PDA

View Full Version : Duart e pastra janė gjysma e shėndetit...


Jana
29-08-08, 12:11
http://img232.imageshack.us/img232/17/6048li4.jpg

Teknika e duhur e larjes sė duarve i zvogėlon dhe i shkatėrron shkaktarėt e shumė sėmundjeve infektive, si te fėmijėt ashtu edhe te tė rriturit, ndėrsa ėshtė lehtė tė mėsohet..
Larja e duarve ka rėndėsi tė madhe nė parandalimin e sėmundjeve, sidomos nėse kjo larje realizohet nė mėnyrė tė duhur.

Njeriu mund tė infektohet nga uji dhe ushqimi i kontaminuar, nga spėrklat tė cilat pėrhapen gjatė kollitjes, teshtitjes ose tė folurit, nga duart e papastra, nga kontakti me sekretet trupore tė personit tė sėmurė dhe nga objektet e kontaminuara.

Duart duhet tė lahen me ujė tė nxehtė pasi qė uji i nxehtė mė mirė i dėmton mikroorganizmat sesa i ftohti, ndėrsa sapuni duhet tė pėrdoret sė paku 10 deri 15 sekonda.

Mos harroni t'i lani mirė hapėsirat ndėrmjet gishtave, nėn thonj, nėn stoli (nėse mbani), sepse shumė shpesh mikroorganizmat qėndrojnė nė kėto vende. Pas larjes duart duhet tė fshihen mirė me peshqir tė pastėr ose mė mirė me letėr higjienike.