PDA

View Full Version : A rrezikohet Kosova nga trazirat sociale?

jonuzi
26-05-08, 13:57
Jeta e qytetarit te Kosoves ēdo dite e me shume po behet me shtrejte, tani me te gjithe jemi deshmitar se qmimet e larta te produkteve baze per ekzistencen e njeriut ne Kosove, per ēdo dite e me shume po shtrenjtohen dhe bashke me kete shtrenjtim kemi edhe zvogelimin e aftesise blerese te shume e shume familjeve kosovare.
Tani me te gjithe e dijme se varferia ekstreme ne Kosove eshte me e madhja, gjithashtu per qdo dite e me shume kemi familje qe kane bankrotuar dhe ndihmen e vetme kane 60 eurot qe marrin si ndihme sociale. Deri me tani nuk kemi pare qe qeveria e Kosoves te kete ntervenuar ne ndonje aspekt qe te lehtesoj jeten e qytetarit te Kosoves, qofte ne ngritjen e pagave per punetoret ne sektorin publik, qofte ne suvencionimin e ndonje artikullu baze apo ndonje nderrmarje per te mbajtur nen kontroll qmimet qe brenda jeve griten per disa % pernjeher.
Kemi edhe abuzimin ekstrem qe bejne bizneset sa i perket qmimeve, ato kane krijuar monopole dhe ne emer te ekonomise se tregut bejne te gjitha anbuzimet e mundeshme.

Duke marr parasyshe te gjitha keto, shtrohet pyetja se a rrezikohet Kosova nga ndonje krize apo trazire sociale?

Duke qene qdo dite ne kontakt me njerz dhe ate me shtresat me te varfera, them se Kosova rrezikohet seriozisht nga trazirat dhe paknaqesit sociale te cilat do te mund te shkaktonin probleme te paimagjinueshme per Kosoven. Njerzit e thjesht bejne nje jete nen qdo minimum per nje jete normale, ato me 60 euro ndihme sociale nuk mund te blejne as miellin e mos te flasim per gjera tjera.

Kete teme mora shkas ta hapja pas nje bisede me disa qytetar pak minutash me pare, ata kurr me pare nuk i kisha pare me te shqetesuar dhe vazhdimisht se duhej nje rrebelim qytetar kunder biznesit dhe qeverise, ata kishin halklin e ushqimit, hallin e nje jete aspak njerzore qe bejne, brengat se femijte e tyre nje dite do te mund te mos ushqehen fare................

T'ia fillojme ketij debati dhe bashkarishte te shprehim mendimet tona .....

Bjeshka1
26-05-08, 18:58
Nuk ka investime te duhura ne Kosove. Ne vend se te investojne me shume ne infrastrukture, ne hapjen e vendeve te reja te punes, ne shkolla, ne Kosove investohet ne "misionarizem". Eshte rrezik qe nje dite te kete jo trazira, por edhe me shume se kaq. Kjo eshte teme interesante, por siē duket nuk e kuptojme seriozitetin e saj.

Januzbrahimi
26-05-08, 19:58
Mungesa e ketyre debateve , jo vetem ketu neper forume, por sidomos ne television, te tregon se ku qendron qeveria me punen e saj. Mos te harrojme se ne kemi nje qeveri qe ende nuk ka program , jo vetem zhvillimor, por kurrefare programi!, edhe pak do te hym ne sezonen e veres, e cila do te kalon mes implementimit dhe mos-implementimit te Kushtetutes, gjysme-nxjerrjes se pasaportave, dhe do te na ze tetori ne "nivelin 0" te zhvillimit ekonomik, dhe prape do te mbizotoj retorika politike.
Para pavarsise, si arsytim nga ana e qeverise ka qene statusi, tash edhe per shume vite motiv per ngecje do te jete veriu, dhe mund t'ju garantoj se do te kalojne edhe vite dhe prape do te flitet per Veriun, me pikat kufitare jashte kontrollit etj etj.

jonuzi
28-05-08, 13:33
Nuk ka investime te duhura ne Kosove. Ne vend se te investojne me shume ne infrastrukture, ne hapjen e vendeve te reja te punes, ne shkolla, ne Kosove investohet ne "misionarizem". Eshte rrezik qe nje dite te kete jo trazira, por edhe me shume se kaq. Kjo eshte teme interesante, por siē duket nuk e kuptojme seriozitetin e saj.

Eshte shume e vertet se Kosoves i mungojne debatet e mirefillta, nuk mund te imagjinoj se si sot injorohet varferia ekstreme, se si mundohet qe te hidhet hi mbi problemmet e shumta sociale dhe qe askush te mos kujdeset qe nje dite te mos ndodh ndonje paknaqesi te cilat koston do ta kishin qindra here me te shrejte.
Ne kosove eshte duke u zhvilluar nje jete konfuze, nje jete aspak normale, andaj personalisht kurr nuk do te deshiroja qe kete qe ndjej nje dite te jete nje realitet i hidhur, mirepo Kosova mund te perfshiohet nga keto trazira ne qdo moment......

jonuzi
30-06-08, 14:18
Papunėsia nė Kosovė arrin nė 50 pėr qind
Nga Pėrparim Isufi
Publikuar : Mars 30, 2008
Printo Email

Kosova me gjasė po jeton momentet e fundit tė njė paqeje tė blerė sociale e cila e ka shoqėruar nė nėntė vitet e funksionimit me institucione legjitime por pa status tė zgjidhur.

Shpallja e pavarėsisė sė vendit mė 17 shkurt tashmė i ka hapur rrugėn veprimit sindikal tė punėtorėve dhe tė papunėve nė Kosovė qė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre. Nė kėtė mėnyrė, organi kryesor sindikal, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, ka paralajmėruar njė protestė pėr muajin e ardhshėm. Institucionet e Kosovės, tė frikėsuara nga trazirat e mundshme sociale, kėrkojnė edhe mė tepėr durim qytetar.
"Ne jemi duke u pėrgatitur pėr njė protestė tė tė gjithė punėtorėve kosovarė. Ėshtė kėrkesė e punėtorėve dhe unė dua t'i falėnderoj ata qė kanė qenė aq tė durueshėm dhe tani ka filluar tė na dalė nga dora organizimi qė e kemi. Njerėzit janė mbėshtetur pėr muri dhe nuk kanė ku tė shkojnė. Ne dėshirojmė qė nė mėnyrė tė organizuar t'i bėjmė kėto protesta, nė mėnyrė tė qetė pėr momentin. Ne do ta kemi edhe hapin tjetėr. Dhashtė Zoti tė mos ta ndėrmarrim hapin tjetėr mė radikal, sepse njerėzit nuk kanė ku tė shkojnė mė tutje kur nuk e kanė ekzistencėn pėr familjet e tyre", tha Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės.
Nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, Flamur Keqa vlerėson se Kosova po kalon njė situatė jo tė favorshme sociale dhe kjo, sipas tij, e bėn potencial rrezikun e trazirave nė tė ardhmen. Megjithatė ai kėrkon qė qeverisė sė Kosovės t'i jepet edhe pak kohė pėr ta treguar veten.
"Problemet sociale janė amortizuar pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur tė Kosovės. Tani kemi pavarėsinė dhe mundėsitė qė tė shfaqen protesta tė ndryshme sociale janė mė tė mėdha, mirėpo unė mendoj qė qeverisė aktuale duhet t'i jepet edhe pak kohė nė mėnyrė qė tė shihet se a ėshtė duke punuar ashtu siē ėshtė deklaruar dhe ashtu siē presin qytetarėt e Kosovės", deklaroi Flamur Keqa nga Oda Ekonomike e Kosovės.
Gjergj Dedaj ėshtė zėvendėsministėr nė njėrin ndėr dikasterėt mė tė ndjeshėm nė Kosovė, nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale. Ai thotė se rezultatet e para pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės duhet pritur edhe pak muaj deri te Konferenca e Donatorėve pėr Kosovėn, e cila parashikohet tė mbahet gjatė verės. Idenė pėr tė protestuar, politikisht ai e vlerėson si tė pavend.
"Nė kėtė fazė unė nuk besoj se Kosovės i duhen trazirat. Kosovės i duhet qetėsia dhe krijimi i njė shteti ligjor. Pėr njė muaj tė zgjidhjes sė statusit, ėshtė vėshtirė tė pėrballemi dhe tė ofrojmė zgjidhje tė kėnaqshme. Njė pakėnaqėsi apo njė dalje e situatės jashtė kontrollit ndoshta do t'i pengonte kėto procese", vlerėson Gjergj Dedaj, zv.ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale.
Nė mungesė tė njė vlerėsimi zyrtar, hulumtimet e ndryshme kanė treguar se papunėsia nė Kosovė sillet mes 40- 50 % qė nė numra nėnkupton se janė 335 mijė njerėz tė aftė pėr punė tė cilėt presin tė punėsohen.

Alkimisti_ch
30-06-08, 15:06

Kesaj shifre prej 335 mije njerzve te afte per pune i shtohen ēdo vit edh enga 25 mije te rinje fuqi potenciale per pune, ndersa Kosova nuk ka program se si te dal nga kjo krize.
Nje gje e tille mbase eshte pritur edhe me pare por eshte fakte se kjo gje shte injoruar me heret per hir te statusit e sikur gjithnje gjendet ndonje arsyetim siē eshte tash me koneferencen e Donatorve, qe une personalisht nuk pres ndonje mrekulli.

Per te evituar kete natyrisht se protestat nuk jan te nevojshme, sepse kam pershytpjen qe ato mund te dalin shpejt jashte kontrollit e qe e tera kjo pastaj do te kishte pasoja te paparashikueshme politike, sepse mos te harrojme ne akoma jemi shtet i gjymte, apo une do ta quaja shtet gjugj, me te drejta te kufizuara si dhe me nje ēasje te kufizuar ne mekanizmat nderkombetar perfshi ketu ne radhe te pare fondacionet monetare nderkombetare.
Por kjo nuk don te thot qe ne te heshtim dhe te presim ne heshtje. Jo, une mendoj se ka forma dhe metoda se si duhet prekur ne vetdijen e mykur te politikanve tane qe e kan kap timonin per te drejtuar makinen e dermuar ne pritje "popullin". Une do te beja nje krahasim psh. me formen e protestave shume te qyteteruara te levizjes ne Tirane "MJAFT", ata vertet me aksione konkrete bombastike dhe shum domethense kan arritur te zgjojne vemendjen e opinionit dhe te mediave edhe jashte Shqiprise dhe ka patur efektin e saj.
Nje forme te tille eshte mundu me kopju edhe Albini por per dallim prej asja Mjaft, Vetevendosja eshte shume e politizume dhe nuk heziton te bej edhe aksione extreme e cila ne fakt e ka demtu me shume Vetevendosjen se sa qe ka sjell ndonje risi ne veprimet politike e per pasoje ka mbetur vetem me qata 10 vete qe i ka pas.

Nje tjeter problem eshte edhe neglizhenca e pakufishme e teper injoruese e personave qe jane te kyqur neper administrata te atjeshme, kete e them nga pervoja personale por edhe nga shume te tjere qe jetojne ne diaspore e te cilet kan dashur te investojne ne Kosove, por qe jan zhgenjyer totalisht.
Mendoj se nuk duhte injoruar edhe diasporen e cila ka nje potencial, nese jo ne kuptimin e zhvillimit te hovshem ekonomik te pakten ne krijimin e nderrmarrjeve te vogla e kjo do te mund te ndikonte sadopak per zbutjen e varferise por edhe per nxitjen e investitorve te medhej qe te investojne ne Kosove.
Per kete lypset zbatimi rigoroz i ligjit dhe ate jo mbi baza partiake apo parcialisht por nje ligj per te gjithe njesoj pa perjashtime.
Perndryshe nese vadzhohet me kete trend ateher nuk eshte qudi qe nje dite te aferme policia e Kosoves te shtyp me dhune demostratat sociale, ngase aty ku deshton fjala dhe vepra konkrete ateher vjen deri te gjuha e dhunes e ateher mund te behet per shumeke vone e per te gjithe ne shume keq. Uroj qe kjo te mos ndodhe kurr.