PDA

View Full Version : Vota dhe rėndėsia e saj pėr qytetarin


LABI
24-08-08, 21:12
Vota dhe rėndėsia e saj pėr qytetarin
Vota dhe e drejta pėr tė votuar nuk kishin tė njėjtin kuptim gjatė shekujve . Ajo nė tė kaluarėn nuk kishte kuptimin e pėrzgjedhjes alternative, pėr zgjedhjen e mė tė mirėve. Nė mesjetė zgjedhjet nuk bėheshin pėr institucione shtetėrore, por pėr individėt.
Kuptimi i votės lidhej ngushtė me pasurinė dhe pronėn . Nė periudhėn e antikitetit ishte rregull qė vota tė identifikohej si pasuri dhe pronė. Ata qė kishin pronė, kishin tė drejtėn e votės. Vota nuk ishte “virtyt”, siq e quan Aristoteli, por konsiderohej si ana mė e dobėt e njė praktike elektorale, meqė nuk kishte se ēfarė tė zgjedhej kur ekzistonte vetėm njė kandidatė.
“Zgjedhjet zhvillohen nė tė gjitha vendet demokratike tė kohės sonė. Por, jo tė gjitha zgjedhjet janė demokratike. Zgjedhjet zhvillohen edhe nga diktaturat e krahut tė djathtė, regjimit marksist dhe shtetet njėpartiake, qė tė pėrligjen sundimin e tyre. Nė zgjedhje tė tilla, paraqitet vetėm njė kandidat ose njė listė kandidatėsh, pa pasur mundėsi tjetėr zgjedhjeje”.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn1)
“Teoricientėt e borgjezisė liberale kishin pikėpamje tė ndryshme sa i pėrket fuqisė sė votės. Pėrderisa pjesa mė e madhe e tyre i jepte pėrparėsi tė pasurve , mė pas tė arsimuarve, apo siq quhej ndryshe vota-universitare. Qė nėnkuptonte njė votė nė vendbanim, njė votė nė universitet. Teoricienti borgjezisė liberale Xhon Stjyart Milli, iu kundėrvu kėsaj pikėpamje me parimin < njė njeri , njė votė >”[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn2)
“Ndikim nė fuqinė e votės, padyshim ka luajtur rolė shkalla e arsimimit, shkalla kuturės nė pėrgjithėsi. Pėrshembull, nė Angli studentėt dhe profesorėt e Oksfordit dhe tė Kembrixhit kanė pasur nga dy vota si vlera tė barabarta. Nė Austrohungari , deri nė vitin 1907 vota e njė pronari tė tokės apo e njė bankieri ka pasur vlerė gati dhjetė herė mė tė madhe se vota e njė fshatari pa tokė apo e njė punėtori.”[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn3)
Vota si bateri qė jep fuqi pėr tė zotėruar, legjetimuar pushtetin , pėrgjatė historisė praktika e saj ishte e ndryshme . “Pėrderisa nė antikitet dhe mesjetė, votimi bėhej nė mėnyrė tė hapur, me aklamacion (brohoritje), ngritje dore, apo duke kaluar nė anėn tjetėr, e ēka e bėnte kėtė praktikė qė pėrherė tė krijonte rrethana tensioni, frikėsimi, korrupsioni etj . Kėsaj praktike ju vu pėr alternativė votimi i fshehtė, i ashtuquajtur <ballot>tė cilėn Xh.S.Milli e preferonte. Votim qė bėhej duke i hedhur guralecat nė kutinė e votimit . Votimi i fshehtė pėr herė tė parė u aplikua nė Mbretėrinė e Bashkuar nė vitin 1872.”[4] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn4)
Me lindjen e tė drejtės politike si ide , ka filluar tė zhvillojhet edhe demokracia nė kuptimin e ngushtė tė saj. E drejta e zgjedhjes, e drejta e barabartė e votės, votimi i fshehtė, si parime themelore tė zgjedhjeve demokratike edhe pse nuk u aplikuan ēlirshėm si duhet, pa kufizime , shantazhe e presione, mund tė vlerėsojmė se qė nga Greqia Antike, Roma Vjetėr, Mbretėria Bashkuar, Belgjika, Franca, Gjermania, apo qė nga Evropa Mesjetare kanė luajtur rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e demokracisė dhe kanė qenė sfidė pėr civilizimin dhe shoqėrinė.”[5] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftn5)
Ideja e pėrgjithėshme e vots , triumfoj pėrgjatė shek: XX, nė vitet pas Luftės I Botėrore, pas sė cilės u krijua njė hapsirė mė e madhe e tė drejtės sė zgjedhjes dhe votės si institucion. Vota ka ndikuar qė qytetari tė shprehė vullnetin e vet sado qė ka hasur nė vėshtirėsi pėrgjatė historisė.
Nė fund zgjedhjet kurorėzohen me hedhjen e votės nė kutinė e votimit. Pra zgjedhjet janė kurorėzim i ndėrgjegjes dhe vullnetit personal tė ēdo njeriu. Ndėrgjegjėsimi personal i ēdo njeriu kurorėzohet me votėn, e cila ėshtė universale, absolute, e pavarur, e lirė, e fshehtė dhe e padiskutueshme, nga askush, cilido ēoftė ai.
Votimi pėr zgjedhjen e pėfaqėsuesve shtetėror ėshtė mėnyra mė e zakontė, esenciale e pjesėmarrjes nė jetėn e demokracive sotė. Njė shoqėri mund tė konsiderohet demokratike vetėm kur ajo ėshtė nė gjendje tė zhvilloj zgjedhje tė lira dhe tė drejta. Ndėr faktorėt qė ndikojnė nė , apo mos pjesėmarrjen mund tė jenė tė shumta , duke filluar nga pozita socio-ekonomike, funksionaliteti/mos funksionaliteti i sistemit zgjedhorė, pasqyra e prezentuar e fushatės zgjedhore nga mediat , shpeshtėsia e zgjedhjeve … tė gjitha kėto janė disa nga faktorėt e mundshėm tė cilat mund tė ndikojnė nė pjesėmarrjen e zgjedhėsve nė votime .

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref1) Agjensia e Informacionit e Shteteve tė Bashkuara (USIA). Dhjetor.1991. Ēfarė ėshtė demokracia ?, fq.16

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref2) Fjalori politik i Oxfordit , Tiranė 2001, fq.111

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref3) Salihu Kurtesh, Drejta Kushtetuese, Prishtinė.2004 ,fq.251

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref4) Omari Luan, Sistemi Parlamentar , Tiranė 2000, fq.5


[5] (http://dardania.de/vb/upload/newthread.php?do=newthread&f=114#_ftnref5) Bajrami Arsim , Teoria dhe Praktika Parlamentare , Prishtinė 1997, fq.168