PDA

View Full Version : Leter e hapur: Institucioneve te Republikes se Kosoves


Berisha-boy
10-05-08, 23:06
Kryetarit te Republikes se Kosoves, z. Fatmir Sejdiu
Kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, z. Jakup Krasniqi
Kryeministrit te Republikese se Kosoves, z. Hashim Thaqi






Te nderuar perfaqesues te institucioneve te Republikes se Kosoves,Jemi plotėsisht tė vetėdijshėm se bėrja dhe ndėrtimi i shtetit tė ri tė Kosovės ėshtė e meritė e vullnetit dhe qėndresės politike tė popullit tė Kosovės por edhe e vendosmėrisė Tuaj, qė kėtė vullnet ta jetėsoni para qytetareve Tuaj. Shprehim admirimin tonė pėr hapat e ndėrmarre nga ana e institucioneve tė Kosovės, qė Ju pėrfaqėsoni, nė ndėrtimin e lirisė dhe demokracisė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, duke dėshmuar kėshtu pėrkushtimin Tuaj pėr njė shtet tė lirė dhe demokratik pėr tė gjithė qytetarėt, pa dallim etnie, pėrkatėsie gjinore apo fetare.
Kosova sot, e gjendur nė hapat e parė tė ecjes sė sajė si shtet, mė shumė se kurrė mė parė ka nevojė pėr vizione tė qarta mbi tė ardhmen e vet. Vendimet mė tė cilat po pėrballen institucionet e Kosovės do tė duhet tė mbėshtetėn nė vlerat e pėrbashkėta tė qytetarėve tė sajė nė mėnyrė qė ato promovojnė liritė dhe tė drejta njerėzore. Nėse me vlerat e tilla nuk shėrbehemi nė ndėrtimin e demokracisė nė vend, atėherė kemi rrezikuar qė tė arriturat tona tė deri tanishme t`i dėmtojmė seriozisht. Njė komb, njė popull e para sė gjithash njė bashkėsi qytetare do tė ndjehet e pajtuar me tė kaluarėn e sajė, e sigurt nė tė tashmen dhe me shpresė pėr tė ardhmen, vetėm nėse ajo mbėshtetė nė vlerat unitariste, tė cilat duke i pranuar bėhen edhe pėrfaqėsuese tė dinjitetit tė sajė.
Disa prej neneve (25, 26 dhe 37) tė Kushtetutes se sapomiratuar mendojme se prekin vlerat e themelore tė familjes dhe shoqėrisė, dhe demtojne seriozisht te ardhmen e shoqėrisė kosovare. Me kėto nene, nė emėr tė lirisė, atakohet nė mėnyrė te ashper dhe tė pa drejtė e drejta themelore pėr jetė e ēdo qenje njerėzore. Ndėrtimi i premisave pėr legalizimin e abortit tregon mospėrfillje pėr tė drejtėn themelore pėr jetė tė ēdo qenie njerėzore, pa marr parasysh zhvillimin e tij fizik, mental dhe shpirtėror, tė njohur nga ēdo kod fetar dhe tė mbrojtur po ashtu dhe nga kartat e tė drejtave tė njeriut. Nė anėn tjetėr nga po kėto nene i hapet rruga ēdo kujt qė nė mėnyrė tė padrejtė, tė lidh martesė edhe brenda tė njėjtės gjini, duke rrėnuar kėshtu vlerat themeltare dhe tė patjetėrsueshme mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar shoqėria njerėzore - nė martesėn e shenjtė nė mes burrit dhe gruas.
Me kėtė jo vetėm qė fyhen vlerat shpirtėrore (religjioze) tė ēdo kosovari por bėhet e pa sigurt e ardhmja jonė si shtet qė mbron dhe jo shkel tė drejtat e qytetarėve tė vet! Rrezikojmė, qė kėshtu, lirinė e fituar ta shndėrrojmė nė instrument qė tkurr dhe jo zhvillon tė drejtat tona.
Tash kur familja jonė ka tė gjitha premisat tė ndėrtoj tė ardhme tė shėndosh, miratimi i neve tė tilla, shkatėrron pakthyeshėm shpresėn e njeriut pėr tė arritur idealet e veta. Nuk kemi tė drejtė dhe nuk guxojmė qė nė emėr tė “barabarėsisė”, tė vėmė shenjė e barazimit nė mes tė mirės dhe tė keqes. Liria paraqet infrastrukturėn pėr tė zgjedhur kah e mira ose e keqja. Por shoqėria jonė, do tė duhej, mė mirė tash se dikur, t`i thotė jo tė ardhmes sė vet tė pasigurt dhe tė mbėshtetet nė vlerat e veta tė dėshmuara.
Prandaj, nisur nga ajo qė konstatuam mė lartė, shprehim brengosjen tonė tė thellė se vlerat tona njerėzore, religjioze, shoqėrore dhe tradicionale janė rrezikuar seriozisht me miratimin e neneve kushtetuese qė ndėrtojnė mekanizma pėr legalizimin e abortit dhe hapin rrugėn pėr martesa brenda gjinisė. Kėrkojmė nga Ju, qė duke shfrytėzuar kapacitetin Tuaj ligjor dhe vendimmarrės, tė amandamentoni sa mė parė Kushtetutėn e sapo miratuar nga Kuvendi i Kosovės, duke i zėvendėsuar nenet e lartpėrmendura me nene qė mbrojnė jetėn dhe familjen.
Jemi plotėsisht tė bindur se njė gjė e tillė do ta pėrmirėsonte ligjin themeltar tė shtetit tonė por po ashtu do t`iu njihte Ju meritėn e pakontestueshme nė mbrojtjen dhe promovimin e lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve qė iu kanė votuar.
Shpresojmė shumė qė kjo letėr t`Ju shėrbej si nxitje qė detyrimet dhe pėrgjegjėsitė Tuaja t`i ushtroni nė mbrojtje tė vlerave njerėzore!







Me nderime,

Dom Anton Kqira (Detroit, MI)
Imam Idriz Kosova (Chicago, Ill)
Dom Ndu Gjergji (Detroit, MI)
Imam Shuaib Gurguri (Detroit, MI)
Dom Pjeter Popaj (New York, NY)






PS:Nese teme nuk e ka vendi e duhur ne kete forum (PAVARĖSIA E KOSOVĖS) ju lutem zhvendosni ne forumin qe i takon!