PDA

View Full Version : Kriza financiare nė SHBA/Botė


uliksi31
25-09-08, 20:10
Presidenti Bush flet para vendit pėr krizėn financiare

http://i46.photobucket.com/albums/f103/Grudjane/bushi11.jpg


Zėri i Amerikės, Uashington
25-09-2008




Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ftuar dy kandidatėt presidencialė dhe udhėheqjen e Kongresit nė Shtėpinė e Bardhė me shpresė se mund tė arrijė njė marrėveshje pėr tė ndihmuar sektorin financiar tė vendit i cili ėshtė nė krizė. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Pola Ulfson, njofton se Presidenti i bėri thirrje publikut qė tė mbėshtesė planin pėr shpėtimin nga kriza gjatė njė fjalimi tė pazakontė drejtuar kombit mbrėmė.

Presidenti thotė se ekonomia ėshtė nė rrezik dhe se duhet tė merren masa.

"Ne ndodhemi nė mes tė njė krize financiare dhe qeveria federale po reagon me vendosmėri".

Nė njė fjalim tė rrallė mbrėmė nga Shtėpia e Bardhė, presidenti u pėrpoq ta shpjegonte krizėn e ndėrlikuar financiare me fjalė tė thjeshta. Ai tha se problemi me tė cilin po pėrballet tani Uoll Striti, mund tė arrijė nė shtėpinė e ēdo amerikani.

"Mė shumė biznese mund tė mbyllin dyert e tyre dhe miliona amerikanė mund tė humbin vendet e punės. Edhe me njė histori tė mirė huamarrjesh, do tė jetė mė e vėshtirė tė marrėsh huatė qė nevojiten pėr tė blerė njė makinė apo pėr tė dėrguar fėmijėt nė universitet. Dhe sė fundi, vendi ynė mund tė kalojė nė njė rėnie ekonomike afatgjatė dhe tė rėndė".

Deri kohėt e fundit, presidenti Bush thoshte se ekonomia amerikane ėshtė e shėndoshė. Por tani, Shtėpia e Bardhė po pėrdor fjalė tė tjera pėr tė pėrshkruar gjendjen fiskale tė Amerikės duke thėnė se sistemi financiar ėshtė mjat i fortė pėr t'i rezistuar tronditjes sė tanishme tė tregut.

Por ilaēi pėr ekonominė e sėmurė do tė ketė njė ēmim shumė tė lartė. Administrata e Presidentit Bush kėrkon qė Kongresi tė miratojė njė paketė 700 miliard dollarėsh pėr tė blerė huatė e pashlyera qė kanė tani institucionet e mėdha financiare.

Tė gjithė pajtohen se diēka duhet bėrė. Por shumė ligjvėnės janė skeptikė tė ndajnė mėnjanė kaq shumė para pėr tė ndihmuar kompanitė private. Ata shqetėsohen gjithashtu t'i japin pėrgjegjėsinė pėr shpėrndarjen e fondeve vetėm njė personi, sekretarit tė thesarit Henri Polson.

Demokratėt si Bred Sherman nga Kalifornia ankohen se paketa ndihmon shumė institucionet financiare nė krizė, por jo qytetarėt.

"E vetmja gjė e sigurt ėshtė qė nėse e miratojmė kėtė projektligj, Uoll Striti do tė jetė i lumtur".

Megjithatė, kundėrshtimi mė i fortė duket se vjen nga konservatorėt e politikave fiskale brenda vetė partisė sė presidentit. Republikani Klif Sterns nga Florida ėshtė njė prej tyre. Ai thotė se plani do t'i ekspozonte taksapaguesit amerikanė ndaj rreziqeve tė mėdha financiare.

"Me kėto qė po bėn qeveria federale po rrezikon paratė e fituara me mund tė taksapaguesve pėr tė mbrojtur kompanitė e sektorit privat tė cilat pėrdorin strategji tė shkujdesura investimesh pa menduar pasojat".

Nesėr, Presidenti do tė bėjė fushatė me dyer tė mbyllura me planin e shpėtimit nga kriza financiare nė Shtėpinė e Bardhė gjatė takimit me udhėheqėsit e Kongresit dhe dy kandidatėt presidencialė tė dy partive tė mėdha.

Demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekejn po u bėjnė thirrje kolegėve tė tyre nė legjislaturė ta trajtojnė ēėshtjen duke lėnė mėnjanė dallimet partiake.

Nė njė deklaratė tė pazakontė tė pėrbashkėt me shkrim tė publikuar vetėm pak minuta para fjalimit tė Presidentit Bush, ata thanė se tė gjithė duhet tė punojnė sė bashku pėr tė parandaluar njė katastrofė ekonomike, siē u shprehėn ata.

uliksi31
30-09-08, 09:17
Panik nė bursat ndėrkombėtare, pas votės "JO" ndaj planit tė administratėsDen Robinson
Zėri i Amerikės
30-09-2008

http://www.voanews.com/albanian/images/AP_Japan_Stock_Market_03mar08_210.jpg (http://www.voanews.com/albanian/2008-09-30-voa1.cfm)

Ēmimet e aksioneve shėnuan rėnie tė theksuara nė tregjet aziatike nė shkėmbimet e para tė ditės sė martė, pasi bursa amerikane regjistroi rėnien mė tė madhe Brenda njė dite tė vetme nė tė gjithė historinė e saj, nė njė atmosphere shqetėsimesh pėr thellimin e krizės financiare amerikane. Indekset kryesore nė Tokio dhe Sidnej ranė secili nga 5 pėr qind, pasi ligjvėnėsit amerikanė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve hodhėn poshtė planin qeveritar pėr tė ndihmuar me njė paketė tė madhe fondesh institucionet financiare nė nevojė. Projekt-ligji u hodh poshtė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, megjithėse udhėheqėsit nė Kongres kishin paralajmėruar se vota "jo" ndaj kėtij plani mund tė ishte parathėnia e njė krize tė rėndė ekonomike.

Kur u njoftua numri pėrfundimtar i votave, demokratėt dhe republikanėt filluan tė kėmbejnė akuza se kujt i binte faji pėr hedhjen poshtė tė projekt-ligjit.
Mė pas, ligjvėnės dhe amerikanė tė revoltuar patė rezultatin e votimit qė u pasqyrua me njė rėnie tė ndjeshme nė ēmimin e aksionene nė Uoll Strit. Udhėheqėsit republikanė thanė nė komentet pėr shtyp se komentet qė kishte bėrė kryetarja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Nensi Pelozi para delegatėve i kishin ofenduar republikanėt, duke bėrė qė shumė veta tė mos hidhnin votėn nė mbėshtetje tė projekt-ligjit.
Udhėheqėsi i republikanėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, Xhon Bejnėr shprehet:
"Ne u angazhuam me sa fuqi qė kishim pėr tė tėrhequr vota nė mbėshtetje tė projekt-ligjit, por Kryetarja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve foli me tone partiake qė hodhėn helm mbi kėtė takim, duke bėrė qė njė numėr ligjvėnėsish qė mendonim se do ta mbėshtesnin projekt-ligjin, ta kundėrshtonin atė."
Nė komentet para udhėheqėsve demokratė, zonja Pelozi tha se linjat e komunikimit mbeten tė hapura pėr republikanėt dhe administratėn, dhe shtoi se kishte folur me Sekretarin e Thesarit Henri Polson:
"I thashė: 'Zoti Sekretar, ne e pėrmbushėm detyrėn tonė. Ju latė pėrshtypje tė mira tek ligjvėnėsit demokratė, ashtu si edhe Presidenti kur foli pėr rėndėsinė e kėsaj situate dhe pėr nevojėn pėr tė vepruar nė mėnyrė qė tė stabilizohen tregjet dhe tė mbrohen taksapaguesit.' Duket qartė se ky mesazh nuk u pėrqafua nga pala republikane."
Pas takimit me Presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė, zoti Polson tha se ndjehej i zhgėnjyer pas gjithė asaj pune dypalėshe pėr projekt-ligjin. Ai shtoi se administrata dhe Kongresi duhet tė veprojnė pa vonesė pėr njė plan tė rishikuar qė mund tė vihet nė zbatim sa mė parė qė tė jetė e mundur:
"Unė do tė vazhdoj punėn me udhėheqės nė Kongres pėr tė gjetur rrugėn pėrpara qė tė miratojmė njė plan gjithė-pėrfshirės pėr stabilizimin e sistemit financiar dhe pėr mbrojtjen e amerikanėve duke minimizuar shanset pėr njė keqėsim tė ekonomisė. Kemi shumė punė pėrpara dhe kjo ėshtė njė ēėshtje aq e rėndėsishme, sa s'mund tė tolerojmė dėshtim."
Ndėrkaq Senati priste qė tė hidhte nė votė projekt-ligjin, pasi tė ishte miratuar nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve. Pasi projekt-ligji u hodh poshtė nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, Senatori republikan Xhad Greg dha komente pėr shtyp:
"Mendoj se kjo situatė mund tė pėrmblidhet me pak fjalė: Nėse nuk veprojmė pa vonesė, shumė amerikanė do tė humbin punėn dhe pjesa mė e madhe e amerikanėve do tė pėrjetojė kohė shumė tė vėshtira."
Nė pėrgjigje tė pyetjes se ēfarė hapash do tė merren mė tej, Kryetari i Komisionit tė Financave nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve Barni Frenk tha se Kongresi nuk ka rrugė tjetėr, pėrveēse tė vazhdojė punėn pėr njė plan qė gėzon mbėshtetje nga tė dyja palėt. Por ai iu pėrgjigj nė kėtė mėnyrė kritikave tė republikanėve:
"Gjendja ėshtė kjo: njė krizė e rėndė i kanoset ekonomisė amerikane. Ne po punojmė sė bashku pėr njė ligj pėr ta shmangur kėtė krizė. Tani, dikujt i mbeti hatri nga fjalėt e dikujt tjetėr dhe si shpagim, ata pėrpiqen t'ia nxjerrin inatin vendit."
Nė variantin e rishikuar nga Kongresi, plani do tė kishte autorizuar qeverinė tė blinte deri nė 700 miliardė dollarė asete tė firmave nė vėshtirėsi. Po sipas planit, do tė krijohej edhe njė komision mbikqyrės si dhe do tė ndėrmerreshin hapa pėr tė mbrojtur amerikanėt tė cilėt rrezikoheshin t'u konfiskohej banesa, si dhe do tė vendoseshin kufizime nė kompensimet e drejtuesve tė kėtyre kompanive.
Gjatė debatit, republikanėt theksuan se plani i propozuar pėr ndėrhyrje qeveritare nuk merrte nė shqyrtim problemet themeltare tė tregut, duke e cilėsuar atė si njė "program ndihmash sociale pėr korporatat," ndėrsa demokratėt thanė se plani nuk mbronte sa duhet taksapaguesit amerikanė.
Pėrfaqėsuesi republikan nga Teksasi, Xheb Hensarling, shprehet:
"Kam frikė se ky projekt-ligj mbart me vete njė numėr pasojash tė padėshiruara. Kam frikė se kur tė vihet nė zbatim, nuk do tė ketė sukses. Kam frikė se theksi kryesor ėshtė tek shpėtimi i kompanive dhe jo ndreqja e gabimeve. Kam frikė se taksapaguesve mund t'u mbetet nė kurriz njė borxh kolosal."
Ligjvėnėsi demokrat Bred Sherman ishte ndėr demokratėt qė e kundėrshtuan projekt-ligjin:
"Afro 400 ekonomistė tė shquar, ndėr ta edhe 3 laureatė tė ēmimit Nobel, kanė theksuar se ėshtė e nevojshme qė tė pėrgatisim njė projekt-ligj tjetėr, tė mirė."
Fati i planit tė administratės nė ndihmė tė sektorit financiar ėshtė nė pikėpyetje, ndėrkohė qė afron viti i ri hebraik, festa Rosh Hashana, kur Kongresi ndėrpret punimet, tė cilat aktualisht e kanė kapėrcyer afatin e parashikuar pėr ndėrprerjen e punimeve nė pėrgatitje pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė nėntorit.

uliksi31
01-10-08, 06:27
Pasojat e krizės financiare nė SHBA ndjehen nėpėr botėMajkėll Bauman
Zėri i Amerikės
30-09-2008


Shumica e tregjeve financiare nė botė kanė pėsuar rėnie si pasojė e mos miratimit nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan tė paketės financiare qė kishte pėr qėllim tė nxirrte nga krize institucionet financiare.
http://www.voanews.com/albanian/images/AP_Wall_Street_traders_economy_17sep08_210.jpgBurs a e Nju Jorkut
Tregjet e aksioneve nė Japoni e Australi njoftuan pėr humbje prej mė shumė se katėr pėrqind, ndėrsa bursa e Hong Kongut pati njė ngritje modeste prej mė pak se 1pėr qind.

Gjatė shkėmbimeve financiare tė mesditės nė Europė vetėm Londra arriti vlera mė tė larta, ndėrsa tregjet amerikane bėnė publike rritjet e para nė treg pas humbjes sė djeshme prej gati 7 pėr qind, humbja mė e madhe nė pikė nė njė ditė tė vetme nė historinė e tregjeve amerikane.
Sipas drejtuesit tė lartė tė firmės financiare Tajk Grup me seli nė Hong Kong, Martin Haneke, investitorėt nė shumė vende po shqetėsohen gjithnjė e mė tepėr.
"Ka shumė pasiguri nė kėto momente. Investitorėt kėtu janė munduar tė marrin sa mė shumė para kesh nga investimet e tyre dhe kanė pėsuar humbje tė mėdha.", - tha ai.

Mė pak se njė orė para se tė hapej bursa amerikane nė Uoll Strit, Presidenti Bush ripėrsėriti http://www.voanews.com/albanian/images/ap_us_bush_bailout_statement_29sep08_1901.jpgPresi denti Bush
nevojėn qė Kongresi tė marrė masa pėr tė parandaluar qė kriza financiare tė marrė pėrmasa edhe mė tė medha. Presidenti foli disa orė pasi udhėheqėsit europianė u zotuan se do tė ndihmonin homologėt e tyre amerikanė pėr tė shmangur vonesa tė mėtejshme pėr t’i bėrė ballė situatės.
Zonja Merkel tha se ajo dhe qeveria gjermane presin qė paketa financiare amerikane tė miratohet kėtė javė dhe ajo e quajti paketėn njė parakusht kryesor pėr tė rritur besimin tek tregjet financiare.
Ndėrkaq, njė zėdhėnės i Komisionit tė Bashkimit Evropian tha se Shtetet e Bashkuara duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr krizėn dhe tė sillen si udhėheqės pėr tė shpėtuar veten, por edhe pjesėn tjetėr tė botės.
E ndėrsa administrata e presidentit Bush ėshtė ndjerė e detyruar qė tė nxjerrė nga kriza apo marrė nėn kontroll institucione financare nė krizė, dy banka belge kanė marrė fonde emergjente pėr tė dalė nga kriza. Irlanda ka siguruar depozitat bankare, ndėrsa banka qendore nėpėr botė kanė hedhur shuma tė mėdha nė sistemet financiare nė pėrgjigje tė problemeve me dhėnien e kreditė, tė cilat mund tė dėmtojnė rritjen ekonomike nė tė gjithė botėn.
http://www.voanews.com/albanian/images/AP-An-onlooker-reacts-as-he-watches-screen-Bombay-Stock-Exchange-in-Mumbai-eng-190-15sep08.jpgDuke ndjekur tregun e aksioneve nė Bombei
Sipas profesorit tė Universitetit tė Merilendit, Piter Moriēi situata do tė pėrkeqėsohet edhe mė shumė nėse nuk do tė ketė masa tė menjėhershme.
"Papunėsia nė Amerika do tė arrinte pėrqindje dyshifrore. Nėse nuk veprojmė do tė shohim se ēmimet e shtėpive do tė vazhdojnė tė qėndrojnė tė ulėta, bankat do tė falimentojnė, fondi i Sigurimit Federal tė Depozitave do tė shterojė dhe Kongresit do t’i duhet ta nxjerrė kėtė tė fundit nga kriza."- tha Profesori.

Udhėheqės tė Kongresit amerikan janė zotuar, se do t'i vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė miratuar paketėn financiare gjatė kėsaj jave.

Dilaver
09-10-08, 22:25
Administrata e Xhorxh Bushit po mendon qė tė marrė njė pjesė tė aksionet pėr drejtim nė disa banka amerikane, si opsion pėr pėrballjen me krizėn globale tė kredive.
Njė funksionar i administratės sė presidentit i cili kėrkoi qė tė jetė anonim pasi vendimi i kėtillė ende nuk ėshtė marrė, deklaroi sot se 700 miliardė dollarėt qė u miratuan javėn e kaluar nė Kongres si pako pėr dalje nga kriza, mundėson qė Thesari Kombėtar tė fut kapital tė freskėt nė institucionet financiare, kurse si pėrgjigje tė marrė aksione nė bankat qė do t’i pėrdorin kėto mjete.

Dilaver
10-10-08, 10:44
Dridhet evropa

Kriza ekonomike qė filloi nė Amerikė, po marshon si njė uragan nėpėr tė gjitha vendet tjera tė botės. Tash ka goditur furishėm edhe Evropėn nė tėrėsi. Bashkimi Evropian ka filluar tė krijojė strategji pėr daljen nga kjo krizė, por pa ndonjė pako si Amerika.

Kriza ekonomike ka vėrshuar edhe vendet e Evropės dhe Azisė. Tė gjitha indekset kryesore globale kanė arritur pikėn mė tė ulėt nė tri vjetėt e fundit. Investitorėt, pėr shkak tė shtrirjes sė krizės financiare edhe nė vendet evropiane, kanė filluar qė paratė e tyre, letrat me vlerė, gjithnjė e mė tė pasigurta nė banka t'i investojnė nė ari ose nė flet aksione qeveritare.
Intervenime shtetėrore nė tė dyja anėt e Atlantikut nuk kanė ngritur gatishmėrinė e bankave qė tė huazojnė para. Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka paralajmėruar se kriza do tė jetė edhe mė e thellė nė ditėt e ardhshme.
Analistėt po tregojnė se nė bursat e valutave euro vazhdon tė bie nė raport me dollarin dhe me jenin, meqenėse debalanset financiare nė eurozonė gjithnjė e mė shumė e ngarkojnė valutėn e pėrbashkėt tė 15 vendeve. Euro, gjatė tregtisė nė bursėn e Londrės, ka pasur vlerėn 1,3542 dollarė, qė ėshtė mė e ulėta nė 13 vjetėt e fundit. Mė vonė, gjatė
ditės, ėshtė vėrejtur njė pėrmirėsim, por megjithatė ai mbeti nėn 140 jenė, pėrkatėsisht ishte nė pėrpjesėtimin mė tė ulėt gjatė 30 muajve. Paniku i shitjes sė aksioneve ėshtė vėrejtur edhe nė Moskė, pėr ēka tregu lokal i aksioneve dhe bankat komerciale janė detyruar tė mbyllen. Edhe nė Itali dhe Islandė pėr njė kohė bursat kanė ndėrprerė punėn, meqenėse ēmimi i letrave me vlerė ka rėnė nėn minimumin e lejuar.
Analistėt tregojnė se qeveritė e vendeve tė Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė edhe Gjermaninė, Greqinė, Irlandėn dhe Austrinė, kanė vendosur qė shumė shpejt tė marrin vendim qė tėrėsisht tė garantojnė kursimtarėt dhe paratė e tjera tė qytetarėve, pėr shkak tė frikės nga njė panik i pėrgjithshėm dhe rėnies sė mundshme tė sistemit bankar. Liderėt e katėr vendeve ekonomikisht mė tė fuqishme nė BE si Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia janė marrė vesh pėr masat qė duhet tė ndėrmarrin, por pa pėrmendur ndonjė pako intervenimi si ajo amerikane. Kėtu janė vėrejtur edhe kufizimet e disa vendeve evropiane, pasi qė rregullimi i tregut mbetet ēėshtje ekskluzive e institucioneve nacionale, tė cilat vendosin se si do tė shpenzojnė paratė e tatimpaguesve.
"Asnjė gjerman apo estonez nuk do tė pranojė qė Brukseli tė shpenzojė paratė e tyre, ashtu qė tė shpėtojė ndonjė bankė tė dėshtuar nė Greqi", ka sqaruar njė zyrtar i Komisionit Evropian. Pikėrisht pėr kėtė, tha ai, edhe nuk ėshtė arritur njė marrėveshje pėr krijimin e njė pakoje tė shpėtimit, e cila ėshtė e rėndė 300 miliardė euro.
Indeksi kryesor gjithė evropian FTSE300 me hapjen e bursave tė martėn ka rėnė 5 pėr qind, sado qė mė vonė ėshtė kėndellė, por pėrsėri mbeti 4,7 pėr qind mė i dobėt se tė premten. Po ashtu edhe indekset e aksioneve kryesore nė Azi , duke pėrfshirė edhe Nikkei japonez, ishin nė rėnie tė madhe, tre deri nė pesė pėr qind.
Rėnia ėshtė shėnuar edhe nė tregun australian dhe atė tė Zelandės sė Re. Rėnie shqetėsuese ėshtė shėnuar edhe nė qarkullimin e aksioneve tė bankės sė dytė pėr nga madhėsia nė Gjermani - "Comercbank", tė cilat u liruan 13,8 pėr qind, meqenėse ka nisė tė bie besimi pas falimentimit tė bankės "Hipe Real Estate". Letrat e bankave tė mėdha evropiane vazhdojnė tė jenė nė goditje. Kėshtu aksionet e "Societte General Bank" kanė rėnė 6,5 pėr qind. Pėr njė kohė tė shkurtėr u mbyll edhe tregtia e bursės nė Bukuresht. Kjo ndėrprerje u bė, pasi qė indeksi VET vėrejti rėnie tė fuqishme prej 9,25 pėr qind. Nė mbrėmjen e sė martės, bursa e Bukureshtit u mbyll nė nivelin mė tė ulėt nga 11 nėntori i vitit 2004.
Edhe rėnia e ēmimit tė naftės nėn 90 dollarė ka ndikuar qė tė bien aksionet e kompanive gjigante si Royal Dutch Schell, BP dhe Total, qė tash janė 5,5 pėr qind mė tė lira.


Express

Veterani
10-10-08, 20:23
"E mira e vetme" e Kosovės qė ende nuk ėshtė e pėrfshirė nė sistemet monetare ndėrkombėtare


Rėnia e letrave me vlerė nė bursat ndėrkombėtar, si dhe sistemi financiar nė pėrgjithėsi qė ėshtė duke u lėkundur janė e "mira" e vetme qė e kanė (gjetur) Kosovėn si njė Shtet tė ri, ende pa u inkuadruar sa duhet nė sistemet monetare ndėrkombėtare, nga dhe kriza nuk e ka prekur.
Vendet e botės, Evropa nė pėrgjithėsi janė duke u pėrpjekur pėr njė ridefinim tė sistemit bankar nė pėrgjithėsi, si dhe tė akcionėve nė letra me vlerė, dhe sigurimeve.

Njė gjė dihet qė tanimė, njė rritje konjuktive nuk do tė ketė nė tė ardhmėn e afėrt, gjė qė do tė vėrehet edhe te tė gjithė punėmarrėsit. nuk do tė ketė ngritje tė pagave, si dhe do tė ketė rėnje tė tė mirave sociale.

Nė pėrkthim shqip:

Shtėrngojeni rripin !

Apo edhe njė sygjerim tjetrė nga expertet qė paraja tė shėndrrohet nė ari.

Pėr ne shqiptarėt nuk do tė preferoja qė parat e kursyera (kush ka) tė shėndrrohen nė ari, e as tė futen nė ndonjė nga qypat e vjetėr nė dhe.

Shumė mė shumė e shohė tė udhes qė tė blehet pasuri e patundur, dhe tė ndėrtohet.

Ēmimet qė edhe nė bursa tregtohen si hekuri, derivatet e naftės, dhe gjithēka ēfar ka tė bėjė me ndėrtimtari kanė rėnė, dhe pritet tė bien edhe mė.
Andaj para se kriza tė dėpėrtoj edhe tek neve nė Kosovė, paras mė sė miri ti gjendet vendi nė kėtė formė.

uliksi31
10-10-08, 21:08
Lisi ka ra per toke, trungut i ka hi uji (uji jane ata qe wall street e shendrruan ne casino). Deget nuk munden me e cue lisin sepse thehen, peshe e madhe me e ngrit.
Pa me u ndreq lisi e me u cue ne kembe, as deget nuk dot cohen. Te gjitha jane te lidhura per trungun.

P.S. Mire thot Veterani, ne pasuri te pa tundun duhet investue. Kete e thojshin edhe pleqt dikur; tokes kurr si humb vlera.

Dilaver
10-10-08, 21:55
"E mira e vetme" e Kosovės qė ende nuk ėshtė e pėrfshirė nė sistemet monetare ndėrkombėtare


Rėnia e letrave me vlerė nė bursat ndėrkombėtar, si dhe sistemi financiar nė pėrgjithėsi qė ėshtė duke u lėkundur janė e "mira" e vetme qė e kanė (gjetur) Kosovėn si njė Shtet tė ri,




Eh, fatkeqėsisht as kjo e mirė nuk ka kaluar pa e prek edhe Kosovėn, ka prek edhe mirė nė fondin e kursimeve pensionale. Paratė e grumbulluara tė kosovareve janė invetsuar nė tregje financiare globale. Rėnja e vazhdueshme e aksioneve i ka shkaktuar humbje mbi 50 milion €uro kėtij fondi edhe ashtu tė lodhur.

Dilaver
11-10-08, 21:49
Edhe Rusia me paketė


Parlamenti rus ka aprovuar dy paketa tė pėrgjithshme pėr shpėtimin nga kriza tė sektorit tė financave. Ky shtet u ka vėnė bankave nė dispozicion 63 miliardė euro. Pėrveē kėsaj janė parashikuar rreth 36 miliardė euro ndihma shtetėrore pėr bankat dhe institucionet e tjera tė ri-financimit tė borxheve tė huaja. 26 miliardė euro do t'u jepen bankave mė tė mėdha ruse si kredi. Duke u bazuar nė tė ardhurat e mėdha nga biznesi i naftės dhe i gazit, Rusia zotėron rezerva devizash prej rreth 377 miliardė eurosh.
Rezerva mė tė mėdha se Rusia ka Kina dhe Japonia.

Ekspress

Dilaver
11-10-08, 21:51
E terė bota nė buzė tė kolapsit!
Shefi i Fondit Internacioanal tė Parave (IMF) Dominique Strauss-Kahn, paralajmėron sė sistemi finansiar i terė botės gjindet nė buzė tė kolapsit.

Ai nenvizon se pas mospajtimit tė G7 pėr gjetjen e masave konkrete pėr t’i dhėnė fund krizės financiare botėrore, gjendja ėshtė alarmante dhe rrezikon tė shpejtohet kolaps financiar ne terė botėn.



Ēmimet e aksioneve nė tregjet e Azisė sėrish pėsuan rėnie, pas shitjes masive tė aksioneve nė Wall Street. Investitorėt thonė se ekonomia po shkon drejt teposhtėzes.

Veterani
12-10-08, 10:13
Kolapsi monetar botėror dhe blefi i fundit !

Ēfar po ngjet nė fakt ?

Shumė mė shumė kjo i ngjanė asaj maje tė akullit(piramide), qė e ndėrtuan disa persona, gjėrat dolen dorėsh dhe piramida e akullt filloi tė shkrihet.
Para disa ditėsh nė takimin Evropian tė shefave tė shtetit dhe experteve financiar, Presidenti francez kėrkoi qė tė mos ketė mė G7 +1 e ku ta dijė unė, por kjo tė shtrihet nė G 25 aty diku. Ato "mini fuqi" qė deri tash janė injoruar nė njė farė mėnyre, ėshtė gabim i madhė, sepse siē po shihet edhe ata tė "vegjlit" po luajkan role domėthėnse.

Blefi i fundit ?

Nėse "bota" nuk arrinė qė vėrtetė ti stabilizoj fondet, atėher kjo ėshtė vetėm njė erė e ftohtė para stuhis.
Realiteti nė fjalė ėshtė tepėr tepėr i thellė nga ajo qė thuhet, Shtete tė tėra ka rrėzik tė falimentojn, Instuticionet bankare po se po.

Askush deri mė tani nuk doli me njė formul magjike tė shpėtimit, tė gjithė (expertet) presin. Ajo qė ka filluar tė quhet "pumpim me para" atyre bankave kryesore qė tė mos bien, nuk ėshtė zgjidhje, apo mė mirė tė themi nuk ėshtė zgjidhje e mirė. Sepse nė kėtė rast shumė tė tjerė nė tė ardhmėn do tė mundohėshin tė pėrfitonin nga "pumpimi" (garancioni i shtetit) Expertet gjithashtu thojnė. "Bankat edhe ashtu janė rrezik nė vete".

Ėshtė kjo njė taktik e re e fitimit tė parave (e atyre qė dijnė) ?
Apo,
Ėshtė ky fundi i kapitalizmit ?!

Shpati
14-10-08, 13:02
Kolapsi monetar botėror dhe blefi i fundit !



Ēfar po ngjet nė fakt ?

Shumė mė shumė kjo i ngjanė asaj maje tė akullit(piramide), qė e ndėrtuan disa persona, gjėrat dolen dorėsh dhe piramida e akullt filloi tė shkrihet.
Para disa ditėsh nė takimin Evropian tė shefave tė shtetit dhe experteve financiar, Presidenti francez kėrkoi qė tė mos ketė mė G7 +1 e ku ta dijė unė, por kjo tė shtrihet nė G 25 aty diku. Ato "mini fuqi" qė deri tash janė injoruar nė njė farė mėnyre, ėshtė gabim i madhė, sepse siē po shihet edhe ata tė "vegjlit" po luajkan role domėthėnse.

Blefi i fundit ?

Nėse "bota" nuk arrinė qė vėrtetė ti stabilizoj fondet, atėher kjo ėshtė vetėm njė erė e ftohtė para stuhis.
Realiteti nė fjalė ėshtė tepėr tepėr i thellė nga ajo qė thuhet, Shtete tė tėra ka rrėzik tė falimentojn, Instuticionet bankare po se po.

Askush deri mė tani nuk doli me njė formul magjike tė shpėtimit, tė gjithė (expertet) presin. Ajo qė ka filluar tė quhet "pumpim me para" atyre bankave kryesore qė tė mos bien, nuk ėshtė zgjidhje, apo mė mirė tė themi nuk ėshtė zgjidhje e mirė. Sepse nė kėtė rast shumė tė tjerė nė tė ardhmėn do tė mundohėshin tė pėrfitonin nga "pumpimi" (garancioni i shtetit) Expertet gjithashtu thojnė. "Bankat edhe ashtu janė rrezik nė vete".

Ėshtė kjo njė taktik e re e fitimit tė parave (e atyre qė dijnė) ?
Apo,
Ėshtė ky fundi i kapitalizmit ?!












Kriza buron nga disa Banka te cilat kan bankrotuar .Problemi esht thelluar edhe nga defekti i Sistemit Global Financiar .
I ter Sistemi Financiar Boteror tash per tash esht sikurse nje Gjemper i thurur me nje Fije Leshi. Po te keputet dikuu Fija e Leshit i ter Gjemperi prishet.
Psh: Banka A ka Akcione ne Banken B ,Banka C ka Akcione te Bankes A e keshtu me rradhe ,kredi ose pa marr parasysh ne qfar menyre te jet.
Kur nje Banke ka probleme, automatikisht futet ne problem edhe Banka tjeter ,e keshtu me rradhe...
Keshtu "paraqietet reakcioni zingjiror" me pasoja fatale per aktor te fajshem e te pafajshem.
Zgjedhjet e deritashme qe po aplikohen neper vende te ndryshme mund te japin rezultat ndoshta edhe jo.
Pse?
Psh :Ka Shteti qe jan te futura thell ne borgj e te njetat te paraqieten si garantuese!
Nuk esht logjike te funksionj .
Sa vlen garancia e nje Personi i cili vet esht i futur ne borgje deri ne Fyt?
Personalisht do te proferoja model tjeter!
Psh:"thjesht" Ata qka kan pare te themelojn nje Fond, e i njeti Fond te ndimoj ata qka skan pare ose ju nevoiten ato.

lirik
14-10-08, 15:43
Dhėnja e kredive pa kritere kalkulimete humbjet e ndryshme dhe mos bashkpunimi i shtettit me privatin kalkulimet e ndryshme etj jan poashtu shkaktarė
Largimi i shtetit nga aktivitetit dhe lėnja nė dorė gjithqka privatit nuk po funksionon si duhet
Nėse jepen para kreditorit duhet eksperti i shtetit e shteti tė ket bashkpunim me privatin
pėr shembull nji objekt ose fabrikė ose hotel qė ndertohet me kredi edhe shtetit duhet te jet pjesmarrs pastaj ti ndajnė rrolet.
Shteti duhet tė ket pjesmarrje dhe siguri aftesi ne mos humbje duhet me e parapa secilin objekt apo investim e jo tti jepen njerzve te papjekur me miliarda para e kredi te cilet bankrotuan duke deshtuar ne invstime per shkak se nuk ishin para shikues tė mirė tė tregjeve e te dobive te atyre objekteve
Miliarda kredi dikur jan djegur para pa hesap edhe nė gjermani dikurė sepse kreditorėt kan investuar ne objekte e projekte qe nuk kan sjell dobi kurfare vetem humbje kėshtu ka humb paraja e kapitali
Gjermania ka shtrenguar kriteret e kreditit pa lejen e ekspertit i cili e parasheh dobinė e atij objekti nuk mund te marrsh kredi.
Putini nė rusi e shtriu autoritetin mbi privatin dora e shtetit rus po ndjehet te privati dhe po e kontrollon ekonominė ne disa sektorė ndersa ne shtetet perendimore shteti dhe privati aq shum jan larguar me shekuj dhe nuk bashkpunojnė sepse liria absolute e sistemit demokratik nuk lejon
perzierje
Nė fakt pa shtetin nuk bėn shtetit dhe privati edhe n e amerikė duhet te bashkpunojn per shembull hapet ndonji fabrikė shteeti duhet ti ndihmoj privatit t e ta mbi kqyrė deri sa tė ngritet nė kėmbė
fabrika e te jet i aft privati mandej ta drejtoj nese fabrika esht ne rrezik shtetit duhet te alarmohet menjiher
Por kur shkon mirė fabrika shteti merret vesh me privatin pėr tatimin dhe kshtu funksionon stabiliteti
Nė vendet perednimore per shkka te nivelit te lart t shkalles demokratike te sistemit
shtetit nuk i perzihet privattit per shkak te privatizmit por kur po humb privati shtetit po duhet me i mbulu krizat mendoj se edhe nė Amerikė shtetit duhet te jet ma aktiv ne kapital
Shteti duhet ti ndihmoj privatit si prindi femiut me ecė ne kemb te veta mandej me ja besu objektin e jo te shkoojn njiher miliarda kredi pa kritere e mandej te merren masa
Amerika ka me u detyru me an te shtetit te ju perzihet privatve per shembull shum miliardera amerikan jetojn jet luksoze dhe nuk i japin kurfar llogarie shtetit seps eatje demokracia shkon ne liri absolute
MILIARDERAT DUHET TE KEN MA SHUM OBLIGIME NDAJ SHTETIT
Amerika nuk guxon me i ngacmu se ata pastaj ja mshefin paranė ne banka tjera
SA I pėrket lidhshmeris dhe mvarsisė se bankave jo vetem bankat por komplet sistemi kapitalist
esht i lidhur ne mvarsi nga njeri tjetri sepse frimat prodhojn e montojn per njera tjetrebn ndersa bankat i lidhin aksionet per njera tjetres dha devizat e formate bahskpunimit
prandaj jan te mvarura njera nga tjetra dhe nese njera ka krizė mund te ket tjetra
por shteti do te nderhyn me tejkalu ket krizė duke mbuluar humbjet e bankrotimet
praps se prap pa nderhyrjen e shtetit deshmohet se nuk ekziston fuqia ekapitalistit te dal nga klrizat kjo deshmon se megjithat organizimi ma i lart e ma i persosur ne shoqweri esht shteti

Oqeani
14-10-08, 16:43
KAm nje daje -kur thonin - Krise u be ne tere boten !!!

A i thonte :
More krize te une se ne bote ndashte !!!

Dilaver
29-10-08, 12:33
Biznesi i parasė

Shkruan : Revista Mapo

Uk Lushi
Mungesa e parave ėshtė rrėnja e ēdo tė keqeje”- shkruan George Bernard Shaw. Ndonėse konstatimi i shkrimtarit irlandez mund tė jetė ca si i tepruar, historia njerėzore ėshtė pėrplot me periudha kur duket se ai ishte mė shumė drejtė se sa gabim. Porse historia jonė ėshtė e mbushur edhe me episode tė gjata kur e kundėrta ėshtė e vėrtetė, pra kur krizat ekonomike shkaktohen jo nga mungesa por nga teprica e parave.

E kaluara
Ēfarė ėshtė sasia ideale e parave? Kėsi lloj pyetjesh konsideroheshin herezi nė kohėrat e vjetra kur ekonomia perceptohej si njė mekanizėm qė mbėshtet nga ari dhe produktiviteti. Ato ishin kohėra kur ari dhe buxheti i balancuar sundonin tė menduarit dhe vepruarit ekonomik. Nė ditėt tona gjėrat kanė ndryshuar. Bruto Prodhimi Kombėtar (BPK) ėshtė lakore zig-zage dhe nuk rezulton gjithmonė nė punėsim tė plotė, ēmime stabile, rritje tė lartė ekonomike dhe bilanc tė ekuilibruar tė pagesave. Ekonomia, duke qenė njė bishė e cila nuk u bindet dėshirave dhe pritshmėrive tona, ka shtyrė njeriun modern tė mundohet tė influencojė zhvillimet ekonomike. Mjetet tė cilat pėrdoren mė sė shpeshti pėr tė ndikuar nė drejtimin e ekonomisė janė politika monetare dhe fiskale.
Politika monetare pėrfshinė pėrcaktimin e sasisė ose ofertės sė parave dhe rregullimin e tregjeve financiare pėr tė arritur qėllimet e njė ekonomie. Por paraja s’bėn tė mos bazohet nė vlerėn reale tė mallrave sepse si para ajo nuk ėshtė mė shumė se sa vlera e letrės nė tė cilėn ėshtė shtypur. Ēmimet e aksioneve, bonove, patundshmėrive, monedhave, mallrave dhe derivative tjera tė kreditit dhe parasė, eventualisht duhet tė barazohen me vlerėn e trambės apo tregtimit mall me mall. Janė bėrė disa dekada, ku mė shumė e ku mė pak nėpėr planetin tonė, qė, nė njėrėn anė, Bankat Qendrore ishin shndėrruar nė reparte tė prodhimit tė parave dhe lejuese tė pakujdesshme tė leverixhit, dhe nė anėn tjetėr, Bankat Investuese dhe Komerciale ishin kthyer nė sportele tė lėshimit dhe zgjerimit tė pakontrolluar tė kreditit. Dhe dihet ēfarė ka ndodhur- KRIZA, tė cilėn po e ndiejmė nė shpinė.

E tashmja
Kriza financiare e tanishme u ka futur qeverive anembanė frikėn se ndofta do tė transformohet nė krizė ekonomike, prandaj sė voni shohim dhe dėgjojmė kaq shumė nga politikanėt. Por qeveritė nuk merren me politikėn monetare- ose kėshtu thonė ato. Arma me tė cilėn qeveritarėt luftojnė krizat ėshtė politika fiskale, njė fushė kjo ku qeveria ndėrhynė nė nivelet e shpenzimeve dhe taksimit pėr qėllimet e njėjta si politika monetare.

E ardhmja
Situata e financave botėrore nuk ėshtė e mirė. Sistemi financiar, si e njohim sot, do tė ndryshojė dhe nesėr ndoshta nuk do t’ ia njohim fytyrėn. Bota ėshtė duke u pėrballur dhe do tė pėrballet me tregje financiare kaotike pėr muaj e muaj. Krediti ėshtė duke u riorganizuar, por pastrimi i llumit kreditor do tė merr kohė tė gjatė. Vendimi i pashtyeshėm krerėve financiarė sot ėshtė: lėreni inflacionin tė kalurojė ose shkaktoni ulje drastike tė ēmimeve tė aseteve ēfarė do tė sjellė njė recession e mbase edhe depression ekonomik planetar tė thellė. Vendimarrėsit nga vendet e Grupit G-7 (Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britani e Madhe, Kanadaj dhe SHBA-ja) kanė hetuar limitet e mundėsive tė tyre tė ndalojnė problemet e kreditit dhe bursave sepse pėrkundėr pėrzierjes sė papresedan tė qeverive mė tė fuqishme nė tregjet financiare, tregjet kanė injoruar ndėrhyrjet me infuzione duke shkatėrruar miliarda pasuri globale. Ėshtė e vėrtetė leverixhi ėshtė duke rėnė, por me ēfarė ēmimi.
Probabiliteti ėshtė i lartė se sistemi financiar i koncentruar pėrreth Grupit G-7, ashtu siē ka operuar prej pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, do tė dėshtojė duke u zėvendėsuar me njė sistem tė ri internacional mė fer. SHBA-ja ka mundėsi qė tė rikthehet nė ditėt kur dollari amerikan ishte i mbėshtetur nga vlera e rezervave tė arit. Ky ndryshim do tė ishte nė favor tė SHBA-sė sepse hiperinflacioni, qė do tė duhej tė pasonte si rezultat i paketave shpėtimtare fiskale-financiare qė po injektohen nė tregje, do tė neutralizonte monedhat e shteteve tjera duke i dhėnė SHBA-sė pėrparėsinė tė ndikojė kushtet e konvertimit tė dollarit. Nuk thuhet kot se ai qė ka ar ka edhe fuqi tė blejė nė ditė tė vėshtira. Ē’ ėshtė mė me rėndesi, ai qė ka arin pėrcakton dhe rregullat.
Edhe nė tė ardhmen e afėrt pritet qė qeveritė tė vazhdojnė tė intervenojnė edhe me vrazhdė nė punėt e tregjeve. Monedhat e ndryshme, prej dollarit amerikan, euros, yenit, funtės, rublės, realit, renminbit e deri te krona islandeze apo tugrugu mongolez do tė shtyhen me njėra tjetrėn pėr tė ruajtur fuqinė blerėse nė tregjet e valutave tė huaja, e cila fuqi sipas tė gjitha gjasave mund tė ligshtohet pėr shkak se Bankat Qendrore do tė inflacionojnė ofertėn agregate tė monedhave tė tyre pėr tė zėvendėsuar humbjet kreditore.
Me biliona kredi janė duke u krijuar nga asgjėja- apo siē thuhet nė zhargonin financiar nga ajri- “pėr tė shpėtuar SISTEMIN”. Se a do paguajė kush kėto kredi tė lėshuara nga qeveritė ndonjeherė nuk luan rol. Ato janė tė bazuara nė para qė nuk ekzistojnė dhe si tė tilla kėto kredi do tė rrotullisen deri nė pafundėsi pėrndryshe ekonomia do tė rrėshqasė nė recession, skenar tė cilin po duket qartė politikanėt nuk kanė bark ta lejojnė dhe janė duke e shtyer sa tė munden.
Ky inflacion potencial duhet tė bėjė investitorėt, e sidomos kursimtarėt, tė vėnė gishtin nė kokė se mos ndoshta ėshtė mė mirė tė konvertojnė paratė nė asete fizike dhe reale, si p.sh. ari dhe argjendi, tė cilat ose do tė valorizohen ose do tė ruajnė fuqinė blerėse tė parasė pavarėsisht zhvillimeve.

Kriza nė Ballkan, Shqipėri dhe Kosovė
Krizat financiare globale, si kjo e tashmja, nuk kanė emocione dhe nuk njohin nocionin e gjeografisė. Ato janė si uraganet- fshijnė ēfarė gjejnė pėrpara, prandaj vendet e Ballkanit dhe posaēėrisht Shqipėria e Kosova, tė cilat i kanė bursat ashtu si i kanė, e para jofunksionale dhe e dyta s’ ka fare, duhet tė jenė tė kujdesshme dhe tė mbajnė situatėn nėn survejim.
Sektori bankar nė Ballkan ėshtė relativisht likuid dhe solid, kryesisht i financuar nga depozitat, dhe shanset janė se nuk do tė bėhet viktimė e krizės globale. Sidoqoftė, procesi i deleverixhimit global mund tė ketė efekte nė rritjen ekonomike dhe edhe nė bankat e rajonit tė Ballkanit nė tri mėnyra indirekte. Efekti i pare negativ do tė ndodhė nėse bankat e jashtme, p.sh. Raiffeisen dhe ProCredit nė Kosovė apo IDB, Banka Popullore- Societe Generale, dhe Emporiki Bank nė Shqipėri, apo bankat tjera tė huaja nė Ballkan tėrheqin njė pjesė tė kapitalit pėr tė forcuar likuditetin nė vendet e tyre amė. Efekti i dytė mund tė ndodhė me monedhat vetjake si leku shqiptar qė mund tė pėrjetojė ngėrrē ngase bankat lokale do tė rrisin nivelet e likuditetit dhe ulin ato tė leverixhit. Efekti i tretė do tė reflektohet nė premiume mė tė larta pėr normat e interesit tė kredive pėr gjoja rrezikun nga kriza ēfarė logjikisht ēon te pezullimi i dhėnies sė kredive pėr shtresat e qytetarėve apo bizneseve me kualifikim kreditor tė brishtė.

Pėrfundim
Biznesi dhe menaxhimi i parasė janė punė e vėshtirė. Mbase kjo nuk mund tė ilustrohet askund mė mire se nė rastin e Kosovės. Shteti mė i ri i botės, Kosova, edhe pse nė nevojė tė madhe pėr kapital dhe para tė thata, ka mundėsi t’i ketė nė gabzherrin e krizės globale mbi 500 milionė euro, qė janė inkasuar nga AKM-ja gjatė procesit tė privatizimit, dhe, sė pakut 250 milionė tjera si kursime pensionale, tė investuara pėrmes Trustit tė Kursimeve Pensionale, nė tregje apo bursa tė cilat i dine vetėm AKM-ja dhe Trusti.
Javėve tė fundit se ē’ mė kujtohet njė ēikėz si shpesh ajo kėnga: Bota nuk sillet vetvetiu, botėn e sillin paratė dhe vetėm paratė. A ju kujtohet juve?

(Autori ėshtė Hedge Fund menaxher nė SHBA)

4peace
12-08-09, 08:43
*

Kjo kriza qe filloi vitin e kaluar...

...athua u shua me te vertete apo u shua nga mendjet tona?

Vjeshta po afrohet...gjethet bijne ne toke, pemėt zhvishen...

A do te zhvishet (dalė nė shesh) edhe kriza e vertete?
Mendoj se po. Mire bile.


*