PDA

View Full Version : "Vetevendosja" paralajmeron protesta..


niemand
17-04-08, 09:17
Levizja “Vetevendosje” ka paralajmeruar se ne 9 maj do te mbaje protesta kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove. Lideri i levizjes, Albin Kurti, ka akuzuar edhe qeverine kosovare per qendrim jo te prere.


PRISHTINE - Levizja “Vetevendosje” ka paralajmeruar se ne 9 maj do te mbaje protesta kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove. Sipas “Vetevendosjes”, UNMIK-u eshte pajtuar me mbajtjen e ketyre zgjedhjeve ne Kosove dhe ne kete menyre edhe qeveria nuk po mban qendrimin e duhur. Lideri i levizjes, Albin Kurti, ka akuzuar edhe qeverine kosovare per qendrim jo te prere. Sipas tij, Qeveria ne vend se t’i thote “JO” zgjedhjeve serbe ne Kosove, sillet sikurse te ishte organizate joqeveritare.
Sipas “Vetevendosjes”, zgjedhjet parlamentare e lokale qe Serbia po synon t’i mbaje ne Kosove perveēse do ta thellojne ndarjen institucionale dhe territoriale te Kosove, do te nxjerrin nje strukture paralele te perfaqesimit te serbeve brenda Kosoves.

LABI
18-04-08, 13:07
Levizja “Vetevendosje” ka paralajmeruar se ne 9 maj do te mbaje protesta kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove. Lideri i levizjes, Albin Kurti, ka akuzuar edhe qeverine kosovare per qendrim jo te prere.


PRISHTINE - Levizja “Vetevendosje” ka paralajmeruar se ne 9 maj do te mbaje protesta kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove. Sipas “Vetevendosjes”, UNMIK-u eshte pajtuar me mbajtjen e ketyre zgjedhjeve ne Kosove dhe ne kete menyre edhe qeveria nuk po mban qendrimin e duhur. Lideri i levizjes, Albin Kurti, ka akuzuar edhe qeverine kosovare per qendrim jo te prere. Sipas tij, Qeveria ne vend se t’i thote “JO” zgjedhjeve serbe ne Kosove, sillet sikurse te ishte organizate joqeveritare.
Sipas “Vetevendosjes”, zgjedhjet parlamentare e lokale qe Serbia po synon t’i mbaje ne Kosove perveēse do ta thellojne ndarjen institucionale dhe territoriale te Kosove, do te nxjerrin nje strukture paralele te perfaqesimit te serbeve brenda Kosoves.


Plotesisht me vend .

S'kane cfare sillen kendej pari projektet e as autoritetet e shtetit te Serbise, perderisa nuk e respektojn integritetin dhe sovranitetin e shtetesise se Kosoves .

Do t'kemi ne vazhdimesi keso lloj situata me t'cilat autoritetet shteterore do t'sfidohen per t'i mbrojtur deklaratat e bera koheve te fundit lidhur me PAVARESINE dhe SOVRANITETIN E PLOTE DHE TE PA CENUESHEM . Keto situata do t'flasin mjaft , deshmojne se sa shtet ne t'vertete jemi ?!

Sa me shume qe tolerohen keto fiskulltura brenda njesise integrale te asaj qe po i thojme shtete . AQ ME PAK SHTET JEMI .

Fjalet , deklaratat, prononcimet simbolike-mediale as s'e bejne shtetin , por as s'e mbajne shtetin .

dardana78
18-04-08, 13:45
Kundėr zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė

Pas shumė mjegulle qė ditėt e fundit kishte mbėshtjellur realitetin politik tė Kosovės, mė nė fund u bė e qartė se po pėrgatitet tė ndodh ajo pėr tė cilėn ne e kemi paralajmėruar herėt dhe vazhdimisht: mė 11 maj zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale tė Serbisė do tė mbahen nė Kosovė. UNMIK-u ėshtė pajtuar me mbajtjen e kėtyre zgjedhjeve nė Kosovė, kurse qeveria bashkėpunėtore ėshtė pozicionuar prapa kėtij qėndrimi. Nė vend qė t’iu thonė JO zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, UNMIK-u dhe qeveria e Kosovės me gjysėmzėri kanė thėnė: shtyrje. Kjo na tregon se ata nuk po i konsiderojnė kėto zgjedhje tė patolerueshme: ata po kanė problem me kohėn dhe legjitimitetin e tyre vetjak, e jo me legjitimitetin e zgjedhjeve tė Serbisė.

Mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė paraqet shkelje tė drejtpėrdrejtė tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė Kosovės. Asnjė shtet sovran nuk organizon dhe mban zgjedhje parlamentare a lokale brenda njė tjetėr shteti sovran. Organizimi i zgjedhjeve pėrbrenda territorit tė definuar tė shtetit nė njė sistem unik zgjedhor nėn kompetencėn e shtetit ėshtė veēori e sovranitetit shtetėror tė vendit pėrkatės. Fatmir Sejdiu ėshtė munduar ta arsyetojė mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė nėpėrmjet tė drejtės sė dyshtetėsisė qė serbėve ua mundėson Plani i Ahtisaarit. Ky ėshtė njė mashtrim tepėr naiv meqė nėpėr tė gjitha vendet e botės ku ekziston dyshtetėsia, qytetarėt e shtetit A votojnė pėr zgjedhjet e shtetit B pėrmes postės nė ambasadėn qė shteti B e ka nė shtetin A. Kjo ndodh p.sh me shtetasit meksikan qė kanė po ashtu shtetėsi amerikane: ata lejohen tė votojnė nė zgjedhjet e Meksikės vetėm nėpėrmjet postės apo ambasadės sė Meksikės nė ShBA. Pastaj vetė fakti qė detyrohesh tė votosh nėpėrmjet ambasadės sė Meksikės, tregon njohjen qė Meksika ka pėr ShBA-tė. Por nė momentin qė shteti B hyn me strukturat e tij shtetėrore pėrbrenda shtetit A, organizon atje zgjedhje paralele, mbi tė cilat ngrihen institucione politike po ashtu paralele - ky ėshtė cenim i padiskutueshėm i pavarėsisė dhe sovranitetit shtetėror. Kjo po i kėrcėnohet Kosovės nga zgjedhjet e 11 majit qė Serbia po synon t’i mbajė brenda Kosovės.

Mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, pra, nuk ėshtė thjesht shkelje formale e sovranitetit tė Kosovės. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė cilitdo shtet, por kemi tė bėjmė me shtetin e Serbisė, me tė cilin na ndan e kaluara kriminale e tij ndaj nesh, e sotmja e okupimit nėpėrmjet strukturave paralele shtetėrore dhe e ardhmja e pretendimeve tė hapura territoriale ndaj vendit tonė. Krejt veprimtaria e kaluar, e tashmė dhe e ardhme ushtarake e politike e shtetit serb ka qenė dhe do tė jetė (siē na tregojnė pėrditė me deklarata e veprime politikanėt dhe ushtarakėt serb) mosnjohja, pengimi dhe rrezikimi i shtetit tė Kosovės me tė gjitha mjetet. Njėri prej mjeteve tė shtetit serb janė strukturat e saj paralele brenda Kosovės. Serbia, e cila vetė e ka kundėrshtuar Planin e Ahtisaarit nėpėrmjet kėtyre strukturave tė saj shtetėrore, ka ndėrsyer vazhdimisht serbėt e Kosovės pėr mosnjohjen e shtetit tė Kosovės. Kjo ėshtė bėrė me qėllim tė hapjes sė njė procesi tjetėr negociator, ku serbėt tė sigurojnė pėrfitime edhe mė tė mėdha se qė u jep Plani i Ahtisaarit. Dhe zgjedhjet parlamentare e lokale qė Serbia po synon t’i mbajė nė Kosovė, pėrveēqė do ta thellojnė ndarjen institucionale, etnike dhe territoriale tė Kosovės, ato do ta nxjerrin njė strukturė paralele tė pėrfaqėsimit tė serbėve brenda Kosovės. Serbia ka paralajmėruar mbajtjen e zgjedhjeve tė saj nė 23 komuna tė Kosovės. Tė gjitha strukturat paralele politike qė dalin nga kėto zgjedhje nuk do ta pranojnė Kosovėn si shtet tė tyre, por vetėm Serbinė. Serbėt e Burimit (Istogut) do tė votojnė pėr kryekomunarin serb qė do ta pėrfaqėsojė kėtė komunė. Nė tė ardhmen, Serbia synon qė duke i cytur serbėt pėr mosnjohjen e shtetit tė Kosovės tė nxisė negociata tė reja, me ē’rast, ky pėrfaqėsuesi serb i komunės sė Burimit tė bėhet kryekomunar i komunės sė re tė Osojanit qė Serbia pėrpiqet ta themelojė nga fshatrat serbe tė Burimit. Nė listat zgjedhore tė partive nga Serbia, tė cilat mund tė gjenden nė faqen e internetit tė Komisionit Zgjedhor tė Serbisė, gjenden pėrplot kandidatė nga Kosova. Nė listėn e partisė sė Boris Tadiqit figuron edhe njė kandidat nga fshati Mogillė i Vitisė, i cili nėpėrmjet decentralizimit parashihet t’i jepet komunės sė re serbe tė Kllokotit/Vėrbocit.

Nė anėn tjetėr Hashim Thaēi deklaroi se qeveria nuk do t’i njoh zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė. Kjo ėshtė pikėrisht drita e gjelbėr pėr mbajtjen e tyre, meqė puna kėtu nuk ėshtė nėse i njeh apo nuk i njeh qeveria kėto zgjedhje, por nėse i ndal apo nuk i ndal ato. Sepse problem nuk ėshtė mosnjohja jonė ndaj atyre zgjedhjeve, por mosnjohja qė kėto zgjedhje ia bėn sovranitetit tonė. Parakusht i njė shtetasi meksikan qė jeton nė ShBA dhe po ashtu ka shtetėsi amerikane pėr tė votuar nė zgjedhjet e Meksikės ėshtė njohja e shtetit amerikan dhe betimi i tij pėr lojalitet. Njė meksikan me shtetėsi amerikane qė jeton nė ShBA nuk mund t’i pėrfaqėsojė meksikanėt e ShBA-ve nė parlamentin e Meksikės! Po ashtu, meksikanėt qė jetojnė nė shtetin federal tė Arizonės p.sh, votojnė pėr pėrfaqėsuesit brenda institucionit pėrfaqėsues tė kėtij shteti, por nuk lejohen tė krijojnė pėrfaqėsim paralel qė nuk e njeh kėtė shtet. E drejta qė po i jepet Serbisė mund tė shfrytėzohet edhe nga shtetet tjera: p.sh Turqia do tė ketė po aq tė drejtė tė mbajė zgjedhje paralele pėr turqit, Bosnja pėr boshnjakėt etj.

Mė 11 maj Serbia serbėve tė Kosovės do t’u ofrojė dy mundėsi: ngritjen e strukturave paralele politike nė nivel lokal, e tė cilat nuk do ta njohin pushtetin lokal nė Kosovė; si dhe mundėsinė e pėrfaqėsimit tė serbėve tė Kosovės nė parlamentin e Serbisė, e jo nė atė tė Kosovės. Kjo strategji e ēintegron Kosovėn tutje si nė nivelin lokal, po aq edhe nė atė qendror. Nė nivelin komunal i izolon serbėt edhe mė shumė, duke e rritur lojalitetin e tyre ndaj strukturave paralele tė Serbisė, kurse nė nivelin qendror e thellon edhe mė tej largimin e pėrfaqėsimit tė serbėve tė Kosovės nė parlamentin dhe institucionet e Kosovės.

Prandaj, hapi i dytė serioz i cungimit tė sovranitetit tė Kosovės, pas okupimit tė veriut tė Kosovės nga Serbia, ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė. Ata qė na njohin seriozisht kėrkojnė hapa serioz nga ne. Departamenti Amerikan i Shtetit bėri tė ditur qė zgjedhjet e shtetit tė Serbisė nuk duhet tė mbahen nė Kosovė. Tė njėjtėn e pat deklaruar edhe Ministri i Jashtėm Gjerman (Frank-Walter Steinmeier). Kurse disa tė tjerė si Komisioneri pėr Zgjerim i BE-sė, Olli Rehn, duke cituar Planin e Ahtisaarit, ia mbajti ison Serbisė, duke i arsyetuar zgjedhjet nėpėrmjet dyshtetėsisė, dhe ky duket tė jetė edhe qėndrimi i turpshėm i qeverisė sė Kosovės. Por nėse vetė bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e paunifikuar mbi kėtė ēėshtje, ne duhet tė kemi qėndrim pa ekuivoke: kategorikisht kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!, mė 9 maj 2008, organizon demonstratė gjithėpopullore kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė. Kosova ėshtė tepėr e ēmuar pėr t’ua lėnė nė dorė kėtyre politikanėve, tė cilėt 9 vjet mė parė firmosėn njė dokument qė parashihte deputetė tė Kosovės nė parlamentin e Serbisė.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!

Tador
18-04-08, 19:52
Mire e kan per me dal ne protesta, po pas 9 majt qka kan ne plan me bo

niemand
21-04-08, 14:51
Me shum te drejte keta duhet te protestojn dhe te i bashkangjiten gjith qytetaret e Kosoves per mashtrimin qe ja beri popullit me ndarjen e Mitrovices , 2500 Hektart qe ja falen Macedonis si dhe mbajtja e Zgjedhjeve te reja qe do behen ne serbi dhe ashtu ne Kosov.

Politikanet apo "trimat me bateria te hargjitme" qe nje koh neper salla dhe stadiume na kan prish veshet se do punojn per Kosoven duhet te zgjohen nga gjumi , boll me UNMIK UNMIK.. , e ka pavarsin vet vendos " Jo zgjedhje dhe pik " !!!!!!!!!

niemand

niemand
28-04-08, 17:05
Nėpėrmjet kėtyre zgjedhjeve, Serbia ndėrton institucione paralele nė Kosovė, qė ėshtė parakusht pėr ndarjen e vendit.

Prandaj, mė 9 maj 2008, qytetarėt e Kosovės do tė demonstrojnė kundėr vendimit tė UNMIK-ut dhe qeverisė sė Kosovės pėr lejimin e mbajtes sė zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė. Demonstrata ėshtė organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!



BAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAM... O HASHIM TROFQI.. Po cka bane o gjak shkau ? a mire bane qe pranove a..

aaaaaaaaav

uck_aksh
28-04-08, 17:07
ne ke moment ne krye te udheqjes ne Kosov duhet te ishte:
President: Ramush Haredinaj
Kryeminister: Albin Kurti

kta i thon stop serbis dhe stop unimikut me lojra qe po luhen me ket popull dhe kosoven