PDA

View Full Version : Kisha e Shėn Kollit, dėshmi e kulturės mesjetare


Psikologu
22-08-08, 03:41
Kisha e Shėn Kollit, dėshmi e kulturės mesjetare

Nė majėn e njėrės prej katėr kodrave, qė shtrihen nė fshatin Kurjan tė rrethit tė Fierit, ngrihet Kisha e Shėn Kollit, njė "monument kulture" ndėrtuar rreth fundit tė shekullit tė XIII dhe fillimit tė shek XIV qė nuk pasqyron thjesht vlerat e kultit, por edhe shkallėn e lartė tė zhvillimit dhe qytetėrimit mesjetar tė fshatit Kurjan. Arkitektura e objektit, veprat e artit, skulpturat, afresket, vendi i ndėrtimit, materialet e pėrdorura dhe cilėsia e punimeve i japin vlera edhe sot kėtij objekti, qė qėndron si njė urė lidhėse midis qytetėrimit mesjetar dhe atij bashkėkohor. Kisha paraqet njė ndėrtim tė tipit trekonėsh dhe dallon pėr afresket e punuara me mjeshtėri nga Joani dhe Nikolla, djali i piktorit tė madh, Onufri, afresket e tė cilit gjenden jo vetėm nė kishat e Beratit dhe tė disa qyteteve shqiptare, por dhe nė shumė kisha tė Ballkanit.
Sipas specialistėve, mendohet qė objekti tė jetė restauruar nga fillimi i shek tė XVI. Prof. As. Dr. Bashkim Vreka, drejtor i parkut Arkeologjik "Bylis", tha se "objekti pėrbėhet nga narteksi, naosi dhe kthina e altarit. Narteksi, qė mbulohet me ēati druri me rrjedhje nga perėndimi, dikur ka qėnė i mbuluar me qemer cilindrik, nga i cili ruhen gjurmėt e harkuara nė muret veriore dhe jugore dhe thėmbrat nė muret lindore e perėndimore". Ai shprehet se nė narteks mund tė hysh nga tė tri anėt, ky hyrja kryesore ėshtė ajo e perėndimit, qė mbulohet me arkitrarė guri, tė zbukuruar me motive bimore. Edhe dy dyert e tjera janė po me arkitrarė e shpatulla guri , por tė njė madhėsie mė tė vogėl. Nga naosi sot ruhen vetėm dy pilastrat nga ana lindore, ndėrsa nga kolonat nė anėn perėndimore ruhen vetėm bazamentet. Dyshemeja ėshtė e shtruar me pllaka guri me forma tė ndryshme.
Nė dysheme gjenden pllaka tė gdhendura me mozaik, ndėrsa nė pjesėn veri-jug tė dyshemesė, nė zonėn ku janė pilastrat, mendohet tė ketė pasur ikonostas prej guri, i cili ka humbur. Objekti ėshtė i ndėrtuar kryesisht me tulla tė lidhura me llaē gėlqereje. Gurėt janė pėrdorur si qoshe dhe shpatulla pėr dyert. Ajo qė i jep njė pamje joshėse objektit ėshtė pėrdorimi i skulpturave dhe gurėve tė gdhėndur, me motive nga natyra. "Pėrdorimi i fragmenteve arkitektonike e skulpturale tė periudhave antike e paleokristiane , si dhe vendosja pa ndonjė rregullsi e njė guri varri ėshtė shprehje e shijes sė hollė akitektonike mesjetare si dhe dėshmi e monumenteve mė tė hershme nė kėtė zonė ", theksoi Prof. Bashkim Vreka.
Sipas tij, zona e Kurjanit, duke pėrfshirė dhe fshatrat Mbėrs, Vlosh, Ngjeqar, etj, ka qenė e populluar qė nė periudhėn helenistike, shek IV-I p.e.r. E gjendur midis qyteteve ilire nė Margėlliē dhe Dimal , nė kėtė zonė janė gjetur objekte tė shumta arkeologjike si enė qeramike, monedha, zbukurime, etj , tė cilat dėshmojnė pėr prani tė dendur vendbanimesh ilire me njė nivel mjaft tė lartė zhvillimi. Kisha e Shėn Kollit, vijoi Vreka, nuk duhet parė si njė dukuri e veēuar, por si njė vazhdimėsi normale e jetės nė kėtė zonė nga shek IV pes deri nė ditėt tona, pra njė periudhė kohore rreth 2400 vjeēare. Pėr stilin e veēantė tė ndėrtimit dhe vlerat e gjithanshme qė mbart, kisha ėshtė shpallur "Monument Kulture" e kategorisė sė parė nė vitin 1963. "Ajo iu nėnshtrua shkatėrrimit nė vitin 1967, kur filloi lufta kundėr fesė, shumė materiale tė shkruara dhe me vlerė u dogjėn, u grisėn apo u vodhėn", pohon Xhemal Xhemali, ish- kryetar i komunės dhe studiues i veprave tė kultit nė kėtė zonė.
Prof. As. Dr. Vreka pohon ''fshati Kurjan nuk ka qėnė i vendosur nė kodrat ku shtrihet sot . Ai ka qėnė 3-4 km nė lindje tė vendndodhjes sė sotme, pikėrisht nė kėtė kodėr ngrihej njė kishė shumė e vjetėr, prej sė cilės nė ditėt e sotme kanė mbetur vetėm rrėnojat dhe njė statujė, e cila ruhet nė Muzeun Historik tė qarkut Fier". Kjo kishė e hershme paleokristiane mendohet tė jetė ndėrtuar rreth shekullit tė III-IV e.s dhe quhej Kisha e Shėn e Premtes. Emėrtimin e kishės mė vonė do ta gėzonte njė ēezmė madhėshtore pėr nga ndėrtimi, e cila pėrdorej pėr tė furnizuar me ujė banorėt. Kjo ēezmė e veēantė pėr nga mėnyra dhe stili i ndėrtimit, forma dhe madhėsia e sipėrfaqes, fatkeqėsisht ėshtė tharė, duke lėnė emrin dhe kujtimin e bukur, shprehen banorėt tė cilėt ngrenė shqetėsimin e ruajtjes dhe mirėmbajtjes sė kėtij monumenti.