PDA

View Full Version : Zgjedhjet dhe parimet demokratike


LABI
24-08-08, 21:08
Zgjedhjet dhe parimet demokratike

Qė tė mundemi tė definojmė dhe renditim parimet e zgjedhjeve demokratike , duhet tė kthehemi tė pėrkujtojmė bėrmbajtjen e fjalės demokraci .
“Kurt themi demokraci, aludojmė, nė vija tė pėrgjithėshme, pėr njė shoqėri tė lirė, qė nuk ėshtė e shtypur nga njė pushtet politik vetėgjykues e i pakontrolluar, as e sunduar nga njė oligarki e mbyllur dhe e ngushtė, nė tė cilėn qeverisėsit ‘u pėrgjigjen’ tė qeverisurve. Ka demokraci kur ekziston njė shoqėri e hapur, nė tė cilėn marrėdhėniet midis qeverisėsve dhe tė qeverisurve parakuptojnė qė shteti ėshtė nė shėrbim tė qytetarėve dhe jo qytetarėt nė shėrbim tė shtetit, qė qeveria ekziston pėr popullin dhe jo e kundėrta.”[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn1)
Kur mund tė thuhet se zgjedhjet janė demokratike ?
“Xhin Kirkpetrik, dijetar dhe ish-ambasador i Shteteve tė Bashkuara pranė Kombeve tė Bashkuara, ka dhėnė kėtė pėrcaktim: Zgjedhjet demokratike nuk kanė thjesht njė simbolikė...Ato janė zgjedhje kompetitikve, periodike, tė gjera dhe pėrcaktuese, nė tė cilat udhėheqėsit e qeverisė zgjidhen nga shtetas qė gėzojnė liri tė plotė pėr tė kritikuar qeverinė, pėr t’i botuar kritikat e tyre dhe pėr tė parashtruar alternativa.’’[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn2)
Si tė kuptohen kėto kritere tė lartėpėrmendura nga Kirkpetriku?
“Zgjedhjet demokratike duhet tė jenė kompetitive. Partitė dhe kandidatėt e opozits duhet tė gėzojnė lirin e fjalės, tė grumbullimit dhe tė lėvizjes, tė cilat janė tė nevojshme pėr ta shprehur haptazi kritikėn e tyre ndaj qeverisė dhe pėr t’u paraqitur zgjedhėsve rrugėzgjidhje dhe kandidatė tė tjerė.’’[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn3)
Mirėpo, pėr t’u plotėsuar kriteri kompetitiv, nuk mjafton vetėm pėrmbushja e kritereve tė lartėpėrmendura. Rėndėsi tė madhe nė garėn e procesit zgjedhorė luan edhe media, e cila ėshtė pasqyrim apo transparenca e zgjedhjeve tė lira. Mediat janė ato, qė pėrēojnė mesazhet e partive dhe tė kandidatėve, tė programeve tė zhvillimit apo tė regresit, sipas konceptit tė ēdo partie, qė merr pjesė nė fushatė. Pasqyrimi nė mėnyrė tė drejtė dhe tė paanshme i aktivitetit nė fushatė tė kėtyre partive, apo kandidatėve tė tyre nė hapėsirat mediatike, nė atė tė shkruar dhe atė elektronke, ėshtė njė faktor jo i rastėsishem , por fati demokratik i njė vendi.
Zgjedhje nuk ėshtė ritual i njė hedhje letre nė kuti votimi, ku ėshtė shkruar emri i partisė apo i kandidatit, por hapėsira demokratike informative mediatike, e cila mund tė ēojė nė zgjedhjen e partisė dhe tė kandidatit tė duhur, pėr tė ēuar vendin dhe reformat pėrpara.
Zgjedhjet gjatė tė cilave opozita nuk lejohet tė pėrdorė mjetet e informacionit, tubimet e organizuara prej saj shpėrndahen , apo gazetat e saj censurohen, nuk janė demokratike.
“ Zgjedhjet demokratike janė periodike . Vendet demokratike nuk zgjedhin as diktatorė, as presidentė tė pėrjetshėm . Zyrtarėt e zgjedhur pėrgjigjen pėrpara popullit dhe nė periudha tė caktuara , duhet tė kthehen te zgjedhėsit pėr tė kėrkuar mandatin pėr ushtrimin e mėtejshėm tė detyrės. Kjo do tė thotė se zyrtarėt e njė vendi demokratik edhe mund tė shkarkohen nga detyra.’’[4] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn4)
Nė njė vend demokratik garantohet vėmendja ndaj parapėlqimeve tė qytetarėve duke i konsideruar ato si qenie tė barabarta dhe duke ju siguruar qytetarėve tre mundėsitė e mėposhtme tė pėcaktuara nda R. Dahli[5] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn5) :

Qė qytetarėt tė mundin tė formulojnė parapėlqimet e tyre .
Qė t’i bėjnė ato tė njohura pėr njėri-tjetrin dhe pėr qeverinė nėpėrmjet aksionit individual ose kolektiv.
Qė ato tė kenė tė njėjtėn peshė nė sjelljen e qeverisė, d.m.th., tė vlerėsohen jashtė ēdo diskriminimi pėr shkak tė pėrmbajtjes ose burimit tė tyre.“Zgjedhjet demokratike janė tė gjera. Pėrkufizimi i shtetasit dhe i zgjedhėsit duhet tė jetė mjaft i gjerė, qė tė pėrfshijė njė pjesė shumė tė madhe tė popullsisė sė rritur. Njė qeveri e zgjedhur nga njė grup i vogėl dhe i kufizuar zgjedhėsish nuk ėshtė demokratike, sado demokratike qė mund tė duket jeta e saj e brendshme.’’[6] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn6)
“Zgjedhjet demokratike janė pėrcaktuese. Ato pėrcaktojnė udhėheqjen e vendit. Frenat e shtetit i mbajnė nė dorė pėrfaqėsuesit qė janė zgjedhur nga populli dhe qė i nėnshtrohen ligjeve dhe kushtetutės sė vendit tė tyre. Ata nuk janė thjesht kukulla apo udhėheqės simbolik.’’[7] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn7)
Parimet e lartėpėrmendura janė nga treguesit qenėsorė, pėr tė vlerėsuar nėse zgjedhjet kanė karakter demokratik , dhe se , a janė zhvilluar nė pajtim me rregullat universale tė pėrfaqėsuar nga bota demokratike ndėrkombėtare.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref1) Ibid , fq .22

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref2) Agjensia e Informacionit e Shteteve tė Bashkuara (USIA). Dhjetor.1991. Ēfarė ėshtė demokracia ? fq.16

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref3) Ibid

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref4) Ibid,fq.17

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref5) Robert Dahl , “Poliarkia – pjesėmarrja dhe opozita”, Pegi, Tiranė, fq.2

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref6) Agjensia e Informacionit e Shteteve tė Bashkuara (USIA). Dhjetor.1991. Ēfarė ėshtė demokracia ? fq.16

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref7) Ibid