PDA

View Full Version : Objektivi i zanierit: dezintegrimi i shtetit tė Kosovės


Fshatari
25-06-08, 15:24
Letra e ki munit drejtuar kryetarit tė Republikės sė Kosovės nė nė pikėpyetje dhe godet
drejtėpėrdrejtė pavarėsinė, sovranitetin dhe Kushtetutėn e Kosovės.
Bile i dėrguari i tij i fundit ilegjitim nė shtetin e Kosovės, zanieri(emrat e zagarėve ose zanierve shkruhen si emra tė pėrgjithshėm, banal, pa peshė e rėndėsi, e ky i fundit bėn pjesė nė kėtė kategori...)nuk e fshehu qėllimin e tij po tha haptas se do tė rihap bisedime pėr ēėshtje tė ashtuquajtura "teknike", siē janė, psh, :policia, drejtėsia, doganat, menaxhimi i vijės administrative, monumentet fetare dhe ajo e transportit dhe telekomunikacionit.
Pėrveē monumenteve fetare, pėr tė cilat madje as mund tė bisedohet se Kosova "ėshtė shtet laik", tė gjitha pikat tjera janė mirė tė pėrcaktuara nė Kushtetutėn e fuqizuar tė Kosovės; nuk janė nė asnjė mėnyrė ēėshtje tė negociueshme sepse nuk kanė asgjė "teknike" po thjeshtė politike dhe shumė tė ndieshme sepse mund tė ēojnė deri te acarimi i gjendjes, madje edhe lufta nė Kosovė.
Ēėshtjet e natyrės teknike kanė mbaruar nė Vjenė. Duke u bazuar nė tė drejtėn e vetėvendosjes, populli i Kosovės e ka transformuar vendin e vetė nė njė shtet tė pavaru e sovran dhe drejtohet sot me njė Kushtetutė tė cilėn ki mun e zanieri pėrpiqen ta vėjnė nė pikėpyetje duke shkaktuar kėshtu destabilitet e luftė nė Kosovė.
Besoj se autoritetet e Kosovės janė tė vetėdijshme se ku mun tė ēojė "rihapja" eventuale e bisedimeve me serbinė. Kosova duhet tė ketė vazhdimisht para sysh faktin se kushtetuta serbe e konsideron Kosovėn si "pjesė pėrbėrse tė saj". NUk mund tė ketė kurrė bisedime, tė asnjė natyre, me serbinė pėr derisa kjo nuk ndryshon kushtetutėn ku emri Kosovė nuk guxon tė pėrmendet.
Nėqoftėse kjo nuk i sqarohet zanierit po i shkohet pas si zagarė dhe i thuhet se propozimet e tij pranohen, ata qė na drejtojnė sot do tė marrin njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe qė do tė ketė, pa dyshim, pasoja tė paparashikueshme pėr gjithė shqiptarėt.
Unmiku dhe euleksi kanė vetėm njė objektiv: ta zhbėjnė shtetin e ri tė Kosovės dhe t'ia pėrshtatin kushteutės serbe si pjesė e rėndomtė serbe.
Mu pėr kėtė arėsye unmiku nuk rrespektoi afatin e largimit nga Kosova mė 15 qershor sepse okb-ja jo vetėm qė nuk e njeh Kushtetutėn e Kosovės por pėrpiqet tė shkaktojė destabilizim, luftė, asgjėsim tė shtetit tė Kosovės. Po, tek e fundit, Kosova ka njė adut tė fuqishėm nė duart e veta:Kosova ka fituar pavarėsinė, sovranitetin dhe ka fuqizuar Kushtetutėn jasht kuadrit tė kėsaj organizate e cila e ka kundėrshtuar me gjithė fuqinė qė ka pasur.
zanier dhe pėrfaqėsonjės tjerė tė kėsaj organizate dhe euleksit janė persona non grata nė territorin e shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės. Nuk duhet tė ketė kurfarė bashkėpunimi me ta.
Populli sovran i Kosovės duhet tė ushtrojė absolutisht gjithė sovranitetin e vetė brėnda territorit tė vetė dhe tė mbrojė vetėvetėn me tė gjitha mjetėt.

Fshatari
26-06-08, 10:33
Edhe kėshilli i Evropės i bashkangjitet zanierit pėr minimin e shtetit mė tė ri nė botė.
Pėrderisa vetė kryetari i gjykatės penale ndėrkombtare ka pas pėrkujtuar publikisht se "dosja e trafikut tė organeve nuk ekziston fare nė arkivat e TPN pėr ish-jugosllavi sepse anketa e kryer nga ky tribunal nė vitin 2003 nuk ka gjetur asnjė dėshmi materiale nė vendin e ngjarjes...", kėshilli i evropės "do tė hetojė akuzat se "drejtuesit e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, aktualisht pjesė e politikės kosovare kanė qenė tė pėrfshirė nė trafikun e organeve tė rreth 300 tė burgosurve serbė gjatė luftės".
Akuzat janė ngritur nga ish kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės pėr ish Jugosllavinė Carla Del Ponte nė librin e saj.
Kėshilli i Evropės emėroi senatorin zvicėran Dick Marty tė udhėtojė nė Kosovė dhe tė pėrgatisė njė raport mbi kėtė problem"(Radio Evropa e lirė).
Kryetari i kėshillit tė evropės, Terry Davis, ka shfaqur "kėnaqėsi tė madhe pėr rindėrtimin e kishave ortodokse serbe tė shkatėrruara gjat konfliktit (vini re fjalėt shkatėrruara dhe konflikt, po nuk precizon se u shkatėrruan nga soldateska e milloshit; nuk nėnvizon se termi konflikt nuk i pėrgjigjet situatės sepse aty ka ndoshur luftė e jo konflikt...) dhe "ka nėnvizuar rolin shumė pozitiv tė kishės ortodokse serbe gjatė luftrave nė territorin e ish-jugosllavisė...". Davis e di shumė mirė se shkatėrrimi sistematik i objekteve tė kultit katolik nė Kroaci(kishat katolike rreth 390 sosh) dhe i atyre katolik e musliman nė Bosnje dhe Kosovė-,e kėtu i duhet shtuar edhe demolimi i kishave ortodokse serbe nga vetė hunta dhe bandat paramilitare serbe, davis e di pra se e gjithė kjo ėshtė kryer sistematikisht me bekimin paraprak tė popave serbė, duke u nisur nga mė i madhi i tyre, pavli. Kjo kishė e ka pėrgjakur kryqin e Krishtit dhe ka pėrdhosur Biblėn shenjtė nė tė cilėn thirret. Kjo kishė ka vrarė humanizmin 400 mijė herė vetėm gjatė njė dekade.
Shfajsimi dhe kėthimi i kriminelit nė viktimė dhe mohimi i tė gjitha fakteve qė ia vėrbuan sytė gjithė botės brėnda dhjetėvjetėshit tė shekullit tė kaluar nė ballkan nuk i bėn nder Terry Davisit; diskrediton totalisht atė kėshill qė ai drejton; paralajmėron ditė tė zeza pėr evropėn.
Momenti i zgjedhur pėr kėtė anketė nuk ėshtė i rastit. Objektivi i saj nuk ėshtė qėllimmirė.
Ka gjat kohė qė individ tė kėtillė nuk mė impresionojnė hiē.
Kjo anketė dhe anketuesit e saj janė kryer pa dijen dhe pa pjesėmarrjen e autoriteteve legjitime tė shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės.
Kjo anketė nuk mund tė ndodh pa pėlqimin e kryetarit tė kėtij vendi. E kryetari, nė pėrputhje tė plotė me Kushtetutėn dhe duke qenė garantues i vetėm i saj, e ka tė drejtėn absolute tė refuzojė hyrjen e kėtyre individve nė territorin e shtetit tė vetė. Madje ka tė drejtėn tė anulojė thjesht anketat e kėsaj natyre.
Pa i shpullė tė nxehtė suratit, disa ndytėsira nuk e kuptojnė kurrė gjuhėn e njerzve.
E ka kuptuar kryetari se cila ėshtė fuqia e tij ? Kush i jap atė fuqi ?
Kryetari duhet tė aplikojė Kushtetutėn nė kėtė rast sikur nė tė gjitha rastet tjera.
Kosova nuk ėshtė antare e kėshillit tė evropės. Kėshilli nuk e pėrfilli fare Kosovėn as Kushtetutėn e saj. Ky kėshill ėshtė inekzistent pėr shtetin sovran tė Kosovės.

Fshatari
26-06-08, 15:42
Prishtina e rezervuar ndaj hetimeve pėr trafikimin e organeve
26.06.2008
Albana Isufi
Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kėrkojnė qė tė mos ketė politizim rreth akuzave tė ish-kryeprokurores sė Tribunalit tė Hagės, Carla Del Ponte, se kinse luftėtarėt shqiptarė i kanė vrarė disa dhjetėra serbė dhe i kanė shitur organet e tyre gjatė luftės.

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės vazhdojnė t’i konsiderojnė tė pavėrteta akuzat qė kinse pjesėtarėt e UĒK-sė kanė qenė tė pėrfshirė nė trafikun e organeve tė dhjetėra tė burgosurve serbė gjatė luftės.
Ndėrkohė, qeveria ende nuk ka marrė ndonjė qėndrim rreth vendimit tė Kėshillit tė Evropės pėr dėrgimin nė Kosovė tė senatorit zviceran, Dick Marty, pėr tė hetuar dhe mė pas pėrpiluar njė raport pėr kėtė ēėshtje. Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, kėrkon qė kjo ēėshtje tė mos politizohet.
“Mendoj se pėr kėtė ēėshtje do tė duhej tė merreshin institucionet pėrkatėse hetimore. Vendimi i Kėshillit tė Evropės ndoshta ėshtė marrė pėr shkak tė influencės sė ndonjė shteti apo vendi. Sido qė tė jetė, do tė shohim diēka mė konkrete se si do tė jetė kjo”.
“Duhet ēmuar interesimi i deputetėve evropianė pėr t’u marrė me kėtė ēėshtje, por assesi qė kėto ēėshtje t’i trajtojmė politikisht, nga kushdo qofshin ato. Me kėtė ēėshtje duhet tė merren institucionet pėrkatėse hetimore”, tha Zenun Pajaziti.
Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Evropės miratoi kėrkesėn e njė grupi prej 17 parlamentarėve, qė ky kėshill tė nisė hetime rreth akuzave tė Del Pontes, tė bėra nė librin e saj “Gjahu”.
Prishtina zyrtare ka hedhur poshtė akuzat e Del Pontes, duke konsideruar se po tė kishte ndonjė nė tė vėrtetė, ajo vetė do t’i pėrfshinte kėto nė aktakuzat qė i ka bėrė kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė nė kohėn sa ka qenė kryeprokurore e Tribunalit tė Hagės.
Drejtori i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, Behxhet Shala, dyshon se Kėshilli i Evropės do tė mbajė qėndrim tė paanshėm gjatė pėrpilimit tė kėtij raporti.
“Pėr ne ėshtė gėnjeshtėr ordinere, por meqė institucionet e Kosovės po heshtin, ėshtė lejuar njė hapėsirė qė tė implikohet Kėshilli i Evropės. Kur kihet parasysh fakti se KE ka njė qėndrim refuzues ndaj pavarėsisė sė Kosovės, atėherė ne mendojmė se kėtu do ketė probleme dhe po bėhen pėrpjekje pėr t’u zhvendosur problemi nga pozicionet reale nė ato imagjinare”, tha Shala.
Ndryshe, kohė mė parė, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka deklaruar se pohimet e zonjės Del Ponte, pėr trafikimin e organeve tė tė rrėmbyerve serbė tė Kosovės, janė "frustruese, qėllimkėqija dhe tendencioze" dhe kanė pėr qėllim ta dėmtojnė imazhin e Kosovės pas pavarėsisė.
Akuzat i ka hedhur poshtė edhe ish-bashkėpunėtorja e afėrt e Del Pontes, Florence Hartman, duke i cilėsuar si tė papėrgjegjshme dhe jodinjitoze. Ministri Zenun Pajaziti shfaq shqetėsimin se Kėshilli i Evropės po synon tė hetojė akuza tė pabaza.
“Mendoj se dyshimet e bazuara tė saj, nėse janė tė njė institucioni pėrkatės, duhet tė trajtohen me aktivitetet pėrkatėse hetimore. Del Ponte do tė ishte mirė qė tė merrej me kėto ēėshtje sa ka qenė nė detyrė”.
“Kėto ēėshtje tashmė nuk po i ngrit Gjykata e Hagės, por deklarata e Del Pontes. Kėshtu qė janė shqetėsuese, sepse ne konsiderojmė se njė gjė e tillė as qė ka ndodhur dhe as qė ėshtė pėrmendur dhe askush nė Kosovė nuk ka dėgjuar akuza tė tilla, pėrpos nga Del Ponte”, tha Pajaziti.
Javė mė parė, Human Right Watch ka kėrkuar nga autoritetet e Kosovės tė hetojnė pretendimet e ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės.
Ndėrkohė, Qemal Minzhozi, deputet i zonės sė Matit nė Kuvendin e Shqipėrisė, zonė ku Del Ponte pretendon se janė kryer krimet, ka deklaruar se ka ngritur njė padi penale kundėr Del Pontes, e cila do tė drejtohet nga njė zyrė ligjore nė Zvicėr. Edhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Lulėzim Basha, ka thėnė se akuzat e Del Pontes janė tė pavėrteta dhe me absurditete(Radio Evropa e lirė).

E shihni se si ėshtė kėthyer kėshilli i evropės nė tribunal! Po kush i jep atė tė drejtė kėtij kėshilli ?!
Prishtina nuk duhet tė jetė e rezervuar me maskarenjė tė kėtij kėshilli po u duhet bėrė shumė e qartė se nuk ėshtė roli i tyre tė bėjnė anketa nė vend tė tribunalit tė Hagės.
Kėshilli i evropės nuk i kupton "rezervat" e "moderimet" se ka bashkėpunuar gjatė, shumė gjat me mikun e vetė serb, millosheviē.