PDA

View Full Version : Ngushėllime pėr banoret e Vores dhe Gerdecit


Tomori
15-03-08, 14:57
Sa po kuptova per tragjedin qe ndodhi ne Gerdec shperthimi i municionit .
Ngushtlloje te gjithe Shqiptaret kudo qe jane dhe familjet..
Un Tomori sonte e mbylli me ket shkrim Forumin..se nk ndihem mire as i afte te vazhdoje sonte me shkrime...ahhhh:mad:

rilinda
15-03-08, 15:12
SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE. DESHMITARET: JANE 6 TE VDEKUR

• Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur.

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha.


Te demtuar nga shperthimi i predhave
Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat.

Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet
Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca.

Te plagosurit e pare te QSUT
Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup.

Te plagosurit, te tronditur
Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”.

Deshmitaret tregojne per tvNEWS24
Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada.
Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej.

QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve
Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin.

Ngrihet shtabi i punes ne Vore
Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende.

Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur

Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit.

Ne Gerdec 4 depo me municione
Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar

Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”.

Ne rrezik nje femije 2 vjec
Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba.

Ēaktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane
Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar.

rilinda
15-03-08, 15:12
Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza”

Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme.


Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres
Pėr shkak tė situatės sė krijuar nė Gėrdec, Vorė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit kėrkon mirkuptimin e qytetarėve se nuk do tė lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranė -Durrės dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarėve tė na mirkuptojnė dhe tė gjejnė rrugė tė tjera pėr tu lėvizur nė drejtim tė kėtyre dy qyteteve.
Ndalimi I qarkullimit nė kėtė aks do tė vazhdojė deri nė njė njoftim tė dytė.

Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare
Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille.
Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur.

Rritet numri i te plagosurve ne QSUT
Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende.

Presidenti Topi: Te tregohemi te qete!
Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike.

Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi
Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit.

Spitali Ushtarak ne gatishmeri
Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj.

Reagon ambasada e SHBA
Ambasada e Sh.B.A. ka vėrejtur e shokuar dhe e shqetėsuar raportimet pėr aksidentin tragjik nė depon ushtarake pranė Gėrdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janė me ushtarėt dhe tė tjerėt e prekur nė kėtė incident tė tmerrshėm. Stafi i ambasadės do tė jetė nė kontakt me zyrtarė tė qeverisė shqiptare pėr tė vendosur se ēfarė ndihme mund tė ofrojmė.

Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec
Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve.

Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele
25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte.

Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende
Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha.

Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec
Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj.

balkanweb.com

Linka_pz
15-03-08, 15:36
Sipas raportimeve te TOP CHANNEL , priten shperthime te tjera ...

Sipas nje deshmitarit qe ka ndodhur aty dhe i ka shpetuar shperthimit ,njoftohet se jan me shume se 60 persona qe ishin aty ...

Gjumashja
15-03-08, 16:41
Ngushllime gjitha familjeve qe kane humbur te afermit e tyre... kjo eshte nje tragjedi shume e madhe, hije e zeze e ka marr Shqiperine...:mad: ...

halla e madhe
15-03-08, 16:46
Ne keto momente mungojne fjalet,dhembje e rende per gjithe shqiptarine:mad:
Shprehi ngushllime te thella per mbare popullsine qe pejteuan kete tragjedi!

lirik
15-03-08, 17:08
Ngushllimet E Mija Mėmė Shqiperi Me Lot Ne Sy E Marr Ket Lajm Tragjik
Tmerr
Q' Mund Tė Thot Njeriu Tjeter Perveq Se Tragjedi Katastrofale
E Paska Mbuluar Shqiperinė Tonė Mėmė
Dit Zie Fatkeqsi Dhe Rrethana Mjaft Tė Dyshimta
Ndodhi Katastrofa Ne Liqe Ku U Mbyten Shum Njrez E Tash Kjo
Municioni Ka Shpėrthyer Pėr Ndonji Arsye
Nuk Ka Ndodh Rastesisht Gjith Ajo Sasi Municioni
Gjith Kto Traumatizime Dhe Dėmtime :
Habitem Se Si ėsht Lėnė Gjith Ajo Depo Nė Nji Vend Aq Tė Banuar
Depoja E Municionit Duhet Lėnė Nėn Kodra Tė Betonuara
Tunele Te Siguruara Larg Vendbanimeve
Megjithat Mbi Tė Gjitha Tragjedija Tragjedia Paska Ndodhė E Madhe
Dhimbje Dhe Mjerim Qk Tė Them Tjeter Perveq Se Po Ndihem Shum Keq
Nga Kjo Katastrofė Njerzore Kombtare Me Permasa Kaq Te Mdha

rilinda
15-03-08, 17:11
http://uk.youtube.com/watch?v=WX6QAHuAZiA

uck_aksh
15-03-08, 17:13
http://fr.youtube.com/watch?v=QP1_c8s2GSM


http://fr.youtube.com/watch?v=p9N2IW5TVsE



http://fr.youtube.com/watch?v=-L05bTJJcVQ

uliksi31
15-03-08, 17:32
Rast shume tragjik. Me indinjat te thedh shprehi ngushlimet e mia.

Dardan Kastrati
15-03-08, 17:37
Nga thellesia e zemres u shpreh ngushellime te gjithe atyre familjareve qe kane humbur me te afermit e tyre ,njehere tere popullit Shqiptare e ngushelloj per kete tragjedi ....

lovely
15-03-08, 18:02
Ngushllimet e mia te sincerta per familjaret e viktimave si dhe mbare popullit shiqptar kudo qe jane (jemi)

Tmerr! :frown:

natyra
15-03-08, 18:28
"Me keqardhje te madhe per kte tragjedi,tejet goditese!
ndaj ketij rasti te tille,dhashte zoti u ndalshin shperthimet,kurse per ata qe jen te lenduar,uroi t'ken sherim te plot,te rrojn.....Prandaj Kryefamiljeve shqiptare qe kan humbur bijt e tyre, ngushllime me te sinqerta vllazerore.....u preheshin ne paqe-(peace)

Me keqardhje
Natyra

Murgesha
15-03-08, 18:33
Rast i rėndė.
Shpresoj qė familjarėt e viktimave tė gjejnė forcėn e nevojshme pėr t`a pėrballuar njė dhimbje tė tillė.
Ngushėllimet e mia pėr ta.

Domira
15-03-08, 18:41
Ngushellime familjareve te viktimave te kesaj tragjedie. Te lenduarit ishalla sherohen sa ma shpejte. Zoti iu ndihmofte ne keto momente te gjithe familjareve dhe atyre te cileve gjinden ende jashte e pa ndihme. Njerzit kompetent po bejne cmos per shpetim.
Tragjedi e rende mbarkombetare. Tmerr.

adidu
15-03-08, 19:28
Ju falenderoj nga Tirana te gjitheve ju vellezerve dhe motrave te mia per mbeshtjetjen shpirterore qe jepni per tragjedine katastrofale qe sot perjetuam.
Gjej rastin qe te bej me dije se nga te dhenat e mia konfidenciale, strukuturat e shendetesise shqiptare dhe vecanerisht ministri Nard Ndoka, jane pa as me te voglin dyshim, heronjte e kesaj dite te dhimbshme. Nuk e kam per zakon te thur elozhe per askend, por te perballosh brenda nje dite mbi 200 te plagosur ne spitalet tona eshte vertet nje organizim heroik, po te kemi parasysh veshtiresite qe kalojme si komb dhe shtet. Nese ka nje hero sot eshte pikerisht ministri i shendetesise se shqiperise. E falenderoj nxehtesisht nga zemra si qytetar, ate dhe gjithe stafin e mjekeve dhe infermiereve te spitaleve te shqiperise.

Adina-R.Ks
15-03-08, 19:28
Edhe sa gjete do na percjellin tragjedit ne shqiptareve?!. Nuk gjeje fjal per te shpreh ngushllimet e mija per gjithe familjet qe u preken nga kjo tragjedi, ndaj dhimbjen me te gjithe ate dhe shpreh keqardhjen per mbare shqiptaret e shtetit ame duke u luter te jet kjo tragjedija e fundit qe po e perjetojm ne.
Nuk di cfare te theme me shume kjo tragjedi na hap arkivin e mendjes sone ne kohen kur ne perjetuam nje shkatrrim total. Tere kohen percjell ngjarjen e kesaj tragjedije dhe nuk mund te kuptoj si asnje udheheqes shteti qe nga nderitimi i ketyre depove nuk ka pas nje logjik te kthjellet dhe te parandaloj coft edhe me dhune ndertimin e venbanimeve ne afersi te ktyre depove... Vertet po e perjetoj shume keq kete tragjedi dhe nuk gjeje fjal te shtoj me shume tani per tani, lutem qe kjo tregjeti te mbetet me kaq dhe nga ky gabim i madh i pafalshem udheheqet shtetor te mesojn dhe te mos bejne gabime te tilla. Eshte e pafalshme kjo qe ndodhi sot.
Sigurisht se te gjithe jeni ne rrjedha te kesaj ngjarje dhe na mbetet te presim ne ditet ne vazhdim ta kuptojm te verteten lidhur me kete aksident apo incident qe shkaktoj kete tragjedi...
Familje te viktimave,familje te prekur nga kjo tragjedi, vllezer dhe motra te shtetit ame Shqiperi ndaj dhimbjen me ju...

uliksi31
15-03-08, 19:58
http://fr.youtube.com/watch?v=QP1_c8s2GSM


http://fr.youtube.com/watch?v=p9N2IW5TVsE



http://fr.youtube.com/watch?v=-L05bTJJcVQ

Tash i pash keto video clips, ishte tmer. Tragjedi e madhe kombetare.

Elina
15-03-08, 19:59
Gati tere kohen jem duke i percielle lajmet neper programet tona...Vertete pamje rrenqethese...
Edhe une shprehu ngushellimet e mia me te thella familjareve te viktimave...Zoti iu ndihmofte ...

jadore
15-03-08, 20:13
eshte vertet nje tragjedi e madhe kombetare,
..shprehu ngushellime dhe besoj ne solidaritetin njerzore..

Virti
15-03-08, 20:16
ngushllime te sinqerta!

vjeshta
15-03-08, 20:30
Ngushllime edhe nga une ,shpresoj qe ky te jete i fundit .

Fshatari
15-03-08, 20:36
Para i muaj kemi ndarė gėzimin e harenė e festimin gjithė sėbashku. Sot e ndaj me ju pikėllimin e thellė e dhembjen e vdekjen qė u goditi.
Sa keq ėshtė kur e mėson pėr herėn e parė njė emėr qė nuk i kisha dėgjuar deri tani nė rrethana kaq trishtuese!
Zoti ua lehtėsoftė zemrėn e thyer tė gjithė atyre qė humbėn tė afėrtit e tyre tė shtrenjtė nė kėtė tragjedi kombtare!

Paradox_13
15-03-08, 20:56
Tragjedi qe na goditi qe te gjitheve,ngushllime atyre qe humben ma te dashurit e tyre...

Prishtinasja_
15-03-08, 21:05
Zoti i jave lehtoft dhimbjen vellezerve Shqiptare !:frown:

selvija
15-03-08, 21:14
Me vjen shum keq se qka ndodhi tek vellezrit dhe motrat tona...sa qe as nga TV nuk munden te largohem deri ne keto qaste,,
me vjen shum shum keq ishalla ne dor te zotit i ruan dhe shpeton te gjith...

DritonPR
15-03-08, 21:38
Shume gjynaf per popullin Shqiptar. Njeher tek liqeni u mbyten 2 familje, e tash sot ne Gerdec. Ngushellime familjarve.

Abetare
15-03-08, 21:39
Ngushllime Shqiptarisė ... :frown:

Pupi
15-03-08, 21:59
Pamje vėrtet trishtuese.

Sa me dhimbje, e sa me mllef i pėrcjellė kėto lajme.

Pėr sot vetėm ngushllime gjithė shqiptarėve anekėnd botės.

e_martumja
15-03-08, 22:06
Po ndi dhimbje per kete tragjedi te madhe.
Ngushllime te sinqerta per ata qe humben te afermet dhe tere Shqiperis.

SANTANA-29
15-03-08, 22:08
Ngushllimet e sinqerta te gjith familjeve.............

hasanmehmeti
15-03-08, 22:23
Rast shume i rende per gjithe ne e posaqerisht familjaret , te cileve i shprehi ngushllimet e mija me te thella, duke shpresuar qe Durimi do mbreteroj tek ju dhe gjithe atyre qe iu loton syri dhe zemra.
Ska dyshim se te Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi.

Behuni te Forte ne sporven qe u ka goditur, duke shpresuar qe Miresit do jene pasuese te kesaj tragjedie.

gazi-de
15-03-08, 22:40
Ngushllime per ato familje qe humben me te dashurit ne kete tragjedi..

lyra2
15-03-08, 22:49
Dje ishim se bashku ne gezimin tone,sot jemi se bashku me hidherimin tuaj!!

Ngushllime !

Dilaver
15-03-08, 23:51
Me keqardhje mesova pėr fatkeqėsinė qė ndodhi sot nė Gėrdec. Nė kėtė tragjedi pos dėmeve materiale u shuan jetė njerėzish e shumė qytetarė pėsuan lėndime. Duke u bashkuar nė hidhėrimin e dhimbjen qė ndjejnė tė afėrmit e tė gjithė shqiptarėt, i shpreh ngushėllime familjarėve tė viktimave e tė gjithė shqiptarėve.

visaaa
15-03-08, 23:59
Dhembje dhe trishtim i madh. Ngushellime shqiptarėve kudo qė janė, ngushėllime familjarėve tė tė dėmtuarve.

valiii
16-03-08, 00:11
Ngushllime tė sinēerta familjarve tė viktimave dhe gjithė shqiptarve anė e kėnd botes .

Agolli
16-03-08, 00:37
Ngushellime familjarve, ngushellime rrethit te ngushte, ngushellime t'gjithe Shqiptarise!!

LuLjaa
16-03-08, 02:46
Ngushellime edhe nga une per familjaret te viktimave te kesaj tragjedie.

LaCoStA
16-03-08, 03:13
Ngjarje qe tronditi rende gjith popullin shqipetar . Dhasht Zoti qe kjo te jete tronditja e fundit per kombin shqipetar dhe gjith popujt e tjere.

Ngushellim per familjaret e viktimave , te afermve te viktimave dhe gjith popullit . Per te lenduarit urojm sherim sa me te shpejte .

GjIlAnAsI_cSi
16-03-08, 09:13
Ka mberritur lista e punetoreve te cilet kane patur turnin e punes ne fabriken e Gerdecit gjate dites se sotme. Emrat e punetoreve jane:

Ndėrmarrja e transportit

1. Jakup Subashi
2. Ermir Koci
3. Alban Mexhaj
4. Ardian Onuzi
5. Roland Leti
6. Roland Alla
7. Dashamir Kurti
8. Qatip Kurti
9. Adriatik Spahiu
10. Daut Muēa
11. Sajmir Hasrama
12. Lirim Palushi
13. Adriatik Balliu
14. Arben Lushi
15. Elidon Alla
16. Julian Muēaj
17. Gėzim Gjata
18. Endri Osmani
19. Besim Canga
20. Zabit Quku
21. Petrit Behari
22. Viktor Kola
23. Zylyftar Ahmeti
24. Shaban Braulla
25. Sadik Sula
26. Ilir Hoxha

Punėtorėt e pastrimit tė presės

27. Ihane Halili
28. Shaqir Duka
29. Dhurata Halili
30. Aneta Dokushi
31. Alida Dova
32. Adile Zguri
33. Shega Kokici
34. Dafina Muēa
35. Nazmie Gjoka
36. Leme Dashi
37. Dylbere Primi

Punėtorėt e larjes

38. Lindita Zylfo
39. Arta Primi
40. Zyra Hasa
41. Rajmonda Durda
42. Luiza Durda
43. Shqipe Alhasa
44. Fitnete Alhasa
45. Natasha Alla
46. Liljana Dervishi
47. Ermira Osmani
48. Mirvete Lala
49. Fatime Fejza
50. Etleva Muēa

Grupet e demontimit

51. Haxhi Kaca
52. Fitore Kaca
53. Naim Cani
54. Shqipe Cani
55. Pėllumb Sula
56. Bukurosh Sula
57. Lihane Sula
58. Myslym Dova
59. Flora Dova
60. Liri Dova
61. Rushit Cani
62. Lindita Dova
63. Relfie Cani
64. Arben Dova
65. Besnike Dova
66. Vjollca Zguri
67. Kadri Meēe
68. Ratmira Meēe
69. Fehmi Sula
70. Riza Goxhaj
71. Murat Ajazi
72. Fatbardha Rama
73. Thėllėnza Gjoka
74. Hysen Cani
75. Jetmir Cani
76. Drita Cani(Elona Mamushi/Antoneta Rusta/Arjona Sinanaj)

Bjeshka1
16-03-08, 10:49
Sa i pashe ne TVSH pamjet te marrura nga helikopteri. Ishte si nje zone lufte. Shtepi te shkatrrura nga predhat, kafshe te ngordhura.... Njerez ne panike qe ende nuk e i kishin kuptuar se cka ka ndodhur.... Vertete diēka qe shkakton ankth te njeriu. E tmerrshme. Ngushllime te sinqerta dhe te shpresojme se nuk ka tjere te vdekur. Nje gje humane e cila te jep shprese dhe kurajo ishte edhe ajo pamje kur nga Kosova kishte mberritur helikopteri i NATO-s me gjak qe kishin dhuruar qytetaret e Kosoves.

rilinda
16-03-08, 21:35
Nė shenjė ngushėllimi, nė sheshin Shatėrvan nė Prizren, u ndezėn qirinjė.

http://img229.imageshack.us/img229/3908/46092850vs1.png (http://imageshack.us)

http://img220.imageshack.us/img220/7941/92049680xl0.png (http://imageshack.us)





(http://imageshack.us)

Preshevar
17-03-08, 11:08
Ngushllime familjėve qe humbėn me te dashurit e tyre, ngushllime familjeve qe humben te mirat e tyre, ngushllime edhe Shqiptarve an e mban botes qe u tronditen nga ky lajm teper i tmerrshem ! Allahu ju dhasht durim qe ti tejkaloni keto dhimbje me shpresė qe mos te ripėrsėritet me kurrė ky gabim njerzor !

Adrenalina
17-03-08, 11:31
Ju shprehi ngushllime te gjithe familjarve qe humben me te dashurit e tyre me rastin e kesaj tragjedije.

Mendjen
17-03-08, 15:03
Ngushllime per te gjitha Familjet te cilat kan antaret e tyre viktima te ketij rasti tragjik

Lona
17-03-08, 15:34
Shpreh ngushellimet e mia me te Sinqerta per gjithe ata qe i kane humbur te afermit, me te dashurit e tyre, vertet ishte fatekeqesi e tmershme ajo qe ndodhi para disa diteve ne Shqiperi.:mad:
Po lus Zotin inshalla te mos kete me fatekeqesi te tjera se mbrenda disa muajve shume njerez kane humbur Jeten atje..

GURI SYLAJ
20-03-08, 09:20
Ngushllime te gjitha familjeve qe humben me te dashurit e tyre !

natyra
26-03-08, 15:17
"Dhe njihere ngushllime per te gjithe...!
.....me lejoni ti kushtoi ni "poezi" mbi "Tragjedin e Gerdecit"!.
E per gjithe Shqiperin dhe gjithe Kombin Shqiptar...te pikelluar!

"Tragjedi"!
~~
Serishe Marsi,,,
(godet)
Me tym e me flak
Serish,
Me plag e me gjak
viktima bie ndesh
Nga armatim,i ndezur flak!.
~~
Serishe marsi,,,
(godet)
Ndryshe nga zakonet
Pa lufte, pa bajrak,
Ushtria perqark
(fajtori ne mes).
Pa, previlegje?.
~~
Kjo dhembje e goditur!
vuri ne gadishmeri
Gjitha rajonet shqiptare...
per ti afruar ndihem
Memes Shqiperi
e papershkruar,tragjedi
Valle,a do ket pergjegjsi?
Apo si dhe herave tjera
(ne erresire).
~~
Serishe marsi,,,
ne "kthetra"!
Mu ne zakonet e vjetra,
kush duhet fajsuar?
Genjeshtra
a po e verteta?
Zakonisht,te papreviligjuarit
Ti len lpendrat n'dor...!

Me keqardhje
Hajla Rugovase&Natyra

natyra
17-04-08, 21:54
ATF zbulon shkaktarin e Gėrdecit

http://www.shqiperia.com/fotoshqip/1208422602-gerdec-3.jpgGjatė vitit tė kaluar, njėra nga pajisjet e ndarjes sė plumbave shkaktoi njė incident, i mbajtur i fshehur. Ende nė hetim dhe pistat e tjera. Njė muaj pas ngjarjes tragjike, ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn me qindra tė tjerė, pjesa mė e madhe e tė cilėve rrezikojnė tė ngelen tė gjymtuar, prokuroria ende nuk ka njė version zyrtar tė ngjarjes.

Ekspertėt amerikanė tė mbėrritur rreth njė javė mė parė nė Shqipėri, pėr tė pėrcaktuar shkakun e vėrtetė qė solli tragjedinė, sipas burimeve tė gazetės janė pėrqendruar nė pistėn e njė ngjarjeje aksidentale. Nė shėrbim tė kėsaj piste, ekspertėve tė huaj dhe atyre vendas qė po punojnė pėr ngjarjen, u kanė ardhur nė ndihmė provat e mbledhura nė vendin e ngjarjes dhe dėshmitė e punonjėsve qė u gjendėn nė fabrikė nė momentin e shpėrthimit. Paraprakisht, burimet thanė se dy janė versionet mbi tė cilėt po punohet brenda pistės sė ngjarjes aksidentale. Versioni parė ka tė bėjė me saldimin e njė karroce qė shėrbente pėr transport, ēka mund tė ketė provokuar edhe shpėrthimin e njė sasie baruti, dhe versioni i dytė ėshtė pėrqendruar mbi makinerinė qė kryente demontimin e predhave.

Versioni i dytė mbi tė cilin po hetohet, sipas prokurorisė ėshtė i motivuar edhe nga njė tjetėr incident i ndodhur gjatė vitit 2007 brenda ambienteve tė fabrikės, i cili erdhi pikėrisht nga makineria qė demontonte predha. Ekspertėt thanė se mėnyra e funksionimit tė kėsaj makinerie bėn ndarjen e predhės nė gėzhojė, majė dhe barut, i cili gjatė ndarjes sė majės nga gėzhoja derdhet nė depozitėn e makinerisė, qė herė pas here duhet pastruar. Njė neglizhencė nė pastrimin e barutit solli njė shpėrthim tė pėrmasave tė vogla vitin e kaluar, i cili nuk u bė asnjėherė publik. Por kjo ngjarje shėrben si “shkėndijė” pėr tė hetuar edhe kėtė mundėsi, si shkaktaren e tragjedisė sė 15 marsit.

Nė shėrbim tė hetimit, ekspertėt e ATF-sė kanė marrė dėshmi dhe kanė bashkėbiseduar me dhjetėra punonjės tė fabrikės, tė cilėt dhanė versionin e tyre pėr ngjarjen. Por burime nga hetimi thanė se ngjarja aksidentale ėshtė vetėm njėra nga pistat hetimore, pasi grupi i hetimit po shqyrton ēdo lloj informacioni qė ka tė bėjė me pistat e tjera tė hetimit, ku mė kryesorja ėshtė njė akt i qėllimshėm.

Nė kėtė kuadėr, prokuroria ėshtė duke verifikuar faktin se ditėn e ngjarjes, punėtorėve tė fabrikės u ėshtė dhėnė urdhėr tė dalin nė pushimin e drekės rreth njė orė mė parė se zakonisht, njė rastėsi qė duket “e ēuditshme” pėr grupin hetimor. Qoftė akt i qėllimshėm apo gabim njerėzor, tashmė pas njė muaji askush nuk di tė japė njė pėrgjigje se kush e shkaktoi shpėrthimin nė Gėrdec. Madje edhe kryeprokurorja, tė vetmet fjalė qė mundi tė thoshte dje kur u pyet pėr hetimin e dosjes “Gėrdeci” ishin: “Hetimet pėr tragjedinė po vijojnė. Hetime bėjmė ēdo ditė, por nuk mund tė jap detaje rreth tyre”.

Leonard Bakillari : Gazeta Korrieri