PDA

View Full Version : Diabeti, semundja aspak e embel....


Jana
28-04-08, 13:38
Diabeti, sėmundja aspak e ėmbėl

Sipas statistikave, numri i tė prekurve sa vjen e po rritet


Numri i tė sėmurėve qė vuajnė nga kjo anomali rritet ēdo ditė e mė shumė dhe mendojmė se fajin kryesor e ka obeziteti. Nė fakt, kohėt e fundit shkencėtarėt kanė zbuluar shkaqe tė tjera, siē janė ndotja e ambientit, abuzimi me ilaēet dhe infeksionet


Numri i diabetikėve ėshtė aq i madh, sa kjo anomali nuk mund tė shkaktohet vetėm nga mbipesha. Shkaktarėt e kėsaj sėmundjeje po rriten me aq shpejtėsi, sa qė shkencėtarėt janė vėnė nė lėvizje pėr njė ekzaminim mė tė hollėsishėm. Gjithmonė doktorėt i kemi dėgjuar tė thonė se "diabeti ėshtė njė e keqe bashkėkohore". Megjithatė, te kjo sėmundje ndikojnė mė shumė faktorė se njė ushqim jo i shėndetshėm. Kėrkimet e reja tregojnė se kanė dalė nė dritė edhe fajtorė tė tjerė vrasės, siē janė ndotja e ambientit, pirja e pakontrolluar e ilaēeve dhe infeksionet e ndryshme. Pra, tė gjithė kėta elementė tė jetės moderne, tė mbledhur sė bashku, mund tė shpjegojnė mė sė miri rritjen marramendėse tė tė sėmurėve me diabet, qė ėshtė regjistruar kudo nė kėto dhjetė vitet e fundit. Nė disa vende tė botės, pėrqindja e diabetit tė tipit 2 ėshtė dyfishuar, pra ėshtė rritur mė shumė se ajo e tipit 1 (ose trefishuar, si nė rastin e Rusisė), duke rritur kėshtu nga viti nė vit numrin e tė prekurve nga kjo anomali. Nė Itali tipi i diabetit 1 godet 0,2 pėr qind tė popullsisė, ndėrsa diabeti i tipit 2 godet rreth 5 pėr qind, me karakteristika tė cilat rriten sipas moshės. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, nė vitin 1985 tė sėmurėt nė tė gjithė botėn ishin 30 milionė, nė vitin 1995 ishin 135 milionė, nė 2001-shin rreth 177 milionė, ndėrsa nė 2030-ėn do tė jenė plot 370 milionė. Pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje, ēdo vit vdesin katėr milionė persona. Shumė apo jo?

Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė teoritė e vjetra nuk mjaftojnė mė. "Qė diabeti ishte njė sėmundje shumėfaktoriale kėtė e dinim. Ajo qė nuk kishim kuptuar ende ishte rėndėsia e vėrtetė e pėrbėrėsve tė jashtėm ndaj organizmit. Tashmė duket qartė se ka diēka nė stilin e jetės moderne, e cila nuk ėshtė pėrfshirė mjaftueshėm apo qė ėshtė injoruar, sepse vetėm njė faktor i jashtėm mund tė ushtrojė veprime kaq domethėnėse nė njė kohė kaq tė limituar", shpjegon njė doktor i endokrinologjisė dhe sėmundjeve metabolike.

Shumė mjekė po i japin rėndėsi kėtij faktori X, edhe pse gjenetika nuk ka dhėnė pėrgjigje tė sakta deri mė tani. Pėr shembull, nė javėt e fundit, dy studime tė ndryshme (publikuar nė dy revista shkencore), kanė pėrshkruar pėrkatėsisht 6 dhe 11 variante gjenesh tė pėrfshira nė llojin e diabetit 2, qė do t‘u bashkėngjiten gjeneve tė njohura pėr tė dyja llojet e diabetit. "Nė diabetin e tipit 1, prania e gjeneve specifike dhe njė lloj afėrsie mund tė krijojnė njė kambanė alarmi dhe t‘i shtyjnė mjekėt tė kryejnė kontrolle mė tė hollėsishme, gjėra tė cilat zakonisht nuk mjaftojnė pėr tė shkaktuar sėmundjen. Nė tipin 2, gjenet kanė njė ndikim mė tė vogėl, pra janė mė shumė tė varura nga stili i jetesės pėr aktivizimin e tyre. Me fjalė tė tjera, edhe pse kanė njė rol tė rėndėsishėm, gjenet tė vetme nuk mund tė shpjegojnė rritjen e sėmundjes, pasi nuk mund tė jenė modifikuar kėshtu nė pak vjet sa hap e mbyll sytė nė tė gjithė popullsinė e botės. Duhet tė jetė medoemos diēka tjetėr dhe nė kėtė rast nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė faktor i jashtėm", shpjegon ai.

Por nėse shkaktare nuk janė gjenet, atėherė pėr ēfarė bėhet fjalė? Kush kujdeset ēdo ditė pėr mirėqenien e pankreasit? Kėrkimet janė drejtuar nga jeta moderne, ku nė fokus janė vėnė helmuesit kimikė dhe fizikė. Nė njė studim tė publikuar kohėt e fundit nė "Diabetes Care", njė grup diabetologėsh ndėrkombėtarė kanė treguar gjendjen shėndetėsore tė 800 pacientėve tė tyre. Pėrfundimi: sa mė shumė tė rritet pėrqendrimi i ndotjes, aq mė shumė rritet rreziku i zhvillimit tė diabetit tė tipit 2 dhe sindromat ndėrlidhėse, ajo metabolike dhe ajo e rezistencės ndaj insulinės. Mė tė rrezikuar janė njerėzit e dobėt, sepse kanė pėrqendrim tė lartė tė substancave helmuese, sikurse ndodh edhe me yndyrat, tė cilat te kėta njerėz janė me pakicė. Edhe nė vitet e kaluara, studime tė ndryshme kanė treguar se lėndėt helmuese mund tė shkatėrrojnė metabolizmin e yndyrave dhe tė sheqernave.

Pėrveē faktorėve tė ambientit, kohėt e fundit ėshtė zbuluar se qelizat Beta mund tė kėrcėnohen gjithashtu edhe nga pėrdorimi i ilaēeve, sidomos i antidepresivėve. Kėtė e ka konfirmuar njė studim i publikuar nė "Diabetes Research & Clinical Practice", nė tė cilėn njė diabetolog amerikan ka vėrejtur se pas pirjes sė vazhdueshme tė antidepresivit "Prosac", te pėrdoruesit rreziku i diabetit tė tipit 2 ėshtė rritur 30%, nė krahasim me ilaēet e tjera. Mė pas, nėse pihen njė sėrė antidepresivėsh sė bashku, rreziku dyfishohet.

Shenjat duken se mbėshteten mbi agjentėt e tipit fizik ose kimik, edhe pse nuk shfaqen raste infektive, ashtu siē ėshtė sugjeruar nga njė studim i rėndėsishėm, i cili tregonte praninė e virusit "Coxsackie B4" nė pankreasin e tė sėmurėve me diabetin e tipit 1.

"Po krijojmė njė rrjet evropian, i cili tė mund tė punojė pėr faktorėt e jashtėm. Por pėr tė pėrballuar tematika kaq tė ndėrlikuara, instrumentet qė kemi nė dispozicion, si moderne ashtu dhe teknologjike, nuk mjaftojnė. Ka ardhur momenti tė mos mendojmė mė pėr faktorėt helmues, qė janė tė pranishėm te ēdonjėri prej nesh, apo te tė dhėnat kontradiktore tė pėrtuara deri tani nė fushat magnetike", shpjegon ai. Atėherė pėrgjigjet do tė priten nga ky grup ndėrdisiplinor, qė me ndihmėn e biofizikanėve, matematikanėve, biologėve molekularė dhe figurave tė tjera, kanė si detyrė tė realizojė modele studimesh duke pasur parasysh natyrėn e ndėrlikuar tė faktorėve tė pėrfshirė dhe ndėrveprimtarinė me organizmin, duke adaptuar njė model tė ndėrlikuar e tė ngjashėm me atė qė pėrdoret pėr tė krijuar rrjetat nervore, tė cilat riprodhojnė funksionimin e trurit.


Sėmundja


Tipi 1


Zakonisht shfaqet gjatė fėmijėrisė. Pankreasi nuk arrin tė prodhojė insulinė



Tipi 2


Godet 90 pėr qind tė pacientėve: lidhet ngushtė me mbipeshėn dhe obezitetin. Shfaqet te 90 pėr qind e tė rriturve

Zero Cool
11-09-11, 20:34
Lista e 20 ushqimeve per te mundur diabetin


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=Food_Facts_540720085.jpg&size=article_medium


Cfare konsumoni mund te ndihmoj te kontrollohet dhe lufohet diabeti. Sa here qe shtyn karrocen e blerjes ne supermarket, aty ju gjithashtu merrni vendim qe shkon pertej asaj se a do te hash mish vici apo dicka tjeter per darke. Ne fakt mundemi lirisht te themi se aty ti zgjedh nese deshiron te jesh viktima apo fituesi. Ajo qe vendos ne karroce percakton nese do te komprometohesh nga diabeti apo do te fillosh te kontrollosh e ndoshta edhe krejtesisht t’a mundesh ate.

Kjo eshte arsyeja pse kemi bere listen me 20 ushqimet qe luftojne diabetin. Pra, sa here qe shkon ne ndonje supermarket merr kete liste me vete dhe bli secilin artikull apo shumicen prej tyre.

Hulumtimet tregojne se nese bene disa ndryshime te rendesishme ne dieten tuaj, sikur te hash me shume prodhime bujqesore (peme dhe perime), me pak karbohidrate te rafinuara, me shume proteina dhe me shume yndyra te mira, ti do ndihmoje ne permiresimin e kontrollit te sheqerit ne gjak dhe shkurton rrezikun e komplikimeve te lidhura me diabeti. Mos bej gabim te mendosh qe vetem nje, dy apo edhe pese nga keto ushqime do te ndryshojne ty. Te duhen shumica apo te gjitha per te pare ndryshimin, por mos harro edhe farat e lirit, pasi se bashku perfaqesojne nje qasje te re ndaj te ushqyerit, nje stil jete me shume se sa thjeshte nje diete.

1. Mollet

Per shkak se ato ofrojne shume dobi shendetesore ti duhet t’i vesh ne krye te dietes tuaj. Mollet ne menyre te natyrshme me sasi te ulet te kalorive, ndersa permbajtja e larte e fibres (4 gram) te ngop, lufton kolesterolin e keq dhe nderprene luhatjet e sheqerit ne gjak. Mollet e Kuqe dhe te Gjelbrat jane ne mesin e top 10 frutave qe kane me se shumti antioksidues qe luftojne semundjet. Por mos harro, mos i qero vetem pastroj mire.

2. Avokado

E pasur shume me yndyra gjysme te ngopura shume te dobishme per shendetin, avokado ngadaleson tretjen dhe ndihmon te mbash sheqerin ne gjak te mos ngritet pas ngrenies. Nje diete e pasur me yndyra te mira mundet edhe te te ndihmoj te zmbrapsesh rezistencen ndaj insulines. Provo te futesh avokado te shtypur ne sanduic ne vend majonezes apo ne buke ne vend te djathit.

3. Elbi

Nese zgjedh elbin ne vend te orizit te bardhe mund te zvogelosh sheqerin ne gjak pas ushqimit per deri 70% dhe ta mbash ate ne nivel dhe palekundur per ore te tera. Kjo eshte per shkak se fibra e tretshme dhe perberesit tjere ne elb ne menyre dramatike ngadalesojne tretjen dhe absorbimin karbohidrateve. Edhe orizi i kafenjte nuk mund te krahasohet me elb. Shto ne supe elb, sherbeje ne pjate, zije apo pergatite ne cfaredo menyre qe te pershtatet.

4. Fasulet

Kur te planifikosh menune mendo edhe per fasulen per se paku dy here ne jave. Fibra e tretshme ne te gjitha llojet e fasuleve i ve kapak sheqerit te larte ne gjak. Dhe per shkak se ato jane te pasura me proteina, fasulet mund te zevendesojne edhe mishin kur mungon ne pjate.

5. Mishi Lopes

Po pra, mishi i lopes eshte i mire per diabet nese e zgjedh mishin pa dhjame. Te konsumosh sasi te mjaftueshme te proteines te jep ndjesine se je i ngopur dhe i kenaqur, plus te ndihmon te mbash masen e muskujve nese je duke humbur peshe e keshtu metabolizmi juaj punon mire.

6. Frutat Kokerr

Kur po flasim per manaferrat, boronica, dredhezat etj. Ato, jo vetem qe jane te shendetshme por vijne me shije dhe ngjyra per shijen dhe kenaqesine e cilido. Frutat kokerr jane perplot me fiber dhe antioksidues. Llojet e kuqe dhe blu gjithashtu permbajne perberes natyral bimor qe quhet anthocianine. Shkencetaret besojne se keto ndihmojne ne uljen e sheqerit ne gjak duke permiresuar prodhimin e insulines.

7. Brokoli

Brokoli ka plot fibra dhe eshte i pasur me antioksidues (duke perfshire ketu sasine e vitamines C te mjaftueshem per nje dite ne nje sherbim). Por pervec tjerash eshte gjithashtu i pasur me krom, i cili luan rol te rendesishem ne kontrollin afat-gjate te sheqerit ne gjak.

8. Karotat

Mos beso ate qe ndoshta ke degjuar se karotat te rrisin sheqerin ne gjak. Perderisa lloji i sheqerit qe karotat kane transformohet shpejt ne sheqer ne gjak, sasia e sheqerit ne karota eshte tejet e vogel. Ky eshte lajm i mire sepse karotat jane burim me i pasur ne natyre me beta-karotene, i cili eshte i lidhur me ulje te rrezikut per diabet dhe kontroll me te mire te sheqerit ne gjak.

9. Mishi i Pules apo Gjel Deti

Pavaresisht menyres se pergatitjes ky mish mund te jete shume i shendetshem apo tejet i padobishem. Mishi nga gjoksi eshte gjithmone me me pak yndyre (dhjam) se sa mishi si kofshet apo edhe krehet, pra ha gjoks pule apo gjel deti. Por, kurre mos e ha lekuren per shkak te permbajtjes se larte te yndyres qe ka.

10. Vezet

Vezet jane nje tjeter burim i shkelqyeshem jo i shtrenjte i kualitetit te larte te proteines. Nje apo dy veze nuk do te rrisin kolesterolin dhe ne te njejten kohe te mbajne te ngopur dhe te kenaqur per ore te tera.

Zero Cool
11-09-11, 20:35
11. Peshku

Komplikimi me i rrezikshem i diabetit eshte semundja e zemres dhe nese ha peshk se paku nje here ne jave mund te zvogelosh rrezikun per 40 perqind, kjo eshte sipas studimit nga Shkolla Per Shendet Publik te Harvard-it. Acidet yndyrore ne peshk zvogelojne inflamacionin ne trup, nje kontribues kryesore ne semundjet koronare. Nje shqyrtim i mundimshem i literatures shkencore per peshq dhe shendeti njeriut i bere nga hulumtuesit e Harvard-it ka arritur ne perfundim se dobite e ngrenies se peshkut jane shume me te medha se sa rreziqet qe shoqerojne ate.

12. Fara a lirit

Keto fara te shndritshme ngjyre kafeje godasin diabetin trefish: Jane te pasura me proteina, fiber dhe yndyra te mira ashtu te njejte me ate qe gjendet te peshqit. Farat e lirit gjithashtu jane burim i magnezit, nje mineral qe eshte kyc ne kontrollimin e sheqerit ne gjak per shkak se ndihmon qelizat te perdorin insulinen. Farat a lirit te bluara prishen shpejt keshtu qe blej jo te bluara dhe bluaj nese ke nevoje.

13. Qumeshti dhe Kosi

Qe te dy jane te pasura me proteina dhe kalcium, per te cilat studimet tregojne se ndihmojne njerezit te humbin peshe. Dietat (te ushqyerit) te cilat perfshijne shume ushqime prodhim qumeshti (bylmet) luftojne rezistencen ndaj insulines, problem thelbesore prapa diabetit. Gjej me pak yndyre apo fare pa yndyre. E njejta vlen edhe per kosin i cili gjithashtu ofron dobi te ngjashme.

14. Arrat

Per shkak te sasise se larte te fibres dhe proteines, kokrrat si arra the lajthit jane ushqim qe digjen ngadale dhe miqesor ndaj sheqerit ne gjak. Edhe pse ato permbajne mjaft yndyre, ajo eshte yndyre gjysme e ngopur e mire per shendetit.

15. Farat

Ashtu si arrat, te gjitha llojet e farave, kungullit, lulediellit, susamit, jane te mbushura me yndyra te mira, proteine dhe fiber qe se bashku punojne te mbajne poshte sheqerin ne gjak dhe shmangin semundjen e zemres. Ato gjithashtu jane burim natyral i sterolve qe ulin kolesterolin, po i njejti perberes qe shtohet ne disa margarine per ulje te kolesterolit. Keshtu qe hereve tjera kur te shikosh film ose sport mbush nje ene dhe lere afer se te duhet.

16. Qull tershere

A ke menduar se sa i mire per shendet eshte qulli tersheres? Kjo eshte per shkak se eshte i mbushur me fiber te tretshme dhe kur perzihet me uje, formon pasten. Ashtu si ngjitet ne ene, ne te njejten menyre formon nje barriere ngjitese ne mes te enzimave digjestive ne stomakun tuaj dhe molekulave te amidonit ne ushqimin tuaj. Ne kete menyre trupit tuaj i merr me shume kohe te shnderroj karbohidratet qe ke konsumuar ne sheqer ne gjak. Pra, qulli i tersheres nuk duhet harruar dhe eshte mire te konsumohet ne mengjes.

17. Vaji i Ullirit

Vaji i ullirit eshte ar! Ne fakt, per shkak qe permban komponente anti-inflamacion aq te fuqishem saqe hulumtuesit e lidhin me aspirinen. Kjo mund te jete nje arsye se perse njerezit qe pasojne diete mesdhetare, menyre tradicionale e te ngrenit ku vaji ullirit perdoret si ne prodhime, ne drithera, ashtu edhe ne mish, kane perqindje te ulet te semundjeve te zemres dhe diabetit, qe te dyja jane te lidhura me inflamacion. Ndryshe nga gjalpi, yndyra e mire ne vaj te ullirit nuk rrit rezistencen ndaj insulines dhe madje ndihmon ne ndryshim te saj. Vaji Ullirit gjithashtu ngadaleson tretjen keshtu qe ushqimi qe ke ngrene ka me pak gjasa te rrise glukozen.

18. Gjalp Kikiriku

Nje studim ka zbuluar se te hash gjalpe kikiriku humb apetitin deri ne dy ore me gjate se nje meze me pak fiber dhe shume karbohidrate, keshtu duke e bere kete ushqim favorit te femijeve nje aleat per humbje peshe. Yndyrat gjysme te ngopura ne gjalpe kikiriku gjithashtu ndihmojne ne kontrollimin e sheqerit ne gjak. Pra, pervec se te ndihmon kunder diabetit gjalpi i kikirikut eshte i mire per ata te cilet nuk mund t’i bejne balle deshires per te ngrene.

19. Buke nga Gruri i Plote

Te hash buke te bardhe eshte gati njesoj sikur te hash sheqer kur behet fjale per ngritje te sheqerit ne gjak. Keshtu pra nese hani shume nga buka e bardhe, thjeshte ndrysho ne buke nga drithi i plote (buke nga mielli i grurit te plote) dhe kjo mund te te ndihmoj te permiresosh ndjeshmerine ndaj insulines. Ne nje studim te fundit 1000 burrave dhe grave eshte pare se sa me i larte ishte konsumimi i ushqimeve nga dritherat e plota aq me e mire ishte ndjeshmeria ndaj insulines dhe stabiliteti i sheqerit ne gjak.

20. Patatet e embla

Ne vend te patates se pjekur te bardh zgjedh pataten e embel dhe do te kesh rritje te sheqerit ne gjak per 30 perqind me pak. Patatet e embla jane te mbushura me materie ushqyese dhe fiber qe lufton semundjet e qe gati 40 perqind e saj (fibres) eshte e llojit qe ule kolesterinen dhe ngadaleson tretjen. Ato jane gjithashtu ekstra te pasura me karotide, pigmente me ngjyre te verdhe dhe ngjryre portokalli qe luajne rol te rendesishem ne perkrahje te trupit ne pergjigje ndaj insulines. Sikur kjo te mos mjaftonte ato jane gjithashtu te mbushura me perzierje natyrale bimore te acidit klorogjenik, i cili gjithashtu ndihmon ne zvogelimin e rezistences ndaj insulines.