PDA

View Full Version : Stuhitė mė pyesin: E mbollėt pemėn?


Rezart Palluqi
23-08-08, 19:30
Shqiptarė, vėllazėrohuni!
Pemėn stuhishkulur qindra herė,
lėreni tė zėrė rrėnjė thellė.

Shqiptarė, flakni tutje gjilpėrat syshpuse!
Rrėmbeni lopatat e kazmat!
Pemėn kombėtare mbilleni,
para se tė zgjohen orkanėt nacionalistė.

Shqiptarė! Lėrini lopatat e kazmat tė flasin shqip!
Rrėnjėt e kombit tė pijnė ujė nė pusin mė tė thellė.
Stuhitė nuk po flejnė.
Stuhitė shtegtuan pėrkohėsisht nėn qiejt e tjerė.

Stuhitė nuk do vonojnė.
Drejt qiellit tonė do fryjnė!
Midis degėve tė pemės tonė,
si shtrigė do tė fishkėllejnė.

Nėse stuhitė e pėrmbysin pemėn tonė mishtake,
si njė dorė gishtthyer,
le tė mos mallkojmė fatin tonė tė zi!

E mbollėt pemėn... mė pyesin stuhitė?


Rezart Palluqi


Holandė

sherri
24-08-08, 06:20
Shqiptarė, vėllazėrohuni!
Pemėn stuhishkulur qindra herė,
lėreni tė zėrė rrėnjė thellė.

Shqiptarė, flakni tutje gjilpėrat syshpuse!
Rrėmbeni lopatat e kazmat!
Pemėn kombėtare mbilleni,
para se tė zgjohen orkanėt nacionalistė.

Shqiptarė! Lėrini lopatat e kazmat tė flasin shqip!
Rrėnjėt e kombit tė pijnė ujė nė pusin mė tė thellė.
Stuhitė nuk po flejnė.
Stuhitė shtegtuan pėrkohėsisht nėn qiejt e tjerė.

Stuhitė nuk do vonojnė.
Drejt qiellit tonė do fryjnė!
Midis degėve tė pemės tonė,
si shtrigė do tė fishkėllejnė.

Nėse stuhitė e pėrmbysin pemėn tonė mishtake,
si njė dorė gishtthyer,
le tė mos mallkojmė fatin tonė tė zi!

E mbollėt pemėn... mė pyesin stuhitė?


Rezart Palluqi


Holandė

A mjaftone nje falenderim? nje urate:t'lumt penda!? JO

-Poezi domethense,ne kohe te duhur.
Poezia esht art.
"Arti nuk "do te thote" asgje,ndoshta ai nuk ka edhe fare kuptimi,
arti esht e bukura vete me ket ai permbushet dhe i mjafton vetvetes..
Por per hir te njohjes ne na duhet te dalim jashte procesit krijues dhe ta veshtrojm ate nga jashte,dhe vetem atehere ai behet imazh qe shpreh kuptime".( keshtu na meson i urti ne strategjin e kuptimit)

Pra ket Poezi duhet kuptuar,dhe jo vetem kuptuar,edhe vepruar,jep keshilla per veprim,esht frymezuese,kshilluse dhe vepruese.
Nuk mund ti themi vetem e bukur,(Arti esht e bukura vet)por ta kuptojm dhe te veprojm...

..Stuhitė nuk do vonojnė.
Drejt qiellit tonė do fryjnė!
Midis degėve tė pemės tonė,
si shtrigė do tė fishkėllejnė.

T'falemnderit- Rezart, Danke well!