PDA

View Full Version : Eksperiencat e paravdekjes


Estella
18-08-08, 16:50
Vajtje-ardhje nė parajsė

Sot, shkencėtarėt janė duke studiuar eksperiencat e paravdekjes, domethėnė tregimet e atyre qė janė ringjallur nė ēastin e fundit. Duke zbuluar se mes jetės dhe vdekjes ka........

Njė krevat i madh, ēarēafė jeshilė dhe drita tė bardha. Defiblirator, bombola oksigjeni, aparate pėr tė matur tensionin dhe tė tjerė pėr tė regjistruar rrahjet e zemrės e tė trurit. Salla e reanimacionit nė spitalin e Universitetit tė Virxhinias nė SHBA, nuk ka asgjė ndryshe nga simotrat e saj nė tė gjithė botėn pėrveēse njė tė veēante shumė tė vogėl. Nė njė lartėsi tė paarritshme nga mjekėt dhe infermierėt tė mbėshtetur mbi njė monitor tė lartė, qėndron njė lap-top, qė nuk fiket kurrė. Nė ekran, qė prej dy vjetėsh shfaqet e njėjta sekuencė me 12 imazhe: njė bretkosė, njė aeroplan, njė gjethe, njė kukull... Sa herė qė njė pacient hyn nė sallė, shfaqet nga njė e ndryshme. Nga poshtė ėshtė e pamundur ta shohėsh, sepse ekrani ėshtė i drejtuar drejt tavanit.

Pamjet nė kompjuter

Njeriu qė e ka vendosur kompjuterin nė atė pozicion ka qenė Bruce Greyson, psikiatėr nė tė njėjtin universitet, qė prej 20 vjetėsh studion eksperiencat e paravdekjes: me pak fjalė, "udhėtimet" jashtė trupit, qė pacientėt tregojnė se kanė pėrjetuar, atėherė kur edhe mjekėt i kishin humbur tė gjitha shpresat pėr tė jetuar.

Disa prej tyre, pas kthimit nga "zona hije", qė ndan jetėn nga vdekja, arrijnė madje tė pėrshkruajnė se ēfarė ka ndodhur pėrreth trupit tė tyre, kur ishin nė gjendje tė pandėrgjegjshme. Duke marrė shkas nga kėto dėshmi, arsyetimi i psikiatrit Greyson ka qenė si vijon: nėse shpirti ose diēka e jona shkėputet nga trupi nė momentin e vdekje dhe nėse janė tė vėrteta rrėfimet e atyre qė thonė se kanė parė nga lart trupin e tyre tė shtrirė mbi krevat, atėherė pėr logjikė ka shumė mundėsi qė ata tė shohin edhe imazhet qė shfaqen ne kompjuter. Megjithatė, deri tani, Greyson ka qenė i pafat: asnjė nga pacientėt qė kanė hyrė nė atė sallė reanimacioni nuk ka treguar se ka jetuar eksperiencėn e pasvdekjes.

Eksperienca mendore

Eksperimenti i Greyson duket i ēuditshėm, edhe pėr mjekėt qė studiojnė tė njėjtat fenomene, sepse, tregojnė ata, ato "fluturime" sipėr trupit janė tėrėsisht mendore. Por, ndonjėherė ndodh diēka qė nuk mund tė shpjegohet dot. Disa vjet mė parė, njė grup kardiologėsh holandezė, iu referuan rrėfimit, qė, sipas tyre, ishte shumė i besueshėm, tė njė infermiereje, e cila kishte ndėrhyrė pėr tė shpėtuar njė burrė tė goditur nga njė arrest kardiak, pas njė aksidenti qė kishte pėsuar. Infermierja arriti kur pacienti ishte nė gjendje tė pandėrgjegjshme dhe iu desh t‘i hiqte nga goja e tij disa dhėmbė qė ishin thyer, pėr tė futur gjuhėn, qė e kishte lejuar tė merrte frymė. Manovrat e ringjalljes ishin me tė vėrtetė dramatike: mjekėt ishin gati tė dorėzoheshin, kur zemra e tij filloi tė rrahė. Kur hyri nė dhomėn e pacientit, disa ditė mė pas infermierja u shtang kur dėgjoi fjalėt: "Oh, ja ku ėshtė infermierja qė e di se ku shkuan dhėmbėt e mi!" Mė vonė, pacienti tregoi gjithashtu se e kishte parė gjithė skenėn nga "lart" dhe se kishte pasur shumė frikė kur kishte kuptuar se mjekėt ishin duke u dorėzuar, pasi nuk mund tė bėnin mė asgjė pėr ta shpėtuar.

Mė shumė se njė shpjegim

Pa marrė parasysh rolin e njė fuqie mbinatyrore, psikologia amerikane, Susan Blackmore, tregon se ekzistojnė shumė shpjegime tė mundshme pėr ngjarje tė tilla. Mes tė cilave edhe: "Informacionet qė pacienti kishte kur ishte akoma me sy hapur, forca e imagjinatės, forca pėr tė "gjetur" gjėra tė veēanta tek ajo qė ka ndodhur kur tregon eksperiencėn qė ka pėrjetuar, ekziston mundėsia qė, ndjenjat tona tė vazhdojnė tė na transmetojnė ndonjė informacion pėr botėn qė na rrethon". Gjithashtu, shton Christopher French, i departamentit tė psikologjisė nė Universitetin e Londrės "kujtimet e pacientėve mund tė ndikohen edhe nga fakti se kanė dėgjuar eksperienca tė tilla nė tė kaluarėn". Megjithatė, kjo nuk mjafton, qė rrėfime tė tilla ti klasifikojmė si fantazira ose sugjestione. Ėshtė fakt se, dėshmitė e atyre qė kthehen nga "bota tjetėr" vazhdojnė tė ēudisin shkencėn. Nė tė vėrtetė, shumė rrallė pacientėt dinė ta ndėrtojnė atė qė ka ndodhur pėrreth tyre, ndėrsa ishin nė gjendje tė pavullnetshme. Shumė shpesh, kur i ėshtė afruar vdekjes, tregon se ka parė se ēfarė ka nė anėn tjetėr dhe eksperiencat e treguara pėrsėriten me tė njėjtat karakteristika, edhe nė kultura shumė tė ndryshme nga e jona. Kėshtu, nė njė studim tė publikuar nė revistėn "Lancet" nė vitin 2001, Pim van Lommel, kardiolog i spitalit Rijsstate tė Arnhem (Holandė), ėshtė pėrpjekur tė kuptojė se cilat ishin ndjenjat qė pėrjetoheshin, duke intervistuar 344 pacientė, tė cilėt i ishin nėnshtruar manovrave tė ringjalljes, pas njė ataku kardiak. Kėshtu, nga studimi doli se 18 pėr qind e tė intervistuarve tregoi se kishte pėrjetuar njė eksperiencė paravdekjeje (ndėrsa tė tjera studime paraqesin pėrqindje mė tė vogla, nga 5 nė 10 pėr qind).

Pėrjetime tė kėndshme

Mė shumė se gjysma e tė intervistuarve tregonin se kishin provuar ndjenja shumė tė kėndshme (dhe asnjė nuk ka pasur frikė nga vdekja); njė nė tre tregonte se kishte kaluar pėrgjatė njė tuneli, kishte parė bukuri hyjnore dhe kishte takuar tė afėrmit qė i kishin vdekur; njė nė katėr e kishte ndjerė se po shkėputej nga trupi dhe kishte parė drita tė forta e ngjyra. Disa tė tjera kishin ndjerė se ishte njė kufi, tė cilin pasi e kaloje nuk ishte e mundur tė ktheheshe pas, madje pikėrisht aty u shfaqeshin episode tė ndryshme nga jeta e tyre. Eksperiencat e paravdekjes "ishin mė tė shpeshta te pacientėt e rinj dhe mė intensive te gratė", lexohet nė artikullin e "Lancet". Por "nuk dukeshin tė influencuara nga frika e vdekjes, qė pacientėt kishin para se tė shtroheshin nė spital, as nga bindjet e tyre fetare dhe as nga lloji i ndėrhyrjes qė ishte praktikuar".

Mė bujar se mė parė

Nė njė largėsi prej dy vjetėsh, studiuesit kanė intervistuar sėrish pacientėt, duke zbuluar se eksperienca i kishte ndryshuar rrėnjėsisht. Pothuajse tė gjithė ndiheshin mė tė disponueshėm e bujarė dhe pjesa mė madhe e tyre nuk kishte frikė nga vdekja, gjithashtu kishin forcuar bindjen se edhe pėrtej jetės "ka diēka". Megjithatė, disa shkencėtarė janė pėrpjekur t‘i japin njė shpjegim fiziologjik kėtij fenomeni. Njė studim amerikan i publikuar nė prill nė revistėn "Neurology", ka identifikuar njė parapėrgatitje individuale pėr tė jetuar eksperienca tė paravdekjes, tė fshehura nė mėnyrėn se si njerėzit flenė. Nė fakt, ka persona, ku faza e gjumit REM (gjatė sė cilės shihen ėndrra) nuk ėshtė e ndarė mirė nga ajo jo-REM (gjumi i thellė): ndodh qė kėta persona tė zgjohen natėn dhe tė ndihen nė "kurth", sepse nuk arrijnė tė lėvizin asnjė muskul, ose nė pėrgjumje dėgjojnė zhurma qė tė tjerėt nuk i dėgjojnė. Sipas studiuesve, kėta persona kanė 20 pėr qind mė shumė mundėsi pėr tė pasur eksperienca paravdekjeje, nėse do tė gjenden nė rrezik pėr jetėn. Ndėrsa studiues tė tjerė "mendojnė se kėto eksperienca janė njė reaksion psikologjik normal, qė vijnė nga siguria se vdekja ėshtė e pashmangshme dhe mund tė shkaktohen nga zvogėlimi i pėrqendrimit nė tru", thotė Pim van Lommel.

Shkėputja nga trupi

Neurologėt kanė zbuluar gjithashtu, se duke stimuluar nė mėnyrė elektrike koren ballore tė trurit ėshtė e mundur tė arrihet artificialisht ndjenja e shkėputjes nga trupi dhe qė e njėjta eksperiencė mund tė arrihet edhe nga pėrdorimi i disa lloje drogave (nė veēanti, allucionogenet). "Eksperiencat e vėrteta tė paravdekjes duhet tė kenė diēka shumė tė ndryshme nga ato tė prodhuara artificialisht", pėrfundon Van Lommel. "Nė fakt, as drogat dhe as eksperimentet e neurologėve nuk e ndryshojnė mėnyrėn tonė tė konceptuarit tė jetės dhe asnjėherė nuk arrijnė tė na heqin frikėn e vdekjes".

Liburjana
19-08-08, 17:59
Shkrim interesant , te dhena te vlefeshme studimesh . Faleminderit Estella .
Pershkrimin e perjetimeve te ketilla e gjejme te dhene shume bukur edhe ne librin e Skot Pek ' Ajo Bote - sikur Kjo Bote . Duke pasur parasysh qe ai eshte psikolog , nje liber i tille ja vlen te lexohet . Kam degjuar dhe lexuar per perjtime te ketilla por jam shume skeptike ne lidhje me dicka te tille . Gjithesesi , po te ishin misteriet , mrekullite te prekshme dhe te dukshme do te ishin pjese e shkences , por ja qe ato nuk jane dhe si te atilla mbeten enigma shume terheqese per njerezit .

ilirjani...08
20-08-08, 09:11
Tem interesante por kto fenomene nuk ndodhin vetem ne spitale apo gjat operimit,edi nje raste te dhen ne tv gjermane ne se nuk gaboj viti 2002-03 kur dy te rinje ishin duke ber sheti ne natyr ku para kishin nje fush te madhe gjelbrimi (livadhe)gjat shetitjes papritmas vjen nje vetetim dhe nje krism teper e madhe ne ate moment siqe e tregojne vet skenen ne tv bijen per toke te dy por qudija me e madhe ndodh kur kta tani ishin duke shkuare drejt qiellit dhe ishikonin trupat e tyre te shtrir ne tok ndersa poj thonin njeri tjetrit si eshte e mundur kjo gje qe poju ndodh ata ne ate moment kan filluare te zbresin te trupat e tyre por siq thon ata kishin pasur shum veshtirsi deri sa ishin futur prap ne trupat e tyre, simbase tyre ata para ksaj ngjarje dramatike skishin besuare fare ne fe apo diq tjeter kurse tani jane te rregullt ne rite fetare + i bejne thirrje shkences qe te merret me shum me keto raste.
di edhe shum raste tjera por kjo eshte me interesantja pasi ka ndodh jasht objekteve si spitalet shtepi etj.