PDA

View Full Version : Fillet E Demokracisė


LABI
24-08-08, 21:02
FILLET E DEMOKRACISĖ

Sikurse edhe jetėt tona ashtu edhe demokracia ka njė fillim . E kjo kėrkohet nė Greqinė Antike ,tek qytet shteti i Athinės, i Sokratit , Platonit, e Aristotelit nė shek: -V-.p.e.s
Nėpėr literature tė shumta qė kanė pėr objekt studimi sistemet politike dhe format e qeverisjes, kur flitet pėr demokracinė pėr fillet dhe praktikat e para tė saja , shumė nga to i referohen periudhės antike .
Periudhė kjo , qė pėrshpjegim dhe ilustrim tė saj , autorė tė teorive tė demokracisė pėrdorėn shprehje,terminologji, nocione pėr tė identifikuar atė si : demokraci antike, demokraci e poliseve, klasike, horizontale, demokraci e drejtpėrdrejt...
Nocione kėto tė cilat u dedikohen pėrshkrimit tė njė periudhe historike qė ndėrlidhen me format e para tė organizimit shoqėrorė, pėrkatėsisht organizimit tė Athinės dhe Romės.
Kjo lloj qeverisje u bė e realizueshme me Reformėn e Solonit 595 p.e.r. Nė njė periudhė kur Athina po pėrjetonte njė krizė lidershipi – pėr tė udhėhequr me mbarvajtėjėn dhe punėt e saj. Me kėtė reformė, Athinės ju vunė themelet e Rep. Demokratike. Sipas kėsaj reforme tė rregullimit shoqėrorė , i tėrė demosi (populli) mblidhej nė njė kuvend tė pėrbashkėt i quajtur Eklezia , nė tė cilėn demosi vendoste pėr ligje, konventa , paqė dhe luftė.
Se ēfarė forme e demokracisė ishte do tė pėrpiqem t’a ilustroj nėpėrmjet njė fjalimi pėrkujtimor tė Perikliut: “Ne kemi njė kushtetutė qė nuk emiton ligjet e tė tjerėve. Mė shpejt sesa kopjojmė tė tjerėt, ne bėjmė vetė njė model. Kjo kushtetutė quhet demokraci, sepse qytetin e qeverisė shumica dhe jo vetėm pak njerėz. Sipas ligjit jemi tė gjithė tė barabart pėrpara drejtėsisė, por respekti varet nga ndihmesa qė jep . Nė jetėn politike nuk parapėlqehėsh pse i pėrket njė klase tė caktuar, por sepse shfaqė zgjuarėsi. Kur ke ndonjė dobi nga shteti, nuk ka ndonjė pengesė pse je i varfėr ose nga familja e parėndėsishme., ne i zbatojmė vendimet shtetėrore nga respekti pėr autoritetet tona dhe nga respekti pėr ligjet, nė mėnyrė tė vacant ato qė mbrojnė njerėzit qė vuajn mė shumė. Kėtu bėhet fjalė edhe pėr ligjet e pashkruara , pėr tė cilat tė gjithė jemi njė mendje se ėshtė turp t’i thyesh”.
Nė dukje tė parė mund edhe t’i ngjajė njė fjalimi ta zėmė tė njė lideri tė sotėm apo tė njė vendi qė e synon idealin e demokracisė , por nėse tėrhekim njė paralele nė mes tė formės tė menduarit tė njė njeriu tė shek: -V- dhe tė njė njeriu tė sotėm tė shek: XXI, mbi atė se si do tė duhej qė njė shoqėri tė jetė funksionale dhe tė themi ideale duket se nuk dallon. Sa ishte nė tė vėrtetė kėshtu kur kemi parasysh se nė poliset greke tė gjitha tė drejtat vlenin vetėm pėr “qytetarėt e plotė”, pra vetėm pėr njė pakicė tė popullėsisė. Femrat, tė huajt , skllevrit dhe banorėt tė cilėt nuk gėzonin statusin e qytetarit tė plotė drejtat e tyre i kishin tė kufizuara. Mė pastaj e dhėna tjetėr se nga 300 mijė banorė tė Athinės sė asaj kohe vetėm 30-40 mijė ishin qytetarė tė mirėfillėt .

Pėrfaqėsuesit
Nuk ka dyshim se njė ndėr ēėshtjet mė me rėndėsi pėr demokracinė ėshtė mėnyra e zgjedhjes sė pėrfaqėsuesve dhe udhėheqėsve tė tjerė.
Nė fillim ishte njė pėrfaqėsim i drejtpėrdrejt siq e pamė nė Greqinė Antike . Megjithėse edhe kėtu nuk kishin tė drejtė qė tė pėrfaqėsohen qė tė gjithė. Mė vonė kjo formė e pėrfaqėsimit nėse mund tė themi evoluoi nėpėrmjet tė pėrzgjedhurėve, dhe ky evoluim u paraqit jo si rezultat i njė mirėkuptimi dhe besimi tė plotė nė pėrfaqėsuesit por si nevoj dhe shkak i numrit tė madh tė popullėsisė.
Tani nė ditėt tona , forma mė e pėrhapur e demokracisė si pėr qytetet le tė themi me 50 mijė banorė ashtu edhe pėr ato me 50 mil.ban , ėshtė demokracia e pėrfaqėsuar , ku qytetarėt zgjedhin zyrtarėt e tyre qė drejtojnė vendin dhe jetėn e tyre.
Duke pėrfaqėsuar, kėta merren me probleme tė ndėrlikuara shtetėrore , hartojnė ligje dhe drejtojnė programet pėr tė mirėn e pėrbashkėt , s’paku edhe nėse nuk e bėjnė kėtė , kėshtu do tė duhej .
Hegeli e konsideron tė rėndėsishėm rolin e shoqėrisė nė zgjedhjen e pėrfaqėsuesve dhe lidhur me kėtė shprehet . “Pėrderisa kėta pėrfaqėsues janė tė shoqėrisė civile duhet tė caktohėn nga shoqėria si shoqėri. Shoqėria duhet tė ndėrmarr caktimin e pėrfaqėsuesve ashtu siq konstituohet me bashkime, komuna , korporata. Dhe nė kėtė mėnyrė futet nė jetėn politike, edhe pse ėshtė krijuar pėr qėllime tė tjera.”
Konceptin e pėrfaqėsimit e pėrkrah edhe Monteskje, madje pati edhe ndikim, ky vlerėsonte se as nė qytete tė vogla , e as tė mėdha populli nuk mund tė ushtroj nė mėnyrė tė drejt pėrdrejtė demokracinė ; dhe pėr kėtė atė qė nuk mund ta bėjė vet duhet ta bėjė nėpėrmjet pėrfaqėsuesve.
Pikėrisht e meta e demokracisė antike sipas Monteskjes ka qenė pjesėmarrja e gjallė e popullit nė ushtrimin e politikės, populli nuk ėshtė pėr kėtė punė.
Nė disa raste kėta autorė tė cilėt rolin e pėrfaqėsuesve dhe funksionimin e tyre e mbėshtetin me elemente afektive dhe ideale: “tė zgjedhurit nga populli frymėzohen nga krenaria pėr pėrgjegjėsinė qė u ėshtė dhėnė, ata frymėzohen nga shpirti kolektiv ( ata janė pak); populli i zgjedh pėrfaqėsuesit e tij nga shtresat e pasura, kėta kanė shumė gjėra pėr tė ruajtur . Edhe nė ditė tė qeta ata e mbajn njė sy hapur mbi lėvizjet e pushtetarėve dhe janė instrumente tepėr tė ndjeshme qė sinjalizojnė nė kohė”