PDA

View Full Version : Ushqimi edhe kariesi...


Jana
08-05-08, 19:42
Studimet kanė treguar se sasia e sheqerit nė ushqim nuk ėshtė shkaktari i domosdoshėm i kariesit, mirėpo ndikimin negativ tė tij nė shėndetin e dhėmbėve e pėrcakton koha e qėndrimit tė sheqerit nė gojė. Sa mė gjatė qė ėshtė sheqeri i “ngjitur” pėr dhėmbėt aq mė i madh ėshtė rreziku pėr karies.
Bonbonet me xhelatinė, janė tė rrezikshme pėr shkak tė xhelatinės e cila ngjitet pėr dhėmbėsh dhe i mban edhe bakteret pėr njė kohė tė gjatė duke u krijuar ambient ideal pėr shumimin e tyre dhe pėr t’u pėrgatitur pėr “sulm”. Edhe nėse nuk mund t’i shmangni plotėsisht ato, mundohuni qė ato tė jenė pa xhelatinė.

Secili ushqim i cili pėrmban sheqer nxit tajimin e acidit nga pėshtyma me ē’rast fillon procesi i demineralizimit tė dhėmbit, i cili paraqet hapin e parė nė formimin e kariesit. Kjo do tė thotė se secili pushim i cili shoqėrohet me ngrėnien e njė frute apo madje edhe pirjen e ēajit me sheqer, paraqet rrezik pėr dhėmbėt tuaj.

Ushqimet e forta tė cilat forcojnė muskujt pėrtypės, shpejtojnė pėrtypjen dhe prodhimin e pėshtymės, mundėsojnė dhėmbėt tė pastrohen mė shpesh nga pėshtyma dhe zvogėlojnė aciditetin e gojės. Pėr kėtė arsye mė mirė tė vendosni pėr biftek sesa pėr pleskavicė, hani fruta tė freskėt nė vend tė kompoteve ... Ndėrsa rekomandohet pėrtypja e ēamēakėzit pas ēdo ushqimi nėse nuk keni mundėsi t’i pastroni dhėmbėt.

Derisa shumica e ushqimeve e rrisin rrezikun pėr karies, djathi zvogėlon aciditetin nė gojė dhe neutralizon efektin dėmtues tė ushqimeve tė veēanta. I pasur me kalcium dhe fosfor, djathi po ashtu rrit efektin mbrojtės tė pėshtymės. Pėr kėtė arsye djathi ėshtė ushqim ideal nė fund tė ēdo ushqimi, por me kusht qė niveli i kolesterolit tė mos jetė i lartė.