PDA

View Full Version : Regjimi Njerkė I Kosovės Sė Pavarur


beku
17-03-08, 19:11
REGJIMI NJERKĖ I KOSOVĖS SĖ PAVARUR

16 Mars 2008
http://images.google.de/imgres?imgurl=http://www.bekimbeu.de/mediac/450_0/media/bekimi%2420foto.JPG&imgrefurl=http://www.bekimbeu.de/index2.html&h=179&w=124&sz=6&hl=de&start=1&um=1&tbnid=47s7IbUHrIPAHM:&tbnh=101&tbnw=70&prev=/images%3Fq%3Dbekim%2Brexhepi%26um%3D1%26hl%3Dde%26 lr%3Dlang_de%26client%3Dopera%26rls%3Dde%26sa%3DN

shkruar nga Bekim Rexhepi

Edhe pse Kosova u pavarėsua, u njohtė nga shumė shtete, ajo po pėrballet me regjimin antidemokratik - UNMIK-un. Reagimi i fuqishėm dhe kriminal i UNMIK-ut, nė shkurt tė vitit tė kaluar, shėnoi ndėrhyrjen e vet me brutale (ndofta pėr ta identifikuar mė hapur fytyrėn e vet, ashtu siē e kanė te gjitha regjimet antidemokratike nė botė) ndaj Lėvizjes pėr Vetėvendosje, kur kishte vrarė dhe plagosur liridashėsit, paqėsoret e vetėvendosjes. Ky regjim qe nuk po ikėn dot nga “Kosova e pavarur”, kėtyre ditėve nxori edhe njė fytyrė te re.
Nėse ka pasur njė ndėrhyrje me pretekstin e rrėmbimit apo tė dėmtimit te institucioneve tė Kosovės, qe sipas tyre do tė mund tė shkaktonin protestuesit e Lėvizjes pėr Vetėvendosje. Atėherė, pyesim se: ku na qenka “preteksti i mbrojtjes” sė institucioneve, pėr tė mos ndėrhyre ndaj njėrės palė dhe pėr tė ndėrhyrė ndaj tjetrės?. Nė kėtė pyetje le tė pėrgjigjet vet regjimi i UNMIK-ut, i cili reagon kur shqiptaret, nė mėnyrė paqėsore e demokratike protestojnė pėr mėnyrėn e zhvillimeve politike pėr Kosovėn. Ndėrsa pėr palėn tjetėr jo shqiptare, nuk ka reagime te ngjashme, nuk ka brutalitet nuk zhvillohet krim edhe pse dukshėm dallon mėnyra e protestimit. Pakica Serbe ka vandalizėm nė protesta e tyre dhe njė qasje fare antidemokratike pėr tė gjitha zhvillimet nė Kosovė e sidomos nė veri te Mitrovicės. Rimarrja e institucionit te Gjykatės Komunale dhe tė Qarkut nė Mitrovicė, me dhunė dhe me pastaj vendosja e flamurit nacionalist, serb do tė duhej te nxirrte nė pah forcėn e UNMIK-ut, jo pėr ti goditur si pakicė jo shqiptare, por, pėr shkak tė vandalizmit dhe qėllimeve politike, qe bien ndesh me qėllimet institucionale te Kosovės sė pavarur.
Po pėrkujtojmė se: rreth 150 protestuesit vandal te pakicės serbe, rrėmbyen edhe njė institucion te radhės, pėrkrah institucioneve tė tjera tė Kosovės. Kėta protestues tė dhunshėm
kanė rimarr sėrish pas tetė apo nėntė viteve, ndėrtesėn e Gjykatės Komunale dhe tė Qarkut nė Mitrovicė. Pėrdorja e gjashtė veturave tė ambulancave, pėr ti shembur dyert e oborrit tė ndėrtesės, tregon se gjithė kjo qe planifikuar dhe organizuar mirė nga qarqet e nacionaliste serbe. Pra, nuk mund te thuhet se nė kėtė aksion tė rrėmbimit te institucionit tė Kosovės sė pavarur, nuk mund te ketė gisht edhe Serbia. Vendosja e flamurit nacionalist serb mbi kėtė institucion tė rėndėsishėm tregon qartė, se sa e lėnė pas dore ėshtė ana e veriut tė Kosovės apo situata kriminale e veriut.
Tė shpjegojmė anėn tjetėr, te vendosjes se flamurit nacionalist serb, mbi kėtė institucion tė rėndėsishėm. Pra, mė kėtė flamur, qe prej sot do tė valėvitet i dhunshėm nė ndėrtesėn e Gjykatės Komunale dhe tė Qarkut, janė zhvilluar bekimet kishtare ne emėr tė krimit serbe, gati ne te tėra luftėrat, ndaj popujve tė tjerė ne ish Jugosllavi, e sidomos ndaj shqiptarėve.
Derisa nė Kuvendin e Kosovės, pikturat murale tė historisė shqiptare, janė mbuluar dhunshėm, e kinse me pretekstin pėr tė mos zgjuar pakėnaqėsinė e pakicės serbe, nė punėn e pėrbashkėt tė Kuvendit tė Kosovės. Edhe pse janė mbuluar kėto piktura murale, pakica serbe vazhdon ta bojkotoi Kuvendit dhe shtetin e Kosovės. Nė anėn tjetėr pakica serbe me veprimet e saja, nuk pėrfillė asgjė shqiptare, as pakėnaqėsinė e mundshme tė shqiptarėve. Pra, mos reagimi i UNMIK-ut nė kėto zhvillime politike, te le pėr te kuptuar se ėshtė edhe regjim njerkė.
Regjimi njerkė, e lejon pakicėn serbet tė zhvillojnė politikėn e vet anti-shqiptare, edhe pse e ka pranuar kushtimisht pavarėsinė e Kosovės. Ndėrsa ky regjim njerkė, e ka vėnė edhe mė nė paketė dhe sanksionim politikės shqiptare, nuk e lejon tė zhvillohet brenda konceptit te interesit nacional, gjymtimi i identitetit, imponimi i fortė, pėr ndryshimin e simboleve identifikuese janė dėshmia mė e turpshme e kėti regjimi njerkė.
Institucioni i Gjykatės Komunale dhe i Qarkut nė komunėn e Mitrovicės, edhe si njė institucion shtetėror i Kosovės, nė veri tė saj ka rėnė nėn duart e vandalistėve serb, dhe prej ditės sė rrėmbimit ky institucion ėshtė institucion nacionalist serb nė Kosovė. Pra ne veri te Kosovės institucionet shqiptare po krijohen ne institucione nacionaliste serbe. Krejt kjo po bėhet para syve te UNMIK-ut, dhe shtetit tė Kosovės.
Krenaria politike shqiptare sikur nuk ekziston, fundi nuk mund te ekzistoi krenari politike me politikan retorikė mbytėse dhe krekoskėshe. Derisa veriu i Kosovės ėshtė akoma nė situatė kriminale. Dhe mbajtja e ndarė e veriut tė Kosovės e lė akoma nė mirėmbajtje tė situatės kriminale. Pazotėsia e UNMIK-ut dhe shtetit tė Kosovės, pėr tė intervenuar nė veri, do ti joshė mė shumė serbėt lokal pėr vandalizma tė tjerė qe zgjerojnė kufirin nacionalist tė Serbisė nė veri tė Kosovės.

[email protected]