PDA

View Full Version : Poezi nga Xheladin Hamza


xheladin
28-03-08, 13:16
xheladin hamza


FJALĖT LINDĖN TĖ ĒELIKTA


Guximi dhe trimėria
Ka kohė qė kanė rėnė nė gjumė
Ėndrra tė pakėndshme i pėrqafuan
Nė heshtje...

Shkuma mbi Ibrin qanė
Me zėrin e njė fėmiu tė vogėl
Tė mbetur jetim
Pėrzihej me britmėn e njė qyteti plak
Qė e pa se drita e diellit pėr te u fsheh
Koha aty u ndalė pėr pushim
E nata rėnkon mbi brigjet e tij...

Nga malli e nostalgjia pėr fluturim
Shqiponja dykrerėshe vrullshėm u zgjua
Lindėn fjalė tė ēelikta nė vete
Nuk ka ndarje tė Kosovės asnjė pėllėmbė!

Nga horizonti i nėntė i nėntokės
U gdhendėn shkronja tė arta
Edhe mbi shkėmbinjtė
Tė Mitrovicės, Zveēanit, Zubin Potokut
E tė Leposaviqit
PAVARĖSIA E KOSOSVĖS!


28. 02. 2008.

xheladin
04-04-08, 07:19
xheladin hamza


POEZI PĖR RAMUSHIN
(akrostih)

Kosovė nuk tė lejojnė Dielli tė shkėlqejė mbi Ty
Ujqit nga tė gjitha anėt tėrbueshėm ulėrojnė
Shumė tė etshėm pėr gjakun Dardan janė
Trimat lindin qė tė mos vdesin kurrė
Ulėroni egėrsira ulėroni sa tė doni
Asnjė moment nuk mund tė na frikėsoni
Ramushin kurrė nuk do ta gjunjėzoni
Robėrinė e popullit nuk e durove dot
Armėt me vėllezėrit i shtrėnguat
Mbėshtetje shpirtėrore nga gjithė Kosova e kishe
Urata e jonė le tė mbėrrijė tek i Madhi Zot
Shėrbėtor i askujt nuk dėshirove tė jesh
Heroizmin nė luftė dhe nė paq e tregove
Afėrsinė Tėnde tė gjithė ne e shijuam
Radhitemi pas teje tė gjithė njė nga njė
Agresorit ballė pėr ballė pa frikė t’ia dalim
Dardaninė tonė tė pėrgjakur ta mbrojmė
Ishe Komandant qė mburret e gjithė shqiptaria
Nėna qė Ju lindi qoftė e bekuar nga i Madhi Zot
Agu i mėngjesit dhe drita e Diellit pėr Kosovė je Ti
Jeto pėrgjithmonė o RAMUSH se Ti je engjėlli hyjnor
Ti je shndėrruar nė ēdo pikė tė gjakut nė trupin tonė.


10. 03. 2005.

xheladin
04-04-08, 13:47
xheladin hamza

MA SJELLĖ ESENCĖN E DIELLIT

Shikimin e hodha nė ardhmėri
U ngritė mbi maje tė ylberit
E puthi ngrohtė dhe mbeti aty
E unė mbeta nė shpresė pėr sytė e mi...

Dhe sot kur dėnesa mė dėrmoji
E pamėshirshėm shpirtin ma theu
Nė mijėra copėza mė tė imta se atomi
Tė lutem mos shkel mė mbi mua
Si mbi njė lule tė kėputur e tė venitur...

Edhe njėherė kthe kokėn kah unė
Derisa akoma frymoj me frymė tė rėndė
Dhe shiko nė sytė e mi tė verbėr
Si rrokullisen e vdesin lot veē pėr ty...

Ma sjellė esencėn e diellit
Tė ma ngrohė shpirtin e ngrirė
Si tė njė varfanjaku tė braktisur
E orkideja le tė ēelė edhe njėherė
Sall pėr mua e pėr ty...

xheladin
10-04-08, 18:25
xheladin hamza

VDEKJA ECĖN NĖ HESHTJE E QETĖSI


Me gjuhėn e heshtjes
Vdekja pėrjetėsisht na flet
E ne fare nuk e kuptojmė...


Pa dallim ngjyre e gjinie
Njėsoj me vete merr shpirtra
Tė zinj e tė bardhė...


Shpirtzinj i merr nė dhimbje e mundime
Dhe i vendosė nėn pemėn e Zakumit
E shoqėri u bėjnė djajtė me brirė...


Shpirtbardhė i merr me lehtėsi
Tė pėrcjellur me muzikėn hyjnore tė semas
E tė mbėshtjellur me aromė lulesh
Tė kėputura nga kopshti i Edenit...


Lindja dhe vdekja shkruhen
Me shkronja tė arta e tė zeza
Nga vet dora e tė Madhit Zot...

E mes tyre krijojnė harkun
E fillimit dhe mbarimit jetėsor...


E vdekja ecėn gjithmonė
Nė heshtje e qetėsi...

xheladin
11-04-08, 20:39
xheladin hamza


DITĖ E ZYMTĖ


Dielli i zbehtė
Ndritė ditėn e vdekur

Shpresa humbet nė kujtimet
E iluzioneve tė pavdekshme

Mes gishtrinjėve
Shpalosi qiellin palė palė

Qetėsia qė kėndon
Lexon nė ballin tim
Kėngėt e plagėve ...

Nė rrudhat e fytyrės
Mbeti e shėnuar ditė e zymtė
Dhjetė shkurti dymijė e shtatė
E larė me gjakun e njomė

Mbi toprakun tonė
Djajtė edhe njė herė
Hedhėn vallen e ēmendurisė ...

xheladin
13-04-08, 17:41
xheladin hamza

ZHVESHI LĖKURĖN TIME

Shpirti mbushet e zbrazet
Me vepra tė bardha e tė zeza
Tė shkruara nga tė dy engjėjt
Tė krahut tė djathtė e tė majtė...

Nė ēdo falje tė xhumasė
Zhveshi lėkurėn time
Dhe bėhem shpirt
I mbytur nė frikė...

Bėrtas deri nė kupė tė qiellit
Edhe banorėt e xhenetit
E tė xhehenemit
Vajin tim mallėngjyeshėm
Le ta dėgjojnė...

xheladin
30-04-08, 20:52
xheladin hamza

FLAKĖ E DRAGONJĖVE

Mbi kėtė tokė tė bekuar
Sėrish kudra e vjetėr shkeli
Dhe polli kėlysh tė verbėr...

Pela plakė zėshėm hingėllon
Nė tė katėr anėt e botės
Sikur humb virgjėrinė
Qė se kishte kurrė...

Dragonjtė flakėn s’harxhojnė dot
Nė zhdukjen e kuēedrave
Nėpėr kėshtjella tė vjetra...

Tani me gjuhė nė trup
Lėpijnė plagė tė hapura...

28. 04. 2008.

xheladin
08-05-08, 08:30
xheladin hamza

HERONJTĖ S’VDESIN KURRĖ
(Akrostik kushtuar Heroit kombėtar Luan Haradinaj)

Liria e Kosovės, fle mbi supet e tua o Trim
U njom toka, me gjakun tėnd rinor
Aurora e shenjtė nga qielli zbriti pėrmes faqeve tua,
Ndriti fytyra jote, nė sytė e ēdo shpirti shqiptar.

Heronjtė lindin njėherė, por tė mos vdekur kurrė
Armėt e kukuvajkės, qėlluan mbi trupin tėnd
Ramushi vėllau ynė, me duart e tij varrin hap,
Aty kokėn tėnde vendosi pėr pushim tė pėrjetshėm
Dritat nė gjithė Kosovėn nė atė moment u fikėn – ERRĖSIRĖ
I rrokėn armėt sėrish, Dragonjtė me Ramushin nė krye
Ndėr Bjeshkėt e Nemuna jehon emri yt o vėlla LUAN,
Anadrinia me ty, o HERO hap faqen e historisė sė re
Jeton Kosova, feston Shqipėria,
....................................... me ty lidhet dhe Ēamėria!


Rahovec, 07. 05. 2008.

xheladin
13-05-08, 09:39
JETA IME

Mbi ballin tim tė rraskapitur
Si mbi njė urė qė lidhė dy botėra
Vallėzojnė rrudhat e pleqėrisė
E sytė mė janė qielli blu
Ku flenė ėndrra e jetės pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojėn
Djersa e njelmėt mbi ballit tim
Rrjedhė nėpėr rrudhat
Si lumi i tėrbuar jashtė shtratit...

Ēdo pikė djerse nė luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formė tė kristaltė
Ndritė njė jetė qė ekzistonte dikur
Ushqen njė dashuri qė s’shuhet dot
Zbukurojnė sytė e tu bojė qielli xhani im
Kujton njė pranverė qė s’harrohet kurrė
Fton hėnėn nė mesnatė qė jep bukuri...

Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersėn e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithė jetėn time!

xheladin
29-05-08, 21:51
PLAGĖ TĖ SHPIRTIT

Derisa plagė tė shpirtit
I arnoj me arna tė kėputura
Nga lėkura ime e tharė
Net tė frikshme
Nė qiell
Agu i mėngjesit i merr...

Pėlhurė e mėndafshtė
E qėndisur me ndėrgjegje
Tė pastėr a tė vrarė
Ėshtė njė paravan
Mes ėndrrės dhe tė vėrtetės...

natyra
29-05-08, 22:40
JETA IME

Mbi ballin tim tė rraskapitur
Si mbi njė urė qė lidhė dy botėra
Vallėzojnė rrudhat e pleqėrisė
E sytė mė janė qielli blu
Ku flenė ėndrra e jetės pa mbarim...

Shpirtin nuk e trazoj me lojėn
Djersa e njelmėt mbi ballit tim
Rrjedhė nėpėr rrudhat
Si lumi i tėrbuar jashtė shtratit...

Ēdo pikė djerse nė luginat e shfaqur
Mbi ballin tim merr formė tė kristaltė
Ndritė njė jetė qė ekzistonte dikur
Ushqen njė dashuri qė s’shuhet dot
Zbukurojnė sytė e tu bojė qielli xhani im
Kujton njė pranverė qė s’harrohet kurrė
Fton hėnėn nė mesnatė qė jep bukuri...

Ju lutem
Mi lexoni rrudhat e ballit
Dhe djersėn e kristalte mbi te
Do ta lexoni e gjithė jetėn time!

I nderuar Xheladin,Pranoni pershendetje si dhe ni urim te sinqert mbi poezit me ni labirinth te shquar poetik...komplimente ne rrugen e frymezuar,p.s.te gjitha me pelqyen,madje une veqova kete,Jufalemnderit

me respekt
Natyra

xheladin
30-05-08, 09:38
Natyra, faleminderit pėr urimin, sinqeritetin dhe komplimentin tėnd pėr shkrimet e mija. Mė pėlqejnė edhe shkrimet e tua, e qė nė vazhdimsi i lexoj me kėnaqėsi.

Me repsekt
xheladin hamza

xheladin
30-05-08, 09:39
TRĖNDAFILA TĖ ZI

Nė kėtė pranverė
Nė Fushė-Arrėz
Ēelėn pesėmbėdhjetė
Trėndafila tė zi.

Nė ēdo mėngjes
Petalet e tyre i mbulon vesa
Qė krijohet nga sytė
E pesėmbėdhjetė vashave tė bukura
E tė shndėrruara nė engjėjt

Presin tė veshura
Me kurora tė bardha
Martesėn e tyre.

Tėrė natėn si zana mali
Kujdesen pėr trėndafila tė zi
Me agun e parė tė mėngjesit
Zhduken.

Nė muzgun e mbrėmjes
Me rreze tė para tė hėnės
Paraqiten pėrsėri
Me kurora tė bardha
E me lot nė sy.

23. 05. 2005.

xheladin
02-06-08, 18:48
MĖ FALĖ QĖ U KTHEVA

Mė falė qė u ktheva
Shtigjeve tė vjetra
Me shpirtin e thyer
E aty s’tė gjeta
Ty kurrė mė....

I besoj bisedės kur tė gjithė heshtin
E ti, mė falė pėr mendimin e fshehur
Dhe nė fjalė qė s’ti shqiptova kurrė
E cila mė iku me dritėn e ditės sė harxhuar ...

xheladin
03-06-08, 07:52
NĖNĖS SIME

Nė ėndrrėn e natės qė iku pa kthim
Ti nėna ime, mendimet mi pėrkėdhele
I bėre tė mėndafshtė
Si flladi i verės nė mbrėmje...

Kujtimet pėr Ty
Zbritėn qerpikėve tė mi
Tė larė me lot...

Mbi varrin tėnd u pėrkula
E hapa portėn e zemrės sė djegur
Ajo u gjunjėzua totalisht

Elhamin zėshėm ta kėndova
Shpirti mė dridhej si nė ankth
E fjala mė mbeti nė fytin e tharė...

Mbi mollėzat e faqeve
M’u rrokullisėn lot dhembjeje
Ranė mbi varrin tėnd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshėm fle, nėna ime!

xheladin
27-06-08, 10:57
BILBIL MA FAL ZĖRIN TĖND

Bilbil
Pash tė Madhin Zot
Ma fal zėrin tėnd
Rėrėn e Saharės
Me lot dhembjeje ta lagi

Ulėrimėn e ujqėrve
Ta zhduki pėrgjithmonė
Njė ditė tė vetme
Dua qė zėri im tė ndihej
Andej kah lind dhe perėndon dielli

xheladin
05-07-08, 10:58
TY VOGĖLUSHJA IME

Kur tė bėhem vetėm kėnga
E erėrave tė shkretėtirės
Dhe bėhem vetėm pluhuri i saj
Dhe njė pikė nė kohėn oqeanike
Edhe atėherė do tė tė kujtoj
Veē ty vogėlushja ime...

Mi fale vetėm dy ditė lumturie
Njėrėn pėr kohėn e tanishme
Tjetrėn pėr botėn nė amshim
Qė tė dyja pėr shpirtin tim
Janė pėrjetėsi e tė gjitha kohėrave
Vogėlushja ime...

xheladin
07-08-08, 13:50
HESHTJA NA MBYTĖ

Ndjenjat flenė
Mbi ėndrrat e trėndafilave
Tė kuqė e tė kaltėrtė...

Vetėm nė ėndrrat
Jeta ėshtė e bukur
E ėndrrat na mashtrojnė
Shumė lehtė...

Kundėr hajnisė
Tė flasim s’guxojmė
Gjuhėn na kėpusin
Tė bėrtasim s’guxojmė
Gabzherrin na nxjerrin...

Shpirti na ėshtė bėrė
Pus i boshatisur
E heshtja na mbytė...

xheladin
06-09-08, 19:16
Kėngėt e pa kėnduara do t’i kėndojė
Oazė e tyre gjithmonė tė mbetesh
Sot i shtrėnguar nė shpirt e zemėr jam
Oj vjollce mė e bukur e kopshtit
Valė-valė do tė valojnė si valė deti
Akullthyese pėr zemėr tė shndėrrohen
Rehatin nė shpirtin tek Ti le ta gjejnė
Elegji pėr mua dhe Ty do tė jenė.

xheladin
19-09-08, 19:21
UNĖ E TI

Unė e ti
Dy krijesa tė kundėrta
Unė zjarr i fikur nė sarkofag
E ti ajsbergu i zhytur nė det...

Mbi mua dhe mbi ty
Njėsoj rresh shiu i butė
Si tė ishin lot nga sytė e mi
E vizėllima e tij magjeps njerėzit
Si tė ishin zogjtė nė parajsėn e humbur
Sa interesant ėshtė tė jesh i gjallė...

xheladin
07-11-08, 18:44
JETA MĖ IKU OR MIK

Nė mesnatėn e qetė sytė e mi
Tė zhytura nė kafkėn time
Si dy detėra tė ndara njėri nga tjetri
Veēmas pėrkėdhelin fytyrėn tėnde
..................e shpirti mė gjėmon or mik!

Nga jashtė dėgjohen tingujt e gjetheve
Qė dikur nė pranverėn e hershme
Ishin tė njoma si jeta ime fėmijėrore
E tani tek shkėputen nga degėt e jetės
Qė do tė kalben nė tokė pėrgjithmonė...

...........Sonte edhe mė shumė
Gjethe tė lodhura puthin tokėn
Ėndrrat pėrshpejtojnė hapat
Tė mos mbesin hije e kaluar
Se e gjithė jeta me ta mė iku
.....................dhe mua or mik!

xheladin
13-12-08, 18:40
OR XHANI IM


Yjet qė mė sė shumti shkėlqejnė
I ngjajnė syve tu tė zjarrtė
Qė pandėrprerė mė pėrcjellin
Or xhani im

Era mė mėsoji
Si pėshpėritet emri yt
Edhe atėherė kur nė ėndėrr jam
Or xhani im

Dielli mė pėrdhelė e ledhaton
Lehtazi ama bash si dora jote
Dikur nė shatėrvanin e rinisė
Or xhani im

xheladin
08-01-09, 14:50
ANI PALESTINĖ ANI...

Palestinė,
Dhembja ime
Gjaku im i fėrguar
Nėntėqind e nėntėdhjetė e nėntė herė
Mbi zall tė flaktė
Tė kėsaj bote tė brishtė

Palestinė,
Dhembja ime
Xhani im i pasosur
Pėr Ty dhe shehidėt
E ata janė bijtė tanė
Ēdo pėllėmbė toke tė bekuar
Qė e lagėn me gjakun e njom
Nė heshtje lutem ēdo natė

Palestinė,
Dhembja ime
E zhveshur dhe e rrėnuar
Nė erėrat mė tė frikshme
E larė me shirat e kuq si gjaku im

Ani Palestinė ani...
Je jeta dhe vdekja ime
Ani Palestinė ani...
Je xhani im
TĖ DUA!

05. 01. 2009.

xheladin
14-07-09, 13:59
Xheladin HAMZA

DY BRIGJE TĖ JETĖS

Qerpikėt e syve
Me peshė tė rėnd
Sa toka
Hapen si dyert e kohės

Shikoj shpirtin
Tek vrapon mbi urrėn
Qė lidhė dy brigje tė jetės
Atė tė ferrit dhe parajsės

Dėgjoj zhurmėn e zemrės
Copėtohet nė njėmijė copė
.............................nga frika
Ku ta gjejė shpėtimin e saj?

xheladin
21-07-09, 09:37
Xheladin HAMZA

FRIKA DHE VDEKJA

Vdekja sytė e ballit lehtas mi mbyll
Dhe pėr tė fundit herė me afsh i puthė
E ballin tė djersitur butėsisht pėrkėdhelė

Me shikim tė fėrguar sytė tė futur nė gropėza
Mbesin dėshmitarė tė fundit qė shohin engjėjt
Tek marrin shpirtin mbi krah tė tyre tė pastėr

Tė gjitha ėndrrat tė tubuara nė njė vend
Nė heshtje si qirinjtė treten e fiken pėrjetėsisht

Loti mbetet ilaē shpirti mbi buzėn e tharė
Frika ēuditėrisht nė ikje mbetet e vetmuar

xheladin
03-09-09, 14:32
Xheladin HAMZA

M’BESO PASHA TĖ MADHIN ZOT

Kėmbėzbathur pamėshirshėm
Shkele mbi shpirtin tim tė virgjėr
Dhe nė mua mbetėn vragė
Qė hapėn njė jetė dėnese...

Dėshirova nė ėndrrat e mia
Sytė e tu tė jenė shkėlqim
Rreze dielli sall pėr mua
Pasha tė Madhin Zot!

Me shpirtin tė bezdisur
Ta fala buzėqeshjen
Mė tė pastėr se qielli
Pasha tė Madhin Zot!

Vdekjes nuk ia kam frikė, jo
Rrugėtoj me tė dorė pėr dore
Ēdo ditė e natė deri nė amshim
M’beso pasha tė Madhin Zot!

Njė mėngjes nė vjeshtėn e vonė
Do tė udhėtoj dhe unė drejt perėndimit
S’bashku me shumė shpirtra tjerė
M’BESO PASHA TĖ MADHIN ZOT!

xheladin
13-10-09, 13:43
Ē’MĖ KAPLOI MALLI
(Akrostik kushtuar Ēamėrisė)

Ē’mė kaploi malli pėr ty Ēamėri
Ah, me sytė tė pėrlotur qaj si fėmi
Mbushur me aromėn tėnde magjepse
Ėndėrroj ēdo natė shėtitjen qyteteve tua
Retė mbi ty mė duken mė tė bardha se e bardha
Ilaē shpirti Janinėn tonė pėrjetėsisht kam
Ashtu si tė duam tė rrugėtojmė rrugėve tona tė bėhemi
................................................. NJĖ PĖRGJITHMONĖ!

10. 06. 2009.

xheladin
13-10-09, 13:45
Bashkėshortes sime pėr ditėlindjen e saj ia kushtoj kėtė poezi

TĖ NGREMĖ DOLLINĖ

Edhe pėr ditėlindjen tėnde
Ma dhurove dashurinė
Tė thellė gjerė nė qiell
Ku u ngjitėm nė shkėlqim drite

U bėra aromė trėndafili
E nėpėr damarėt e trupit tėnd
Shpirti im tė lundroj
Pa kufi...

Dhe me ngadalė
Shkrihem nė te
Pėrjetėsisht porsi njė meteor
Se kjo ėshtė dashuri hyjnore!

13. 10. 2009.

doGzona
21-10-09, 13:54
Pershendetje i nderuar dhe urime per vargun e mrekullueshem qe eshte kenaqesi te i lexoshe!


Ukshin Hotit


Te mbyllen
Te dryjuan
U friguan
Nga forca e jote
Trimeria jote


Ne erresire
Te hodhen
Driten nga syte
Te moren
Vetem se u friguan
Nga rrezet e tua.

Te shtrenguan
Maltretuan
Por nuk te friguan
Kete e bene
Nga friga jote.

Te humben
Nuk dihet
As ku je
As ku mbete
E bene nga friga
Qe emrin tend
Te zhdukin
Dhe harruan
Se emri i yt
Eshte cdo kund
Dhe do te jete
Shembull i trimerise
Qendreses
Diturise
Dhe friga me e madhe
E armikut
Ti
Zemra e ēelikut.

xheladin
28-10-09, 15:25
Pershendetje i nderuar dhe urime per vargun e mrekullueshem qe eshte kenaqesi te i lexoshe!


Ukshin Hotit


Te mbyllen
Te dryjuan
U friguan
Nga forca e jote
Trimeria jote


Ne erresire
Te hodhen
Driten nga syte
Te moren
Vetem se u friguan
Nga rrezet e tua.

Te shtrenguan
Maltretuan
Por nuk te friguan
Kete e bene
Nga friga jote.

Te humben
Nuk dihet
As ku je
As ku mbete
E bene nga friga
Qe emrin tend
Te zhdukin
Dhe harruan
Se emri i yt
Eshte cdo kund
Dhe do te jete
Shembull i trimerise
Qendreses
Diturise
Dhe friga me e madhe
E armikut
Ti
Zemra e ēelikut.

E nderuara doGzona, tė falederoj pėr vlerėsimin tuaj pėr shkrimet e mia. Nga shpirti tė falenderoj pėr poezinė kaq domethėnėse qė e keni postuar tek unė.

xheladin
28-10-09, 15:28
ME SHPIRT TĖ QETĖ

Mė le tė tė shikoj
Me sy tė tjerė
Se tė mi u verbuan
Qerpikėt mu mbyllėn
Pėrjetėsisht....

Mbi gjoksin tėnd
Nėn tingujt e rrahjeve
Tė zemrės sate
Qė i ngjajnė gurgullimės
Tė lumit nė ikje...

Me shpirt tė qetė
Bash aty
Mbi gjoksin tėnd
Dua tė vdes!

doGzona
31-10-09, 13:04
E nderuara doGzona, tė falederoj pėr vlerėsimin tuaj pėr shkrimet e mia. Nga shpirti tė falenderoj pėr poezinė kaq domethėnėse qė e keni postuar tek unė.

Me ndere qofshi i nderuar, te falemndderit gjithashtu!


Gruaja e heroit

Muzgu i nates
Bie
Dhe nga syri i njom
Dalin
Lotet e mallkimet
Renkohet
Per mungesen e tij
Pa pritur
Jeten ia rrembyen
Se fjala
Ishe pushka e tij
E drejta
Ishe ideali me i shtrenjet
Per Kombin
Qe e deshti
E cmoj
Ne kete muzg te nates
Loti
Ne dhomen e vetmuar
Nga syri pikoj.


Erresira e nates
I ndan
Kujtimet dhe ndjenjat
I shpalose
Mungesat
Kerkimet shpirterore
Shetisin
Ecin dhe kerkojne
Neper mure
Neper shtigje
Dhe me gojen e heshtur
Qeshte fytyra
Sikur te ishte e gezuar
Ne erresire
Sonte
Shpirti shume ka ecur
Ka kerkuar
Ne vetmi
Ka derdhur lot
E ka vajtuar.

xheladin
17-12-09, 15:01
DĖNESA

Sonte dėnesa
Pamėshirshėm fytin ma shtrėngon
Kėngėt nė gabzherr mi ngulfat
Si lė qetė tė marrin udhė
Shpirtin shtatė pash
Thellė e burgosė
Gjėmimi mė dėrmon
Lot mė janė shterė
Nė heshtje vajtoj...

xheladin
24-12-09, 14:01
VDEKJE

Heshtje...
Qetėsi e rėndė
Vdekje!

Dielli ngadalė ik
Ngjyrat e jetės zbehen
Muzgu lehtas tokėn puth
Dhe toka hesht...

Nėn hapat e rėndė
Tė vdekjes
Gjethet vajtojnė
Pa lot...

Shpirti i shoqėruar me engjėjt
Trupin e vet tė mbėshtjellė
Me qefinė tė bardhė si bora
Shikon...

Heshtje...
Qetėsi e rėndė
Vdekje!

xheladin
12-02-10, 13:59
O JU MIQTĖ E MI

Ejani sonte
Kur mė sė shumti
Nevojė pėr ju kam
O ju miqtė e mi...

Natė e rėnd, shumė e rėnd
Shtrati mė ėshtė bėrė
Mė i fortė se ēdo shkėmb mali...

Rrymė nuk ka
KEK- u e ndal orar e pa orar
E nė errėsirė i lėnduar
Nė vetmi gjėmoj...

Nėpėr qiellin e hapur
Vetėtima shėtit si zonjė e rėnd
Dhe vizaton harta gjeografike
Dhe pentagrame sipas dėshirės sė saj
E murmurima shpirtin ma dridh...

Nuk mė mbeti mė
As gjak
As lot
As djersė...

Tė gjitha dhembjet i mblodha nė njė vend
I mbėshtolla nė mindilin e lagur
Dhe i pėrziej me qelbėsirėn
Nga mushkėritė e mi tė kalbur
Nga kaverna e lodhur...

Ku keni humbur
Ku keni tretur
Ejani ta festojmė kėtė PAVARĖSI
Nė kėtė tokė HYJNORE
O ju miqtė e mi...

11. 02. 2008.

xheladin
06-08-10, 11:27
RAMUSH HARADINAJ
(Akrostik)

Rigjykimit tė Hagės o trim, o hero edhe tani frikėn fare s’ia ke
Aty edhe mė parė shpirtbardhėsinė tėnde trimėrisht tregove
Me mburrje nė mbrojtje tė ēeliktė gjithė shqiptarinė pas e ke
Udhėtimi nėpėr korridoret e kohės tė bėri legjendė tė gjallė
Shumė herė u munduan te tė fikin e shuajnė si qiririn pa vaj
....................................... Jo, jo kot e kanė qė tė fikin o fanar!

Hijen e zezė qė qėndronte mbi Kosovė tok me vėllezėrit larguat
Anekėnd tani bilbilat lirshėm e me vrull kėngės pėr ju kėndojnė
Rapsodėt ēdo ditė thurin rapsodi mbi heroizmin qė ju treguat
Atdhetar, luftėtar e besnik gjerė nė vdekje i idealeve tė lirisė
Dritė hyjnore qė shkėlqen pandėrprerė mbi kėtė tokė tė bekuar
Ithtar i sė drejtės PAVARARĖSINĖ KOSOVĖS me gjak ia solle
Nė historinė tonė kombėtare emri me shkronja tė arta tė ėshtė qėndisur
Asgjė nuk mund t’i shlyej as emrat e Luanit, Enverit, Shkėlzenit dhe Dautit
Janė bijtė e Kosovės qė lirinė mbi supet e njoma me dashuri kanė stolisur!

xheladin
16-08-10, 14:33
FLUTURA DHE QIRIRI

Pas ditės sė lodhur
Nė muzgun e mbrėmjes
Qerpikėt mu mbyllėn vet

Nė kllapinė e parė tė natės

Nė ėndėrr e para mė erdhe ti

Je shndėrruar nė fluturėn e bukur
Qė fluturon rreth dritės sė qiririt
Tė ndezur enkas pėr ty

Gjatė fluturimit u ndeshe me te
Dhe u dogje nė flakėn e tij

U dėgjua njė ofshamė
Nga e cila u zgjova

Nėpėr rreze tė hėnės
Nė errėsirėn e natės
Nė shandanin e artė
Qėndronte qiriri i fikur.

07. 04. 2005.

xheladin
15-12-10, 14:26
ZGJOHU KOSOVĖ ZGJOHU

Era e natės
Vėrtit qiellin Kosovar
Dhe kėndon kėngė
Tė tmerrshme...

Zogjtė nga frika
Moti kanė ikur...

Shqiponja tė bardha gjakpirėse
Lirshėm shėtisin shesheve tua
Oj Kosovė...

Ah, Mitrovicė oj shpirt Kosove
Je shndėrruar nė ajsberg
Noton mbi ujėra tė turbullta ndėrkombėtare
E Ibri nė shkumė gjėmon gjėmėn e vdekjes...

Zgjohu Kosovė zgjohu
Se po tė morri gjumi
Nėn kthetrat e acarit
Nuk do tė zgjohesh kurrė mė!

ZGJOHU KOSOVĖ ZGJOHU

15. 12. 2010.

~AnnA~
15-12-10, 14:35
ZGJOHU KOSOVĖ ZGJOHU

Era e natės
Vėrtit qiellin Kosovar
Dhe kėndon kėngė
Tė tmerrshme...

Zogjtė nga frika
Moti kanė ikur...

Shqiponja tė bardha gjakpirėse
Lirshėm shėtisin shesheve tua
Oj Kosovė...

Ah, Mitrovicė oj shpirt Kosove
Je shndėrruar nė ajsberg
Noton mbi ujėra tė turbullta ndėrkombėtare
E Ibri nė shkumė gjėmon gjėmėn e vdekjes...

Zgjohu Kosovė zgjohu
Se po tė morri gjumi
Nėn kthetrat e acarit
Nuk do tė zgjohesh kurrė mė!

ZGJOHU KOSOVĖ ZGJOHU

15. 12. 2010.




Poezi shume e bukur
Ju flm qe e sollet ketu !

xheladin
20-12-10, 08:51
Poezi shume e bukur
Ju flm qe e sollet ketu !

Faleminderit edhe juve z. AnnA qe gjeni kohe per leximin dhe vleresimin e poezive qe i postoj ketu.

xheladin
20-12-10, 09:27
RAMUSH HARADINAJ
(Akrostik)

Rigjykimit tė Hagės o trim, o hero edhe tani frikėn fare s’ja ke
Aty edhe mė parė shpirtbardhėsinė tėnde trimėrisht tregove
Me mburrje mbrojtje tė ēeliktė gjithė shqiptarinė ke
Udhėtimi nėpėr korridoret e kohės tė bėnė legjendė e gjallė
Shumė herė u munduan tė tė fikin e shuajnė si qiririn pa vaj
....................................... Jo, jo kot e kanė se s’tė fikin kurrė!

Hijen e zezė qė qėndronte mbi Kosovė me vėllezėrit largove
Anekėnd tani bilbilat lirshėm e me vrull kėngės pėr ty kėndojnė
Rapsodėt ēdo ditė thurin rapsodi mbi heroizmin qė tregove
Atdhetar, luftėtar e besnik gjerė nė vdekje i idealeve tė lirisė
Dritė hyjnore qė shkėlqen pandėrprerė mbi kėtė tokė tė bekuar
Ithtar i sė drejtės PAVARARĖSINĖ KOSOVĖS me gjak ja dhurove
Nė historinė tonė kombėtare emri me shkronja tė arta tė ėshtė qėndisur
Asgjė nuk mund t’i shlyej as emrat e Luanit, Enverit, Shkėlzenit dhe Dautit
Jeni bijtė e Kosovės qė lirinė mbi supet e njoma me dashuri na e sollėt!

xheladin
08-02-11, 09:24
TY KOSOVA IME

Ty Kosova ime
U linda nė kohėn e tejdukshme
Kur ishe e lidhur me zinxhir
Tė tjerėt tė ngrehnin zhig-zhag
Pamėshirshėm!

Ty Kosova ime
Tė dėshirova diēka mė tė bukur
Se ēdo gjė qė mbėshtillet me bukurinė hyjnore
Desha tė flisja me ty* Kosovė nėna ime
Ishte e kotshme tė tjerėt s’mė lejuan!

Ty Kosova ime
Desha tė tė flisja me gjuhėn qė ti na e la
Buzėt mi qepėn me gjilpėra tė gjata
Bash me ato tek vargonin gjethe tė duhanit
Ata tė pashpirt dhe tė pangopur
Dhe tani mė unė s’jam unė!

Nė heshtje do tė zhdukem
Nga kjo botė e kalbur dhe e fėlliqur
Sikur tė mos kisha jetuar kurrė
Nė ty e me ty Kosova ime
NĖNA IME!

xheladin
13-06-12, 14:12
HELM AKREPI

Nga brishtėsia shpirtėrore
Sytė tė janė mbushur e stėrmbushur
Gjerė nė kupė tė qiellit me urrejtje
Dhe gjak tė njomė fėmijėsh
Tė porsalindur qė puthjen e parė
Me helm akrepi tė zi fut, fut
Nga ti e kishin dhuratė ...

Me buzė tė lyera me helm akrepi tė zi
Tė grumbulluar vite me radhė
Dhe mua si fėmijėve tjerė
Puthjen me afsh ma dhurove
Nė kėtė pleqėri mes rrudhave tė ballit
Tė njelmosur nga djersė jete
E vdekja do tė vije vetė pa pėrcjellje
E hutuar apo e lumtur varret nga doza
E helmit tė akrepit...