PDA

View Full Version : Skėnderbeu sipas pikėpamjeve antishqiptare


Psikologu
19-08-08, 11:38
Skėnderbeu sipas pikėpamjeve antishqiptare

Nga Nuhi Ismajli



Figura e kryeheroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, qė nga ditėt e para tė lavdisė sė tij e gjer mė sot, ka frymėzuar vepra tė shumta e tė larmishme tė fushave tė ndryshme tė krijimtarisė sė autorėve shqiptarė e botėrorė.
Figura e Skėnderbeut ėshtė bėrė njė figurė e admirueshme pėr autorėt shqiptarė e tė huaj, nė radhė tė parė, pėr luftėn e tij heroike, kundėr pushtuesit e robėrisė, pėr ēlirimin e vendit e tė popullit tė vet dhe pėr ruajtjen e identitetit kombėtar, por edhe pėr kontributin e vlerėn qė kishte lufta e tij edhe pėr popujt tjerė dhe veēanėrisht pėr shembullin e pamohueshėm frymėzues qė pati e ka vepra e tij pėr ndjenjat liridashėse dhe virtytet mė tė shquara njerėzore tė tė gjithė njerėzimit.
Nė kontrast me frymėzimet e fuqishme tė veprave tė autorėve shqiptarė e botėrorė, trajtimin madhėshtor tė figurės sė tij dhe pėrpjekjes pėr tė dhėnė kuptimin e natyrėn e madhėshtisė sė tij, figura e Skėnderbeut, e mbėshtetur nė filozofinė e propagandėn e kundėrshtarėve tė tij historikė dhe nė propagandėn antishqiptare, ndonjėherė ėshtė bėrė objekt trajtimi edhe nga pikėpamje tė tjera, tė kundėrta, joobjektive, antishqiptare, sipas tė cilave ai del si shembulli i tradhtarit kombėtar, i cili lufton kundėr interesave tė Shqipėrisė (H. Feraj) ; shembulli i heroit te vogėl kombėtar (B. Latifi) ; shembulli i cilėsive mė tė ulėta tė shqiptarėve dhe tė cilėsive mė tė ulėta njerėzore (K.Trebeshina) etj.