PDA

View Full Version : Shoubiznesi i mjeruar shqipėtar!


ideologu
31-05-08, 20:55
Me plot siguri mund tė them se nuk jam i vetmi nė botė qė me kontinuitet tė rregullt perpleksohem me pa masė nga fenomeni i mirėnjohur i zhveshurisė konstante tė shumicės nga estrada e jonė shqipėtare nė skenė!
Megjithatė mė intereson mjaft tė di pak mė pėrafėrsisht se cilat janė intencionet e vėrteta tė asaj lakuriqėsie para publikut tė tyre “besnik“?!; Cili ėshtė ai mesazhi i tyre sekret tė cilin “artistėt e renomuar” tanė tė muzikės (e nė shumė raste madje edhe ata tė teatrit), nė mėnyrė desperate provojnė tė na e komunikojnė?! “Emancipimi” a “revolucioni” i tėrėsishėm gjinor, apo liria e pacensuruar e tė shprehurit shpirtėror?!
Apo ndoshta nuk ėshtė as njėra e as tjetra prej kategorive tė supozuara, por thjeshtė njeriu si i subordinuar nevojės ultimative tė lėndėve dehėse e narkotike, e humb krejtėsisht arsyen e vet primare tė orientimit, dhe nė si tė parrugė e nė si tė paqėllim qė na tjetėrsohet, ai pafrenueshėm ia fillon tė i ekspozoj tė gjitha pjesėt intime tė trupit, pa asnjė dozė tė mundshme tė turpit tė aprovuar njerėzor!
Mund tė jenė ato dy tė parat, e mund tė jetė edhe e treta. Mirėpo ekziston mundėsia qė diku thellė nė prapavijė tė operojnė edhe tendencat e kamufluara tė njė politike tė caktuar antikombėtare e tė cilat tendenca pėr qėllim kanė degjenerimin a shthurrjen e moralit tė mbarėsishėm kombėtar! Dukuri kjo qė herėt a vonė mė tutje, do tė shkaktonte me padyshim edhe depravimin e plotėsishėm tė mentalitetit tė pėrgjithėshėm tė kėtij rendi tonė shoqėror dominues!
Se pėr cilėn nga variantet e numėruara mė lartė me tė vėrtetė bėhet fjalė nė fenomen, aktualisht ndoshta, edhe nuk ėshtė aq lehtė tė detektohet nga ēdokush, mirėpo nė njė kohė tė ardhėshme sidoqoftė, kėto paqartėsi tė sotme indinjuese, do tė kristalizohen qė nė rrėnjė, gjithėsesi!
Mė disa raste diku nė forum kemi diskutuar gjėrėsisht mbi sjelljet e standardin jonjerėzor tė njeriut si krijesė e avancuar tė kėsaj bote, andaj do tė ishte retorikė e tepėrt tash tė pėrsėriten kėtu vlerėsimet e shqiptuara deri mė tash nė atė kontekst, mirėpo sidoqė tė jetė duhet patjetėr potencuar edhe kėsaj rradhe, se edhe kafsha si kafshė nė brendi tė mundėsive tė saja dispozitive, pahamendur, gjithėmonė anon nga normat mė pėrparimtare tė njė sjellshmėrie apropriative nė shoqėri . Ndėrkaq ne sot me adoptimin e automatizuar tė kėtyre “trendeve” e tė “kulturave” tė ashtuquajtura liberale tė tė jetuarit, vetėdijshėm e pa asnjė hezitim, po e drejtojmė vetėn nga njė regresion krejt tė padėshiruar evolucional tė zhvillimit tonė si formė biologjike nė kėtė jetė!
Nuk e di se me sa mendė disa popkėngėtare e besa edhe disa soshė tė zhanrit popullor, me plot krenari e entuziasėm, i shpalosin paturpshėm gjitė e kofshėt e tyre para masės sė magjepsur (shpeshėherė tė shashtrisur, tė dehur, e tė trullosur) auditore?! I vetmi sqarim qė pėr moment do tė kualifikohej si i drejtė nė kėtė aspekt do tė ishte ai se, ato kėngėtare tona tė ēoroditura e tė mahnitura nė sistemin intern tė trurit tė tyre nga fuqia e madhėrishme dominative e lekut famoz, para se tė i zhveshin pjesėt e tyre tė cekura tė trupit tė ekspozuar, me gjithėdėshirė pėr fat tė keq, paraprakisht e kanė zhveshur e ēupėllakosur edhe shpirtin e arsyen e tyre tė njė njeriu normal e funksional tė kėsaj toke. Nė atė mėnyrė ata pamvarėsisht susksesit e pasurimit nga projektet e tyre profesionale, pėrgjithėmonė e kanė kaluar kufirin e imagjinuar ekzistues nė mes njeriut e shtazės, dhe asisoji, definitivisht janė shėndėrruar nė gjallėresa qė asgjė tė pėrbashkėt me nocionin konvencional njeri nuk kanė, nė asnjė pikėpamje!
Gjykuar nga rezonimi i tyre i sėmurė e patologjik, ne njerėzit e lindur tė zhveshur, duhet edhe tė jetojmė pėrditshmėrisht zhveshur! E fakti qė njeriu pėrgjat epokės sė mundimshme tė evolucionit tė tij bilogjik, ka bėrė hapa tė mėdha progresivė nė aspekt tė arritjes nė stadiumin e fundit tė paramenduar tė njeriut tė lartė intelektual, atyre nuk iu hy nė punė fare, meqė objektivi i tyre i vėrtetė si qė po vėrhet, as qė pėrkon nė ndonjė mėnyrė me interesin e pėrgjithėshėm tė njeriut tradicional tė kėsaj bote!
Sa pėrvojė e hidhur ėshtė jeta e imponuar mbi planet, me qenje tė shtresave intelektuale tejet inferiore apo edhe inekzistuese, tė quajtura njeri!
Mjerim i pafund, e, e pakufishme neveri!

nderime!

>>{SpOnGeBoB}<<
31-05-08, 22:42
Ideolog me te kallezu te drejten e lexova qete shkrimin tend, edhe pse boll shoq ish kane gjate i shkrum edhe qysh mujta me kuptu e ki fjalen qe po deshen cullak qeto te Estrades. A po ? Amo qeky fenomen nuk osht prej dje po rrafsh hamen 10 vjet po bahen.

Amo nuk munda me kuptu qka ka lidhje qysh e kishe shkrujten dikund qe pershembull ekspozimi i pjesve intime te trupit qe e ke lidhen ne vazhdim Mirėpo ekziston mundėsia qė diku thellė nė prapavijė tė operojnė edhe tendencat e kamufluara tė njė politike tė caktuar antikombėtare e tė cilat tendenca pėr qėllim kanė degjenerimin a shthurrjen e moralit tė mbarėsishėm kombėtar!

Mire ish kan me shkrujten ne ndonji gazete qeta qe e ki shkrujte me lexue qato te estrades, amo garant ta kishin japen arsyetimin ato per qeto pikepamjet tua. Tana qato nashta nuk jane drogiraqe edhe qohet thote zonja qeky nuk osht mjerim po emancipim shoq na hecim qysh te vijne trendat bile plot prej qatyne te estrades i kam ndigjue ne TV tu thane qashtu.

ideologu
01-06-08, 00:36
Nuk nisa me repliku se une nuk e kam marak me punu tdielleve po nejse. Hala nuk jam ra me fjet e hala e shtune pėr mu asht.
Prej se mkan qu selam i nderumi spongebub pėr mos mu marr me politik, rregullisht po e kaloj kohėn e lirė nė net pėr argtim. Shpesh hy nė youtoube (namin e virusav po e qojshin) e ni ditė padashje e pash ni klip humoristik tė qasaj gentės. Nja aty e nja ktu, e dikur i ndėgjova edhe do kangė tė saja e pastaj ma vonė u futa edhe nė kėrkim tė atelinės. Veq thash ta shoh se qfar insani asht. Qeto dy kangtare gjithmonė i kam pas urrejt me gjith shpirt pėrndryshe. Tullusum i kam pas tanė kohėn. Anti patike. Mirėpo kesaj here mu dokėn diqysh si kangtare mjaft tė talentume. Me thanė tdrejtėn. Tė dyjat. E mandej e bana mend: lahi lahi ilalla - po sa keq qė keto kangtare me der at mund e punė po u duheshka ma nfund edhe me i kallxu kaqikat e gjitė. Se pa i kallxu ato ato ato edhe nuk kanė shancė pėr tu afirmu e pėr tė fitu ojro. Nė realitet, sa keq qė ato ashtu mendojnė apojo?!
Se mum vet mu bash qato e kishin ni za tė mrekullushėm pėr kėndim! E vetmja qė iu duhet asht tė i ndrrojnė binart e sotmit e tė dalin nė ato qė na shumica i preferojmė prej kaherit. Ato tė ligjėrimit tė bilbilit tė vėrtetė shqiptar. E jo me u dridh me turlifar rapa e hiphopa a la afrikanqe. Cfraė trendi e mode ėshtė ai kur na bimė nė njė shkallė me qata qė deri dje ndihma humanitare iu qojshim pėrcdo vit. Sa me met gjallė. Tash mos mem keqkuptu se nuk jam racist, vetėm kultura jonė kombtare ėshtė shumė mė e avancume e mė e pranume nė botė se ajo afro. Tė kuptohemi!
Qė tė dyjat pra me pak mendė nė kry, e me marifet nė trup, me siguri do tė kishin mund me u ba pasardhset e si tė Liljana Cavollit ashtu edhe tė Nexhmije Pagarushės. Apo pse jo edhe vazhdimtare tė Fitnete Rexhės e Liri Rashės?! Po qajo genta te e fundit veq humorit me ju pas pikė, namin e ojrove i kish ba deri tash ashtu ashtu. A kjo atelina edhe shkollėn e musikės e kishte tė kryne. E pash nji klip tė vjetėr tė saj, ku ishte vajz e vogėl, 10 vjeqare mdoket. Cfarė kėnge tbukur qysh atėherė kishte performu. Aty nė klip ishte edhe motra saj zanfina. Shumė vogėlushe simpatike. Klipi dokumentar rrėfente mbi pozitėn e vėshtirė ekonomike tė atėhershme tė familjes sė saj. E qajo vajzė melaqe e dikurshme, pėr shkak tė rrethanave dominuese influencuese me kohė u shėndėrru, nė ambasador tė Sotonės mbi Tokė, me Kosovėn, si vend tė caktuar funkcioni! Kėshtu sė paku sa mė pėrket mua e sa i pėrket disave si unė. Edhe motra saj po tė njejtėn detyrė e kishte tė delegume.
E pse thash tendenca antikombtare?! Po kėto kangtare si e dimė tant, nuk janė tuj kėndu pėr vete nė banjo e te shpija por nė estradė nacionale e pėr masė. Si tė tilla ato, dhunshmėrisht po bėhen edhe idolė tė fėmive e tė rinisė sė papjekur mjaftėsisht. I qiti vethet genta jasht farmenkave, menjiher edhe adoleshentet e bajnė tė njėjtėn. Pa e mendu holl hesapin. Kuptohet se ajo askend nuk e detyron tė veproj me zor, mirėpo efekti i impresionimit tė gjeneratave tė mitura ashtė mėse i niohur gjithėkah e pėr gjithkend. Sikur prindėrit e kėtyre tė rinjve tė dinin vet tė vepronin drejtė e si duhet, ne edhe nuk do tė kishim ndonjė problem me fenomenin. Pra kjo estradė e jona e sotme me sjelljet e qėndrimet e veta nė skenė, bėhet drejtpėrdrejtė bartėse e pėrgjegjėsisė pėr influencimin e shtresės sė mitur, tė popullit tonė. Nė shumė vende tė botės sjellje tė pahijshme tė artistėve performues janė tė ndaluara edhe me ligj. E te ne si po duket i kena ra vi cdo ligji e cdo kanuni tė dikurshėm ekzistues. Paj pom vje keq me thanė vetėm edhe popujt ma tė prapambetun nė planet i kanė kriteriumet pak ma konservative sa i pėrket ekspozimit tė pjesėve tė trupit. Te na vlla i mirė asht ba puna livadh. E ashtu puna nuk na ban. As neve, e as kangtareve nė diskutim. Kete e tregon edhe koha vet po na kėtu vetėm cka po i ndrrojmė mendimet. Gja jo tjetėr!
Ndėrsa sa pėr me shkrujt ngazet e jo ktu, ti hiq mos u mrzit jahu pėr at hesap se u tgarantoj se tė tant estradistat qeknejpari i ki tu lexu. Se gazetat sot rrallė kush qė i lexon. Nuk po janė atraktive. Bile me siguri plot i ki edhe qetu. Si antarė tė forumit. Me nika tquditshėm me siguri. Sa pėr mos me mujt mi ra nfije se kush janė.
A kush janė ata a!
Akėll akėll!


nderime!

Autori
01-06-08, 12:09
Tungatjeta o forumistė tė rrespektuar!

Ja pas njė kohe tė gjatė nėn regjimin e mallkuar tė banit tė zi, po paraqitem prap kėtu nė forum sa pėr tė diskutuar edhe mė tutje nė tema tė thashethėnjeve bajatiste tė pandalshme tona popullore!
Haj sa keq ish tė jetohet si i banizum he Allahi kam thanė as dushmanve ma tmdhej tforumit (gjumashės e rilindės) mos ia sjellt at kob. Aj gjumashės nashta se sa pėr rilindėn nuk ma merr mendja se dikush guxon me i dhan ban. Po veq llafi pi bje.
Po nejse!

I nderuari shoku ideologu!
Ti e di se ne nuk e kemi shprehi tė standardizuar tė i thurrim lėvdata e komplimente solidareske njėri tjetrit (atė punė ia lėmė tė tjerėve pėr disponim, edhepse shumė tė pakėt po na janė ata, he nama e daftė), por dėshiroj gjithsesi tė theksoj se tema e hapur nga ju me tė vėrtetė ėshtė e qėlluar dhe nė mėnyrė komode globalisht pėrkon me nevojat e obligimet qenėsore tė meremetimit tė cėshtjes sonė tė traumatizuar kombėtare. Qartė qė siq u potencua mė lartė dukuria degjeneruese nė fjalė daton nga qėmoti, mirėpo pėr tė bėrė ndryshime tė nevojshme brenda kėsaj shoqėrie tonė tė ashtuquajtur laike tė sotme, e qė nė realitet ėshtė njė shoqėri nė shpėrbėrje tė plotė morale e kulturore, kurrė nuk ėshtė vonė tė ndėrmirren masat e para rehabilituese nė kahje tė preventimit tė aktit pėrfundimtar tragjik kombėtar. Unė jam mėse i bindur se kyfarė “striptitizmi” kėtyre artistėve tė estradės sonė nuk iu bėn aspak nderė. As atyre vetė e as familjeve tė tyre pėrreth! Po edhe ata nė njėfarė mėnyre e konsiderojnė veten tė jenė shqipėtarė e edhe ata nė intimitetetin e tyre tė mbrendshėm ushqejnė aspirata tė pėrfitimit tė sjelljeve e tė qėndrimeve patriotike shqipėtare, si gjithė shqipėtaria anekėnd. Megjithate, ato tė nxitura nga efekti i mirėnjohur i parasė nuk po munden disi kurrėsesi tė i vėjnė kontroll vetes. Po zgjidhen e hapareshen me ka krejt!. Kjo pėr faktin se tek ne akoma nuk ekzistojnė ligje tė adoptuara pėr stopimin e kėtyre dukurive anomalike. Ndoshta nė ndonjė tė ardhme jo edhe aq tė largėt ne do tė kemi mundėsi tė i votojmė ato ligje, por tani pėr moment situata na ėshtė asisoji e imponuar mbi ne, qė ne nuk po mundim as kokėn tė e ngritim nga preokupimet e hallet e njė jete tė mjerishme tė pėrditshmėrisė sonė katastrofike. Aty edhe hapėsira e ofruar e depėrtimit tė lirė e tė papenguar pėr kėta “tė lazdruar” tanė artistė kombėtarė. Tė tmerruar ata nga idea e mosprosperimit ekonomik nė jetė, po i humbin tė gjitha frenėt e tyre moral dhe nė skenė po dalin krej tė zhveshur. Me pamoral. As qė pandehin tė gjorėt se njė ditė medoemos i tėrė ky kaos do tė merr fund sė vepruari dhe se gjithėcka nė njė epokė, patjetėr ka pėr t“u kthyer nė vėndin e vet tė duhur. E pastaj ku do tė kenė ata “fytyrė” tė dalin nė publik dhe tė prononcohen si shqipėtarė tė vėrtetė. Tė konsiderohen si atdhetarė tė pranuar tė kombit! Ata dhe gjeneratat e tyre familjare tė ardhshme. Pra kėsisoji analizuar ata nė ardhmėri, do tė pėrjetonin disfatė personale nė planin e diferencimit tė mirėsajuar nacional.

Nė vazhdim, kur flet pėr mishėrimin e Sotonės nė kėngėtaren tonė me famė tė pėrdalur e me diametėr tė pėrmbyllur Adelina Ismajlin, garantuar se ti atė enoncim e pėrdor vetėm si ilustrim tė thjesht retorik pėr shkak se edhe ti si unė vetė je i formimit tė kategorizuar filozofik se Sotona as qė ekziston nė botė, por veprimet e kėqija tė zemrės e tė shpirtit tė keq tė tė akuazuarve degjenerues estradistė tanė, mjaftojnė rrjedhshėm pėr pėrvetėsimin e tėrėsishėm tė atij sinonimi tmerrnxitės tė dalur nga Ferri.
Tė kėndohet nė shqip me vithe e gji tė zbuluara! Cėshtė ajo cmenduri ashtu?! Po zhveshur se zhveshur, pėrse nuk pėrcaktohen pėr industri tė porrnos atėherė?! Edhe aty pėrfitimet me sa di, bėhen tė mėdhenja. Cfarė roli luan aty kėnga shqipe pra?! Nėmos vetėm pėrdorimi i saj si objekt pėrdhosjeje e denigrimi me qėllim tė fsheur tė destruktimit definitiv tė njė tradite e kulture tė tėrė tė madhėrishme e autoktone kombėtare!
Mirėpo si qė u nėnvizua mė lartė, cdo pjesė e mozaikut tė kėsaj cėshtje tė shpartalluar tė sotme njė ditė me cdo kusht do tė bie nė vėnd tė vetė tė paramenduar, dhe atėherė vajhalli pėr tė gjithė kėta dezintegristė tė kėsaj kulture tonė tė lashtė e unike!
Ndėrsa sa i pėrket punės sė tė dieleve mė duket njė aspekt i pakuptueshėm duke pasur parasysh se shumica e veprimtarėve punojnė pėr cdo ditė. Padalluar nga procesi kalendarik kohor. Pastaj tė pėrkujtoj se pikėrisht nė ditėn e Dielė n“a u realizua Pamvarėsia! Me punė natyrisht! Se me tė kujt ajo dihet mirė por nuk po mund tė kuptoj se si kėta qė nuk punuan fare me asgjė, me pompozitet tė furishėm, grandiozisht u instaluan nė atė pamvarėsi tonėn se! Cka t“i bėsh! Herėpasherė nė histori edhe abstraktizme tė kėtilla manifestohen.
Mirėpo puna jonė sidoqoftė nuk ka tė ndalė kurrė!
Deri sa cdo gurė i shkulur i cėshtjes me kodoshi e dredhi, nuk ėshtė kthyer nė pozitėn e vet tė dikurshme nė murė! E derisa cdo gjendje origjinale e indoktrinuar nisėmtare nė formėn e vet iniciale, nuk ėshtė pėrfundimisht prurė!

Po e lė me kaq kėsaj here se droj qė del ndokush me qortime pėr pėrzgjatje tė ligjėrimit njashtu si tė kanė bėrė edhe ty me njė rast. Kur ty si ideolog tė famshėm tė forumit tė bien nė qafė me aso ngarkime fajėsuese, paramendo atėherė mua njė autorit tė rėndomtė tė shkrimeve modeste tė pėrpilimit, se cka mund tė i ndodhė!

rrespekt!

jadore
01-06-08, 12:58
ideolog e autore, se per mua nje valla po me dukeni ..diqysh se qysh po me perziheni..!!!

valla mire e patet deri ketu , hiq bre hiq per tjeter ,boll qe po te kompleksojne , hajde merr hygjrum mandej me mbajte dijeta kur po i sheh ato .. dertin tame e kam une valla ,se nuk po jane te lehta dijetat jo .. cenzure hesapi ..

veq njo bre ideolog ,diqysh nuk po ta boj hallall , qysh nuk po i arsyeton Ti a the vete qe prej kushteve te veshitra jane ardhe ne kete deregje .. tash skamja dere e burgut .. me duket qe e thote mama jeme kete fjal ( a se ku e kam ndi nuk e di ,..??)a e pa dokun ..e Adelines qe te shtike ne gjyhnah ne ate kohe

qe merre Mejrijen e Naimit te Brahjve , deri dje dere ne dere ka shkep tomel neper sabah kur u ra ne sheher ( qeshtu me thonin valla shokte e Mitrovices ,ani tha gezimin kur u dal heren e pare ne Tv te tonve na thonte duke na lene shishet, kqyrmni neser ne qikaq sahati se kam me dal ne televizie )e sot vip

mandej ate tjetern qysh e pate emrin bre qe per to forumin po hallakatni ..Gjysten .. e ngrata garant baresh e dhive te shkrepave ka qene e monotonin e kohes e ka kalu duke kendu .. merre me mand sa ju ka shtri popullariteti nder blektorine shqiptare ,tash perveq dhive te Plaves a Gucis kane kalu edhe dhite kosovare dhe e degjojne ... per ato te Maqedonise nuk e di valla , po mendoj dhite..
.. kesaj mesele i thone enderr hollivudjane valla , prej kerkushit per dike behesh dikushi ...
..tash cila jete po te duket ty ma e lehte .. mire qe knojne ubo , vijne te paret ma lehte , une dertin e dijetes teme e kam valla ..

Naki
01-06-08, 15:18
...mendojė ēė duhet tė shiqohet gjeneza e gjithė kėsaj epidemije,lufta dhe pasojat e sajė do tė na pėrcjellin edhe pėr shumė vite.
Kur njė sistem funksional me tė gjitha segmentet procedurale dhe kontrolluese humbė imunitetin,na dalin institucione komerciale nė vete ēė pėrcaktojnė apetitet e tregut duke mos qa koken pėr vlerat shoqėrore.
Pa punėsia e madhe,mungesa e alternativave tė punės,lakmia ēė mbrenda natės tė pasurohen pa u lodhur shumė janė disa nga symptomet e sindromit tė kontekstit estrades.

E si tė iket nga ky sindrom rural apo urban,tani mendojė ēė shteti i Kosovės ka instrumente tė mjaftushėme pėr ti kanalizuar vlerat e artit Muzikor dhe ati skenik.

Autori
01-06-08, 19:50
Jadore qik!

Mos ia nxjerr fundin me nder me thanė tash!
Ti mirė je tu e pa se ip adresat ndryshe janė tut ardhė nė bazė. E pastaj une shkruj me njė stil krejt tjetėr, ndėrsa shoku ynė i madh ideologu shkruan me stil tė pėrzmadhuar si gjithėmonė! A po, e pranoj se shumėcka nga mendimet e tija edhe i huazoj nga ngandonjėherė, mirėpo ate e bėj vetėm sa pėr tė pas njė shkrim me pėrmbajtje pak sa mė erudite, se ky forum asht, e duhet pak me pas kujdes se cka e qysh shkruhet nė te.
Pėrndryshe komenti yt kishte mjaft ngjashmėri me ate tė moderator Nakit i cili nė mėnyrė mjaft tė pėrmbajtur e ka sqaruar zanafillėn e problematikės sė kėtij fenomeni nė shoqėri.
Kur shikohet holl e me mencuri, ajo nė realitet as qė mundė tė iu atribuohet vetėm estradistėve vetė por nė masė tė mirėproporcionuar ajo duhet tė na takoj edhe ne tė tjerėve, pjesės pėrbėrėse tė asaj shoqėrie tonė. Ndėrkaq nė veqanti atyre tė cilėt intencionalisht stimulojnė e pėrkrahin dukurinė e pėrmendur degjeneruese. Sidoqoftė prizma kryesore e pėrgjegjėsisė morale si dhe turpėsia stigmatizuese prapseprap bie mbi vellon e vetė artistėve performues. Ngaqėse ata pėr njė sasi (pėr rrethana tė tyre mbretėruese) modeste tė tė hollave, duke u ekspozuar me vetėdėshirė para publikut e duke pėrdorur nė proces manire erotike tė striptizimit klasik ata nė mėnyrė direkte po i kėrcėnojnė normat e moralit tonė mbarpopullor. Pastaj edhe vetė po diskreditohen si njerėz tė kuptimit tė vėrtetė tė fjalės, deri nė asgjėsim. Tė dalin nė skenė ashtu gjysėmcupėllakosur e tė promovojnė gjeste e artikullime tė pahijshme e amorale sikur tė ishin shtazė atrakcioni ekzibicionist tė llojit tė cirkut, nuk ėshtė edhe ndonjė vlerė kulturore aq e pranuar e njė komuniteti tė civilizuar botėror. Njė gjė tė kėtillė ata duhet tė e dinė mirė! E qė ata kėte e bėjnė nga frika e tyre e pamatur pėr mbijetesė, aty jam mėse kuptimplot. Madje ndjej edhe keqardhje. Megjithate duhet tė thuhet se qėllimi i vėrtetė i fshehur i kėtyre veprimeve tė tyre anomalike, medoemos herėt a vonė ka pėr t“u zhveshur nga rrobat e perfidizmit disimulues dhe dalė nė tė pastėrt njė ditė krejt lakuriq. Atėherė nga se?! Njė komprometim i tėrėsishėm gjenealogjik i tyre familjar pėr vjet e monė e pėr cka?! Pėr njė sigurim tė njė kafshate tė thjeshtė goje! Pėr njė ekzistencė. Mė duket ndėrmarrje kjo mjaft e pavėnd! Sidomos kur dihet siq u u cek edhe mė lartė nga nikoqiri se shumica e kėtyre artistėve tanė tė pėrfolur, pahamendur zotėrojnė talente e kapacitete tė mjaftueshme tė performimit nė domenin e tyre profesional.
Nuk janė kėto dy kėngėtaret e shėnjestruara tė vetmit artist tė kontestimit nė aspekt tė pėrmbushjes sė vlerave normative morale kuptohet. Plot e pėrplot tė tjerė bėjnė pjesė nė po tė njėjtėn kategori tė destruktivizmit tė dukurisė. Ndonėse kėto dyja nė njė mėnyrė, gjithėmonė kanė figuruar si paraprirėse e avangardiste tė vetėdeklaruara, tė simbolit tė sė keqes e tė negativitetit, nė kėtė shoqėrinė tonė tė re tė hendikepuar!

rrespekt!

>>{SpOnGeBoB}<<
02-06-08, 09:21
Ev idolog shoqi, ja nisa prej ka fundi me lexue, qka je mare ka shkrun edhe qetu ne forum po vijkan me shkrue qeta te estrades a, belivalla kisha pes qef me dijten kush jane mos per kurgjo me ma japen naj autogram. Une pi ftoj qetu permes qetina shkrimit me mu lajmru jam indiskret nuk jau kallezoj emnat kerkujna, veq po du me dijte mos osht pahiri tu shkrujten naj idole e jemja.

Te dielav kerkush nuk punon duhet me kqyren qka del ne Tv se ne yotube nuk guxoj se qkamos po dilki qatje. Po be po, amo ka kalue koha e Negjmije Pagarushes edhe Vaqe Zeles, e qetyne tjerave se qeto kane ba muzike ne kohen e bablokit edhe lokes a qetash kan dale do kangtare te reja. Me thane te drejten shoq do jane tu e tepru belivalla, me kujtohet nihere shoq kur u dale njana ne TV me kendue qysh ish kan pas veshen, igballi i Zotit qe nuk qillova mysafir se po per ti ra njerit te ballaiste e mu rrezue ne midis te konakut. po deshti zoti e pshtum edhe kam thane qate kengetare nuk e kqyri ma shoq se boll e shtire ish me shikue . keshtu qe para se me kqyren nihere e ofroj ni bakall me uje ngat vehti me bo mu ligshtue takati i shpirtit tu e kqyren. Hallall i kofte qatyne kameramanave shoq qysh nuk i kish lshue shpirti tu e gjirue qat spot, e nuk ju kan rras ner qarqaf me bo 100 grad celsius.

http://www.youtube.com/watch?v=7mUrsIza2h8

Qeshtu dikund nihere tu diskutue i thash pse more filan kengetarja nuk pi kallezon vithet, kur shoq mu pergjigjen pse qka ka me kallezue ajo shoq? Ev qe jane tu e prish rinine po, amo po me doket qysh don me marren vera e nxehte shoq, belivallha osht dro me dal ne rruge se te kapin djerse te ftofta ne pike te dites.

ideologu
02-06-08, 22:10
Bond i nderuar a edhe knena te kokshe a?!
Phaa po te kokshe nime i madhėrishėm! Edhe nanena, e edhe knena. Ka ta lypsh! Mos u nguc bond se sjom ka tboj gjo. A pe sheh qė po rri urt. Un dikund duhet me shkrujt. A asht ashtu a jo?!.

E sponbub masi tjetėrkush nuk po ka nerva me dhan ndonji gjevap sagllam nė kete temė, po e baj ate une e masanej deti kos net bahet.
E di mirė se si tu kanė pėrgjigj ajo shoqnia jote o bub edhe me ta thanė tdrejtėn ajo pjesė e vogėl qė guxon e e tregon veten haptas nė tė vėrtetė nga vetvetiu e pėrfaqėson edhe atė pjesėn tjetėr qė rrinė si tė tėrhequn e nuk flasin shumė.
Qekjo temė i nderuar nė njė farė mėnyre ka edhe raport me esencėn e asaj teme qė u mbyll nga i plotfuqishmi bond e qė kishte titullin “kush jemi ne”. E kush jemi ne nėmos intrigantėt e tė pabesėt mė tė mėdhenjė nė konkurencė tė tė gjitha krijesave frymore nė Planet. He ēka asht njeriu he! Lėpiskė e vėrtetė! Me njė anė kahet e ankohet se mezi qė po mbetet gjallė, e nė anėn tjetėr posa tė drejtohet pak e t“ia filloj tė dal disi nga mjerimi, menjiherė ia nis me shit takėlla e me qit timin e cigarės ka tavani. E pastaj kur edhe njėherė ta pėrshkoj mirė kobėsia e tragjedia e pėrparshme, opet ia nis prej fillimit me tu ba gjynah e lepe. Mu pėr kėte arsye une sdisa herė kam deklaru se nė asnjė shoqėri nuk duhet kurrnjifar regjimi politik me u ndryshu. Mirė asht ashtu si asht. Se pėr ma mirė as qė e meritojmė belivalla!
Shka t“i bash, ashtu e paska kriju Zoti njeriun edhe pėr sa tjetė jeta nuk paska fuqi qė po mujka me e pėrmirsu. Pra sa i pėrket fenomenit tė temės po qartė se ai ekziston duke i falėnderu pikėsėpari njerėzve tė kėtillė siq jemi ne. Dikush me siguri do tė thoshte jo gabim se jo tė gjithė njerėzit kontribuojnė nė profilimin e atij fenomeni, ndėrsa unė iu them nuk ėshtė gabim fare, se ne tė tjerėt nėse me tė vėrtetė jemi kundėr shfaqjes sė tij nė shoqėri atėherė pse nuk bėjmė oponimin e sabotimin e rreptė tė tij kur dihet mirė se mundėsitė pėr njė veprim tė tillė qartė ndodhen nė posedim tė tonė. Po jo he bac! Na jena tspreht si thika (e spreht)! Vetėm shikojmė lėvėrditė individuale. U kall u shkym rreth e rrotull nesh e qė nuk na interferon me jetėn tonė nė mėnyrė direkte, na pėr tjetėrsend nuk ēajmė kokrrėn kokėn. Aq mendė kemi na. He Zoti na i marrt edhe qato qė i kemi. Po ēka janė tu na vy masi jemi ra nė ket deregje. E tash, duke e leju depėrtimin e kėtyre dukurive degjeneruese, mileti praktikisht po identifikohet edhe drejtpėrdrejtė me to. Prandaj genta, blenta, e gili mili, me atelinėn me detelinė, janė nė kėto rrethana realisht shikuar, vetėm objekte tė konsiderimit tė dytė. E jo primar. Me fjalė tjera njėlloj sikur dikush qė e porosit drogėn pėr konsumim tė vet e qė dikush tjetėr e dilerirat ate. Kush duhet kėtu tė vihet nė prizmė tė analizimit pėr veprim narkomanist. A dileri, a konsumotori. E disi njėsoj edhe kjo puna e kangtareve tona qė po i kemi ditė e natė tė zhveshura nė dhomat e tona tė pritjes (dikush edhe nė ato tė fjetjes, me pa fije dyshimi!)! Po e di qė vetėm nė televizor e jo pėrnime, po apet njėsoj po i bje. Se me mujt qeta gjinė mi kllonu atelinat e gentat me norat e lorat, garant i kishin ba secili pėr veti nga nja dy tri kopia, e ka nja bile e kishin fut npodrum dikun pėr mi rujt pėr dimėn. Sa pėr rezervė! Qaq e kanė njerzillėkun njerzit e tanė qebelivalla! Mu qė po mė shkojnė nė nerva ma sė shumti, po janė kėta t“fesė he Zoti na rujt prej tyne. Kėndej ta lodhin konopin me derse e me nasihate t“njėpasnjėshme pėrēdoditė, e nandej me po ata qė janė dalė krejt jasht rrathėve nonstop gilizojnė e milizojnė, pa asnjė perde tė mundshme tė turpit nė sy. Masi nuk ka kush me iu hi ndajak e me e me i ba pėr hastėr, mirė janė ka naj bajnė.
A diktatur he!
Ma e mira formė e organizimit e e drejtimit shtetror pėr njerėzit injorantė tė kėsaj bote tonė tė mjerė! Ku i jepet liria e shprehjes sė opinionit tė pafiqirėve ej! Aj po hapemi pak si gjat si po duket po kjo temė rrėnjėsisht shiku nuk e pėrthekon vetėm shqiptarinė tonė, po pėrafėrsisht edhe tėrė botėn. I gjithė njerėzimi ishte njėsoj. Si me i pas ba nji nanė e nji babė. Tė tantė “losera”e kurgjohiqa me ka krejtė! Deri nė palcė egoista e tė pandryshyeshėm pishpirika, tė gjithė deri mė njė! E qė e hapa ate kėtu te ne ishte nė rradhė tė parė pėrshkak tė sė kaluarės sonė historike. Si popull i kulturuar e me traditė tė lartė fisnike. Po si po mundet tė vėrehet nga realiteti edhe kėtu e edhe jasht kėtuhit, ai mendim i imi i sajum paska qenė vetėm nji konceptim fantezist, e asgjė tjetėr. Se gjo ma t“hajrit se njerzia tjerė nuk te kokshmi as ne jo. Pėr ate edhe rezultati i kėsaj bote qėndron ashtu si qėndron. Iu ka kajt belaja insanve tė kėsaj bote e as me buk nuk po munden tė ngihen mirė. E edhe ne pra si ta, e kemi pru vetėn nė asi situate qė as sytė nuk jemi duke mund tė i qel prej varfnisė ekstreme qė na ka kaplu. E ashtu e ka puna kur njeriu nuk punon! Punė llogaritet edhe kur ruhet integriteti i moralit e i nderit, e punė quhet edhe kur mbrohet pacėnueshmėria e kulturės e e traditės kombėtare. Ata qė dikur u sakrifikuan e vdiqėn pėr hirė tė atyre qėllimeve, ata nuk ishin naivė e tė ēmendur siq na intimisht pandehim, po tė tillė po jemi ne tė tjerėt qė ditpėrditė po duhet tė mbesim gjallė (tash meqė nuk vdiqėm kur u desht) e tė kėrpitemi si tė mundemi. Barku nuk po e njihte mirė politikėn si po duket! Ai vetėm po thoshte am! Se unėt jam! Le mė qė ne vetė n“ ket jetė nga vetė Jeta e fituam mirė e si duhet tonxh me ndarjen e kėtij fati tonė ekzistues, po edhe brezeve tė reja e tė ardhshme pa asnjė pendim tė ndėrgjegjes jemi duke jau pėrgaditė si ėshtė mė mirė, qė po tė njėjtin fat. Bravo na qoftė se njimendė qenkmi krijesa pėr mrekulli.
Pėr ate edhe sentenca tingėllon: “qysh e ke lyp, ashtu edhe e ke gjet“!
Tash veq ka po e mendoj se ēfar njerz shpirtkqinjė kemi ne nė popull, me tvėrtet po mė jepet tė bėrtas: “Rroft Kosova Republikė”!
Me kėsi lloj qeverie pėrgjithmonė, medemek!

nderime!