PDA

View Full Version : Namazi


unix
05-05-08, 05:19
Namazi

Namazi ėshtė njė lloj adhurimi i cili pėrbėhet nga fjalė dhe veprime tė veēanta, Ai fillon nė lartėsimin e emrit tė Allahut, tekbirit fillestar (thėnien “Allahu Ekber”) dhe pėrfundon me selam. Meqė namazi ėshtė thelb i Islamitn ne do ta diskutojmė atė hollėsisht.
Pėr ta thėnė nė njė mėnyrė mė tė thjeshtė, namazi duhet tė ekzistojė, sepse pa tė Islami nuk mund tė mbahet.
Profeti (a.s) ka thėnė: “Koka ėshtė Islami, shtylla e tij ėshtė namazi dhe maja e tij ėshtė xhihadi nė rrugėn e Allahut”. Namazi ishte veprim i parė i adhurimit qė u bė detyrim nga Allahu. Detyrim pėr kryerjen e tij iu shpall direkt Profetit (a.s) gjatė gritjes sė tij nė qiell.

Enesi (r.a) ka thėnė: “Namazet iu bėnė detyrim Profetit (a.s) gjatė ngritjes sė tij nė qiell. Nė fillim ata ishin 50, por numri i tyre u ul disa here derisa mbetėn pesė. Pastaj iu tha: “ O Muhamed, urdhėri nuk ka ndryshuar.Kėto pesė namaze janė tė barazvlefshme me 50 tė tillė”.[Hadith Sahih; Sahih En-Nesai 449]

Namazi ėshtė vepra e parė tė cilėt do tė llogaritet njeriu. Abdullah ibn Karti ka transmetuar se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Vepra e pare pėr tė cilėn do tė llogaritet nejriu Ditėn e Gjykimit do tė jetė namazi. Nėse llogaria e kėsaj vepre del mire, atėherė edhe pjesa tjetėr do tė jetė mire. Dhe nese ėshtė e keqe, atėherė edhe pjesa tjetėr e veprave tė tij do tė jetė e keqe”. [Hadith Sahih; vetėm se trasmetuar nga Enes ibn Mailu, Temamul Minneh]

Po ashtu namazi ėshtė porosia e fundit pėr tė cilėn e kėshilloi Profeti (a.s) umetin e tij pėrpara se tė vdiste, duke thėnė: “Tė keni kujdes namazin, namazin edhe ajo ēka podesoni (robėrit)”

Namazi do tė jetė gjėja e fundit qė do tė humbasė nga feja. Kur ajo tė humbase, atėherė edhe Islami do tė pėsojė njė gjė tė tillė. I Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Do ta anuloni Islamin duke e zhveshur atė si zgjidhjen e nyjeve njė nga njė. Sa here qė anulohet njė nyje, njerėzit hidhen pas tjetrės. E para qė do tė zhvishet do tė jetė qeverisja, ndėrsa gjėja e fundit do tė jetė namazi”.

Mė shumė vargje kuranore, Allahu e bashkėngjit namazin me pėrkujtimin e Allahut:
“Me tė vėrtetė namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e Allahut ėshtė mė e madhja ( e adhurimeve)”. (El Ankebutė, 45)

“Ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar e qė pvrkujton madhėrinė e Zotit tė vet dhe falet”. (El E`ala, 14-15)

Shpeshherė, Allahu e pėrmend namazin sė bashku me zekatin:
“Kryeje faljen dhe jepe zekatin”. (El Bekare, 110)

Dhe ndonjėherė, me durimin:
“Kėrko ndihmė me durim dhe namaz”. (El-Bekare, 45)

dhe me haxhin:
“…prandaj falu dhe bėj kurban pėr hir tė Zotit tend.” (El Keuther, 2)

“Thuaj : Me tė vėrtetė namazi, kurbani, jeta dhe vdekja ime janė vetėm pėr Allahut, Zotin e Botėve. Ai nuk ka shok. Pėr kėtė gjė jam urdhėruar dhe unė jam i pari prej atyre qė i nėnshtrohen Zotit”.
“Kanė shpėtuar besimtarėt qė janė tė pėrulur nė namazet e tyre” ( El Mu`minun, 1,2)

“dhe ata qė i kushtojnė kujdes namazit tė tyre. Kėta janė trashėgimtarėt qė do tė hyjnė nė Firdeus dhe nė tė do tė qvndrojnė pėrgjithmonė” ( ElMuminun, 9,11)

Rėndėsia e namazit ėshtė aq e madhe, saqė njeriu ėshtė I urdhėruar ta zbatojė atė: qoftė kur ėshtė nė udhėtim apo jo: kur ėshtė i sigurt dhe kur nuk ėshtė i sigurt:
“Vazhdoni rregullisht namazet tuaja edhe atė namazin e mesėm dhe ndaj Allahut tė jeni respekues. E nėse keni frikė (nga armiku), atėherv faluni nė kėmbė apo mbi kuaj. Kur tė jeni tė sigurtė, pėrkujtojeni Allahun, pasi Ai ju ka mėsuar atė qė nuk e dinit”. ( El Bekare: 238-239)

Allahu i Madhėruar e shpjegon mėnyrėn e faljes nė momentė udhėtimi, lufte apo sigurie:
‘Dhe kur je midis tyre dhe I drejton nė namaz, lėre njė pjesė tė tyre tė mbajnė armėt e njė grup le tė vijė tė falet me ty(grupi tjetėr nė rojė). E kur tė bien nė sexhde ( tė kryejnė njė rekat), kėta le tė qėndrojnė mbrapa jush (nė rojė), e le tė vijė grupi tjetėr qė nuk ėshtė falur e tė falet me ty dhe le t`I bartin armėt dhe tė jenė nė gjendje gatishmėrie. Ata qė nuk besojnė e dėshirojnė moskujdesin tuaj ndaj armėve e mjeteve, nė mėnyrė qė ata tė sulmojnė kundėr jush. Nuk ėshtė mėkat pėr ju qė tė mos I mbartni armėt tuaja, nėse ju pendon shiu apo nbse jeni tė sėmurė. Por, merrni masa! Allahu ka pvrgatitur denim nėnēmues pėr jobesimtarėt. Kur ta keni kryer faljen, pėrkujtojeni Allahun, nė kėmbė, tė ulur dhe tė mbėshtetur.Dhe kur tė jeni tė sigurt, kryejeni namazin nė mėnyrėn e duhur, sepse namazi nė kohėn e caktuara ėshtė detyrim pėr besimtarėt”. (En-Nisa, 102-103)

Gjithashtu, Allahu i paralajmėron nė mėnyrė tė ashpėr ata qė lėnė namazet apo janė tė shkujderur andaj Allahu thote ne Kur'an:
“E pas tyre erdhėn pasardhės qė e lane namazin dhe rendėn pas epsheve.Por, ata do tė ndeshen me mashtrimin”. (Merjem, 59)

“Mjerė ata qė fallen dhe janė tė pakujdesshėm ndaj namazit tė tyre!”.(El maun, 4-5)

Namazi ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme nė Islam dhe pėr rrjedhojė ai kėrkon njė pėrkushtim tė veēantė.
Ibrahimi i kėrkoi Zotit qė t`i jepte pasardhės qė do ta kryenin faljen;
“O Zot! Mė bėj mua dhe disa prej pasardhėsve tė mi qė tė jemi tė qėndrueshėm nė namaz.O Zot, pranoje tutjen time!”( Ibrahim, 40 )

Marre nga: http://www.teuhid.net/fikh/namazi.php