PDA

View Full Version : Zgjedhjet si instrumente qė prodhojnė demokraci


LABI
24-08-08, 21:05
Zgjedhjet si instrumente qė prodhojnė demokraci

Zgjedhja, nė kuptimin e saj tė pėrgjithshėm ėshtė njė nga drejtat themelore tė njeriut. Ideja – mundėsisė, pėrzgjedhjes, alternatives, diversitetit, pluralizmit, janė ndėr idealet bazė qė karakterizojnė filozofinė e liberalizmit dhe demokracinė liberale, mbi vlerat e tė cilės sot funksionon qytetrimi bashkėkohorė demokratik … Ēdo individ ka tė drejtė dhe i duhet krijuar kushtet qė tė zgjedh nė mes dy a mė shumė alternativave .
Nė fund tė fundit, i gjithė veprimi njerėzor nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė zinxhir i pandarė zgjedhjesh dhe pėrzgjedhjesh , rrjedhojat a pasojat e tė cilave konsiderohen si pėrgjegjėsi tė vetė pėrzgjedhėsit. Po ashtu, edhe zgjedhja si njė akt politik, nuk ndryshon nė thelbin e saj nga zgjedhjet e tjera qė bėn njeriu nė jetėn e pėrditshme .
Ajo cfarė e bėnė mė tė veēantė dhe mė tė rėndėsishėm kėtė akt, nė krahasim me zgjedhjet e tjera tė pėrditshme njerėzore, ėshtė institucionalizimi dhe roli i saj si njė nga instrumentet kryesorė qė ndikon nė cilėsinė e demokracisė.
Ėshtė kaq i rėndėsishėm ky mekanizėm sa shpesh herė pėr tė matur shkallėn e demokracisė qė ekziston nė njė vend tė caktuar, midis shumė treguesve tė tjerė , merret nė konsideratė mėnyra se si realizohet proēesi zgjedhor.
Treguesi qė zbulon dallimin midis njė sistemi liberal demokratik dhe njė sistemi dictatorial, monist, totalitar ėshtė, pikėrisht hapėsira e lirisė dhe mundėsisė pėr tė zgjedhur.
Vetėm sistemi politik nė tė cilin opozita lejohet tė luaj rolin e saj si forcė rivalizuese, konkuruese, si shprehje e ekzistencės sė njė alternative tjetėr, mund tė konsiderohet si njė sistem demokratik. Njė demokraci , qė ofron njė sistem zgjedhorė qė mundėson zgjedhje tė lira e tė ndershme pėr qytetarėt .
Ēfarė e bėnė njė sistem demokratik tė mos mundet funksionojė pa proēesin zgjedhorė ? Nėse do tė niseshim nga shpjegimi etimologjik i demokracisė atėherė do tė kishim kuptimin e njė pushteti tė tė gjithė popullit i cili nuk krijonte hapėsirė as pėr tė papushtetshėm dhe as pėr mbi tė pushtetshėm.
Njė demokraci e till e shtrirė nė planin horizontal ka funksionuar nė Greqinė antike dhe pėr shumė arsye nuk mundi tė vepronte mė gjatė. Si nevojė e funksionimit tė demokracisė edhe nė planin vertical (hierarkik) u pėrforcua, sofistikua dhe institucionalizua proēesi i zgjedhjes.
Nėse do tė pyesmim se pėrse ėshtė e domosdoshme tė organizojmė zgjedhje , apo se ēfarė ėshtė ajo qė presim tė dimė pas mbajtjes sė zgjedhjeve, pėr pjesėn dėrrmuese tė tė pyeturve pėrgjigja do tė ishte: “zgjedhim shumicėn drejtuese”. Kėtė koncept mbi qėllimin e zgjedhjeve e ndeshim edhe nėpėr fjalimet e politikanėve tė cilėt shpesh herė i referohen shumicės, tė drejtės dhe legjitimitetit qė ajo u jep nė marrjen e vendimeve tė tyre.
“Pėr ironi tė kėsaj sistuate duhet pranuar se koncepti i shumicės qė pėrfiton atribut, nuk nis me demokracinė greke, bile as me romakėt. Qė nga ajo kohė e deri nė shek: XVII funksionoj parimi i unanimitetit dhe jo e drejta e shumicės pėr tė sunduar pakicėn, dmth: funksionimi mazhoritar por pa tė drejta tė shumicės.
Ishte Xhon Loku ai qė , pėrherė tė parė, pėrfshiu tė drejtėn e shumicės nė njė sistem kushtetues i cili e kontrollonte dhe e disiplinonte atė”.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn1)
“Pyetja qe ngrihet me tė drejtė ėshtė kjo: Pėrse sasia i jep tė drejtė? Dhe akoma mė tej, pėrse te njė sasi numerike duhet domosdoshmėrisht qė tė jetė edhe cilėsia ?
Argumentet qė tė bindin pėr tė kundėrtėn e kėtyre gjasave janė tė shumta. Me ē’rast vlenė tė pėrmendet mesazhi i presidentit Xheferson, ku nė vitin 1801 ai deklaronte se : edhe pse vullneti i shumicės duhet tė mbizotrojė kurdoherė, ky vullnet, qė tė jetė i drejtė duhet tė jetė i arsyeshėm[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn2)
Nėse do tė analizonim deklaratėn e presidentit Xheferson , do tė vinim nė pėrfundime se: nevoja, pėr tė zgjedhur cilėsinė duhet tė dalė mbi nevojėn e tė siguruarit tė shumicė. Natyrisht qė njė qėndrim i tillė idealist, i qytetarit pėrpara kutisė sė votimit, nuk pėrputhet me qėndrimin pragmatist tė partisė
Nė kahun e lėvizjes sė njėrės ndaj tjetrės do tė duhej qė oferta, tė cilėn ofron partia, duhet tė tentojė t’i afrohet kėrkesės sė qytetarit pėr mė tepėr cilėsi. Kjartėsinė e kėsaj ideje Sartori e shpreh: “Nėse zgjedhjet duhet tė ishin njė instrument cilėsor i pėrshtatur pėr tė arritur njė pėrzgjedhje cilėsore, kėrkesa pėr tė siguruar numra ka nėnshtruar kėrkesėn e vlerėsimit. Mekanzimin e ka kapur pėr dore makinisti dhe nėse qėllimi ishte numėrimi pėr tė zgjedhur, demokracitė e sotme funksionojnė duke numėruar shume e duke zgjedhur pak . Tirania e numrave <rivlerson sasinė> dhe, kėshtu zhvlerėson cilėsinė. Ligji i Gremshit:paraja kallpe dėbon tė mirėn, zbatohet edhe pėr zgjedhjen edhe pėr tė zgjedhurit e kohės sonė.”[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn3)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref1) Sartori Gjovani , Ē’ėshtė Demokracia,,Dituria,Tiranė 1998 , fq.75

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref2) Ibid , fq.76

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref3) Ibid , fq. 77