PDA

View Full Version : Vdekje Klinike

Estella
20-08-08, 14:05
Vdekja klinike eshte nje "gjendje kufitare" me vdekjen kur doktoret nuk rregjistrojne me aktivitet te zemres (pacienti ska rrahje zemre), te frymemarrjes, te mushkrive, funksionet e sistemit nervor fillojne te zhduken dhe "bebja e syrit" nuk mblidhet me kur e ndriqon me drite. Pra nje njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur te gjitha keto me siper ndodhin, edhe pse te gjitha proceset metafizike vazhdojne. Vdekja klinike vazhdon per disa minuta dhe nqs njeriu nuk merr ndihmen e shpejte atehere kalon ne vdekje biologjike nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete.

Megjithate edhe pse nje person eshte klinikisht i/e vdekur NUK do te thote qe ky njeri nuk ka me shpresa per te jetuar [prandaj dhe quhet vdekje klinike, ndryshe nga vdekja e trurit nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete]. Per nje afat te caktuar kohe (disa minuta, se di saktesisht) mbas vdekjes klinike eshte akoma e mundshme qe zemra dhe frymemarrja te vihen ne pune perseri duke aplikuar ndihmen e shpejte (zakonisht CPR). Edhe ne qofte se ndihma e shpejte nuk ka sukses ne kthimin e ritmit te zemres dhe frymemarrjes, perseri ajo i jep pacientit nje sasi te mjaftueshme oksigjeni ne menyre qe truri te mos vdesi. Pas kesaj shume metoda te tjera me te avancuara dhe moderne mund te aplikohen per te rivendosur zemren dhe frymemarrjen ne pune.

Vdekja klinike eshte NJE nga llojet e versioneve e te qenit i/e vdekur.Keshtu qe per te kuptuar me mire vdekjen klinike duhet te kuptosh ne fillim qe VDEKJA vete nuk eshte thjeshte nje NGJARJE por nje PROCES. Kjo sepse indet dhe organet e ndryshme ne nje organizem te gjalle vdesin me ritme dhe shpejtesi te ndryshme. Vdekja zakonisht ndahet ne somatic death dhe cellular death. Somatic death quhet atehere kur individi nuk eshte me nje element i shoqerise, sepse ai/ajo eshte ne nje gjendje pavetedije te pakthyeshme, dhe i pandergjegjesuar per veten e tij dhe boten qe e rrethon. Cellular death quhet atehere kur qelizat nuk kryejne me frymemarrje-frymenxjerrje (respiration) dhe metabolizem.

Ne qofte se marrim rastin e nje cardiac arrest ( kjo quhet vdekje klinike), gjeja e pare qe ndoth pasi zemra pushon se rrahuri dhe mushkrite nuk funksionojne me eshte qe ndalon qarkullimi i gjakut neper trup (dihet qe dhe temperatura e trupit fillon te bjeri). Po ne qofte se gjaku pushon se qarkulluari neper trup do te thote qe gjaku nuk po transportohet me neper qelizat apo indet apo organet e ndryshme te trupit. Mos harroni qe qelizat tona duan oksigjen ne menyre qe te funsionojne, prandaj dhe eshte e rendesishme te marresh fryme dhe te kesh rrahje zemre. Edhe pse qelizat nuk po marrin me oksigjen, perseri ato nuk vdesin menjehere; kjo sepse ato kane nje sasi shume te vogel oksigjeni prezent qe mund ta perdorin,gjithashtu dhe gjaku qe rrethon keto qeliza permban nje sasi te vogel oksigjeni. Megjithate kjo eshte siq thashe nje sasi shum e vogel oksigjeni, dhe ky oksigjen mbarohet shume shpejt, keshtu qe shume nga qelizat fillojne te punojne ne menyre anaerobike (anaerobically), disa te tjera vdesin.
Disa qeliza jane te specializuara per te funksionuar ne kushte anaerobike, te tilla jane qelizat e muskujve ( kujtoni lactic acid fermentation nga biologjia e vitit 1). Keshtu qe nje qelize te muskulit i duhet nje kohe e gjate para se te vdesi. Disa qeliza te tjera, si psh qelizat e trurit vdesin menjehere pas disa minutash (3-7 zakonisht) mungese te oksigjenit.

Kjo eshte pjesa e pare e vdekjes e cila ndoth gjate 5-7 minutave te para pas arrestit kardiak ( kjo periode kohe eshte gjithmone me e gjate ne uje te ftohte/temperatura te uleta). Deri ne kete faze ?do gje, perve? ndonje demi qe ka pesuar truri, jane te riparueshme. POR edhe me pak demtim truri ( me nje demtim te vogel) eshte e mundur qe "te trajnohen" pjeset e pademtuara te trurit qe te kryejne disa nga funksionet qe kryenin pjeset e demtuara. Ne pergjithesi, sa me shume kohe te kaloj para se nje njeri qe sapo ka pesuar cardiac arrest te marri ndihmen e shpejte minimale, aq me e madhe eshte mundesia per te pasur demtim truri ose nje "ringjallje te pasuksessheme".

Kur te gjitha pjeset e trurit, perfshire ketu edhe the brain-stem + cerebrum , nuk funksiojne me, njeriu kalon nga te qenit klinikisht i/e vdekur ne gjendjen e vdekjes se pakthyeshme. Edhe atehere kur njeriu ka arritur deri ne kete pike, shume qeliza te trupit jane akoma te gjalla.Nje nga llojet e qelizave qe jetojne me gjate se shumica jane ato te cornea-s, sepse keto qeliza nuk e marrin oksigjenin nga gjaku por nga ajri.

Femija i nje gruaje klinikisht te vdekur, ose dhe brain dead, ka mundesi qe te mbijtetoje, kjo fal teknologjise shume te avancuar qe kemi sot. Doktoret mund te mbajne qelizat e trupit te kesaj gruaje akoma te gjalla ( edhe pse zemra & mushkrite nuk funksionojne me) EDHE fetusin akoma te gjalle ne menyre artificiale. Kjo behet duke siguruar qe trupi i gruas te marri nje sasi te mjaftueshme oksigjeni, dhe qarkullimi i gjakut te vazhdoje duke perdorur nje respirator ose ca jane ca makina qe perdoren per zemren dhe mushkrite. Pervec kesaj doktoret sigurojne qe femija te marre ushqim duke ja dhene ate nepermjet gjakut ( me injections). Sa me shpejt qe te behen te gjitha keto, aq me me e madhe eshte mundesia per te sjelle ne jete nje femije sa me te shendetshem. Megjithate edhe pse ?do gje mund te shkoje shume mire, mundesia qe femija te kete komplikime eshte shume e madhe, dhe kjo varet jo vetem nga koha qe truri kalon pa oksigjen por edhe nga "mosha" e fetusit (dmth sa muajsh eshte fetusi).

Megjithate vdekja klinike eshte akoma nje mister per doktoret, shkencetaret dhe te gjithe njerezit. Ka pasur plot raste qe nje njeri te jete kthyer ne jete pas 40 minutash vdekje klinike pa pasur asnje demtim, kur ne teori kjo nuk eshte e mundeshme...me te vertete shume interesante!

Naki
20-08-08, 22:21
Ėshtė me rendesi Vitale,edhe si qytetar ,nxėnės,student,bujkė nė kushte jashtė spitalore kur hasim nė Gjendje tė papritura aksidentesh kur ėshtė pytje jeta e njeriut tė jemė vigjilentė 0 deri 7 min pasi kemi konstauar gjendjen kritike tė jetes sė njeriut tė jipet Ndihma e parė siq Vijon:http://www.feuerwehr-albbruck.de/assets/images/HWL1.jpg

Hapi i parė,tė komunikojmė,tė shofim apo reagonė tė thrasim me zė tė lartė,tė prekimė krahėrorė nė gjoksė nėse nuk ka sheja tė pėrgjigjėjes mbrenda 15 sek.
vazhdojmė me hapin e dytė,tė shohim frymarrjen duke shiquar pjesen e barkut diafragmen ndėrsa ne pozicionehemi tek fėtyra e personit duke shiquar gojen ,hunden nė tė njejten kohė shohim,inspektojmė pulsin nė shuplaken e dorės nė nyjen radiale apo tek qafa prekim damarin dhe shiqojmė pulsin.e gjithė kjo procedur duhet tė kryhet pa panik mbrenda 30 sek.Nėse nuk ka shenja tė jetės ,personi nė gjendje kritike vihet nė pozicion tė shtrirė nė shpinė.
Sė pari Kontrollohen rruget e frymarrjes,hapet goja,pastrohet me njė faculet apo gjėra tė cilat i kemi nė disponim siq janė veshėmbathja,psh.teshat e trupit kėmisha etj.dhe fillohet me ringjalljen siq vijon.http://www.samariterverband-schaffhausen.ch/images/kurse/cpr.jpg

Njė Frymarrje gojė me gojė,ose gojė me hundė duke shtre koken e personit mbrapa siq shihet nė foto.dhe duke vazhduar me kompresion nė zonen e zemres nė mes tė gjoksit 30 herė duke numėruar 1,2,3..... me zė tė lartė, dhe nė tė njejten kohė duke kėrkuar ndihmė nga njerzit tjerė qė tė thrasin ndihmen e shpejtė spitalore.Nėse jemi tė vetmuar dhe kemi telefon mobil te alarmohet ndihma e shpejtė apo policia.

http://www.wien.gv.at/rettung/images/herzdruckmassage1kl.jpg

Ringjallja nuk duhet tė ndalet pėr 15 minuta dhe tė vazhdojmė nė ritmin njė frymarrje dhe 30 masazha/kompresione tė zemres.nėse shohim shenjat e jetės frymarrja po rikthehet zemra po rrahė.dhe personi po kthjellet fillonė faza e stabilizimit ku kėmbėt duhet tė jenė mė lartė se koka nė mėnyrė qė gjaku nga periferia nga kėmbėt tė lėvizė drejtim tė zemres.

Janė disa shpjegime tė thjeshta pa perdorur definicione mjekėsore pėr tė kuptuar mė lehtė.

Ndėrsa ringjallja nė kushte spitalore ka njė proces tė definuar ku dihen veprimet tė Shablonizuara nė tri Akte.
Pėr kėtė proces nėse ka nga kolegėt e mi interesim mund tė ju sjellė pėrvoja e mia profesionale.

Naki

Estella
04-09-08, 18:16

$

Po shtoj edhe pak Naki

1.Kontrolloni, A po merr Fryme personi?
* JO ---Filloni frymemarrjen goje-me goje, e kompresionin kardiak

* PO ---, kontrolloni a i ka humbur ndjenjat!

Nese i ka humbur ndjenjat:
a - Pastroni rruget e frymemarrjes, e vendoseni ne pozicionin e sigurte

B - Lajmero URGJENCEN

Nese nuk i ka humbur ndjenjat:
Shihni a eshte konfuz, i turbullt e me marrje mendsh!
PO --- Vendoseni ne pozicionin e SIGURISE.
JO ---.Kekoni ndihme mjekesore

KUJDES! ne raste te tilla ASNJEHERE mos i jepni gje nga goja

1.FRYMEMARRJA GOJE ME GOJE.
Kur nuk ka ngritje e ulje te gjoksit, e ju nuk ndjeni levizje nga ajri i nxjerre, atehere MENJEHERE filloni frymemarjen nga goja

Ulni ne kurriz ne nje siperfaqe te forte. Pastroni gojen nga te vjellat, materiale te huaja e nga dhembet falso (protezat).

Te hapni rruget e frymemarrjes, me dy gishta (tregues e te mesit) nga poshte MJEKRRES -- COJANI KOKEN. Njekohesisht doren tjeter vija mbi balle per t`ja shtyre koken nga pas. Pra kendi 90 grade. viza nga mjekrra te veshet te jete pingul me dyshemene.VERTIKAL.

Mbyllini hunden (me doren qe kishit ne balle, tjetra vazhdon te rrije nen mjekerr). Merr fryme thelle, JEPI FRYME 2 HERE shpejt. Kontrollo pulsin. Nese KA PULS ,vazhdoni perseri pra:
Dy frymedhenje te shpejta nje pas nje - prit 5 sekonda

Pas cdo frymedhenie, kthehu e shiko a po leviz gjoksi, e degjo per zhurmen e ajrit qe del nga goja e viktimes. Vazhdo,deri sa viktima fillon te marre fryme, a deri sa te vije ndihma mjekesore.

(SHTYPJA E ZEMRES).
kjo teknike perdoret se bashku me frymemarrjen goje me goje, per te vazhduar levizjen e gjakut nga nje zemer qe ka Pushuar.
NORMALISHT DUHET BERE NGA DIKUSH I TRAJNUAR PER KETE PROBLEM.

Konsiston ne shtypjen e gjoksit (ne qender) te viktimes me 80 kompresione /minute (per te rriturit).
Behen 15 shtypje/2 frymedhenje.
Si e dime se a ka ndaluar zemra? Kontrollojme pulsin. Zakonisht ne qafe (nga te dy anet) jane dy arterie (DAMARE)/quhen ARTERIET KAROTIDE.
Nese puls,nuk ka vazhdo kompresionin

Pozicioni i SIGURISE.
Ky eshte pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka humbur ndjenjat.
Lejon qe personi te marre fryme me lehtesi, e PARANDALON mbytjen e tij nga te vjellat.
Nje viktime nga overdoza duhet vene ne kete pozicion kur, ndihma e pare urgjente nuk eshte e nevojshme (p.sh goje me goje- frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per shock.

Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) hapeni njeren kembe e perkuljani ate. Kthejani koken anash, e cojeni pak lart-qe rruget e ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjekerr (qe ta mbaje koken ne kete pozicion). Mbulojeni , per ngrohtesi.

pirro
07-09-08, 18:27
Nese e dini, sa jane gjasat qe nje njeri klinikisht i vdekur te kthehet perseri ne jete.

Naki
08-09-08, 06:44
Per shkak te zhvillimit te shpejte dhe te vazhdueshem te shkencave mjekesore , e ne rend te pare zhvillimi I metodave te transplantimit te organeve dhe indeve - definimi klasik I vdekjes absolute biologjike te njeriut - e cila pershkruhet si nderprerje ireverzibile e funkcionit te sistemit kardiovaskulare dhe respiratore ( Vdekja Klinike ) dhe e njejta eshte e lidhur me nderprerjen e punes se Sistemit Nervor Qendror - e percjellur me vdekjen e indeve dhe qelizave ( Vdekja Biologjike )- behet jo e qarte dhe e pafundme.
Deri ne vdekjen e plote - organizmi kalon neper disa faza :

Vdekja klinike - e cila paraqet apnene ose arestin e plote kardiak ( te zemres) me nderprerje te plote te aktivitetit cerebral ( por jo ireverzibile), sepse ne kete periudhe me terapi optimale eshte e mundur rikthimi I organeve vitale te sistemit organik dhe trurit.
Vdekja cerebrale ose kortikale - e cila paraqet nekrozen e pakthyeshme te trurit , sidomos neokorteksit ( EEG e qete),
Vdekja e trurit - e cila paraqet nekrozen e pjeses se mbetur te trurit te madh dhe te vogel ( EEG e qete dhe me mungese te reflekseve kraniale),
Vdekja sociale - paraqet demtimin e rende dhe te pakthyeshem te trurit - e cila eshte ne gjendje te pavetedijshme por me EEG active.

AGONIA - eshte parafaze e vdekjes , ne te cilen paraqiten ndryshime morfologjike dhe eshte nje gjendje ireverzibile e qe e njejta quhet edhe lufta per vdekje’. Shkaktar I agonise mundet te jete ndonje semundje apo trauma. Ne kete gjendje te gjitha funkcionet jetesore jane te reduktuara ( vita reducta ) e qe ne fundsjelle deri te kriza finale dhe mbarimi I plote I funkcioneve ( ne kete faze EEG dhe EKG jane ne jetesi minimale (vita minima).

PARAQITJET SUPRAVITALE - apo jeta intemediale - paraqet fazen ne mes nderprerjes biologjike te disa qelizave dhe indeve dhe organizmit ne teresi. E njejta fillon me paraqitjen e vdekjes klinike dhe zgjate deri sa nuk nderprehet metabolizmi edhe I organit te fundit - gjegjesisht indit. Kjo gjendje quhet vdekje biologjike.SHENJAT E VDEKJES - Pas paraqitjes se vdekjes klinike ne trupin e vdekur ndodhin disa procese te ndara ne dy faza - dhe ate nga faza ‘bios’ kalon ne fazen ‘nekros’, e cila karakterizohet me reakcion supravital dhe katabolozmin ireverzibil, gjer sa pas kesaj vjen deri te faza e dyte - autoliza dhe heteroliza ( pra shkaterrimi I organizmit ).

Naki
08-09-08, 07:15
Nese e dini, sa jane gjasat qe nje njeri klinikisht i vdekur te kthehet perseri ne jete.

Sekundat janė tė mėdha,reanimimi/ringjallja dhe intubimi nga ekiipi i specializuar bėnė tė mundshėm ēė nga njėherė ėshtė e pamundur.
Pushimi i rrahje sė zemres dhe nderprerja e frymarrjes mbrenda 5/7 minuta te gjendjes /vdekjes klinike me intervenimin profesional tė ekipit te reanimacionit dhe intubimit ka mundėsi tė ringjalljes.

Jam deshmitarė i rasteve tė shumta nė klinkat emergjente gjithėqka ėshtė e mundur,ringjallje artificiale po,95% tė mbijetuarėve kanė pasoja tė mėdha mendore dhe deficite Neurologjike.

Estella
09-09-08, 20:35
shume spjegim t'mire paske bo Naki t'flm shume:smile:

linda l
11-10-08, 16:18
shume shpjegim i mire po pak i komplikum per ata qe nuk jan profesionist,
ma mire ma thjesht kish me kon

linda l
11-10-08, 16:20
maaa se na myteee
thuhet se aftesia me e madhe e njeriut osht mee shpjegut shkurt diqka shume te gjate e mendoj se mamire ish kon me eme shfytezu ate aftesi nese e ki ,pa keqkuptime

LABI
11-10-08, 16:22
Sekundat janė tė mėdha,reanimimi/ringjallja dhe intubimi nga ekiipi i specializuar bėnė tė mundshėm ēė nga njėherė ėshtė e pamundur.
Pushimi i rrahje sė zemres dhe nderprerja e frymarrjes mbrenda 5/7 minuta te gjendjes /vdekjes klinike me intervenimin profesional tė ekipit te reanimacionit dhe intubimit ka mundėsi tė ringjalljes.

Jam deshmitarė i rasteve tė shumta nė klinkat emergjente gjithėqka ėshtė e mundur,ringjallje artificiale po,95% tė mbijetuarėve kanė pasoja tė mėdha mendore dhe deficite Neurologjike.

Te gjitha i paske perfshire z.Naki .qe nga vdekja Biologjike, Klinike , sociale ... vetem Vdekjen Civile paske mbet pa permend :biggrin: