PDA

View Full Version : Ditė tė mira edhe pėr Kosovėn


Pupi
28-05-08, 21:15
Dikush duhet t’i thotė Rueckerit se pas 15 Qershorit ai mė nuk ėshtė “in charge” nė Kosovė

http://www.dardania.de/vb/upload/../../img/../img/cnt/news/eu_flag-170X130.gif Nё takimin e parė ndėrparlamentar mes Parlamentit Evropian dhe Kuvendit tė Kosovės, raportuesi pėr Kosovėn, Joost Langedijk, tėrhoqi vėrejtjen pėr problemet me tё cilat mud tё ballafaqohet vendi pas 15 qershorit dhe shprehu brengosjen nё lidhje me konfuzionin qё mund tё ndodhė pas kalimit tё fazės tranzitore. Takimi u mbajt me flamurin e Kosovёs, dhe anёtarёt e delegacionit u paraqitёn pa praparshetsёn UNMIK.


“Ajo qё unė mendoj se ёshtё shumё mё e rёndёsihme, ёshtё transferi i kompetencave nga UNMIK-u tek Qeveria e Kosovės, qё gjithashtu duhet tё ndodhё me 16 qershor. Dikush duhet t’i tregojё zotėri Rueckerit se ai mё nuk ёshtё “in charge” nё Kosovė. A do t’ia thotё kёtё gjё atij Ban Ki Moon, apo Solana ? Sepse nё se askush nuk i tregon Rueckerit, ai do vazhdojё tё jetё nё krye tё Kosovёs, e Kushtetuta e cila do jetё nё fuqi nuk e parasheh kёtё gjё”, ka thėnė z. Joost Langedijk deputet nga Holanda.

Situata e krijuar pёr shkak tё mosrespektimit tё afateve nga ana e BE-sё zuri vendin kryesor tё debatit. Kryeparlamentari i Kosovės Jakup Krasniqi, kėrkoi nga Brukseli, por edhe OKB-ja qё misioni ndёrkombёtar tё ēohet sipas propozimit tё Ahtisaarit dhe qё Kushtetuta e Kosovės tё hyjė nё fuqi nё afatin e vet.

“Ne kemi besuar nё punёn dhe angazhimin e UNMIK-ut gjatė viteve tё kaluara. Mendoj qё UNMIK-u e ka harxhuar mundёsinё pёr t’i dhёnё perspektivė Kosovės dhe tё ardhmes sё saj. EULEXI-n e shohim si mekanizėm tё fuqishėm tё BE-sё, qё nё bazё tё pėrgjegjėsive pёr tё ndihmuar, kėshilluar, monitoruar, tё kryej kёtё pёrgjegjёsi. Qytetarėt e Kosovės e presin dhe knё respekt pёr EULEX-in”, ka thėnė kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Edhe pёrfaqёsuesi i Qeverisė sё Kosovės shprehu brengosjen nё lidhje me ngecjet me EULEX-in.

Tё gjithė nga eurodeputetёt ishin tё pajtimit se EULEX-i duhet tё jetё operacional nё njė afat sa mё tё shkurtėr tё mundur. Ata edhe tёrhoqёn vėrejtjen se institucionet e vendit, pas 15 Qershorit, nuk do tė kenė mё arsyetime pėr dėshtimet e mundshme.

“Qeveria e Kosovės do tė jetė drejtpėrdrejtė pėrgjegjėse. Nuk do tė ketė mė falje Secili skandal i ndėrlidhur me korrupsionin nė qeveri, realisht do ta dėmtojė besimin e popullit ndaj saj. Kjo qeveri do ta testojė vetveten nė qeverisjen e mirė dhe kjo ėshtė ajo qė ne dėshirojmė ta shohim”, ka thėnė Jelko Kacin, eurodeputet nga Sllovenia.

Ndonёse Parlamenti ka organizuar katёr takime tё kёtilla nё tё kaluarёn, megjithatė ky u quajt takimi i parė ndėrparlamentar me Kosovėn, pasi qё ёshtё i pari pas shpalljes sё pavarёsisё. Takimi u mbajt me flamurin e Kosovёs, ndёrsa anёtarёt e delegacionit u paraqitёn pa praparshetsёn UNMIK.

Ndėrkohė qė njё deputete greke e kundėrshtoi kёtё paraqitje, kryesuesja e Komisionit tё Evropės Juglindore, Doris Pak e rikujtoi atё se Parlamenti Evropian qё nё vitin e kaluar e ka miratuar Rezolutёn e cila mbёshtetё pakon e Martti Ahtisaarit.

“Dy tё tretat e Parlamentit e kanё votuar Rezolutёn e cila mbёshtetё pakon e Martti Ahtisaarit. Ēdokush ka tё drejtё tё ketё qėndrim, mirėpo ne nё Parlament i pėrmbahemi vendimeve tё marra, andaj edhe ky takim do mbahet nёn flamurin e Kosovės”, ka thėnė eurodeputetja Doris Pak.

Njё deputete italiane tentoi qё tё disktojё pёr akuzat e ish kryeprokurores sё Hagёs Carla Del Ponte, rreth tregtisė sё organeve nejrёzore, Pack si kryesuese e takimit nuk lejoi qё tё trajtohet kjo temё, duke thёnё se bёhet fjalё pёr pohime private tё njė personi privat. /gj. tuhina/
| s.b & RTK staff |