PDA

View Full Version : Fenomeni Kosovė


lirik
31-05-08, 17:32
Fenomeni Kosovė

Nga Ismail Kadare

Mė 17 shkurt tė vitit 2008, njė shtet i ri u shtua nė hartėn e Evropės: Kosova. Krijimi i njė shteti tė ri mund tė pėrbėnte njė lajm tė rrallė dikur, por jo nė kohėn tonė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore pati kaq shumė shpallje shtetesh saqė ngjarja u bė e rėndomtė. Sot ka rreth 200 tė tilla. Megjithatė duhet thėnė se nė mbrėmjen e 17 shkurtit lajmi i shpalljes sė shtetit tė Kosovės, krijoi kudo nė Evropė njė elektrizim qė kapėrcente pėrmasat e ngjarjes. Shpjegimi duhet kėrkuar pėrtej kushtėzimeve me zanafillė politike, fetare ose gjeostrategjike. Ai ka lidhje me diēka mė tė thellė, me thelbin e historisė sė njerėzimit.

Drama e Kosovės mė 1999 tregoi se kulti i lirisė, qė njerėzimi e kishte krijuar aq mundimshėm gjatė tre mijėvjeēarėve tė fundit, ishte pasuruar, mė nė fund, me njė bėrthamė tė re: mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Pėr kėto tė drejta ishte folur edhe mė parė, por asnjėherė nuk ishte bėrė luftė pėr to. Dhe aq mė pak nuk ishte pėrfytyruar qė, pėr shkak tė tyre tė bombardohej njė shtet mu nė mes tė Evropės.

Ishte ky moment i madh kur Kosova doli nga radha e rėndomtė e ngjarjeve, pėr tė marrė tiparet e fenomenit. Njė qokė (referencė), njė shenjė e re u shfaq nė histori: mund tė bėhet luftė jo veē pėr interesa pragmatike, pėr naftė, pėr porte detare, pėr gjeopolitikė, por edhe pėr parime morale.

Nė skenėn botėrore tė ngjarjeve, drama e Kosovės u gjend nė kohėn e duhur. Natyrisht si ēdo fenomen i ri, Kosova do tė krijonte ndarje, opinione tė kundėrta, nervozizėm. Ato kanė nisur vite mė parė, qysh kur u shtrua ēėshtja e ndėshkimit tė Serbisė. Tė bombardohej njė shtet sovran anėtar i OKB-sė? Aq mė tepėr tė ndėshkohej pėr shkak tė shqiptarėve, njė kombi me shumicė jo tė krishterė, qė propaganda serbe e stigmatizonte si trup i huaj midis Evropės?

Pėr fat tė mirė, Evropa, SHBA, Aleanca Atlantike u besuan fakteve dhe viktimave. Shqiptarėt nuk luftonin as pėr fe, as kundėr qytetėrimit tė krishterė evropian, por vetėm pėr lirinė dhe tė drejtat. Ata ishin evropianė, si gjithė tė tjerėt, por zėri i tyre, nė kundėrshtim me propagandėn e kundėrshtarit ishte i dobėt. Megjithatė e vėrteta triumfoi. Perėndimi, NATO e hodhėn hapin e madh: ndėshkimin e krimit.

Kosova ėshtė njė fenomen nė zhvillim. Dhjetė vite pas bombardimit, vazhdon pėrpjekja pėr balancimin e krimeve, pėr krijimin e njė lloj simetrie midis xhelatėve dhe viktimave. Hezitimi pėr njohjen e shtetit tė ri e dėshmon kėtė.

Tė gjithė e kuptojnė se nuk ka kthim pėr Kosovėn. Ndėrkaq, ndėrsa tė gjithė e pranojnė se Ballkani i vjetėr ngatėrrestar duhet tė paqėsohet, pėr mėnyrėn e paqėsimit mendimet ndahen. Pėr disa ndarja me tė shkuarėn nėpėrmjet mbylljes sė dosjes sė krimeve ėshtė zgjidhja mė e mirė. Pėr tė tjerėt ėshtė e kundėrta, jo mbulimi, por nxjerrja gjer nė fund e sė vėrtetės, sado e lemerishme tė jetė ajo, ėshtė mėnyra e vetme e shėndetshme pėr t‘u ndarė me tė shkuarėn. Ėshtė thėnė disa herė, por duhet pėrsėritur se antikiteti grek u bė i aftė pėr tė qenė baza e qytetėrimit evropian vetėm atėherė kur dėnoi krimet e shkuara dhe, bashkė me dėnimin, u pendua pėr to.

Flitet shpesh pėr nevojėn e rishkrimit tė historisė nė Ballkan. Mendimi ėshtė i drejtė nėse me rishkrim do tė kuptojmė pastrimin e historisė prej urrejtjes, mashtrimit dhe miteve tė rrejshme, dhe jo zėvendėsimin me mashtrime tė reja, siē ėshtė ngatėrrimi i xhelatėve me viktimat e mjegullimi i fajit. Bota ende nuk e di krejtėsisht tė vėrtetėn e asaj qė ka ndodhur nė Kosovė. Kur e vėrteta tė dalė nė dritė plotėsisht, e sidomos kur bashkė me tė vėrtetėn tė shfaqet mė nė fund pendimi, atėherė mund tė thuhet se Ballkani po hyn nė njė epokė tė re.

Gjatė gjithė kohės sė konfliktit ndėrballkanik ėshtė folur shpesh pėr fantazmėn e njė lufte tė vjetėr, asaj tė Fushė Kosovės. Me atė betejė ėshtė justifikuar konflikti i fundit. Me tė ėshtė lidhur preteksti kryesor qė ēoi nė gjakderdhje: miti i Kosovės si djep i Serbisė.

Mė 28 qershor 1989, tirani serb Millosheviē, nė mitingun e 600-vjetorit tė betejės sė Kosovės shpalli programin e tij tė revanshit kundėr... shqiptarėve! Habia ishte e madhe: pėrse revansh kundėr shqiptarėve? Dihej historikisht se beteja e Kosovės kishte qenė kundėr perandorisė otomane. Jo vetėm kaq. Dihej se shqiptarėt ishin pjesė e aleancės ballkanase pėrkrah serbėve, kundėr osmanėve.

Miti i rrejshėm i betejės sė Kosovės, ndryshimi i sė vėrtetės sė saj, ka qenė njė nga mashtrimet mė makabre nė historinė e Evropės. Ishte pikėrisht ky pėrēudnim qė solli kaq fatkeqėsi 600 vite mė pas.

Nėse duhej nxjerrė patjetėr njė simbolikė nga kjo betejė mesjetare, simbolika do tė ishte fare e kundėrt. Kjo betejė, ku ballkanasit, duke pėrfshirė serbėt e shqiptarėt, luftuan bashkėrisht pėr mbrojtjen e Evropės, duhej tė projektonte jo armiqėsinė, siē deshi Millosheviēi, por tė kundėrtėn e saj, afrimin e dy popujve.

Pėr fat tė keq, ndodhi e kundėrta. Pėr njė paradoks tė madh, Shqipėria e sotme, atdheu historik i shqiptarėve, atyre qė aq herė u akuzuan si armiq tė qytetėrimit evropian, ndodhet sot mė pranė Aleancės Atlantike dhe Perėndimit, se sa Serbia.
Historia ėshtė nganjėherė e pamėshirshme. Po tė ktheheshim te beteja e famshme, mė saktė, te rreshtimi i trupave ndėrluftuese nė mėngjesin fatal tė 28 qershorit 1389, historia jep njė kureshti tė habitshme: Nė qendėr tė aleancės ballkanike ishin trupat serbe, tė kryesuara nga Car Llazari. Ndėrkaq, nė kampin kundėrshtar ishin prapė trupa serbe, aleatė me turqit osmanė, tė kryesuara nga Marko Krajleviē. Pra Serbia ndodhej nė tė dyja anėt: pjesa mė e arsyeshme e saj, nė mbrojtje tė Evropės, pjesa mė e keqe e saj, kundėr Evropės. Tabloja tė kujton ēuditėrisht Serbinė e sotme, tė ndarė (tė dyzuar) kėshtu, pėr shkak tė Kosovės, pro dhe kundėr Bashkimit Evropian.

Fenomeni Kosovė do tė vazhdojė me sa duket. Ai ėshtė njė shans i mirė pėr ata qė i kanė sytė nga e ardhmja. Dhe shans i keq pėr ata qė shikojnė pas. Ėshtė vėshtirė tė besohet se shteti mė i ri i botės, ai qė u lind si mbrojtje e vlerave tė qytetėrimit europian, do tė rrethohej me izolim dhe vetmi. Nė rast tė tillė, nėse vetmi do tė kishte, kjo nuk do tė ishte thjesht vetmi e Kosovės, por edhe e Perėndimit.

Gazeta "Shqip", nė mėnyrė ekskluzive po boton origjinalin nė gjuhėn shqipe, marrė prej autorit, Ismail Kadare