PDA

View Full Version : Rozafa - gruaja e murosur


Zana_ch
29-03-08, 11:53
Rozafa - gruaja e murosur
- ese -

Rozafa ėshtė zanafilla e njė qyteti tė lashtė e legjendar. Gjithēka fillon me njė legjendė, gjithēka vazhdon si nė legjendė. Rozafa ishte aty, para se Krishti tė lindte, ajo ėshtė aty edhe sot.
Pėr ata qė e njohin legjendėn e Rozafės, e kanė tė qartė se nė muret e saj prehet njė trup i gjallė nėne. Gruaja 'Rozafė' lutet qė t'ia lėnė njėrin gji jashtė, pėr tė ushqyer me qumėsht djalin e saj tė vogėl. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetė njė fėmije, me sinqeritetin dhe vetė-flijimin e saj, ajo i dha jetė njė qyteti. Mbi tė u ngrit njė kala, tre vėllezėrit e legjendės gjetėn mirėkuptim mbi murosjen e kėsaj gruaje. Si gjithmonė, dikush flijohet qė diēka mė e madhe tė jetojė. Dhe Shkodra jetoi nė shekuj mbi flijimin legjendar.

Vetė historia njerėzore, nė turbulencėn e saj nėn-ndėrgjegjėsore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale: Diēka e shenjtė jepet, diēka e shenjtė fitohet! Jeta ėshtė e shenjtė. Dhe brezat qė vijnė, gėzojnė mbi atė qė u shua. Rozafa, kjo grua naive, mund tė kishte vdekur si tė gjitha tė tjerat - e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetė, pėr tė jetuar si legjendė. Ky paradoks i arsyes njerėzore na ēon tek njė fillim: Plaku orakull, u tregon vėllezėrve se duhet tė murosin njėrėn nga gratė, qė muri tė qėndrojė. A mos ndoshta ky mėsim filozofik i orakullit, kjo simbolikė unike e veprimit, don tė thotė, se kur ti humbet diēka tė shtrenjtė, fillon dhe e vlerėson atė, qė ti ndėrton mbi kėtė humbje?... Dhe kjo ndodh krejt natyrshėm nė kohėn e Rozafės, gruas qė u muros pėr tė dhėnė jetė. Ajo u muros se thoshte orakulli, u martirizua pėr hir tė zakonit, dhe kjo pėrbėn forcėn filozofike tė vetė legjendės: flijimin si domosdoshmėri tė padiskutueshme.

Por a janė tė gatshėm vallė, tė gjithė njerėzit tė flijojnė? Jo, por nė tė vėrtetė, po! Secili nga ne humbet diēka, dikush mė shumė, dikush mė pak, pa dėshirėn tonė, pa vetėdijen tonė. Kjo ndodh po aq natyrshėm, sa ē'ndodhi me Rozafėn. Por humbjet tona janė tė vogla, individuale, ndėrkohė qė humbja e Rozafės u bė pėr hir tė interesave globalė: ndėrtimit tė njė muri mbrojtės pėr qytetin e Shkodrės.

natyra
06-04-08, 02:27
Pershendes Zana_ch,kam nderin qe te bashkangjitem nen temen tende shum e mirepritur,ne perkujtimin e nje nane dhe gruaje kaqe inkuarijuese "Rozafa" kjo legjende e papershkruar,Shekujsh...per t'flijuar dhe aqe pak jete,si nje nane e te vetmit foshnje djal.Per hiren e fjales se mbajtur bes ,nga burr i saj,me i vogel vella,qe nuk kishte thyer fjalen e dhen besa-bes,e shqiptarit qe ka qen dikur!

Kjo nenkupton,se dhe nga gjitha koherat ka pasur tradheti,ku per fat te keqe dhe ne mesin e vellezerve,te lindur nje nane!.

"Ja ketu Grua&Nen e murosur "Rozafa" e shenjt femer shqiptare....!