PDA

View Full Version : Adelina Ismajli ka edhe njė kėngė pėr presidentin (Ibrahim Rugova).


niemand
05-06-08, 14:32
Adelina Ismaili, kėndon nė "Big Brother" (VIDEO MUND TA SHIHENI KETU (http://www.youtube.com/watch?v=Q0WPKNE8rjk))


Nė hollin e njė hoteli tė vogėl pak metra qendres sė Tiranes, Mona, nena e kengetares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mėngjesit tė fton tė ulesh nė tavolinė e vogėl dhe shpjegon se e bija, ėshtė ende duke fjetur gjumė, edhe pse ora ka pak qė kaluar mesditėn. “U lodhėm dje nga rruga dhe fill pasi zbritėm nga avioni Adelina shkoi nė “Big Brother”, prandaj edhe ėshtė ende nė gjumė”, tregon Mona, sikur do tė justifikojė tė bijėn. Kjo ėshtė hera e parė pas shumė vitesh qė kėngėtarja vjen nė Tiranė, pas njė pauze tė gjatė muzikore, por edhe koncertesh tė cilat duket se pėr njė kohė i kishte lėnė pas. Por duket se mė shumė sesa jehona, shifra qė i kanė ofruar organizatorėt ka qenė arsyeja qė Adelina Ismajli, ėshtė shfaqur kalimthi nė Tiranė. Plot 3 mijė euro, kjo ka qenė marrėveshja qė ėshtė bėrė mes “Top Channel” dhe kėngėtares sė njohur qė ajo tė shfaqet vetėm 10 minuta nė ekran, njė surprizė kjo qė ishte dedikuar 3 finalistėve tė reality show-t “Big Brother”.

“Mujtėm me ardh nga Prishtina nė Tiranė vetėm pėr “Big Brother”, pasi na kishin thanė qė ėshtė shumė indjekur. Na u lutėn fort, manej vendosėm tė vinim. Gjithēka u kry me telefon me Arbanėn”, shprehet nėna e divės sė madhe tė muzikės shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lėviz nga Prishtina, vetėm pasi pronarėt e lokaleve apo diskove tė pranojnė shifrėn prej 10 mijė eurosh, shuma qė kėrkon zyrtarisht princesha e muzikės shqiptarė pėr nė koncert. Edhe pse mund tė duket njė shifėr marramendėse pėr shumė kėngėtarė tė tjerė, ėshtė e qartė, se oferta tė tilla i bėhen vetėm asaj, ikonės sė pazėvendėsueshme tė muzikės, e cila pėrveē 20 vite karrierė, gėzon famėn dhe suksesin, si kurrkush tjetėr artist shqiptar, brenda apo jashtė trojeve shqiptare. Nuk ka pikė dyshimi qė udhėtimet e Adelinės, pėrkthehen nė shifra disa mijėra euro, ndėrsa ky i fundit, duket se ka qenė edhe njė udhėtim pune nė Tiranė. Nėse Adelina e kishte menduar qė ky do tė ishte njė udhėtim i shkurtėr nė kryeqytet, realisht nuk ndodhi kėshtu, pasi nėnė e bijė kanė vendosur qė tė rrinė edhe dy ditė tė tjera, por kanė vendosur tė ndryshojnė hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orės 12.00 dhe e ėma e lajmėron tė bėjė gati valixhen pėr t’u zhvendosur gjetkė. “Nuk mujtėm me nejt mė shumė. Dhomat janė shumė tė vogla dhe televizori kap vetėm kanale serbe dhe bullgare, do tė shkojmė gjetiu…”, psherėtin ajo, teksa thith ngadalė njė cigare tė kushtueshme. Ndėrkohė porsa i takon kthimit nė Shqipėri, duket se as vera e nxehtė apo ofertat, nuk janė arsye bindėse qė Adelina tė jetė e pranishme nė Tiranė gjatė kėtij sezoni, pasi duket se gjatė kėsaj periudhe ajo do tė merret me promovimin e albumit tė ri, “Feniks”, i cili ka vetėm pak ditė ėshtė hedhur nė tregun mbarėshqiptar.



KONTRATA ME “SUPERSONIC”

Kjo ardhje nė Tiranė, nuk ka qenė tjetėr veēse njė rrugė e dy punė pėr Adelinėn. Edhe pse kishte programuar qė tė largohej nga kryeqyteti mbrėmjen e djeshme, duket se diva e muzikės shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Njė prej tyre ka qenė edhe me drejtues tė shtėpisė diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrė pėrsipėr tė gjitha tė drejtat e shitjes sė albumit tė saj tė fundit “Feniks” nė Shqipėri. “Adelina ėshtė shumė e kėnaqur nga shitjet e deritanishme tė albumit tėri, por nuk ka plane pėr koncerte nė Shqipėri. Albumi “Feniks” ka edhe njė kėngė pėr kryetarin (Ibrahim Rugovėn), e kishte amanet”, shton Mona, e ėma e kėngėtares Adelina Ismajli, e cila ėshtė njėkohėsisht edhe menaxhere e dy vajzave tė saj artiste. Pėr sa i takon vajzės sė dytė, ajo rrėfen se pas publikimit tė videoklipit “Nga 1 deri nė 10”, Zanfina pėr momentin ėshtė duke u marrė me provimet universitare, pasi pėr pak i duhet qė tė diplomohet, prandaj edhe ka lėnė pas dore pėr momentin ofertat pėr koncerte qė i janė bėrė sė fundmi.

qokollada
07-06-08, 12:33
Cila eshte ajo kenge bre ? Lereni se Panorama veq ja fut kot.

Une gati gjithe tekstet e kengeve te saj i kam postu ne net e ska kenge per Ibrahim Rugoven.

Ka kenge per Kaqanikun ku permend edhe Stogoven
Ka kenge per Triumfin dhe dashurine e saj te perjetshme dhe ka kenge dashurie tjera.