PDA

View Full Version : Pesė kėshilla pėr njė zemėr tė shėndetshme...


Jana
29-08-08, 12:18
Problemet me zemrėn mund tė jenė shkaktarė kryesorė tė vdekjeve nė femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si njė risk tuajin. Edhe pse nuk mund tė keni fuqinė tė ndryshoni disa faktorė rrezikues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonė nė dorė tė jetoni me stil. Shmangni dėmtimet nė zemėr, duke lėnė duhanin, bėni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime tė shėndetshme. Ja 5 strategjitė nga mund tė marrėsh startin:
1. Mos pini duhan!
Nėse i bėni dalje duhanit, atėherė keni nė dorė fuqinė e madhe tė parandalimit nga infarktet. Cilėsia e cigareve nuk tė jep siguri. Cigaret me pėrqindje nikotine tė ulėt, janė njėsoj rrezikues si pėr ata qė nuk e pinė duhanin por e marrin nė ambientin ku pihet nga tė tjerėt. Femrat qė pinė duhan janė shumė herė mė tė rrezikuar se tė tjerat. Madje kanė njė ulje tė moshės sė infarkteve, mbi 35 vjeē. Por nėse vendosni ta lini nė moment jeni nė kohė pėr tė fituar qoftė edhe njė vit jetė. Lajm i mirė: Nuk ka problem sa vite keni qenė duhanpirės i rregullt, ju keni kohė pėr tė fituar.
2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Tashmė e dini se ushtrimet gjimnastikore janė mė e mira pėr ju. Por ende nuk bėni asnjė: Ushtrimet e rregullta fizike tė kombinuara me njė jetė tė organizuar mirė, ndihmojnė nė arritjen e njė peshe trupore normale dhe reduktojnė mjaft goditjet nė zemėr. Ato ndihmojnė reduktimin e presionit tė lartė tė gjakut, kolesterolit tė lartė dhe diabetit. Diologėt rekomandojnė 30-60 minuta aktivitet fizik, njė mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor nė punė. Dhe kujtohuni qė kėtu pėrfshihen edhe shėtitjet nė lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallėve, etj. Pra ju kėshillohet tė mos rrisni kohėn e vrapit, por intensitetin fizik tė jetės.
3. Ushqime tė shėndetshme pėr zemrėn
Pėrdorni njė dietė tė pasur me fruta, perime, drithėra, peshk qė mbrojnė zemrėn. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathė, gjalpė, qumėsht. Pėrdorni groshėt dhe thjerrėzat nė vend tė mishit. Frutat dhe perimet janė parandaluesit kryesorė jo vetėm tė sėmundjeve tė zemrės por edhe tė kancerit, shprehet diologėt.
4. Ruani peshėn normale
Si mund ta dini qė keni njė peshė tė shėndetshme? Mbipesha ėshtė e rrezikshme. 25 kg mė shumė se normalja ėshtė pesha qė ia vlen tė shqetėsohesh pasi mund tė jesh nė risk. Por llogaritja e peshės nuk ėshtė ideale krahasuar me gjatėsinė trupore, pasi shumė meshkuj kanė njė peshė mbi normalen si pasojė e muskujve tė zhvilluar, por nuk kemi tė bėjmė me rrezik nga goditjet nė zemėr. Reduktimi i peshės trupore ėshtė pėrfitues sado i vogėl qoftė pasi ul nė 10 pėr qind rrezikun nga ataku.
5. Bėni rregullisht ekzaminime
Presioni i lartė i gjakut dhe kolesteroli i lartė dobėsojnė sistemin diovaskular, duke pėrfshirė dhe zemrėn. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnė rrugėn se ku tė mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin qė nė fėmijėri. Ju duhet ta bėni kėtė tė paktėn ēdo dy vjet. Presioni normal ėshtė mė pak se 120/80. Niveli i kolesterolit nė gjak . Ju kėshillohet testim i rregullt jo vetėm tė rriturve por edhe fėmijėve Sėmundjet e zemrės ka raste qė shmangen. Ndiqni kėshillat pėr njė stil jete tė kėnaqshėm, mos e komplikoni jetėn dhe asnjėherė mos u ndjeni tė vetėhumbur.

Kėshillat e mjekėve pėr njė zemėr tė shėndetshme

1. Mos pini duhan
2. Merruni me ushtrime, dhe vetėm ushtrime
3. Konsumoni ushqime tė shėndetshme pėr zemrėn
4. Ruani peshėn normale tė trupit
5. Bėni rregullisht ekzaminime dhe vizita mjekėsore

Funksioni i zemrės dobėsohet nga dieta
Tek femrat me anoreksi dhe ato qė kanė humbur shumė shpejt peshėn e trupit mund tė lajmėrohen probleme me zemrėn, me rrezik pėr jetėn, tė cilat bėhen tė dukshme gjatė ushtrimeve, pohojnė ekspertėt. Dihet se tek femrat e sėmura nga anoreksia paraqiten probleme nė zemėr, tek tė cilat paraqiten tė rrahura tė pakta nė zemėr dhe dėmtim tė muskulit tė zemrės. Pėrveē kėsaj, shkencėtarėt besojnė se vdekja e menjėhershme nė rastin e tė sėmurėve nga anoreksia kryesisht ėshtė rezultat i problemeve nė zemėr. Njė grup shkencėtarėsh kanė studiuar punėn e zemrės tek 36 vajza me moshė prej 11 deri 18 vjet, tė cilat trajtoheshin nė spital pėr shkak mosushqyerjes, tė shkaktuara nga anoreksia. Kėto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtėsinė e rrahjeve tė zemrės.

Niveli i lartė i proteinės C, vdekjeprurės
Shenja e parė e sėmundjes sė zemrės nė 50 pėr qind tė rasteve vihet re vetėm kur zemra pushon sė rrahuri. Megjithatė njė analizė e thjeshtė e gjakut mund tė shpėtojė jetėn e shumė njerėzve tė rrezikuar nga ataku <b>****</b>diak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund tė zbulojė mjaft herėt problemet nė venat e gjakut duke krijuar kėshtu mundėsi pėr kurim tė suksesshėm. Shkencėtarėt besojnė se prekja e arterieve tė zemrės ėshtė shkaktari nxitės i shumė goditjeve nė zemėr. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė njė nivel i lartė i Proteinės reaktive C mund tė jetė vdekjeprurės, edhe kur niveli i kolesterolit ėshtė i ulėt. Njė analizė paraprake e gjakut mund tė jetė tregues i qartė i nivelit tė kolesterolit dhe proteinės C.

Moshat mė tė prekura nga problemet nė zemėr
Kohėt e fundit ėshtė konstatuar se problemet me zemrėn zėnė vendin kryesor tė sėmundjeve mė tė shfaqura nė popullsinė shqiptare. Nuk ėshtė i pakėt numri i pacientėve drejtuar qendrave spitalore pėr tė diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrėn. Nuk janė tė pakta rastet e vdekjeve nga ataku diak tek pacientėt qė kanė probleme me zemrėn. Mė tė prekur janė tė moshuarit, por nuk janė tė rralla rastet kur edhe persona nė moshė tė re paraqiten me probleme tė tilla. Vetėm njė nė katėr persona tė rrezikuar me atak diak arrin tė kurohet brenda njė ore pasi ėshtė shqetėsuar. Kėta janė ata tė sėmurė me sėmundje zemre tė cilėt janė prezantuar nga mjekėt diologė nė kursin e fundit tė kongresit tė mbajtur pėr trajtimin e sėmundjeve tė zemrės.

Vera e dobishme pėr sėmundjet e zemrės
Pirja e dy gotave verė ēdo ditė i bėn mirė zemrės sė grave. E ndihmon "tė mbajė ritmin", i lejon tė pėrshtatet mė shpejt nevojave tė ditės. Aspekt shumė i rėndėsishėm ky, qė tregon shėndet shumė tė mirė dhe ul rrezikun e infarktit. Nė kėto pėrfundime kanė arritur studimet mjekėsore nga shkenca dhe mjekėt diologė. Studimi, i udhėhequr nga Instituti "olinska" nė Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nėn 75 vjeē, tė mbijetuara nga tė njė infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnė nėse vera zėvendėsohet me birrė ose njė pije superalkolike. Ndėrsa vera, e cila ka njė efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundėson zemrės "ta marrė me qetėsi" punėn e saj. Ka mundėsi qė kėto efekte lidhen me faktin se kush pi verė bėn njė gjumė mė tė qetė, duke i lejuar zemrėn tė punojė mė qetė.