PDA

View Full Version : Femijet, Televizioni dhe Ērregullimet e Vemendjes ...


Jana
29-08-08, 12:45
Njė studim i ri qė doli nė revisten “Pedriatia”, del nė pėrfundimin qė fėmijėt qė shikojnė televizion pėrjetojnė harqe tė shkurtuara tė vėmendjes dhe rrit nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsitė, bazuar mbi orėt para televizorit, e zhvillimit tė ADD (crregullimet e vėmendjes) mė vonė gjatė jetės. Akademia Amerikane e Padriatisė ka rekomanduar qė fėmijėt nėn moshėn dy vjeēare tė mos shikojnė televizor dhe ky studim i ri ka pėrforcuar kėtė rekomandim.

Publikimi i kėtij studimi ndodh nė tė njėjtėn kohė me festimin e 35 vjetorit tė transmetimeve tė Sesame Street. Ndihmės drejtori pėr kėrkime nė Workshopin e Sesame vuri nė dyshim rezultatet e kėtij studimi sepse kėrkuesit nuk e dinin pėrmbajtjen e programacionit gjatė studimit, por vetėm duke u fokusuar nė numrin e orėve qė fėmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kėrkues nė Spitalin e Fėmijėve dhe Qendrėn Rajonale Mjeksore nė Seattle, imazhet vizive tė pėrshpejtuara qė kryesisht shihen nė televizor mund tė ndryshojnė zhvillimin normal tė trurit. Pėrvec kėsaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepėrt pėrpara televizorit kontribuon nė obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fėmijėt.

Me sa duket kjo nuk ėshtė e re pėr Dr. Lorraine Day, njė kirurg i traumės ortopedike i njohur nė rang ndėrkombėtar dhe autore shume e shitur, ishte pėr 15 vjet Ndihmė Profesor nė Fakultetin e Kalifornisė, Shkolla e Mjeksisė nė San Francisko, dhe Zėvendės Kryetar i Departamentit tė Ortopedisė. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisė Ortopedike nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė San Franciskos dhe njihet nė tė gjithė botėn si ekperte e SIDA-s.

Sipas Dr. Day, qė pėr mė shumė se njė dekadė ka mbėshtetur eleminimin e televizionit gjatė viteve tė para tė fėmijės: "Tregohet qė fėmijėt shikojnė mesatarisht televizor 43 orė nė javė, qė ėshtė mė shumė se orėt e punės sė njė tė rrituri nė javė. Gjatė shikimit, ata shumė shpejt bėhen pothuajse tė hipnotizuar. Ėshtė treguar shkencėrisht qė pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valė vigjilente tė trurit (valėt beta) nė valė hipnotike (valėt alfa), ku qendra e gjykimit tė trurit anashkalohet. Kėshtu dhuna dhe dekadenca qė sheh fėmija, anashkalon qendrėn e gjykimit dhe ngulitet nė trurin e fėmijės pa ndonjė aftėsi nga ana e fėmijės pėr tė vendosur nėse ajo qė sheh ai ėshtė e e mirė apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nėnshtruar ndonjė gjykimi moral. Atėhere ajo bėhet pjesė e subkoshiencės sė pėrhershme tė fėmijės.

Opinioni i hershėm i Dr. Day pėr kėtė cėshtje duket se ėshtė i njėjtė deri diku me Dr. Christakis i cili ka thėnė, "Truri i tė sapo-lindurit zhvillohet shumė shpejt gjatė dy deri tre viteve tė para tė jetės. Me tė vėrtetė ai ‘ėshtė nė ndėrtim’ gjatė kėsaj kohe.