PDA

View Full Version : Sekretet pėr njė jetė tė lumtur!


Naki
26-05-08, 20:42
Psikologėt shpjegojnė sekretet pėr njė marrėdhėnie tė suksesshme
7 kėshilla pėr njė jetė tė lumtur

Ēdo lidhje ka nevojė pėr njė themel tė fortė, e cila mund tė zgjasė pėr tė gjithė jetėn. Psikoterapistja Paula Hall jep 7 kėshilla thelbėsore:
1. Duaj veten tėnde. Nėse nuk doni veten tuaj, ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund t’u dashurojė dikush tjetėr.
Respekti ndaj vetes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė lidhje tė fortė. Nėse e pėlqeni vėrtet veten tuaj, veē defekteve dhe dobėsive qė keni, do tė ndiheni tė sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim nė veten, do tė pėlqeni tė rrini me partnerin pėr gėzimin qė sjell nė jetėn tuaj dhe jo sepse keni nevojė pėr tė qė tė mbijetoni. Nėse keni pasur njė eksperiencė negative nė tė shkuarėn, ėshtė e nevojshme tė bisedoni pėr kėtė me partnerin. Ai do t’u qėndrojė pranė dhe do t’u bėjė tė harroni atė periudhė tė vetes suaj, por gjithsesi mbani parasysh qė edhe nė kėtė rast tė vlerėsoni veten tuaj.

2. Pėlqeni partnerin tuaj. Lidhjet e forta krijohen vetėm nėse e pėlqejnė vėrtet njėri-tjetrin. Do tė jetė mė romantike tė flisni pėr dashurinė ėshtė e rėndėsishme tė kujtoni se dashuria ėshtė njė emocion qė vjen e shkon. Nėse sinqerisht keni ndjenjėn e simpatisė ndaj njėri-tjetrit, nėse jeni dakord me mendimet e njėri-tjetrit, ndani tė njėjtat ėndrra pėr jetėn, atėherė ndenja e dashurisė nuk do tė jetė kurrė larg jush. Ėshtė thelbėsore t’i thoni partnerit se edhe ju e pėlqeni atė. Fjalėt e ngrohta tė kurajės dhe mbėshtetjes krijojnė besim dhe respekt. Pėr ta bėrė tė ndihet edhe mė mirė njeriun e zemrės shtoni numrin e komplimenteve.

3. Vlerėsoni kohėn. Rėndėsia e gjėrave mund tė matet nga sasia e kohės qė jeni tė gatshėm tė shpenzoni pėr partnerin tuaj. Kur njė ēift ėshtė nė fillimet e lidhjes sė tij instinktivisht tė dy partnerėt kanė si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohės dhe jeta bėhet mė e ndėrlikuar, koha qė kalojnė bashkė partnerėt nuk ėshtė mė e para, dhe lidhja vendoset nė plan tė dytė.

4. Komunikoni. Komunikimi i mirė ėshtė thelbėsor pėr njė lidhje tė fortė. Ėshtė mėnyra e vetme pėr t’i thėnė partnerit se kush jeni, ēfarė dėshironi dhe pse silleni nė njė mėnyrė ose njė tjetėr. Tė folurit ėshtė mėnyra se si lejoni tjetrin tė hyjė nė botėn tuaj private. Tė komunikosh mė mirė nėnkupton tė thuash hapur dhe sinqerisht atė ēfarė ndjeni nė tė vėrtetė. Do tė thotė gjithashtu tė dėgjosh partnerin pa e gjykuar.

5. Diskutoni me qetėsi. Ėshtė e rėndėsishme tė pranoni se diskutimet janė pjesė normale e njė marrėdhėnie. Tė gjithė njerėzit janė tė vetėm, kėshtu qė ėshtė normale qė ndonjėherė tė ndani mendime tė ndryshme. Ēiftet qė diskutojnė tė qetė
nuk kanė pse tė shqetėsohen nėse nuk bien gjithmonė dakord. Diskutimi i mirė ėshtė njė mundėsi pėr tė ndarė ndjenjat dhe forcuar lidhjen tuaj, duke arritur nė njė vendim tė pėrbashkėt. Mund tė jetė njė eksperiencė qė u dhuron tė dyve mė shumė besim nė marrėdhėnien qė keni krijuar dhe u afron mė shumė me njėri-tjetrin.
6. Prekuni ēdo ditė. Prekja ka fuqinė e tė dhėnit qetėsi dhe mbėshtetje, tė mbrojtjes dhe kurajės dhe sigurisht atė tė eksitimit. Ēdo ēift e di se jeta e tyre seksuale mund tė jetė nė periudha tė ndryshme, por nevoja fizike pėr ngrohtėsi nuk ndryshon asnjėherė.

7. Pranoni ndryshmet. Me kalimin e viteve njerėzit ndryshojnė, dhe mund tė jetė ky ndryshim i cili “mban gjallė” njė lidhje. Jeta gjithashtu ndryshon dhe shpesh jo ashtu siē do tė donin njerėzit. Ndryshimi mund tė ndikojė nė rritjen e intimitetit, por gjithashtu mund tė jetė edhe i dhimbshėm. Mund tė nėnkuptojė pėrshtatjen e njė mėnyre tė re tė menduarit ose njė mėnyrė tė re jetese. Nė marrėdhėniet e suksesshme ēiftet kanė mėsuar tė pėrshtaten dhe ndryshojnė sė bashku. Ata pranojnė se ky ndryshim ėshtė njė pjesė e paevitueshme e jetė sė njeriut, ndaj dhe mbėshtesin njėri-tjetrin.
Marrė nga “News Week”

emine
27-05-08, 06:44
kjo eshte me e rendsishmja....


Duaj veten tėnde. Nėse nuk doni veten tuaj, ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund t’u dashurojė dikush tjetėr.
Respekti ndaj vetes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė lidhje tė fortė. Nėse e pėlqeni vėrtet veten tuaj, veē defekteve dhe dobėsive qė keni, do tė ndiheni tė sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim nė veten, do tė pėlqeni tė rrini me partnerin pėr gėzimin qė sjell nė jetėn tuaj dhe jo sepse keni nevojė pėr tė qė tė mbijetoni. Nėse keni pasur njė eksperiencė negative nė tė shkuarėn, ėshtė e nevojshme tė bisedoni pėr kėtė me partnerin. Ai do t’u qėndrojė pranė dhe do t’u bėjė tė harroni atė periudhė tė vetes suaj, por gjithsesi mbani parasysh qė edhe nė kėtė rast tė vlerėsoni veten tuaj