PDA

View Full Version : Alergjia: Evitoni puthjen e vdekjes


Estella
20-08-08, 15:02
Nje vajze 15-vjecare nga Kanadaja, Christina Desforges, vdiq disa dite me pare pasi puthi te dashurin e saj

Nje vajze 15-vjecare nga Kanadaja, Christina Desforges, vdiq disa dite me pare pasi puthi te dashurin e saj. Ai kishte ngrene nje sanduic me gjalp kikirikesh nente ore me pare dhe shkaku i vdekjes se te dashures se tij ishte sepse ajo ishte alergjike ndaj kikirikeve. Te kesh nje reaksion alergjik nga e puthura ne fakt nuk eshte e pazakonte, shpjegon Dr. Emily Senay, korrespondent i "Early Show". Nje studim mbi alergjite qe shkaktojne frutat vajore si, bajamet, lajthite dhe arrat vetem disa vite me pare zbuloi se 5 perqind e njerezve qe u perfshine ne studim mund te kishin nje reaksion alergjik ndaj puthjes.

Nese ju keni alergji ndaj nje ushqimi ko mund te ndodhe shume lehte. Alergjia ndaj ushqimit ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon ndaj nje perberesi te vecante ne ushqim qe ne rastet normale nuk eshte i rrezikshem per shendetin.

Nuk duhet shume per te provokuar nje reaksion te sistemit imunitar te trupit. Ne kete menyre, qofte edhe nje gjurme ushqimi ne buzet e nje personi apo ne gojen e tij mund te perbeje rrezik. Alergjite e shkaktuara nga kikiriket ne vecanti mund te jene lehtesisht te ndikueshme.

Rreth 1.5 milione njerez ne Shtetet e Bashkuara jane alergjike ndaj ndaj kikirikeve dhe mesatarisht 50 persona vdesin ne vit per shkak te alergjise ndaj tyre. Simptomat e zakonshme te alergjise ndaj ushqimit jane skuqje, frymemarrje me veshtiresi, apo njolla ne fytyre. Reagime me te forta jane ato si, te vjella, veshtiresi per t'u mbushur me fryme, probleme me tensionin e gjakut, humbja e ndjenjave, etj. Ne rastet me te renda shoku anafilaktik mund te shkaktoje vdekjen.

Keto jane disa nga pasojat qe mund te shkaktoje alergjia sipas dr. Emily Senay. Keshtu, sipas shpjegimeve mjekesore, nje person mund te kete alergji nga nje puthje pasi partneri ka konsumuar nje ushqim ndaj te cilit ka alergji.

Si te evitojme alergjite

Ushqime te tjera qe mund te shkaktojne alergji pervec kikirikeve jane qumeshti, vezet, gruri, soja, apo ato me perberje vajore si arrat dhe bajamet. Menyra me e mira per te evituar nje alergji te shkaktuar nga ushqimet eshte te mos perdoren ushqimet qe e shkaktojne ate. E, kur behet fjale per puthje, keshillohet qe te dashuruarit duhet te lajne dhembet dhe fytyren nese ata kane ngrene nje ushqim qe shkakton alergji tek partneret. Gjithashtu nje keshille e vlefshme eshte qe gjithnje te lexohen perberesit e ushqimeve. Nje ushqim qe mendoni se eshte perfekt per ju, mbase nuk mund te jete i tille. Megjithe ndihmen e shpejte qe iu dha vajzes 15-vjecare nga Kanadaja, ajo nuk mundi ti shpetoje vdekjes. Ky eshte nje nder rastet e nje reagimi te forte te shkaktuar nga alergjia, por mund te ndodhe.

Ne kete menyre cdokush qe mendon se eshte alergjik ndaj nje ushqimi, por nuk eshte i sigurte, duhet te bindet per kete. Ne kete rast, menyre me e mire eshte te bisedohet me mjekun alergolog, i cili mund t'ju ndihmoje duke bere nje test alergjie ne krah, apo me mjekime te tjera ne rastet e emergjences.

>>{SpOnGeBoB}<<
20-08-08, 17:49
qyyy A ne ardhte me me puthe gojen plot kikirika hallall edhe vdekjen ja boj. Qfare alergjije e paska ngulfaten me kikirika at qiken. Po qfare prind te paska pasen qaj idijoti qe nuk e kan msue qe gojen plot as nuk folet se le mo me shkue me puthen.

Estella
20-08-08, 18:00
qyyy A ne ardhte me me puthe gojen plot kikirika hallall edhe vdekjen ja boj. Qfare alergjije e paska ngulfaten me kikirika at qiken. Po qfare prind te paska pasen qaj idijoti qe nuk e kan msue qe gojen plot as nuk folet se le mo me shkue me puthen.
eh more sponge as alergjit vdekjepruse spo i merr serioze ti :P