PDA

View Full Version : Pėrjetėsinė pėrcjellin brezat


Luciano
29-08-08, 15:50
Pėrjetėsinė pėrcjellin brezat






Panteonit tė historisė sė lashtė e tė re tė kombit shqiptar, nuk i kanė munguar asnjėherė njerėzit e mėdhenj, jeta, vepra e tė cilėve ėshtė vėnė pa kursim nė shėrbim tė kombit, tė lirisė sė tij, tė zhvillimit e pėrparimit; dhe sot ata burra tė menēur, dijetarė tė mėdhenj, trima e komandantė legjendarė, rrezatojnė frymėzim dhe krenari pėr ēdo shqiptar kudo qė ndodhet.



Shqipėrisė, e ndodhur nė njė rajon gjeostrategjik tė rėndėsishėm dhe me fqinj qė gjithmonė kanė lakmuar trojet e saj, hisorikisht i ėshtė dashur qė mbijetesėn ta paguajė jo vetėm me mund e sakrifica tė panumurta, por edhe me shumė gjak tė bijve tė saj. Paradoksi mė i madh i grykėsive qėndron se akoma sot, nė fillimet e mijėvjeēarit tė tretė, ka fqinj, si serbė, tė zbritur nga Karpatet, qė kėrkojnė tė derdhet gjak. Pėr fatin e keq tė shqiptarėve edhe tė “mėdhenjtė e Evropės” nuk kanė qenė aq dashamirės; ėshtė qėndrimi i tyre, qė trojet shqiptare, akoma, sot e kėsaj dite, janė tė ndara nė pesė shtete dhe vuajtjet nuk kanė tė sosur. Nė rrugėn e gjatė tė luftėtarėve pėr liri kombėtare, qė pėrcillnin nga njė brez tek tjetri mesazhin e luftės pėr ēlirim kombėtar, ecėn shumė, por ne do bėjmė fjalė pėr Legjendėn e kohėve tė reja, Adem Jasharin.

Luciano
29-08-08, 15:51
Adem Jashari lindi nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor 1955, nė njė familje me tradita atdhetare. Ishte rastėsi e bukur, lindi nė Ditėn e Flamurit, ditėn e fitoreve mė tė lavdishme tė popullit shqiptar. Xha Shabani, babai i Ademit, qė kishte edhe dy djem mė tė mėdhenj, Rifatin dhe Hamzėn, ėshtė marrė me bujqėsi, por pas Luftės sė Parė Btėrore, pėr njė kohė ka ushtruar profesionin e mėsuesit. Adem Jashari, si gjithė djalėria shqiptare, u rrit dhe u edukua nė njė mjedis familjar dhe shoqėror me tradita tė lashta kombėtare, ku pushka dhe ēiftelia bashkėjetonin tė pandara nė kullat e gurta. Me interes tė veēantė e krenari tė ligjshme, ai dėgjonte rėfimet pėr Ahmet Delinė e Tahir Mehėn, pėr Shaqir Samkėn e Shaban Polluzhin, pėr Emin Latin e Azem e Shote Galicėn, etj. I dėgjonte, por edhe fliste pėr bėmat e tyre. Adem e Hamėz Jashari betohen para varrit tė Tahir Mehės se nuk do tė lėshonin pushkėn nga krahu deri nė fitore. Demonstratat e vitit 1981 e ngjarjet e Pranverės sė madhe studentore tė po atij viti, u shndėrruan nė Lėvizje tė madhe popullore, dhe mbajtėn ndezur shpresėn e lirisė e Ēlirimit, duke ndikuar fuqishėm nė brezin qė organizuan dhe udhėhoqėn Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Adem Jashari dhe ēeta e tij janė dhe mbeten nė histori – bėrthama kryesore e UĒK.

Durimi i gjatė plogėshton shpirtin e dalngadalė shuan shpresėn e besimin dhe ul dinjitetin, duke u kthyer nė nėnshtrim poshtėrues. Vazhdimi mė tej ishte vdekje pėr sė gjalli. Makina ēnjerėzore serbe nuk ndalej. Ndaj duheshin ide e mendim i ri atdhetar, veprim e aksion i parreshtur, ku formohen e pėrsosen personalitetet politike dhe ushtarake. Ditėt e bardha njė kombi nuk i vijnė vetė, por nga atdhetarėt e shquar, burrat e menēur, trima e tė paepur. Tė tillė trojet shqiptare kanė lindur nė ēdo kohė.

Adem Jashari ishte i qetė, kishte fjalė pak, por me peshė. Ishte i qartė pėr rreziqet e sakrificat qė kėrkoheshin, por i vendosur nė rrugėn e ēlirimit dhe me besim tė madh pėr fitoren. Lufta nuk mund tė fitohej lehtė, prandaj Adem Jashari me shokė shkoi nė Shqipėri pėr t’u pėrgatitur nė Akademinė Ushtarake “Skėndėrbej”, nė Tiranė. Atje, ai u dallua jo vetėm pėr dashurinė qė kishte pėr armėt, por edhe pėr pėrvetėsimin e shpejtė tė artit tė pėrdorimit tė tyre dhe tė taktikave tė luftės ēlirimtare. Ademi ishte i kuvendit, por edhe i aksionit e betejės. Gėzonte respektin, dashurinė dhe besimin e mbarė shqiptarėve nė Kosovė.

Nė kullėn kala tė Jasharajve shpesh mblidheshin grupet e militantėve, bėrthama e UĒK –sė, e debatonin pėr rrugėn qė do tė ndiqnin e aksionet qė do tė kryenin. Pėrfundimi i tyre ishte: “Liria nuk falet, por fitohet” dhe mė tej betimi: “Ja liri, ja vdekje!” Filloi kėshtu njė etapė e re, jo thjesht njė rezistencė ndaj rregjimit policor serb, qė bėnte ēfarė desh nė vatrat shqiptare, por aksione konkrete e tė pandėrprera, qė gjithnjė e mė shumė zgjeroheshin anembanė Kosovės. Kėshtu filloi epoka e re, Epoka e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė UĒK-sė, dhe fjala e zjarrtė e tyre, mbajtur nė varrimin aq dinjitoz tė mėsuesit Halit Geci, tė shkollės “Pėrparimi” nė Llaushė, mė 28 nėntor 1997, shėnoi jo vetėm daljen hapur para publikut tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, por njėkohėsisht shėnonte edhe njė etapė tė re tė luftės ēlirimtare, e organizuar nė njėsi tė rregullta ushtarake, qė do tė bėheshin shpresė pėr popullin e ēlirimtarė tė Kosovės. Tashmė nė organizim, nė numėr, nė armatim e nė taktika luftarake ushtria ishte shumė mė lart nga ana cilėsore, por ajo qė e dallonte nga makina ushtarake kobzezė e Serbisė ishte guximi, vendosmėria nė fitore, ideali, shpirti i tyre atdhetar e luftarak, qė nuk kishte tė krahasuar. Arritja nė kėtė nivel nuk ishte e lehtė, pasi kishte edhe nga ata me njė farė ndikimi, qė mendonin e propogandonin se rruga mė e mirė ishte ajo e rezistencės dhe protestės paqėsore. Rradhėt e UĒK –sė u shtuan dhe me gra e vajza luftėtare, kėshtu e njeh historia, pėrkrah burrit e vėllait edhe gruaja edhe motra pėr mbrojtjen e votrės dhe trojeve shqiptare.

Forca e UĒK-sė ndihej kudo e gjithnjė e mė fuqishėm. Nė krye tė saj ishte Adem Jashari me bėmat e tij qė e kthyen nė legjendė. Pėr armikun ishte bėrė e qartė se sė pari duheheshin hequr nga trojet e tyre, gjallė ose vdekur, Adem Jashari dhe krejt familja Jashari. Janė tė njohura, jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por pėr gjthė shqiptarėt kudo qė ndodhen, rrethimet nė Jasharaj e gjetkė, qė bėnte armiku me qindra e mijėra forca policore e ushtarake dhe pėrdorimin e tankeve, autoblindave dhe helikopterėve. Nė ēdo rast, nė ēdo betejė, nė sulm apo nė mbrojtje, trimėria dhe guximi i Ademit dhe shokėve tė tij ishte e madhe.

Lufta ishte e ashpėr, mijėra tė rėnė nė beteja, nė fushėn e nderit. Pleq, gra dhe fėmijė tė vrarė e masakruar, mijėra tė tjerė tė torturuar, burgosur e zhdukur; mė shumė se gjysma e popullėsisė e shpėrngulur, qindra fshatra tė shkatėruar plotėsisht, etj. Ēdo familje, e tėrė Kosova, nė njėrėn ose tjetėn mėnyrė ishte e pėrfshirė nė luftėn pėr ēlirim dhe sakrifikoi pėr tė. Shumė familje paguan ēmimin mė tė shtrenjtė tė lirisė. Nė krye tė tyre qėndron familja e Jasharėve.

Adem Jashari ishte trim i madh, ishte legjendė, por nuk ishte i vetėm. Nė krahė tė tij ishin dhe shumė e shumė trima, se jo mė kot thuhet “Trimi i mirė me shokė shumė”. Ata, sup mė sup si malet, i jepnin forcė e frymėzim njėsive luftarake tė UĒK –sė, nė ndeshjen pėr jetė a vdekje me ushtrinė shoviniste tė Serbisė. Tė vendosur nė altarin e lirisė, tė paharuar do tė ngelen e do tė pėrkujtohen me dashuri e respekt brez pas brezi luftėtarė, si: Hamzė Jashar, vėllai i Ademit, Fehmi e Xhevė Lladrovici, Mujė Krasniqi, Luljeta Shala, Adem Galica, Mustafa Shyti, Bekim Berisha, Bedri Shala, Zahir Pajaziti, Haki Zejnullahu, Enver Haliti, Murat Haliti, Edmond Hoxha, Bektesh Haliti, Rifat Mėziu, Nezir Ymeri, Nazm Muzlliaj, Halit Hasllani, Hamit Hajrizi, Sinan Hoti, Halit Gecaj, Selim Selimi, Hamet Kaēiku, Ganimete Gjilani, Myrvete Maksutaj, Ismet Jashari, Ilir Konushevici, Ardian Krasniqi, Hyzri Talla, Jetė Hasani, Muhamet Malėsori, Rexhep Rexhepi, Muhamet Gjeli, Nezir Gjeli, Agim Ramadani, Vesel Demaku, Naser Kodra, Kapllan Ahmeti, Haxhi Ahmeti, Lec Gradica, Agim Zeneli, Xheladin Kurtaj, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Imer Alishani, Ibrahim Mazreku, Rasim Kiēina, Besim Halilaj, Naser Kelmendi, Abedin Rexha, etj.

Ademi ra heroikisht me 6 mars 1998 pėr tė ngelur i gjallė nė pėrjetėsi. Tė gjithė e pamė atė nė krismat e armėve e tė fishekzjareve mė 17 shkurt 2008, nė urimet e lotėt e gėzimit tė shqiptarėve nė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės, nė raportimin: “Bacė u kry!”, tė shokut tė tij tė armėve e kryeministrit tė sotėm tė Kosovės. Kėshtu ka qėnė e kėshtu ngelet, brezat pėrcjellin pėrjetėsinė.