PDA

View Full Version : 10 rreziqe tė operacioneve plastike..


Jana
29-08-08, 12:13
Koha nė tė cilėn jetojmė na shtyn qė tė pėrballemi me njė dinamikė tė risive, qė bartin me vete njė numėr tė madh ndryshimesh nė etikė dhe nė mėnyrėn e jetesės. Shumė zbulime qė njerėzit i konsideronin si tė pamundura, para se tė zbuloheshin, sot janė kthyer pjesė e rutinės sė pėrditshme pėr secilin. Dinamika e ndryshimeve vėrehet nė tė gjitha fushat; shkenca bashkėkohore zhvillohet dhe hedh hapa gjigante. Ndėrhyrjet kirurgjikale, qė njihen me termin “Operacione plastike” apo “Kirurgji plastike” ėshtė njė fushė e mjekėsisė qė sot ėshtė duke arritur njė zhvillim tė paparashikueshėm. Vetėm para pak ditėsh “Forbes” ka publikuar disa nga rreziqet dhe problemet qė mund tė shfaqen pas kėtyre operacioneve. Operacione plastike janė ndėrhyrjet kirurgjike pėrmes tė cilave bėhet rregullimi i defekteve tė lėkurės dhe tė pjesėve tė trupit, apo tė funksioneve tė tyre, qofshin tė meta tė lindura apo tė shkaktuara mė vonė nė rrethana tė ndryshme, siē mund tė jenė dėmtimet e marra nė njė aksident automobilistik, nė njė rast fatkeqėsie me lėndė shpėrthyese (zjarr, gaz etj.). Realizimi i operacioneve plastike mund tė jetė edhe pėr qėllime estetike, e thėnė me fjalė tė tjera, mund tė priren nga synimi pėr tė zbukuruar pjesė tė caktuara tė trupit. Dega kozmetike e operacioneve plastike ėshtė e lidhur me zbukurimin e organeve tė trupit, e cila bėhet kryesisht nė sipėrfaqen e lėkurės, ose nė dukjen e ndonjė organi tė trupit. Shembuj tė kėtyre ndėrhyrjeve janė edhe operacionet nė lėkurėn e fytyrės, rregullimet e hundės (rinoplastikė), ndėrhyrjet kirurgjikale nė vesh (otoplastikė), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikė), ndėrhyrjet nė gjoks (mastoplastikė) etj.

Hematoma
Hematoma ėshtė njė mpiksje e brendshme gjaku, e vogėl, e cila zakonisht largohet vetvetiu, por nė disa raste mund tė jetė e nevojshme edhe ndėrhyrja kirurgjike. Rreziku pas avancimit me kėto teknika ndodh nė 1 ose 2 pėr qind tė rasteve, sipas asaj qė ka theksuar Dr.Darrick E. Antell, kirurg i operacioneve plastike, i specializuar pėr operacionet plastike kozmetike dhe estetike. Kjo ndodh mė shpesh tė meshkujt, tek tė cilėt mund tė shkaktohet rritje e furnizimit me gjak tė kapilarėve tė fytyrės. Nė operacione tė tjera, hematoma ndodh shumė rrallė, nė mė pak se 1 pėr qind tė rasteve.

Seroma
Seroma ėshtė njė grumbullim i lėngjeve tė trupit nė trajtė uji, dhe ėshtė mė e pėrhapur tė pjesa e barkut dhe e stomakut. Kėshtu qė ėshtė e nevojshme qė gjatė kryerjes sė operacioneve tė merren masa parandaluese duke vendosur aparatura nė formėn e kanaleve kulluese pėr tė pastruar zonėn. Dr. Richard D’Amico, president i Shoqatės Amerikane pėr Operacionet Plasitike, i cili e ka parashtruar kėrkesėn e mėsipėrme thekson se pastrimi i kujdesshėm i plagės ėshtė i domosdoshėm. Nėse do tė kryhej pastrimi dhe largimi i masave tė lėngshme tė padobishme nga plaga, komplikacionet do tė shmangeshin nė maksimum, pra do tė shkonin drejt zeros.

Nekroza
Nekroza, ėshtė sėmundje e vdekjes sė qelizave pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė gabuara kirurgjike, tė cilat janė tė paevitueshme kur kryhet njė operacion. Vetė prerja pėr tė kryer operacionin do tė shkaktojė vdekje tė qelizave. Ėshtė e nevojshme tė zgjidhet njė teknikė operacioni, e ndjekur me eksperiencė dhe njohuritė e mjaftueshme, pėr tė mos shkaktuar hapje tė madhe tė plagės, gjė qė do tė sillte rritje tė furnizimit me gjak, humbje gjaku dhe nekrozė tė theksuar. Duhanpirėsit janė mė tė predispozuar pėr tė shfaqur nekrozė tė theksuar, thotė Dr. Foad Nahai, president i Shoqatės Amerikane pėr Operacionet Plastike Estetike, sepse duhani redukton transportin e shpejtė tė gjakut tė indet e lėkurės.

Dėmtimi i nervave
Me heqjen e disa pjesėve tė lėkurės nga operacione tė ndryshme plastike, fijet e vogla nervore pėsojnė ndryshime dhe ērregullime, e sigurisht dėmtime. “Por nė rastin e “ndėrhyrjeve aksidentale”, kur dėmton fijet e mėdha nervore, ato qė luajnė role tė rėndėsishme, rreziqet janė tė mėdha”, shprehet Dr. Nahai. Nė duart e njė kirurgu me eksperiencė, rastet e shfaqjes dhe mundėsive tė rreziqeve tė tilla janė shumė tė rralla. Por aktualisht 1 nė 1 000 raste operacionesh plastike tė fytyrės, dėmi ėshtė shumė i madh, aq sa edhe mundėsitė pėr ta riparuar atė janė shumė tė pakta.

Infeksionet
Infeksionet mund tė shfaqen pas realizmit tė operacioneve dhe pas realizmit tė procedurave pastrimit tė plagės, tharjes sė saj dhe tė qepjes. Por shfaqja e infeksioneve tė ndryshme mund tė shkaktojė probleme serioze nė organizėm, pasi mund tė qarkullojė me gjakun dhe tė prekė organe tė ndryshme nė organizėm. Pėr kėtė nė rastet e shfaqjes sė infeksioneve shtrohet si kėrkesė e domosdoshme rihapja e plagės dhe pastrimi i menjėhershėm i saj, nė mėnyrė qė tė mos shkaktojė helmime nė organizėm. Edhe pse infeksionet janė tė rralla nė operacionet plastike, duhet pasur parasysh rreziku dhe tė merren masat parandaluese.

Shenja Hipertrofike
Shenjat hipertrofike janė tė mbushura, tė sheshta, tė kuqe dhe tė pakėndshme. Kur dhėmbėzimi, shenjat, janė tė paevitueshme nė njė ndėrhyrje kirurgjikale, njė kirurg me eksperiencė di se si tė veproje, se cilat janė teknikat operacionale qė duhen ndjekur pėr t’i larguar ato. Nė kėtė mėnyrė shenjat hipertrofike nuk do tė mbeten, do tė jenė minimale apo tė paperceptueshme. Nė rastet kur pacienti ka kryer edhe operacione tė tjera, kirurgu vėzhgon mėnyrėn se si reagon lėkura e tij pas operacionit pėr tė parashikuar paraprakisht rezultatet. “Gjithmonė u them pacientėve tė mi qė nuk jam magjistar, dhe asnjė kirurg plastik nuk ėshtė magjistar”, thotė Dr. Nahai.

Humbja e ndjenjave
Humbja e pėrkohshme e ndjenjave apo humbja e ndjenjave gjatė njė operacioni mund tė ndodhė si nė rastet e ndėrhyrjeve kirurgjike nė fytyrė, ashtu edhe nė ato nė pjesėn e barkut e tė gjirit. Edhe pse kėto ndodhin nė raste tė rralla. Humbja e ndjenjave ėshtė mė e zakonshme nė rastet e operacioneve plastike nė gji. Kjo ndodh nė 10 pėr qind deri nė 70 pėr qind tė rasteve, nė varėsi tė organizmit dhe sistemit imun tė pacientit. “Rreziku mė i lartė shfaqet nė raste kur ėshtė e nevojshme tė reduktohet masa e gjirit, apo tė hiqet totalisht, pasi nė tė pėrfshihen procese tė ndryshme fiziologjike, deri nė pėrshtatjen e plotė tė organizmit me gjendjen e re tė krijuar”, thotė Dr. Nahai.

Gjakrrjedhja
Ekziston mundėsia e gjakrrjedhjes, hemorragjisė, nė disa tipa operacionesh. Pas realizimit tė njė ndėrhyrjeve kirurgjike, gjakrrjedhja mund t’i kanoset pacientit, kėshtu qė duhet tė jetė vazhdimisht nėn vėzhgimin dhe kujdesin e mjekut. Rreziku i dėmtimit tė enėve tė gjakut tė syrit dhe si pasojė shfaqjes sė gjakrrjedhjes ėshtė rreth 1 pėr qind, sipas Dr. Nahai. Rastet mė tė shpeshta shfaqen te meshkujt, pacientėt qė kanė presionin e lartė tė gjakut ose qė kanė konsumuar rregullisht aspirinėn. Nėse operacioni do tė kryhej nga njė kirurg me eksperiencė, i cili zotėron njohuritė e nevojshme mbi rreziqet e mundshme, do t’i reduktonte ato nė maksimum.

Ptosis
Ptosis, ose zverdhja apo venitja, nuk ėshtė njė efekt i jashtėzakonshėm e i rrallė nė rastet kur kryhet njė ndėrhyrje kirurgjike nė qepallat e syrit. Pas kryerjes sė njė operacioni plastik nė kapakėt e syrit rreziqet, janė tė pritshme. Kjo gjendje mund tė bėhet e pėrsėritshme dhe e vazhdueshme, por nuk ėshtė lehtėsisht e korrigjueshme as me njė ndėrhyrje tė dytė kirurgjike. Sipas Dr. Nahai do tė ishte mė mirė qė rregullimi dhe normalizimi i kėsaj gjendjeje tė kalonte vetvetiu. Dhe po sipas tij kjo ndodh atėherė kur pas ndėrhyrjes kirurgjikale ėshtė vetėkorrigjuar pjesa e dėmtuar gabimisht.

Vdekja
Operacionet plastike nė zemėr sigurisht qė pėrfshijnė njė punė tepėr serioze e tė tejet tė ndėrlikuara, pasi pėrqendrimi i qelizave dhe enėve tė gjakut ėshtė i madh. Por pėrsėri rastet kur rrezikohet vdekja e pacientit janė rreth 1 pėr qind. Por sigurish edhe pas operacionit tė suksesshėm, pacienti duhet tė qėndrojė pranė spitalit, pėr ēdo rast emergjence, edhe nėse do tė jetė e domosdoshme njė ndėrhyrje e dytė kirurgjike. Nė raste tė rralla nivelet toksike tė anestezisė, mund tė bėhen faktorė shtesė rreziku nė rastet e operacioneve tė tilla.