėrpos Amerikės?
T’i jesh mirėnjohėse pėr jetė Kosovė,
Bill Klintonit – Amerikės!
Ngritu me dy faqe
Nė pasqyrėn e kohės.

PASTROHU KOSOVĖ !

Krimogjenėt puthen nė stilin e komunizmit,
Shkrimtarė e shkencėtarė,
Kokėlartė ecin rrugėve tė qytetit,
Qeshin me zė tė lartė.
Nė kafe,
Shikohen njėri me tjetrin,
Mbyllin njė syri nė shenjėster komunikim
E pėrsėri qeshin e qeshin.
E me shkrimet e tyre dalin edhe nė gazeta,
Tė ma humbin tė vėrtetėn dhe tė drejtėn e ekzistencės.

Por, nuk e dinė se dhembja dhe e vėrteta s’harrohen,
Nga unė dhe ata qė kapėrcyen lumenjtė e vdekjes.
Tė detyruar nga ju katran nxirės,
Gjoja shkrimtarė,shkencėtarė,e pushtetar ,me mustaqe e mjekėrzinj.
Gjeneratė e „Mercedesave“ dhe e Mitilave tė komunizmit,
Keqpėrdorues, hajdutė e gėnjeshtarė me vulė dhe gradė shkencore,
Gojė flliqurė.
Qė i pengojnė sukseset e mia.
Ndaj, PASTROHU KOSOVĖ.
Me faqe tė bardhė dil para Bote!

Prishtinė, 28 korrik 2004

KERBERĖT TĖ VETĖLARĖ NĖ GJAK

Ulem pranė motrės sime Xhemiles,
e rrahur mizorisht!
Nga UDB-ashėt,

Trupi i saj futė (qivita gjaku) nga tė rrahurit
Gjatė njė nate njė dite,
As ujin nuk mund ta pinte!
Kerberėt tė vetėlarė nė gjak,
Gjatė tėrė natės ditės.

Ja shėmtuan fytyrėn motrės sime!
E shurdhuan krenarinė time!
Ma lanė tė gjymtė, pėr mjerim!
I vraftė mallkimi i fėmijėve tė palindur!
M’i dhanė udhė tė hidhur pėr nė mėrgim!

NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT 4

Pastrohu Kosovė
Zemra e kombit mban durimin
Motrat bėjnė pjesė nė botėn e shenjtė
Mė tha:
Prillin askush tė mos ia marrė Kosovės
Ne jemi flaka e kėtij vendi.

ELEGJI PĖR UĒK-nė

Komunistė! Leninistė! Enveristė!!!!!
Ē'janė kėto shkrime, kėto britma, kjo shamatė?
Ndėr gazetat shqip,
qė shkruhen ēdo natė!
Shqip shkruajnė e shqip shajnė!

Komunistė! Leninistė! Enveristė!!!!!!
Shajnė e shpifin pėr njė fėmijė,
Qė nė Kosovė porsa ka lindur
E ka emrin, Ushtri,
Me tre germa si flori,
Qė nga viti 1981,
UĒK, unė edhe ti.

I janė sulur turravrap,
Ēdo luftim ia shajnė nga pas.
Dhe pse rend tė na ēartė terrin.
Shkrimtarė, politikanė, artiste,
Institucionalistė,
Tėrė urrejtje pas saj rendin.

Komunistė! Leninistė! Enveristė!
Tėrė kėta “atdhetarė” kosovarė!

Pas lufte nė Kosovė njė ditė u mblodhėn,
Tė mallkuarit, Shqipėrisė plagė i sollėn.
Me turr vazhduan tė vjellin si vollėn,
Nė orkestrėn me tė huajt kundėr UĒK-sė,
Pėr interesa tė Serbisė.

NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT

UĒK-ja kėrkoi pėr ne virtytin,
Dhe hasi te ne ligėsinė.

Ajo kėrkoi pėr ne dashurinė,
Dhe hasi te ne armiqėsinė.

Ajo luftoi burrėrisht pėr nderin tonė tė mirė,
Por, ata, pėr vete e deshėn lavdinė.

Ndaj dhe e shanė, e pėrbuzėn, e grinė,
Ja shembėn dhe fuqinė.

Mynxabėrėsit dhe profiterėt e saj,
Duan qė veē kėta veten Zot ta shpallin.

U pėlqejnė lavdėrimet,
Mik kanė bėrė dhe djallin.

Dhe ata, “tė mallkuarit” e UĒK-sė,
Janė gati nė varr tė gjallė t’i kallin.

...marre nga zemra shqiptare,FLM
Natyra

natyra
13-03-08, 14:07
Ndue Ukaj: Kosova larg Konferencės Islamike
E merkure, 12-03-2008, 09:12pm (GMT)

Kosova larg Konferencės Islamike

Nė muajin maj tė viti tė kaluar, deri sa diskutohej se a duhet tė merr pjesė Kosova a jo nė njė konferencė tė shteteve islamike nė Islamabad, pata shkruar: “Shtetet islamike aspak s’do bindeshin nėse Veton Surroi e Lutfi Haziri do tė merrnin pjesė apo jo nė takimin e Islamabadit, por, pjesėmarrja e tyre do ta degradonte imazhin e Kosovės”. Fatmirėsisht, Kosova atėherė nuk u pėrfaqėsua nė atė takim tė Konferencės Islamike falė vigjilencės sė presidentit Fatmir Sejdiu. Afėrsisht njė vit mė pas konstatim i imi duket sheshazi sė ka qenė real. Megjithatė debati ende vazhdon. Ndėrsa, edhe pas njė muaji qė Kosova ka shpallur Pavarėsinė nuk ka patur dhe as qė ka ndonjė indikacion se kėto shtete do ta njohin Pavarėsinė e Kosovės. Nė fund tė fundit, edhe pesha e kėsaj njohje ėshtė mė tepėr simbolike, sesa esenciale, kur dihet ndikimi i tyre minimal nė politikat ndėrkombėtare. Jam i bindur se ēdo tendencė pėr tė “filtruar” me kėto shtete jodemokratike, shumica diktatura pėrbėn rrezik pėr Kosovės, pėr tė tashmen e saj, veēanėrisht pėr tė ardhmen.

Ekzistojnė njė mori arsyesh tė cilat e bėjnė ta panevojshėm pjesėmarrjen e Kosovės nė kėtė Konferencė. Madje, do thosha se nuk ka ndonjė arsye qė do ta arsyetonte pjesėmarrjen e Kosovės nė takimin qė do tė zhvillohet nė Dakar. Prandaj, vendimi i Kosovės pėr tė marr pjesė nė kėtė takim, ėshtė tepėr i papjekur larg analizave strategjike. Kjo organizatė qė nuk ėshtė politike por fetare, me parashtesa dhe pėrmasa semantike, krejt e dyshimtė e kėsaj organizate, dilemat qė ngėrthen nė botėn perėndimore, islami si sinonim i simbolizmit politikė dhe “vlerės” politike qė mbart nė vete, nė kontekstin shqiptar duhet kuptuar drejt e pa eufori. Kėto janė elemente tė fuqishme se Kosova jo qė nuk duhet tė marr pjesė nė kėso Konferencash, pėrkundrazi duhet tė qėndroj sa mė larg tyre, sepse kauza e Kosovės pėr njė shoqėri demokratike, tolerante, mė sė paku ndihmohet me ofrimin e Kosovės me kėto vende aspak demokratike. Arsyet dhe argumentet janė tė shumta, e kėto i dinė fare mirė edhe drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, sidomos tė pasionuarit pėr tė marr pjesė nė kėtė takim, prej sė cilit, Kosova aspak s’do tė pėrfiton, pėrkundrazi do tė humbas, pėr tė fituar ndokush ndonjė “poenė” politikė apo edhe biznes tė caktuar. Pjesėmarrja e Kosovės nė kėtė konferencė, ulja me vende, shumica e sė cilėve nė botėn e qytetėruar janė tė dyshimta, me qeveri me pėrplot elemente fundamentaliste brenda, jep njė sinjal aspak tė mirė pėr miqtė perėndimore, pa tė cilėt, procesi s’do tė mund tė pėrfundonte, madje edhe nė qoftė se binden, jo kjo organizatė, por edhe njėqind tė tilla. Kjo qė s’do koment, ngase edhe naivėt e patetikėt mė tė mėdhenj e kuptojnė se ēėshtja e Kosovės ka kaluar dhe kalon nėpėr Uashington, Bruksel, Londėr, Paris, Berlin e Romė. Dhe jo nėpėr vende aspak demokratike, vende nė tė cilat nuk ekziston demokracia, liria, ekonomia e tregut, mirėqenia. Pa pėrkrahjen e kėtyre qendrave tė pėrmendura, Kosova asnjėherė s’do tė mund ta fitonte Pavarėsinė, madje kurėn e kurės as s’do tė ndihmohej tė ēlirohej nga shteti serb. Andaj, tė shkohet kėtu, vetėdijshėm apo jo, domethėnė te dilet nė antagonizėm tė thellė me proklamimet tona, me traditėn tonė politike, tė cilėn e kemi ndėrtuar deri tash, me synimet e pėrbashkėta pėr t’u integruar nė botėn perėndimore, pėr tė paqtuar rajonin dhe pėr ta integruar nė Familjen e madhe Perėndimore. Kosova mund dhe duhet tė kultivoj marrėdhėnie me ēdo shtet, sikundėr edhe me Serbinė, por jo tė futet ne aleanca qė e dėmtojnė imazhin e saj dhe i krijojnė tensione tė brendshme.

Institucionet e Kosovės nuk guxojnė tė bjer futen nė grackėn e Shqipėrisė, fakt ky qė shtetit amė i ka sjell dhe i sjell, edhe sot vėshtirėsi nė mėkėmbjen ekonomike, e sidomos kur bėhet fjalė pėr integrimin nė botėn perėndimore, mbi tė gjitha pėr tė thithur investimeve tė fuqishme ekonomike nga bota perėndimore. Kėto lėvizje tė qeverisė sė Kosovės, apo individėve brenda saj, janė njė blof i madh dhe nėse i vėmė nė analogji, mund t’i gjejmė pandehemin tek Behxhet Pacolli, i cili me njė retorikė primitive proklamonte se Rusia nuk do tė bėhet pengesė pėr statusin e Kosovės, ndėrkaq koha dhe zhvillimet e dėshmuan krejt tė kundėrtėn. E kam thėnė edhe mė herėt e kjo tashmė po shihet sheshazi, se ėshtė mė shumė se iluzion tė besohet se Behxhet Pacolli mund tė ja ndryshoj bindjen Rusisė pėr Kosovėn dhe kėtė gjė duhet ta themi, pa asnjė ngarkesė, edhe me rastin e shteteve islamike, tė cilat aspak s’do binden nėse Enver Hoxhaj e Bekim Ēollaku do tė marrin do tė merrnin pjesė apo jo nė kėtė takim. Me pjesėmarrjen e tyre, kėta vetėm do e degradojnė imazhin e Kosovės nėpėr qarqe perėndimore, sidomos nė botėn intelektuale e mediatike.

Kosova duhet tė kultivoj, sforcoj partneritetin me miqtė e mėdhenj perėndimore, nga tė cilėt varet ekonomia, e tashmja dhe e ardhmja e jonė. Ndėrsa shtetet Islamike jo vetėm qė gjeografikisht janė larg, por politikisht dhe kuluralisht janė nė taborre tjera me demokracinė, andaj edhe kaēiku i tyre, pėr fat tė mirė ėshtė i ultė, pėr tė ushtruar ndikim nė perceptimet pėr Kosovėn dhe rreth Kosovės.
Shoqėria kosovare e stėrvuajtur dhe e degraduar ka nevojė tė pėrafrohet me gjitha komponentėt me botėn perėndimore, nė tė kundėrtėn edhe njė kohė tė gjatė do tė sorollatet kėshtu dhe do tė numėron regjistrin e pafundmė tė vuajtjeve dhe pa perspektivės. Ndėrsa rinia kosovare s’do kėrkoj rrugė emigrimi tek vendet islamike, por nė EU dhe SHBA-tė. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e kėsaj klase politike.

....marre nga zemra shqiptare,Natyra

natyra
16-03-08, 03:55
Serbia dhe serbėt me shumė dilema

Shkroi: Agim Vuniqi

Zgjedhjet parlamentare nė Serbi dashtė e padashtė do t'i rrisin hamendjet e qytetarėve kosovarė, tė shqiptarėve pėr tė lejuar (mos lejuar) fushatėn e liderėve serb nė Kosovė dhe tė serbėve qė tė bėjnė sa mė shumė zhurmė pėr t'i trazuar shqiptarėt, ngjarje tė cilėn analistėt vendor po e karakterizojnė si konflikt i ngrirė

Pavarėsia e Kosovės e cila pėrnjėherė ngriti gjakrat e nacionalistėve serbė, tė cilėn kėtė gjė e kishin tė qartė, qė nga bisedimet dy-tri paleshe nė Vjenė, duke u dakorduar pėr nivelin dhe mėnyrėn e bisedimeve, qė mė vonė, pas dėshtimit tė plotė pėr arritjen e kompromisit, pėrfunduan me njė zgjidhje tė pėrafėrt e cila u kurorėzua me Marrėveshjen Ahtisaari dhe pavarėsinė e mbikėqyrur, e cila dita mė ditė po arrin tė kuptohet si zgjidhje e arsyeshme qė i pėrshtatet realitetit tė tashėm.

Trumbetimi nacionalist i Koshtunicės, aspak realist, i dėnimit tė mėtejmė, tė pafund, tė Kosovės, nėn vellon e mbrojtjes sė saj duke u pėrpjekur ta mban pushtetin nė Serbi, duket se dėshtoi. Pėr kėtė qėllim Koshtunica mundohet tė mbijetoj politikisht pėr tė vazhduar agoninė edhe njė kohė me rėnien e qeverisė serbe dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja.


Edhe pse partia e Koshtunicės "DSS" konsiderohej nga perėndimorėt si parti e bllokut reformist, nuk doli ashtu, asnjėherė nuk iu pėrmbajt premtimeve, kjo vihej nė pah sidomos gjatė zgjedhjeve presidenciale, ngase ai provoi t'i bėjė bėj shėrbimin e ariut-Nikoliqit, duke mos e pėrkrahur publikisht Tadiqin, nė zgjedhjet pėr president, kjo po vėrehet ashiqare, me afrimin e pulenėve tė tij partiak me radikalėt e Sheshelit-Nikoliqit .

Nuk ėshtė kjo aq esenciale nė raport me Kosovėn, sikur Kosova tė kishte siguruar stabilitetin juridik tė pranimit nė organizmat ndėrkombėtarė dhe zėvendėsimit tė shpejtuar nga UNMIK-u nė EULEX, qė do tė pasonte menjėherė pas pranimit diplomatik tė shteteve veē e veē. Prandaj, ėshtė aq e hapėt pėrzierja e qeverisė sė Beogradit nė proceset politike nė Kosovė, duke pretenduar qė tė mbajė gjallė krizėn ndėretnike sa mė gjatė, pėr tė zvarritur raportet e ftohta ndėretnike, duke mbajtur tė tendosur situatėn politike me zgjedhjet e reja, tė cilat dashtė e padashtė do t'i rrisin hamendjet e qytetarėve kosovarė, tė shqiptarėve pėr tė lejuar (moslejuar) fushatėn e liderėve serbė nė Kosovė dhe tė serbėve qė tė bėjnė sa mė shumė zhurmė pėr t'i trazuar shqiptarėt, ngjarje tė cilėn analistėt vendor po e karakterizojnė si konflikt i ngrirė.

Ėshtė e dukshme influenca e qeverisė serbe dhe e kryeministrit Koshtunica nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku janė tė koncentruar edhe grupe tė paftuara militantėsh nga Serbia, ėshtė pra territor jashtė kontrollit juridik tė institucioneve kosovare.

Zemėrimi i politikanėve serbė, menjėherė pas pranimit diplomatik tė shumė shteteve ka gjeneruar krizė, qė shprehet dukshėm nė karakterin kontrovers tė kryeministrit serb, i cili nuk bėri gjė pėr tė mbrojtur sovranitetin territorial tė ambasadave nė Beograd, pėrkundrazi bashkėmendimtarė t e tij po hedhin benzinė nė vatėr, duke sfiduar pėr ēdo ditė emocionet e shqiptarėve me provokacionet e shumta.

Tash qartė do tė vėrehen lėshimet e pamatura tė decentralizimit, meqė do tė dobėsojnė dukshėm pushtetin qendror dhe funksionalitetin institucional. Kriteret pėrcaktuese, ato qė janė me "stampėn" etnike serbe, pėr njė kohė do tė mbeten tė kufizuara nga kufiri ndarės etnik, qė nuk i po ngjason aspak formulės multietnike.

Ėshtė pėr ēudi si ēėshtjet administrative qė kanė tė bėjnė me lirinė e lėvizjes sė njerėzve dhe kapitalit, dhe arsyeshmėria ekonomike pėr zhvillim po pengohet nga qeveria serbe, pengesat janė evidente sidomos nė transportin hekurudhor, aty qeveria e Kosovės ėshtė e ekskomunikuar tėrėsisht, bisedimet pėr kompromis zhvillohen nė relacionin qeveria e Beogradit-UNMIK-u, mbetet tė shpresohet qė bile UNMIK-u ia transmeton drejt qeverisė kosovare bisedimet.

Krahas jetėsimit tė procesit tė decentralizimit i cili do tė inkorporohet "patjetėr" edhe nė Kushtetutėn e Kosovės (e harmonizuar me Marrėveshjen Ahtisaari) e cila do e zėvendėsoj Kornizėn Kushtetuese, e bazuar nė rezolutėn 1244, duhet kryer edhe "cenzusi" regjistrimi i popullatės, qė pėrfshinė regjistrimin e pronės sė paluajtshme, dhe skicimin e parcelave kadastrale, me shumė konteste pronėsore, detyrė qė duhet ta kryejnė prokuroritė komunale dhe Gjykatat, duke shuar kėshtu pėrfundimisht "hasmėritė" grabitqare qė po marrin jetėra njerėzish.

Nė zbatimin e ligjit nuk ka kompromis, vetėm kėshtu shpėtohet integriteti territorial i Kosovės. Procesi i regjistrimit ėshtė shumė i rėndėsishėm meqė saktėsohet pėrbėrja etnike e popullatės, definohet ēartė pronėsia private, meqė janė bėrė shumė ndryshime sidomos gjatė shitblerjes sė pronės dhe shtėpive, aty fshihen edhe pretendimet serbe pėr blerje tokash nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, pėr tė zbrazur atė nga shqiptarėt.

Shitblerja ėshtė proces i vullnetshėm ekonomik, fuqia ekonomike pėrcakton edhe ndryshimet e reja nė terren, prandaj edhe e ardhmja e Mitrovicės veriore edhe nė kushte normaliteti ėshtė shumė diskutabile, ngase integrimi i plotė mund te behet vetėm atėherė kur qytetarėt kanė njė perspektivė tė qartė zhvillimore.

Problemi i Mitrovicės ėshtė problem me tė cilin realisht nuk munden tė pėrballen institucionet vendore, jo se nuk kanė vullnet, por ngase nuk kanė ndonjė program pėr zgjidhjen e krizės, nuk kanė as mjete buxhetore. Qeveria e Kosovės patjetėr duhet t'i kryejė detyrat e shtėpisė nė udhėheqjen e vendit, e ajo nuk bėhet me slogane tė bashkėjetesės, apo tė festimit deri nė pambarim tė pavarėsisė, rehatia e qytetarėve varet sa do tė funksionoj ligji nė Kosovė.

Sigurisht qė institucionet demokratike do tė kenė mbėshtetjen e qėndrueshme nga partnerėt euro-amerikanė, por pėr kėtė duhet projekte konkrete stimuluese dhe lobim me vizita tė shpeshta, ngase kėshtu sensibilizohet edhe opinioni evropianė, se Kosova ka zgjedhur rrugėn e pakthyeshme tė mirėkuptimit, tė demokracisė dhe tė integrimeve rajonale dhe kontinentale.

Jufalemnderit
Natyra

natyra
06-05-08, 13:08
POLEMIKA

KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
Nga Petrit Musolli
Feb 26, 2008, 21:08


Asht zor me lexue mendimin e Tim Judah – qė na e kujton se sa e pamvarun u ba Kosova - dhe njikohėsisht mos me u ndie i ofenduem. Edhe ma zor asht me mendue me u pajtue me te - ndryshe duhet me u frustrue, me u rebelue e me kall urėn e Ibrit njashtu qysh i kanė kall serbėt kontejnerat e pikave kufitare nė Zvecan a Leposavic. Sepse, sipas Judah aty asht kufini. Mirėpo, pėr kėte kufi due me fol pak ma vonė. Ma shumė mė ka provokue dyshimi qė ai na e ka krijue se a jena pėrnime tė pamvarun apo na e kanė dredhue shtetet ma tė fuqishme t’Unionit Europian e Shtetet e Bashkueme t’Amerikės. E pėr kėte Tim Judah na e mban nji “ligjeratė” publike se cka i bjen me qenė i pamvarun pernime edhe i “pamvarun” si Kosova. Athue na kena dal (me 17 Fror) pėr herė tė parė, prej bunkerit tė Arian Bylbyl Canit p’ej Shqipnie. Me demek na s’jena tė pamvarun si Britania, shteti i madh i tij – kėshtu tue lanė me u nėnkuptue se na edhe nuk kena fort arsye me u gzue e festue. Ma shumė kena arsye me u rebelue. Me e ndie kėte pamvarėsi njashtu qysh e kanė ndie nacionalistat n’Serbi e Kosovė.
Po due me ja kujtue ekspertit pėr cashtje ballkanike se synimi i Kosovės nuk ka qenė kurrė pamvarėsimi prej Europės! Por, pamvarėsimi prej shtetit serb. Pamvarėsimi prej nji shteti e pushteti e edhe nji shoqnie tė manipulueme, qė shqiptarėt i kanė konsiderue infeksion tė “pastėrtisė sė popullit tė tyne”. Tė cilėt i kanė konsiderue shqiptarėt si Damlla e shoqnisė sė tyne. Si nji njollė qė e ka shėmtue pamjen e bukur tė shtetit e shoqnisė serbe.
Po due njikohėsisht me ja kujtue Judah se shtetet e Ballkanit nuk e kanė synim me u pamvarėsue prej Europės, por me u integrue n’Europė. Me u mbikqyr prej Unionit Europian njashtu si ka me u mbikqyr Kosova.


Por, njashtu po due me ja konfirmue se Kosova pėrnime nuk asht ma e pamvarun sesa janė tė pamvaruna shtetet tjera tė varfuna. I vetmi dallim prej kėtyne vendeve asht se na e kena zyrtarizue kėte mvarėsi qė Judah na e pėrmend si shembull pėr mos me u gzue me shtetin tonė.

Asht e vėrtetė se Kosova nuk ka me pas ulėse n’OKB. Kjo, pėrnime, nė nji foto tė madhe nė ndėrtesėn e OKB’s ka me na ba me u ndie mangut – qė Judah e quen mungesė e Pamvarėsisė. Por, po ja kujtoj Judah’s se Rusia jo vetėm se asht anėtare e OKB’s, por edhe anėtare me tė drejtė veto nė Kėshillin e Sigurimit. Nji e drejtė (e barabartė me shtetet tjera tė pamvaruna e tė fuqishme) qė i jep tė drejtėn me kundėrshtue – por jo edhe me ndikue. Po ja kujtoj ekspertit pėr cashtje ballkanike se Serbia u bombradue pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Kosova u ba shtet pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Po e garantoj Judah se kosovarėt nuk kanė ambicie me u ba shtet me ma shumė ndikim se Rusia. Po e garantoj Judah se intersat e kosovarėve janė pėrbrenda Unionit Europian – dhe se nė asnji mėnyrė interesat e kosovarėve nuk munden me dalė jashta parimeve tė Unionit Europian pėr me kėrkue ndihmė ne karrigen e OKB’s.
Judah e ka shembull tė mangėsisė sė pamvarėsisė edhe misionin e Unionit Europian EULEX, tė cilin ai dėshiron me e quejt protektorat. Prapė mė duhet me ja kujtue se obligimet qė e ngarkojnė kėte mision jane te barabarta me misionin universal qė ia kanė vnue shtetet demokratike vetes pėr me i mbrojt shoqnitė nė vendet ku mund tė shkelen tė drejtat e tyne. Nė Jugosllavinė e vitit 1999 nuk ka pas tė instalueme nji mision tė tillė – por kjo nuk i ka pengue me intervenue kur kėto shtete kanė konstatue se n’Kosovė po dhunohen tė drejtat e njeriut. As n’Irak nuk ka ekzistue nji mision i tillė kur asht intervenue pėr me instalue nji pushtet tė ndėrtuem mbi parimin e funksionimit tė ligjit tė sė drejtės – i vetmi mision qė ka EULEX n’Kosovė. N’ Irak jo qė i kanė ndrrue ministrat, por i kanė var n’konop. Po e them prapė, i vetmi dallim asht se na e kena zyrtarizue e legjitimue mbikqyrjen e shteteve demokratike n’Kosovė pėr me i sigurue se kena me qenė nji shtet i sė drejtės e jo diskriminimit. Kjo nuk na ban ma pak tė pamvarun. Kisha me thanė kjo na banė ma tė pėrkushtuem, ma tė sinqertė nė orientimet tona demokratike si shtet i ri.
Sa i pėrket kufinit n’lumin Ibėr. Kur asht miratue demarkacioni me kufij tė ri n’Kosovė, si shkas i nji marrėveshje tė mahershme mes Serbisė e Maqedonisė – forcat e KFOR’it automatikisht u patėn tėrhjek n’kufijtė e ri, me urdhėn tė NATO’s. Madje u patėn pajis ushtarėt e KFOR’it edhe me harta tė reja qė tregonin kufijtė e ri t’Kosovės. Mbas atyne incidenteve qė ndodhen n’veri t’Kosovės, KFOR’i nuk u vendos nė kufijtė e ri – qė simbas Judah janė te lumi Ibėr. U rreshtuen nė Zvecan e Leposavic, pėr me i vėrtetue edhe njihere kufijtė mes Kosovės e Serbisė.
Nė nji farė mėnyre pajtohem me Judah se lumi Ibėr pėrnime asht nji kufi – por jo kufi fizik – ma shumė mundet me u konsiderue si nji kufi qė ndan dy mentalitete, dy botėkuptime. Ma mirė me thanė nji kufi qė ndanė dy kohė – tė kaluemen dhe tė ardhmen. Si nji vrimė e zezė ku mund t’i biesh mespėrmes dy ekstremeve t’universit kosovar. Tė atyne qė janė pajtue me jetue tė ardhmen dhe atyne qė vazhdojnė me jetue n’iluzionin e tė kaluemes.
Tash i mbeta borxh pėr me ja shpjegue e krahasue Tim Judah’s sa tė pamvarun janė Kosova e Britania. Po ja kujtoj Judah Traktatin pėr Ekstradim (qė ka lind nga lufta kundėr terrorizmit)qė e ka nėnshkrue shteti i tij me 2003 me Shtetet e Bashkueme t’Amerikės – ku Britania pajtohet me ja dorėzue Amerikės cdo qytetar britanez, pa i ofrue madje shtetit britanez as prova pėr me e mbėshtet akuzėn ndaj shtetasit tė tij. Sa e ban kjo tė pamvarun Britaninė – shtetin e Tim Judah? Nuk e di. Por, e di qė ky realitet e ban Kosovėn tė pamvarun aq sa e ban Britaninė tė pamvarun - ku “jau shkerdhejne” shtetasit n’Guantanamo.
Po reagoj ndaj opinionit tė Tim Judah, sepse nė shkrimin e tij mujta me vėrejt nji tendencė pėr me na e nxit ndjenjėn e revoltės, rebelimit. Ndjenjėn pėr me e kall Deklaratėn e Pamvarėsisė sė bashku me urėn e Ibrit – e kėshtu me e dėshmue shtetin e Kosovės si nji projekt tė dėshtuem politik. Nji projekt qysh e patė pėrshkrue Putini.

© by Gazetajava.com

Kreu (http://gazetajava.com/artman/publish/article_935.shtml#top)

hasanmehmeti
06-05-08, 13:40
Edlira Xhemo: Organizimet Patriotike dhe Anti-Patriotike te Internetit dhe Terrestriale
E marte, 11-03-2008, 04:20pm (GMT)

Organizimet Patriotike dhe Anti-Patriotike te Internetit dhe Terrestriale

Nga Edlira Xhemo

Se fundmi angazhimet per problemin politik ēam kane tronditur internetin si nje terrmet injorantesh dhe shamate guzhinjeresh te cilet nuk dine ē’eshte komunikimi patriotik per nje ēeshtje ne fjale.
deklarata e Parlamentit Europian per mbajtjen e nje seance te veēante per problemin ēam do te sillte nje shkundje dhe gjallerim te opinionit mbareshqipetar ēka do te bente qe persona me interesa te caktuara qofshin edhe me origjine ēame te terhiqeshin prej saj dhe te dilnin me hov i cili mund te perkthehet partizan ne mbrojtje te ēeshtjes por edhe si perfitues per kete qendrim pozitiv europian. Ajo qe mbeti ishte te konstatonim prirjen dhe qellimin e vertete te tyre. nepermjet fyerjesh dhe pozicionesh dyfishe dublantesh.

Si mund te organizoje web per ēeshtjen ēame nje person si Olsi Jazexhi i cili ne kontekstin e diskutimit per Marko Boēarin ka deklaruar se ishte krenar te ishte otoman dhe qe Ali pashe Tepelena shkaterroi Sulin dhe masakroi popullaten ēame ?

A mund te quhet personalitet kombetar nje person dualist dhe pa forme personaliteti si Olsi Jazexhi i cili mbrron figura pashallaresh te cilet punuan per vehten e tyre dhe luftuan patriotet ēame qofshin myslymane e qofshin te krishtere ?

A mund te flitet per qendrim patriotik te Olsi jazexhi i cili per viziten e janullatosit ne Kishene Shen gjergjit ne Boston nuk u prononcua mbi problematiken e meshes se Martireve ēame te cilet Janullatosi nuk e mbajti ne Shqiperi me 2007 dhe qe u mbajt ne Boston e qe tash qe ai shkoi ehde ne Boston kjo rrezikon evenimentin nefjale ?

E kush jane ata me te cilet Olsi Jazexhi po bashkepunon ?

Kush eshte Agim Xhemali : ai i cili bente deklarata me e-mail-a te fallcifikuara neper forumet e internetit dhe kur shihte se i ngelej sharra ne gozhde ndryshonte muhabet duke stisur e stisur “te rejat” e vete te kopjuara me udhetime te dyshimta ne Ukraine : ku s’dihet se ē’jane ata tje shqipetare apo sllave et cilet kane synime te caktuara?

Kush eshte Abedin Rakipi i cili nen petkun kombetar duke “shkruar” e zhgarravitur per t’u dukur si i mbare shkruan dhe mbron se bashku me Agim Xhemalin tezen e bashkepunimit me nazistet te ēameve: teze kjo e hedhur edhe nga Greket ?

Kush jane keta persona te cilet duan te organizojne dhe te depertojne drejtimin e ēeshtjes ēame ?
Ku ishin ata me pare ?

Perse nuk i paskemi ne materjalet e Miranda Vickers-it qe po na i dergon pas 2 vjetesh Z. Rakipi ?
Ku ishte Z. Rakipi per vendimin e parlamentit europian ?

C’kontribut dhane ai, Olsi Jazexhi dhe Agim Xhemali ne kete kontekst ?

Ku sishin ata per deklarimin e akademikeve greke te cilet pranuan genocidin ēam dhe ē’bene ata per kete neper forumet e tyre virtuale ?

A duhet t’u besojme personave te tille te cilet pretendojne se njohin (ndoshta njohin histori, gjeografi nga edukimi) por nuk njohin anen politike te ēeshtjes.
A mund t’i besojme nje tipi si Abedin rakipi i cili kur shkruan “Me Respekt” do te thote ktheme pergjigje se une si haker do te te hyj ne adrese elektronike ?

A duhet t’u besojme dhelperive te tilla te ketyre te pafytyreve te cilet duan t’u nxijne faqen ēameve ne bote ?
Une bej thirrje per distancim nga persona te tille te pafytyre te cilet veprojne me koke te tyre dhe me synime te percaktuara manipuluese duke synuar inkriminimin dhe ndotjen e ēeshtjes ēame. Jufalemnderit

...marre nga zemra shqiptare

Shkroi Natyra

Natyra e myte kasollen e vatikanit "zemrashqiptare" duke e bere copy-paste. Pa me trego se ky shkrime i Edlira Xhemos , suliotes grekofile qka ka te bej me temen ketu.Perndryshe me duhet te shkruaj se kush eshte abedin rakipi e kush eshte grekofilja xhemo se bashku me auriel plasarin dhe llallon qe kreu shkollen me parat e Janullatosit ne greqi.
Kjo nuk ka te bej me temen dhe nese don mund ta hapesh nje teme tjeter mbi Camet dhe do flasim atje.

hasanmehmeti
06-05-08, 13:42
Paqja Islame dhe negativiteti i Ortodokseve

E Merkure, 09 Prill 2008

Albert Rohan*

Kosova eshte nje rast i vecante dhe i pashembullt ne
bote. Por shumetniciteti ne Kosove per fat te keq nuk
ka nje perspektive integruese. Ne rastin me te mire,
shqiptaret dhe serbet do te jetojne prane
njeri-tjetrit, por jo me njeri-tjetrin. Une ketu mund
te bej me faj vetem histerine nacionaliste serbe, e
cila nga Kosova ka krijuar nje mit artificial.

Beogradi po manipulon me serbet, po financon ata,
kurse qellimi eshte krijimi i entitetit serb ne
Kosove. Nje gje duhet te dihet: nuk ka kthim prapa nga
pavaresia e Kosoves. Une shpreh keqardhje dhe per
faktin qe per shkak te bllokades politike te Rusise qe
plani i Ahtisarit nuk eshte miratuar ne KS te OKB-se
per shkak te bllokades politike te Rusise. Por serbet
vazhdojne te kene edhe me tej qendrim kundershtues,
pjesa me e madhe e planti te Ahtisarit nuk ka se si,
dhe nuk mund te realizohet. Beogradi po manipulon me
serbet e Kosoves. Ai qendron prapa te gjitha
zhvillimeve problematike ne Kosove dhe po financon
serbet e Kosoves me qellim te krijimit te nje entiteti
serb. Nga ana tjeter, regjimi i Beogradit po akuzon me
vulen e tradhtarit te gjithe ata serbe qe nuk jane
kunder pavaresise.

Nderkaq, nje ndarje e veriut nga radikalet serbe do te
shkaktonte ne Kosove nje shperngulje masive te serbeve
nga pjesa tjeter e saj. Po ashtu dhe Kisha Ortodokse
serbe eshte e percare ne Kosove. Disa udheheqes
fetare, sic eshte peshkopi Artemije, mund te cilesohen
as me shume dhe as me pak por militante te
nacionalizmit serb. Ndersa Islami ne Kosove nuk
paraqet kurrfare rreziku, Kisha Ortodokse perkundrazi
eshte duke luajtur nje rol shume negativ. Ne te
kundert, qendrimi i shqiptareve, ka qene shume i
arsyeshem qe nga shpallja e pavaresise.

Sa iu perket zgjedhjeve parlamentare te 11 majit ne
Serbi, ato do te jene vendimtare. Serbia duhet te
zgjedhe nese deshiron te anetaresohet ne BE, apo te
orientohet drejt lindjes. Kundershtimi i Rusise nuk
eshte gjest i miqesise historike per Serbine,
perkundrazi. Nje gje duhet te dihet: e tera cfare
serbet dhe ruset mund te bejne eshte provokimi i
konflikteve sic jane ndarja dhe shperngulja e serbeve
nga jugu i Kosoves.

(*) Ish-zevendes i te derguarit te posacem per
statusin e Kosoves. Nga ligjerata e mbajtur mbreme ne
"Klubin Evropian"

natyra
06-05-08, 15:22
BOTA
E ARDHMJA ĖSHTĖ SOT
Nga Joel Achenbach / Washington Post
Apr 27, 2008, 14:22

http://gazetajava.com/artman/uploads/future.jpg

Gjėrat mė tė rėndėsishme qė ndodhin sot nė botė, nesėr nuk do tė jenė nė faqen e parė tė gazetave. Ato nuk do tė pėrmenden as nga kandidatėt pėr presidentė tė SHBA-ve as nga ndonjė moderator televiziv ose nga dikush qė qahet dhe qurravet duke shikuar televizor.

Ato do tė ndodhin nėpėr laboratore – aty ku nuk shihen, ku janė tė padepėrtueshme (enigmatike/panjohura) nė publik deri nė momentin kur ato do tė ndėrrojnė jetėn tonė ashtu siē e njohim.
Shkenca dhe teknologjia formojnė njė agjent dy-kahor dhe tė pandalshėm. Problemi ėshtė qė shumica nga ne nuk dimė andaj jemi tė kanosur nga gjėrat siē janė bioteknologja ose nanoteknologjia ose tė tjera shprehje qė kanė -logji nė fund, qė duket qė na kėrcėnojnė duke u bashkuar nė njė gjė tė vetme e tė pakuptueshme dhe qė nuk mund tė flas e qė quhet bioteknonanogjenomikologji. Sikurse nė mjegull, ne e kuptojmė qė kėto gjėra na ndėrrojnė jetėn por megjithėkėtė kemi njė ndjenjė qė thotė qė gjithēka ėshtė jashtė kontrollit. Ne vetėm shtrėngohemi edhe kur p.sh jemi nė anije dhe e dimė qė ajo herėdokur do tė fillojė tė lėkundet, vibrojė.

Ajo qė nuk shėnohet ėshtė shpejtėsia ose ritmi me tė cilėn arrin e ardhmja. Paramendojeni Internetin. Kjo teknologji e fuqishme por mjaft shpėrqendruese ka dal nga laboratori (nga vaska e Pentagonit, mė saktėsisht) duke e gėlltitur civilizimin bashkėkohor – pa asnjė paralajmėrim. Pėrdorimi i parė i fjalės “Internet” i ėshtė referuar njė rrjeti punues kompjuterik duke u shfaqur nė kėta gazetė mė 26 shtator 1988, nė pjesėn Financiare, nė faqen F30 – pra, thellė nė faqet e njė gazete; gati nė faqet e shpalljeve te klasifikuara.

Referenca e plotė: "Grupi pėr prodhimin e tė dhėnave SMS, Inc. McLean (http://www.washingtonpost.com/ac2/related/topic/McLean+%28Virginia%29?tid=informline)” fitoi mbi njė-milion dollarė kontratė nga Forcat Ajrore pėr tė ofruar tė dhėna pėr mbrojtje ajrore si rutinė protokollare pėrmes internetit. Ndoshta emri i pėrbėrė "tė dhėna pėr mbrojtje si rutinė protokollare pėrmes internetit" ishte njė arsye mė shumė qė ne nuk i kemi kushtuar vemendje. Disa muaj mė vonė, "Interneti" – ende plotėsisht i pashquar – pėrfundimisht depėrton nė faqen e pare tė gazetave kur njė virus shkyē disa mija kompjuterė. Rrėfimi nė gazetė referohej si "njė rrjet pune i quajtur internet qė lidhė gati 50,000 kompjuterė e qė u lejon pėrdoruesve tė dėrgojnė informata tė llojshme tek njėri-tjetri". Shkencėtarėt e dinin qė rrjetet punuese kompjuterike mund tė ishin tė fuqishme. Por as vet ata nuk e kanė ditur qė kjo puna e Internetit do tė ndėrroj mėnyrėn e komunikimit, publikimit, shitjes, blerjes, zhvillimit tė hulumtimeve dhe kėrkimeve tė ndryshme, qė do tė bėjmė detyrat e shtėpisė, planifikojmė udhėtime, e kėshtu me radhė.

Joe Lykken, fizikan teorik nė stacionin hulumtues “Fermilab (http://www.washingtonpost.com/ac2/related/topic/Fermi+National+Accelerator+Laboratory?tid=informli ne)”nė Illinois, tregon njė rrėfim pėr diēka qė ka ndodhur mė 1990. Njė vizitor nė kėtė stacion, nė fakt, njė anglez qė quhej Tim Berners-Lee, kishte njė trik qė donte t’ia demonstronte fizikanit. Ai shtypi njė kod nė njė kuti tė vogėl dhe tė zbrazėt nė kompjuter. Menjėherė lart nė faqe, u shfaq njė faqe interneti me tė dhėna.

Lykken reagoi kėshtu: ehh.

Ai mund tė shihte tė dhėnat e tjetėrkujt nė kompjuter. Ai mund tė ēonte letėr elektronike (e-mail) shokut tė tij dhe ta hap atė sikur dokument. Pse tė shikohet ai dokument nė njė faqe tjetėr tė kompjuterit tjetėr diku nė njė rrjet tjetėr?
Por, natyrisht, ky program kompjuterik, nė atė kohė jo edhe aq mbresėlėnės, do tė ishte paraardhės i asaj qė sot njihet si Rrjeti Gjithė Botėror (ose World Wide Web – www). "Neve nuk na shkonte nė mendje qė jo vetėm qė po shikonim direkt nė revolucion por edhe nė njė ide me vlerė triliona dollarė," thotė Lykken.

Le tė ndalemi tė bėjmė njė pauzė e tė shqyrtojmė faktin qė Joe Lykken ėshtė person shumė i zgjuar – ju nuk mund tė bėheni fizikan teorik nėse nuk e keni atė lloj truri qė, praktikisht, mund tė lakojė lugėn nga largėsia – bile edhe ai, me atė lėvore gjigante tė trurit dhe me biliona neurone qė ndizen dhe kapsalliten, e pa proto-Webin dhe ofshani. Jo vetėm ne tė vdekshmit por edhe shkencėtarėt jo gjithmonė rrokin rėndėsinė dhe domethėnien e risisė. Teknologjia revolucionare e sė nesėrmes mund tė jetė para syve por sytė e tė gjithėve, me mrrola nga tė menduarit konvencional, thjeshtė, nuk mund ta shohin ose detektojnė risinė. "Edhe njerėzit e zgjuar janė mjaft tė paaftė tė parashikojnė ose parafytyrojnė situatėn qė ėshtė mjaft e ndryshme nga aty ku janė," thotė Christine Peterson, nėnkryetare e Institutit “Foresight Nanotech” nė Kaliforni

Tashti, ku mbetemi ne tė tjerėt?
Diku nė ndonjė laborator.


Pėrktheu dhe pėrshtati,
Skėnder Limani
© by Gazetajava.com

Kreu (http://gazetajava.com/artman/publish/article_967.shtml#top)

natyra
06-05-08, 16:05
KOSOVA U BA. TASHTI DUHET ME I BA KOSOVARET
Nga Migjen Kelmendi
Feb 26, 2008, 21:10

Nė ato momente gėzimi e euforie shkaktue njaj ngjarje historike – Pamvarėsimit tė Kosovės – me 17 Fror, tue i ndjek momentet emocionante nė Kuvendin e Kosovės kur lexohet Deklarata e Pamvarėsisė dhe shpallet Flamuri i Kosovės, e para gja qė mė shkoi nė mend, njashtu heshtun, ishte Faik Konica.
Asobote, Konica, i gėzuem se Shqipnia arriti me e shpall pamvarėsinė dhe me u ba shtet, konstatoi:
“Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt”.
Njisoj isha i kapluem kėsaj ndjesie, kur i shifsha kuvendarėt ēue n’kambė n’Kuvend, tuj aplaudue momentin historik.
Njimend, Kosova u ba, mendova. Por tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Asht frapante kjo parabolė qė lidh dy momente historike pėr shqiptarėt nė Ballkan. Lindjen e dy shteteve nė fillimet e dy shekujve dhe ballafaqimi me dy sfidat e mėdha tė dy shekujve: formimin e Shtetit Komb nė fillim tė shekullit XX, dhe formimin e Shtetit Shumkombėsh nė fillim tė shekullit XXI.
Po kush ishin ata njerėz n’Vlorėn e fillimi tė shekullit qė po gėzoheshin? A nuk ishin Shqiptarė? Pse Konica ishte i bindun se Shqiptarėt henez duhet me i ba?
Dhe, kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin n’Kuvend, n’Prishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt?
Pse jam i bindun posi Konica me Shqiptarėt, se Kosovarėt henez duhet me i ba?
Shqipnia, qė lindi nga proceset e shkatėrrimit tė perandorive tė mėdha tė kohės si Perandoria Otomane dhe ajo Habsburgiane, ishte e popullueme me njerėz qė modelet e identifikimit parėsor nuk i gjeneronin nga etnia e pėrkatėsia kombėtare. Ata sė pari ishin muslimanė, katolikė, ortodokosė, beglerė, ushtarakė, shtetas turk, turqisht-folės, greqisht-folės, dhe vetėm diku nė fund, shqiptarė. Qė kėtej ai konstatim i Konicės: Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt. Me i ba koshientė pėr Kombin, pėr Kombin si pėrkatėsi parėsore identifikimi. Me i ba shqiptarėt etnocentrikė. Koshientė pėr etninė si esencėn e atij identiteti shqiptar qė duhej krijue. Etnia si lidhja ma e fuqishme organike e asaj qė ka me u quejt “Shqiptar”. Pėr Gjuhėn Shqipe qė ishte i vetmi argument i tyne se janė Shqiptarė. Klithma e Konicės ishte se ne ma s’pari jemi shqiptarė dhe vetėm mandej muslimanė, katolikė, turqisht-folės, e gjithēka tjetėr. Qė kėtej ajo klithma e Vaso Pashės…Feja e shqiptarit asht shqiptaria…Shqipnia u ba. Tashti duhet me e ba Shqiptarin. Me e ba prej vjershave si tė Naimit, prej epeve si ato tė Fishtės, prej idealizimit tė Gjuhės sė Bukur Shqipe dhe peisazhit shqiptar, prej pragmatizmit si ai i Mbretiti Zog….
Shqipnia u ba. Dhe dikur u banė edhe Shqiptarėt. Dhe poenta kryesore, qė kam frikė se diku na humbi rrugės, ishte se – Kombi po u bajka! Po u konstruktojka! Po u inventojka!
Mirėpo, le tė shkėputemi nga fillimi i shekullit XX dhe tė vijmė sot, nė fillim tė shekullit XXI.
Kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin n’Kuvend, n’Prishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt? Pse Kosovarėt henez duhet me i ba?
Sfida kryesore e shekullit XXI, nuk asht Shteti-Komb, por Shteti Shumkombėsh apo si u ba i njoftun nė Kosovė me ardhjen e ndėrkombėtarėve, Shteti Multietnik, i ndėrtuem mbi Vlerat si respekti pėr tė drejtat njerėzore, multietnia, multikulturaliteti, barazia gjinore, liria, demokracia, shteti ligjor…Nė letrėn e tij presidenti i SHBA Bush pėrshėndeti shtetin e ri Kosova, tė cilin e cilėsoi si - Shtet Multietnik.
Nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės asht edhe fjalia:
“Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit….”
Kosova u ba. Tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Po kush na qenkan Kosovarėt?
Gjegja ma e shpejtė dhe me e lehtė asht – shtetasit e kėtij shteti tė sapolindun. Por gjegja e zorshme asht ajo qė flet pėr partikularitetet kulturore e identitare tė kėtyne shtetasve tė kėtij shteti tė ri.
Nuk po due me u zgjatė, se po m’duket se po pėrsėritem. Po sjelli nė vazhdim nji kontribut temin nga sympoziumi “Identiteti Europian i Kosovės”, si nji gjegje e mundshme se - Kush janė Kosovarėt?
Une deshta vetėm me e ba nji parabolė mes dy shejave kohore kruciale pėr shqiptarėt, kur ata nuk ishin vetėm gėzue, po edhe hutue. Njihere me Shqiptarin, e mandej me Kosovarin!
A asht fjala “KOSOVAR” fjalė tjetėr pėr fjalėn “EUROPIAN”
PĖR NJI EUROPĖ VLERASH
Kur e artikuluem pyetjen dhe i krijuem hapsinė brenda numrit tė parė tė nji produkti tė ri medial asokohe n’Kosovė – Gazeta JAVA (ishte 1 Dhetori i vitit 2001), ne nė redaksinė e gazetės “Java” ishim plotėsisht koshientė se po e hapnim debatin pėr nji temė tabu dhe asnjihere tė folun e tė debatueme n’Kosovė, dhe pėrgjithėsisht nė shoqninė shqiptare – mundėsinė e paraqitjes sė moduseve supra-etnike t’identifikimit n’Kosovėn post-NATO.
I kishim shtu gazetės nji suplement tė tanė, ku pėr 20 numra me radhė u zhvillue nji debat me diku 30 kontribute rreth pyetjes artikulue:
I kishim shtu gazetės nji suplement tė tanė, ku pėr 20 numra me radhė u zhvillue nji debat me diku 30 kontribute rreth pyetjes artikulue:
KUSH ASHT KOSOVARI?
Nė frontespic kishim shtue:
Kosova s’asht Hinterland. Tokė e Askujt. Kosova i ka kufijtė e saj. Kosova s’asht pa njerėz, Kosova i ka njerėzit e saj. Dhe, ata s’janė vetėm shqiptarė. Kosova s’asht pa histori, Kosova e ka historinė e saj. Kosova s’asht pa kryeqytet, Kosova e ka kryeqytetin e saj. Kosova s’asht pa idenė e shtetėsisė dhe Kosova asht tue e ndėrtue shtetin e saj. Por, kush janė shtetasit e kėsaj Kosove? Kush asht “Kosovari”? A egziston “Identiteti Kosovar”? N’edicionin ma tė ri e t’pasunuem me fjalė tė reja tė fjalorit t’Oxfordit u shtue nji fjalė e re: “kosovar”. Po a ia kemi shtue na fjalėn “kosovar” fjalorėve tanė?
Ky debat, qė kryesisht u zhvillue mbrenda periudhės kohore 2001-2002, dhe tek-tuk edhe nėpėr numrat tjerė tė gazetės deri nė vitin 2005, po kėte vit, n’Dhetor 2005, u pėrmbledh edhe nė formėn e librit, n’Shqip e n’Anglisht, me po tė njajtin titull – “Kush Asht Kosovari?”

vazhdim....

natyra
06-05-08, 17:13
1)
Debati pėr tanė kėte kohė, deri nė kėte sympozium organizue “Forumi 2015” (Qershor 2007), mbeti i ndryem mbrenda numrave tė kėsaj gazete dhe mbrenda kėtij libri. Mediat tjera, as tė shkrueme e as elektronike, nuk guxonin ose nuk donin me i krijue hapsinė nji debati tė kėtillė. Debati pėr “kosovarin” mbeti “etiketė”, kryesisht negative, e kėtij produkti medial, “Java”, i cili bashkė me debatin tjetėr qė i kushtonte nevojės sė rishikimit tė Standardit Gjuhėsor tė vitit 1972, si dhe debateve rreth famurit, identitetit vizuel t’Kosovės si dhe islamit latent tė shumicės kosovare, u perceptue si provokimi dhe sfida ma e madhe qė i asht ba “kulturės shqiptare” deri sot.
Nga ana tjetėr, ashtu si spjegonim pėrgjithėsisht, por edhe n’editorialin e parė tė gazetės “Java”, me 1 Dhetor 2001, qė titullohej “NDRYSHE”[2] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftn2), lansimin e kėtij debati e kuptonim si nji pėrpjekje me u bashkue n’reflektim e n’analizė me debatin qė po nxinte vend n’qendrat diversiteti;ulturore europiane, qyshmoti, mbi Identitetin Europian. Eksplorimi dhe debatimi i identitetit qė kushtimisht e quenim “Kosovar”, pėr ne kishte kuptimin e pėrpjekjeve shtesė me e hulumtue dhe eksplorue ate qė quhet ‘Identitet Europian’. Pėr ne nė “Java”, fjala “Kosovar” ishte vetėm fjalė tjetėr pėr “Europian”, sepse qė tė dy konceptet nuk gjeneroheshin etnikisht dhe kjo pėr ne kishte shumė kuptim. Ishin koncepte qė duhej me i veshė e me ju dhanė kuptim.
TEBDILI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR
Nėse ka diēka qė i ka determinue konfliktet nė ish Jugosllavi ishte etnia e kombi kuptue si fatalitete. Esencializimi i “Kombit’, “Etnisė”, idealizimi i Shtetit Kombtar dhe gadishmėnia me i flijue gjithēka ktyne nė tė vėrtetė “kimerave”, i jepte domethanie dhe iluminim ma shumė nevojės sė debatimit t’identiteteve supra-etnike. Tė debatimit tė”kosovarit” (lexo: “europianit”).
Vukovari, Sarajeva, Bllace[3] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftn3)…s’janė asgja tjetėr pos ekstrapolimi i kėtij keqkuptimi ballkanik pėr Kombin, Shtetin, Etninė, Tokėn e Gjakun.
Derisa keqkuptimi i Serbisė sė Milosevic’it ishte nji ekstrapolim i gėrditshėm e brutal, i lamė n’gjak e n’eshtna, keqkuptimi i shqiptarėve tė Kosovės e pėrjetoi edhe nji episod trivial: nė hollin e Palamentit tė Kosovės, si nji institucion i pėrkohshėm si e quenin, kryetari i asokohshėm i Parlamentit, zoti Nexhat Daci, kishte porositė dhe lejue nji mural qė ishte replikė e nji pikture autorėsh nga Shqipnia, qė i kushtohej mitit pėr Skenderbeun[4] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftn4). Ky mural lidhet me gazetėn “Java”, sepse me shkrimin, komentin dhe foton qė “Java” botoi, u krijue opinioni i nevojshėm qė tė intervenohej dhe u kėrkue nga Parlamenti i Kosovės tė mbulohej ai mural. Arsyetimi: Parlamenti nuk asht parlament i shqiptarėve, por Parlament i qytetarėve tė Kosovės.
Edhe sot e kėsaj dite, ai mural qėndron tebdilue, si nji metaforė e pėrkryeme e keqkuptimit nacionalist pėr Kosovėn si shtet-komb. Murali vazhdon me mbet mbulue me nji perde, mbi tė cilėn ende s’ka asnji imazh vizatue e gdhendė. Nocioni “Kosovar” njisoj si nocioni “Europian”, ende asht paemanue, pakonstruktue. Mbi ate tebdil parlamenti asht vetėm nji pėrpjekje pėr ‘me shkrue’ e ‘me vizatue’ derisot: Gazeta JAVA.
“AMERIKA” asht prova se andrra supranacionale europiane s’asht naj nonsens e as naj ideal qė s’un rroket
Titulli i sympoziumit “Identiteti Europian i Kosovės” pėr mue asht i sforcuem, dhe buron nga po i njajti keqkuptim qė e ka pėrcjell gjatė gjithė kohės gazetėn JAVA dhe debatin rreth modeleve supra-etnike t’identifikimit: keqkuptimi i konceptit “Europa” dhe paragjykimi dhe keqkuptimi i projektit politik ”Europa”. Me kėte emnim, kihet pėrshtypja se “Identiteti Europian” asht diēka e definueme, e saktė, e matshme dhe e rrokshme. Kam frikė se kjo ka burimin te po ai simplifikim qė konceptin ‘Europa’ e definon dhe redukton si koncept gjeografik, qė gjenerohet nga autoktonia e popujve nė kėto hapsina, qė gjenerohet nga tradita e krishtenė e popujve dhe kombeve qė pėrbajnė Europėn, qė besojnė nė natyrėn intrinsike tė ‘Europės’.
“Europa” dhe “Identiteti Europian” asht diēka qė duhet me u emanue, ose ma mirė me thanė me u konstruktue e inventue nga pėrjekjet e pėrbashkėta me e thjeshtu jetėn dhe me e alternu Shtetin-Komb. Dhe nji model tashma e kemi, plot 200 vjet: AMERIKĖN. Si e tha Bernard-Henry Lévy, “Amerika” asht prova dhe argumenti i matshėm e i prekshėm se andrra supranacionale europiane s’asht naj nonsens e as naj ideal qė s’un rroket.[5] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftn5)
Po ēka qenka “Europa”? Nuk gjej definim ma tė saktė e ma kuptimplotė pėr “Europėn” sesa ai i pėrfshimė nė preambulėn e Kushtetutės sė pafatė europiane (qė nuk u votue n’Francė e n’Holandė): - “Europa asht komunitet i vlerave”.
Mė lejoni me i kujtue vetėm disa:
-respekti pėr dinjitetin njerėzor;
liria
demokracia
-solidariteti dhe barazia mes femnės dhe mashkullit,
-sundimi i ligjit;

-respektimi i tė drejtave njerėzore;
-toleranca;
diversiteti
etj,

vazhdim

natyra
06-05-08, 17:16
Nėse Kosova ka me gjetė forcė me i interiorizue e me i ba tė vetat kėto vlera, atėhere debati pėr ‘Identitetin Europian tė Kosovės’ asht i panevojshėm.
“Kosovar” mbetet fjalė tjetėr pėr “Europian”.
[1] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftnref1) Libri “Kush Asht Kosovari?” asht botim i “JMP” (Java Mulimedia Production). Libri i pėrkthyem n’Anglisht ka pėrjetue edhe edicionin e dytė tė tij.
[2] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftnref2) Sot fjala “Ndryshe” asht nji nga fjalėt ma tė shpeshta nė jetėn publike shqiptare. Deri te JAVA, fjala ‘ndryshe’, ishte nji fjalė kolokuiale, vulgare, nji fjalė gegnisht, ptuuuu. Mbas JAVES dhe editorialit tė saj tė parė, sot nė hapsinėn shqiptare ka nji gazetė me titull “NDRYSHE”, suplementi i gazetės ma tė madhe n’Shqipni “SHQIP” titullohet ‘Ndryshe”, Lėvizja Qytetare pėr Demokraci dhe Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut n’Maqedoni quhet “Ndryshe” …maca e kuca sot e kanė fjalėn ma tė pėrdorun mbas frazės stereotipe “pėr momentin”, madje edhe Jakup Krasniqi (PDK) ka nis me e pėrdorė fjalėn “ndryshe” (sic!).

[3] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftnref3) “Bllace” quhet katundi dhe nji fushė e madhe nė kufinin mes Kosovės dhe Maqedonisė, ku forcat policore dhe ushtarake tė shtetit tė Serbisė deportuen krejt qytetin e Prishtinės, mbi 60000 banorė…(sulmet startuen me 23 Mars 1999, ndėrsa deportimi nisi me 28/29 Mars). Deportimi i qytetit tė Prishtinės zgjati 7 ditė, dhe qytetarėt e kryeqytetit tė Kosovės janė transportu me trena, me shlepera, me autobusa urbanė.

[4] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftnref4) Shif “Java” Nr. 91 (1 Prill 2004) dhe “Java” Nr. 95 (29 Prill 2004)
[5] (http://www.gazetajava.com/artman/exec/admin.cgi?art_add=1#_ftnref5) Bernard-Henry Lévy – “American Vertigo” (2007 Random House)


© by Gazetajava.com

Kreu (http://gazetajava.com/artman/publish/article_930.shtml#top)

natyra
07-05-08, 19:02
Natyra e myte kasollen e vatikanit "zemrashqiptare" duke e bere copy-paste. Pa me trego se ky shkrime i Edlira Xhemos , suliotes grekofile qka ka te bej me temen ketu.Perndryshe me duhet te shkruaj se kush eshte abedin rakipi e kush eshte grekofilja xhemo se bashku me auriel plasarin dhe llallon qe kreu shkollen me parat e Janullatosit ne greqi.
Kjo nuk ka te bej me temen dhe nese don mund ta hapesh nje teme tjeter mbi Camet dhe do flasim atje.

Hasanmehmeti ben mire te shiqoni punen tuaj i nderuar asgje nuk te kam borgje ndaj te lutem,me lere te shiqoj pune time,p.s.me duket se ne kete tem nuk ka t'bej diqe,me emrin apo nikun tend apo jo?

dhe se,nuk jam e interesuar per debate me askend,dua qe t'shprehi idet e mija thjeshte, cilat me konvenojn....prandaj nuk me duhen sygjerime nga askush, e as qe dua diken ta sygjeroj per asgje...sepse kemi nevoj per ti shprehur mendimet e lira cilat qofshin...falemnderit ne mirekuptim,dhe mirmbeteshit

me respekt
Natyra

uck_aksh
08-05-08, 22:46
KOSOVA DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE NĖ BALLKAN JANĖ TĖ RREZIKUARA… http://unitedalbania.org/templates/rt_mediamogul/images/pdf_button.png (http://unitedalbania.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=578) http://unitedalbania.org/templates/rt_mediamogul/images/printButton.png (http://unitedalbania.org/index2.php?option=com_content&task=view&id=578&pop=1&page=0&Itemid=28) http://unitedalbania.org/templates/rt_mediamogul/images/emailButton.png (http://unitedalbania.org/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=578&itemid=28) Written by Xhevat BISLIMI Saturday, 19 April 2008 http://unitedalbania.org/images/stories/xhevat_bislimi.gifKOSOVA SHQIPTARE NĖ RREZIK
Edhe nėntė vjet pas Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė dhe tė mbarė kombit shqiptar kundėr Serbisė, nė qiellin e krahinės shqiptare, Kosovės, ende po duken re tė zeza, re lufte. Presionet, shantazhet, provokimet, dhuna dhe kėrcėnimet serbe ndaj Kosovės dhe nė Kosovė janė tė pėrditshme, tė gjithanshme dhe tė formave mė tė ndryshme. “Oreksi rritet duke ngrėnė”, thotė fjala e urtė e popullit. Lėshimet (koncesionet) e njėpasnjėshme qė iu bėnė Serbisė i rritėn ambiciet e saj pėr ripushtimin e Kosovės. Mbėshtetje e fuqishme e pretendimeve tė saj shoviniste ishte dhe mbeti veēmas Rusia.
Pa kėtė mbėshtetje Serbia do tė kishte “ulur bishtin” me kohė. Gjendja e krijuar nė Kosovė i detyrohet kryesisht UNMIK-ut dhe politikave tė tij thellėsisht kundėrshqiptare. Nė shėrbim tė kėtyre politikave tė UNMIK-ut u vu menjėherė dhe pa pėrtesė LDK-ja dhe udhėheqėsi i saj, Ibrahim Rugova. Kjo parti u bė edhe jatak dhe jorgan i sigurt i elementėve dhe i strukturave mjaft tė organizuara tė koloboracionistėve nė Kosovė. Pėr nėnshtrimin dhe thyerjen e drejtuesve tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė, UNMIK-u filloi ndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe dėnimet e tyre. Disa prej tyre u dėrguan edhe nė Gjykatėn e Hagės, ndėrsa disa tė tjerė kėrcėnoheshin dhe shantazhoheshin se do tė arrestohen dhe dėrgohen nė Hagė…
Kėto masa dhanė rezultatet e dėshiruara. Politikat e UNMIK-ut, rregulloret, urdhėresat, qėndrimet dhe vendimet e tij ishin tė padiskutueshme (alfa dhe omega), tė shenjta!! Spastrimi i Mitrovicės dhe i Kosovės Veriore nga shqiptarėt ishte politikė e UNMIK-ut dhe u bė nėn ombrellėn e tij. Edhe krijimi i enklavave serbe, qė mė vonė u bėnė komuna, sipas planit tė Atisarit, ėshtė vepėr dhe meritė e UNMIK-ut. Pėrveē kėsaj UNMIK-u pati sukses tė plotė edhe nė shkatėrrimin e asaj pak ekonomie qė kishte Kosova dhe sidomos nė shkatėrrimin e tokės. UNMIK-u nuk ngeli prapa edhe nė ēėshtjen e pronave, tė cilat aq shumė i ka ngatėrruar sa nuk besoj se do tė drejtohen edhe disa dekada.
Klasa politike e Kosovės bėri njė deklaratė pėr pavarėsimin e Kosovės nga Serbia, duke e shpallur Kosovėn “shtet tė pavarur dhe demokratik”!! Po sovraniteti ku mbeti? Ai, sipas tė gjitha gjasave dhe, siē po duket edhe sot, iu rezervua UNMIK-ut (Serbisė). “Gabimin” e klasės sė mjerė politike tė Kosovės u pėrpoq ta ndreqte Qeveria amerikane, e cila tė nesėrmen deklaroi se “njeh shtetin e pavarur dhe Sovran tė Kosovės”. Kėshtu thanė edhe disa shtete tė tjera, pėrveē Italisė dhe ndonjė tjetri. I kėsaj natyre ėshtė edhe “gabimi” tjetėr i klasės politike tė Prishtinės: Garancitė pėr zbatimin e planit tė Atisarit pa kushte!! “Nuk ka rėndėsi pse nuk e ka pranuar kėtė plan Serbia, ne do ta zbatojmė me pėrpikėmėri, nė plotni”, betoheshin e stėrbetoheshin politikanėt servilė tė Prishtinės!!
Mirėpo, plani i Atisarit, i miratuar nga Grupi matrapaz negociator i Kosovės,
- garanton krijimin e komunave njėetnike serbe,
- garanton lidhje tė veēanta (speciale) tė pakicės serbe me Serbinė,
- garanton se nuk ka trashėgimi kulturore historike shqiptare nė Kosovė,
- garanton ndarjen “funksionale” tė Kosovės dhe krijimin e entitetit serb nė Kosovė, dhe, kryesorja,
- garanton mohimin dhe zhbėrjen e popullit dhe tė identitetit shqiptar nė Kosovė!!
Tė gjitha kėto janė pranuar dhe miratuar nga paria politike dhe institucionale e Prishtinės. Fatmirėsisht nuk janė pranuar dhe nuk do tė pranohen kurrė nga populli shqiptar. Janė po kėta batakēinj, qė thoshin dhe deklaronin botėrisht, se “zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn”, herė-herė, se “zgjidhja e vetme pėr Kosovėn”, ėshtė pavarėsia!! Nuk u bėnte goja tė thoshin se zgjidhja mė e mirė dhe zgjidhja e vetme pėr Kosovėn ėshtė ribashkimi i kėsaj krahine shqiptare me Shqipėrinė, siē ishte betimi dhe dėshira e UĒK-sė dhe e mbarė kombit shqiptar, prandaj nuk e fituan as pavarėsinė dhe shkėputjen e plotė nga Serbia…
Kėto politika kundėrshqiptare tė UNMIK-ut dhe tė parisė politike tė Prishtinės gjetėn pėrkrahje edhe nė Tiranėn zyrtare, e cila nuk qe e zonja dhe as e gatshme tė merrte pėrgjegjėsit kombėtare, politike dhe historike qė i takonin dhe i takojnė. Shteti shqiptar ishte dhe ėshtė i vetmi pronar legjitim, politik dhe moral i Kosovės sė sotme dhe i mbarė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare nė Ballkan. Nuk mund tė lihej nė dorėn e Serbisė dhe tė njė Grupi negociator tė Prishtinės (shumica bashkėpunėtorė tė vjetėr e tė rinj tė Serbisė) fati i krahinės mė tė madhe shqiptare, Kosovės. Dėshira e mirė pėr tė respektuar “politikanėt” e Prishtinės nuk mund tė pranohet dhe lejohet kur ėshtė nė pyetje interesi madhor kombėtar. Sidoqoftė, ėshtė mirė qė sot e tutje Qeveria shqiptare tė marrė dhe t’i mbajė pėrgjegjėsit qė i takojnė. T’ia bėjė me dije Serbisė dhe mbarė botės se shteti shqiptar nuk do tė lejojė ndėrhyrjen e Serbisė nė punėt e Kosovės dhe se pėr Kosovėn, po qe nevoja, ėshtė e gatshme tė luftojė dhe ta mbrojė edhe me armė…
Kėmbėngulja dhe kokėfortėsia e Serbisė pėr tė organizuar zgjedhje serbe edhe nė Kosovė (me mbėshtetjen e UNMIK-ut), vendosmėria e saj pėr tė mos e respektuar pavarėsinė e Kosovės dhe konsiderimi i Kosovės si tokė e Serbisė pėrbėjnė kėrcėnim dhe rrezik serioz pėr lirinė e Kosovės dhe pėr paqen e stabilitetin nė Ballkan e mė gjerė. Prandaj, i vetmi argument qė ia ndėrron mendjen dhe ia “ulė bishtin” Serbisė, i vetmi argument qė e njeh Serbia ėshtė argumenti i FORCĖS. Qeveria e Kosovės, nėse nuk ėshtė tepėr vonė dhe, sidomos, nėse ėshtė e zonja, duhet ta shpallė tė pa dėshiruar UNMIK-un nė Kosovė dhe t’ia marrė tė gjitha kompetencat…
Shteti shqiptar, populli shqiptar nė Kosovė dhe mbarė kombi, pėrfshi edhe mėrgatėn e fuqishme, duhet tė pėrgatiten dhe tė angazhohen pėr mbrojtjen e Kosovės me tė gjitha mjetet dhe format. Po tė arrihet kjo pėrgatitje politike, shpirtėrore, ekonomike dhe ushtarake, atėherė, Serbia do tė jetė ajo qė do tė kėrkojė dialog, marrėveshje dhe fqinjėsi tė mirė. Kėtė rrugė, mė mirė se vetė ne dhe se vetė Tirana zyrtare e ka hapur dhe po e shtron Qeveria amerikane, e cila ka ardhur nė pėrfundim se Kosova dhe paqja nė Ballkan dhe mė gjerė mund tė mbrohet vetėm duke e armatosur dhe fuqizuar popullin shqiptar. Deri atėherė Kosova dhe ēėshtja shqiptare nė Ballkan janė tė rrezikuara