PDA

View Full Version : Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit


sakra
11-10-08, 23:58
Dimensionet konkrete tė Mendimit pozitiv



MENDIMI POZITIV ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E NJERĖZIMIT


(pjesa e parė)




Kush ėshtė Daut Demaku?

Daut Demaku ėshtė njeriu qė solli njė frymė tė re nė shoqėrinė shqiptare: frymėn e mendim tė ri botėror, frymėn e mendimit pozitiv, frymėn e NGRITJES SHPIRTĖRORE. Ky njeri, me mendjen e njė urtaku dhe me njė shpirt energjik, arriti pėr njė kohė shumė tė shkurtėr tė bėjė revolucion nė tė menduarit kosovarė duke i thyer mendėsitė arkaike dhe zėvendėsuar ato me sintezėn mė tė bukur, mė domethėnės dhe mė tė dobishme qė ka mundur ta kultivoj ndonjėherė mendja e njeriut, me dhuratėn mė madhore, mė kulminante, e siē e quan me shume krenari edhe ai vet, me ēelėsin e lumturisė njerėzore. Dhe me plot tė drejtė, pa kurrfarė droje nė subjektivizėm tė tepruar, ky mendimtar, ky ideator e afirmator i kėsaj fryme tė re nė tė menduarit tonė, e meriton epitetin: OSHO - shqiptar.
Daut Demaku u lind mė 13 tetor 1944 nė Abri (Drenicė), ku edhe kreu shkollėn fillore, ndėrsa arsimin e mesėm dhe tė lartė i kreu nė Prishtinė. Qysh si student ishte vite me radhė kryeredaktor i gazetės sė studentėve tė Kosovės “Bota e re”, njėkohėsish edhe kryetar i Lidhjes sė Studentėve tė Kosovės. Mė vonė punoi si gazetar dhe redaktor i Redaksisė sė Revistave Kulturore tė “Rilindjes”, pėr tė kaluar pastaj si redaktor pėrgjegjės i Kooperativės Botuese tė Librit Bujqėsor nė Prishtinė. Dhe, sė fundi, ishte drejtor i Edicionit tė Botimeve tė “Rilindjes” deri nė vitin 2003.
Pėrveē artikujve tė shumėt, tė botuar nė sa e sa gazeta e revista shqiptare e tė huaja, Daut Demaku deri mė tani ka botuar edhe mbi 20 libra nė fushat e ndryshme tė letėrsisė dhe tė literaturės inspirative, duke filluar nga vepra e parė “Brigjet e thata”, kur ishte student i vitit tė parė, tė botuar nga “Jeta e re” mė 1967 e deri te libri (qė sapo doli nga shtypi) “Tregime shqiptare dhe mendimi pozitiv - 1”.
Prej kur e njohim ne Daut Demakun?
E njohim gjatė golgotės kosovare tė vitit 1999, ku u dėbuan dhunshėm mbi njė milion shqiptarė, Daut Demaku, nė bashkėpunim me Shoqatėn alternativo-shkencore “UNIVERSI” me qendėr nė Zvicėr, pėrgatiti projekpropozimin pėr hapjen urgjente tė Qendrės psikoterapeutike tė pėrkohshme nė Tiranė, pėr trajtimin e tė traumatizuarve nga lufta.
Menjėherė pas luftės filloi me botimin e literaturės inspirative dhe nė prill tė vitit 2000, themelon dhe udhėheq OJQ-nė “Qendra e Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė. Arrin tė moderoj njė emision (mujor) televiziv nė RTK me titull “Mendimi pozitiv”, i cili mė vonė bartet nė Radio-Kosovė (me tė njėjtin emėrtim) por tash si emision i pėrjavshėm e qė ndiqej nga dhjetėra-mijėra dėgjues nė mbarė rruzullin tokėsor (emetohej edhe pėrmes internetit). Vazhdon me ligjėrata e tubime tė panumėrta qė mbaheshin ēdo javė nė Prishtinė, por edhe nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės, ku ėshtė aktiv edhe sot e kėsaj dite, e qė pandėrprerė mban kurse tė ndryshme pėr ngritjen shpirtėrore dhe ėshtė drejtues i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė

Pėr web faqen www.sa-kra.ch (http://www.sa-kra.ch/) i morėm kėtė intervistė:

sakra
11-10-08, 23:59
Cilat ishin fillet e kėsaj mėnyre tė re tė tė menduarit?

Cila ishte shkėndija e parė qė aktivizoj energjinė tuaj pėr t’ju pėrkushtuar me kaq devotshmėri kėsaj fryme tė mendimit tė ri botėror, frymės sė mendimit pozitiv?

Daut Demaku: Ndalė njėherė tė marrė frymė, sepse kur e lexova biografinė time – gati sa nisi tė mė rritet mendja, por ju e dini qė unė mendjamdhėsinė e kam armik, qė dua ta luftojė me tė gjitha mjetet – prandaj po marrė frymė thellė, po e uli kokėn dhe po pėrgjigjem nė pyetjen tuaj.
Nė fillim ju kėrkoj falje, si thonė tė menēurit e botės se: nuk kam kohė t’iu pėrgjigjem SHKURT. Por, ju lus e sidomos lexuesit e kėsaj faqeje, ato konstatime qė ju duken pa vlerė - e keni lejen time t’i hapni dritaret dhe t’i hidhni nė kontenier tė mbeturinave pa asnjė hezitim. Unė them se: ai qė i banė konak tė keqes – nesėr, e keqja do t’i bėhet pjesė e jetės.
Nė “Kurset pėr freskimin e dijes” pėr tė cilat kam shkruar detajisht nė romanin “Magjia e urtisė” – njėrin prej kushteve pėr pranim e kemi pas dhėnien e BETIMIT - se kurrė nuk do ta themi emrin, adresėn e atij institucioni. Kėrkesa e Mėsuesit tonė pėr kėtė BETIM ishte shumė e arsyeshme dhe bazohej nė kėtė thėnie: dituria ėshtė pasuria e parė nė jetėn njerėzore, e ne, ne qė askush asgjė nuk na ka dhuruar falas – askėnd tė huajnė (ASKĖND) NUK E PRANOJMĖ nė kėto kurse – nė qoftė se nuk ėshtė i gjuhės dhe gjakut tonė. Kjo ėshtė arsyeja pse nuk e them xixėn e vėrtetė, por mbi tė gjitha ishte edhe gjakimi im jetėsor, dėshira ime kulminante nė kėtė jetė, qė tė jem sa mė afėr njerėzve qė pėr KARTĖ IDENTITETI e kanė menēurinė dhe vetėm menēurinė. E ju e dini – hebreitet i kanė dhanė njerėzimit shumė vlera tė shkencės, kulturės dhe ekonomisė. Mė kėtė rast po i pėrmendi vetėm novelistėt. Prej 100 fituesve tė shpėrblimit mė tė lartė nė botė – NOBELIT - 50% janė me prejardhje hebreite (e ndoshta edhe mė shumė) e ata, si komb, nuk janė, nė tėrė botėn, mė shumė se dhjetė (10) milionė banorė, kurse 50 % tjetėr vie nga gjashtė (6) miliardshi i banorėve tė tjerė qė i mban kjo planetė. Pėr arritjet e tyre ekonomike – mos tė flasim fare: sot e komandojnė kapitalin amerikan dhe botėror – qė ėshtė njė dėshmi, njė diplomė se nuk janė budallenj. Urdhėroni e analizoni dhe, pasi t’i keni analizuar mė pyesni lirshėm: a i dua si komb, si histori, si besim fetar, apo i dua pėr MENĒURINĖ e tyre?
Rrugėn pėr hyrjen time nė kėto kurse e ka hapur zemėrgjerėsia shqiptare, kur asnjė hebreit nuk ka pėsuar nga thika shqiptare, siē kanė vepruar tė tjerėt, sidomos fqiu i ynė verior. Prandaj, duke e njohur mirė kombin tim, duke ia njohur vuajtjen e sakrificėn, tėrė historinė dhe dhimbjet nė tė gjitha periudhat – unė, Daut Demaku, ose mė saktė: thėrmia mė e vogėl e kėtij kombi zemėrmadh – pėrulem deri nė tokė para ēdo qenie tė gjuhės e gjakut shqiptar. Dhe, sa tė jem gjallė, do t’i shėrbejė me devotshmėri, duke bėrė pėrpjekje qė ta them tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, sidomos pėr ato qė quhen DHIMBJE dhe VUAJTJE tė kombit. Ky ėshtė qėllim i lartė pėr mua, pėr kėtė qėllim edhe jetoj… Mos ma merrni ketė deklaratė si patetikė folklorike, ashtu, nė stilin tonė, qysh jemi mėsuar t’i pėrbaltim edhe gjėrat e shenjta. Nuk dua t’iu bindi ju, Zotin e kam dėshmitar se e them tė vėrtetėn.
E tash, edhe njėherė: kah u ndez ajo shkėndijė?
Pėr herė tė parė po e them publikisht se kjo shkėndijė u ndez nė mua – tė jem krejtėsisht i sinqertė: - nė ditėt e dėshpėrimit mė tė thellė qė mund tė pėrjetojė njė shpirt i njeriut. Nuk po e them vuajtjen time, sepse krahasuar me vuajtjet e pėsimeve e tė tjerėve – vuajtja ime do tė duket qesharake dhe e pa pikė vlere, por po them njė diēka tjetėr: aty dhe vetėm aty e kam kuptuar thelbin e njėrės nga tė vėrtetat e amshueshme se: shkolla e VUAJTJES ėshtė shkolla mė e mirė nė jetėn njerėzore. Duke lexuar e studiuar mė vonė, i kam parė sikur nė film familjet e tejpasura evropiane, qė nuk i kanė lejuar fėmijėt t’i prekė vuajtje, nuk kanė lejuar as tė vishen as tė hanė vetė, sepse i kanė pas shėrbėtorėt e sigurt – tė gjitha kėto familje kanė prodhuar debila, njerėz tė paaftė pėr jetė. Merrni me mend njė fėmijė tė kėtillė qė kurrė nuk i ka veshė vetė rrobat e veta, qė kurrė s’i ka mbathė kėpucėt, madje as qė ka ditė qysh lidhen lidhėset e tyre – e tash ky fėmijė tė shkojė nė komunė pėr njė dokument, d.m.th. pėr njė veprim fare tė thjeshtė, a mund ta bėjė? Nė pėrballjen e parė me realitetin tjetėr - ai bie pėrtokė, sepse duke e ruajtur nga vuajtja e kanė ruajtur edhe nga jeta dhe ai ka jetuar nė iluzione. E realiteti i vėrtetė nuk ėshtė pėrrallė, por gjendje reale qė ta thyen kurrizin.
Prodhues i kėsaj xixe, i kėsaj shkėndije tek unė ka qenė vuajtja. Kjo ėshtė pėrgjigje e saktė. Karburant i kėtij zjarri ishte libri “Sistemi i suksesit” i autorit, poashtu me prejardhje hebreite, Oskar Shelbah, pastaj mė ndihmuan shumė letrat e lexuesve shqiptarė qė kėnaqeshin me kėtė libėr tė dorės sė parė tė mendimit njerėzor dhe, mė vonė, MREKULLIA e fjalės sė gjallė tė Mėsuesve nė Kurse dhe, sidomos, ushtrimet praktike, qė nuk kanė zgjatė pak, por gati shtatė vjet. Merrni me mend kėtė tė dhėnė: mėsimit me DETYRIM i duhen dhjetė (10) vjet pėr tė arritur rezultatet e mėsimit ME DASHURI qė realizohen brenda njė viti. Pra, raporti ėshtė njė me dhjetė. Kur mė pyesin sa vjet i ke shkollė, unė them: shtatėdhjetė. Njerėzit e dinė qė unė s’e kam atė moshė e lere mė t’i kem 70 vjet shkollė, i hapin sytė e qeshin, e dinė se unė humorin e kam vokacion, kurse unė – unė, qebesa e di saktėsisht ēka po them. Por, tė mos lavdėrohem, se vetėlavdėrimi e mjeron (e zhvlerėson) burrin. E unė kam pretendime…(opa: gati ja nisa prapė.)

sakra
12-10-08, 00:00
Tė gjitha nė jetėn e njeriut varen nga mėnyra e tė menduarit

Ju jeni ndėr tė intelektualėt e parė dhe tė pakėt, qė patėt kurajėn tė inicionit dhe tė afirmonit kėtė frymė tė re, ose thėnė ndryshe, kėtė mėnyrė tė re nė tė menduarit shqiptar. Ku e keni gjetur mbėshtetjen pėr kėtė veprim mjaft tė guximshėm, qė duke pasur parasysh mentalitetin tonė, nė njė farė mėnyre, do tė mund ta komprometonit edhe personalitetin tuaj, pra titullin dhe famėn?


Daut Demaku: Po filloj nga pjesa e fundit, fama. Fama ėshtė mashtrimi mė i madh i njeriut tė gjorė. Fama e njeriut zgjat aq sa zgjat flaka e njė fije kashte. Pėr famėn nuk lodhem fare.
Nė jetėn time, ēkado qė kam marrė pėrdore tė punojė, pėrpara e kam pas njė pyetje tė rėndė: a ėshtė vlerė pėr tė mirėn kombėtare? Shikuar nga ky kėnd, kur i analizova mirė e mirė tė gjitha kėshillat qė dalin nga literature amerikane, ktheva shikimin edhe nė rrafshin e mendimit shqiptar. Pėr habinė time, kėto dy gjėra, takoheshin nė njė maje tė pėrbashkėt dhe formėsonin njė tėrėsi unike pėr tė cilėn jo qė ia vlente tė punosh, por pėr tė ia vlente edhe tė jetosh.
Po ta merrni, pėr shembull, librin tim qė sapo doli nga shtypi “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv- 1” do ta vėreni vėrtet njė mrekulli: sa bukur korrespondon mendimi i traditės shqiptare me majat e dijes botėrore. Kjo ėshtė mahnitėse. Do tė gjeni tregime shqiptare, qė janė majat e dijes njerėzore qė populli ynė i ka bartur nėpėr gjenerata me gojėdhėna dhe, kur tė lexohet me vėmendje edhe komentimi qė i shoqėron dhe i krahason me dijen kulminante botėrore, sidomos tė literaturės amerikane – do tė shihni se shqiptarėt e kanė SHPIRTIN e pastėr si bora nė majat e larta, por edhe mendjen e kthjelltė, si ujė i lumit malor. Kjo bindje mė dha fuqi dhe siguri dhe unė kėtė punė nuk e kam shndėrruar nė profesion, por nė mision. Mua mė ra hise ta nisi kėtė punė (gjithmonė dikush duhet tė jetė i pari) dhe jam falėnderues qė ndodhi kėshtu… Tash kemi botuar aq shumė tituj tė literaturės sė mendimit pozitiv, sa thjesht – nesėr mund ta shkel Dautin autobusi – por kjo mėnyrė e tė menduarit nuk do tė zhduket KURRĖ mė nga trojet tona.
Natyrisht asnjė punė nė jetė nuk ėshtė pa rrezik. Sa mė i madh tė jetė rreziku – aq mė i lartė do tė jetė suksesi. Synimi ynė ka qenė qė vetėm 2% e popullatės shqiptare ta pranojė kėtė mėnyrė tė tė menduarit (kjo ėshtė pika e masės kritike) dhe kjo ėshtė arritur pėr dy-tri vjet. Nė fillim, nė ligjėratat e mia fillonim me mė tė thjeshtėn: mė mirė ėshtė tė mendosh mirė se tė mendosh keq. Mė vonė kemi filluar me Ligjet kryesore qė e ndėrtojnė jetėn njerėzore, si, p.sh. tė gjitha ligjet e jetės janė pėr tė mirėn e njeriut. Tė kesh shėndet tė pėrkryer, tė kesh sukses, tė kesh begati sa tė duash, tė kesh lumturi tė plotė – kėto janė tė drejtat themelore tė njeriut, sepse: secili njeri, me lindjen e tij e fiton tė drejtėn qė tė jetojė nė mėnyrėn qė e kėnaqė. Pra kėto janė gjendjet normale tė jetės, kurse gjendjet abnoramle janė: joshėndeti, varfėria, dėshtimet, fatkeqėsia dhe mjerimi. Dhe merreni me mend: TĖ GJITHA KĖTO GJENDJE VAREN NGA MĖNYRA E TĖ MENDUARIT.
Nuk po vazhdojė mė gjatė me konstatimet e mrekullueshme qė ia sjellin lumturinė njeriut, por po i pėrmbahem pyetjes suaj.
Kjo mėnyrė e tė menduarit e ndihmon jetėn e njeriut pėr SOT, pėr KĖTU e pėr TASH. Studentėt dhe mėrgimtarėt tonė – ishin tė parėt qė na dhanė mbėshtetje dhe falė tyre – ne mbijetuam deri mė sot – pa ASNJĖ DONACION as nga tė huajt e as nga vendorėt.
Mė pyeti njėherė njė mik: si po tė shkojnė punėt? I thashė: shumė mė mirė se qė e meritojmė. Tė nesėrmen ma kishte dėrguar njė letėr ku shkruante: Nė kėtė libėr tė shenjtė, faqe kaq, thuhet: “Zoti ua shumėzon sukseset atyre qė bėjnė pėrpjekje pėr tė bėrė punė tė mira, atyre qė bėjnė punė tė kėqija as nuk ua zvogėlon as nuk ua shumėzon, por i dėnon pikėrisht pėr aq sa mėkatojnė, prandaj ju i keni punėt mė mirė se qė e meritoni.” Ishte letėr-mrekulli.
Pėr tri vjet rresht sa e kam ligjėruar nė fakultet lėndėn: “Arti i mendimit pozitiv”, studentėt mė binin nė qafė: pse kaq shumė e thekson kombėtaren, kur kjo literaturė e ka pėr bazė individin, madje secilin individ nė planetin tokė? Asokohe pat filluar tė pėrhapet bindja se ėshtė (edhe) turp ta theksosh kombėtaren. Kėtu do tė ndalem pak mė shumė…
Nė qoftė se do tė jesh dikushi nė jetėn lineare, pra nė jetėn horizontale apo tokėsore, atėherė, PATJETĖR duhet tė mbėshtetesh nė vlerėn e parė tė gjinisė njerėzore qė quhet: komb, atdhe…
E kam pėrsėritur shpesh tregimin e mjekut me famė botėrore, Hipokratit tė pavdekshėm. Nė kohėn kur Hipokrati e shpalli BETIMIN e famshėm ku thuhej se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin qė ka dhembje – qoftė tė jetė mik apo armik… Pikėrisht nė kėtė kohė Persia hyri nė luftė me Greqinė. Mbreti i Persisė, kur e lexon Betimin e Hipokratit – ia shkruan njė letėr dhe i thotė: “Zotėri Hipokrat, ti ke thėnė se mjeku duhet ta ndihmojė pacientin, qė ka dhimbje, pa marrė parasysh a ėshtė mik apo armik… Ushtarėt e mi tė plagosur kanė dhimbje… Eja…” Hipokrati pėrgjigjet: “Po lartmadhėri, unė kam thėnė atė qė e thoni ju, por keni harruar diēka: unė para se tė jem mjek – njėherė jam GREK.”
Nuk e di qė mund tė kėtė gėzim, lumturi apo jetė njerėzore me vlerė – nė qoftė se brenda asaj jete nuk gjendet zemra dhe shpirti i kombit. Prandaj mua mė dha fuqi pėrcaktimi im: njėherė kombi, pastaj tė tjerat. Sepse kombi ynė e ka kryer shkollėn e dhimbshme tė vuajtjes. Unė ia di historinė, ia di dhimbjen, ia di e ia njoh fuqinė. Nė tė gjitha anėt kufizohemi me urrejtje tė fqinjėve, sepse ata e dinė dhe e njohin fuqinė tonė, por (O, Zot!...) na vetė nuk i besojmė fuqisė tonė shpirtėrore. E tash unė e kam njė pyetje pėr ju: a ju ka ndodhė ndonjėherė ta urreni apo ta xhelozoni – QYQANIN? Kurrė. Ndaj mjerakut njerėzit ndjejnė dhembje e mėshirė, kurse ai qė ėshtė mė i menēur, mė i zoti, mė i fuqishėm se ti – eh, ndaj tij krijohet urrejtja e xhelozia deri nė fobinė pėr ta zhdukur nga faqja e dheut – sepse ĖSHTĖ MĖ I MIRĖ SE TI.
Pra, edhe kjo ishte njė ndihmesė e madhe, sepse njerėzit mė tė mirė qė i ka Kosova e qė vinin me shumė dashuri nė Qendėr, mė nė fund e kuptuan se nė rrafshim kombėtar po ndodhė diēka e bukur…U binden se mileniumi i tretė ėshtė i shqiptarėve, se tė gjithė do tė kthehen nė vendet e tyre, madje edhe ata qė u dynden nga Karpatet – nė njė tė afėrme do tė nisen rrugės sė kthimit, pėr atje ku e kanė tokėn e tyre.

sakra
12-10-08, 00:01
Ndihmesat e pengesat

Ėshtė pėr keqardhje, se institucionalisht (as nga “Qeveria e Shqipėrisė” e as nga “Qeveria” jonė nė ekzil), nuk jeni pėrkrahur nė kohėn e luftės, kur dolėt me projektpropozimin pėr hapjen e njė Qendre psikoterapeutike nė Tiranė, por as pas saj (luftės), kur vėrtet masa e traumatizuar nga pasojat e dhunės kishte nevojė pėr njė trajtim tė tillė. Ishte kjo injorancė, naivitet, diletantizėm etj. apo thjeshtė mungesė e dėshirės sė pushtetarėve, kur dihet se ēfarė pasojash tė rrezikshme mund tė sjell sindromi posttraumatik?

Daut Demaku: Tė gjitha qė thoni ju – ishin tė pranishme. Nuk gjetėm pėrkrahje dhe si zogj me krahė tė thyer – ulem kokėn. Shkrimtarėt e vėrtetė janė si nėnat. Ku tė ndien dhimbje fėmija – ndien dhimbje edhe nėna. E dhimbja kombėtare ishte tepėr e acartė. Ju kujtohet mirė kur e bisedonim sindromin e luftės nė Vietnam. Njė Amerikė qė i ka tė gjitha themelatat dhe kushtet pėr rehabilitim, edhe sot, pas sa vjetėsh – po i ndien pasojat postraumatike tė asaj lufte.
Shihni sot pasojat postraumatike tė luftės sė fundit. Nė doktoraturėn e njė mikut tim, qė ka pas pėr temė VETĖVRASJET, kur e kam lexuar atėherė thuhej: shqiptarėt zėnė vendin e fundit me pėrqindje tė vetėvrasjeve. Ēka ndodhi pas luftės? Nė Kosovė kanė ndodhur aq shumė vetėvrasje sa tash, sigurisht radhitemi nė krye tė tabelės klasifikuese. Duhet ta dimė tė gjithė se kur NJĖ pjesėtar i kombit tonė vetėvritet – me vdekjen e tij – vdes edhe nga diēka e jona, e tė gjithė ne tė tjerėve.
Pushtetarėve as atėherė, as sot, kjo gjendje nuk ua prishė gjumin. Pse? Sepse tė qenit nė politikė i ka katėr dimensione:
E para: dėshira pėr pushtet;
E dyta: dėshira pėr t’u dukur;
E treta: dėshira pėr mirėqenie personale, dhe;
E katėrta: ēėshtja kombėtare.
Kjo e fundit ėshtė gjithmonė farsė, sa pėr t’i fituar votat. Pushtetari qė ndėrton karrierė mbi kėto katėr dimensione, ai nuk ndėrton karrierė politike, por ndėrton SHĖMTINĖ. Kur kėto dimensione rrotullohen dhe e fundit del e para e tė tjerat radhiten pas saj, atėherė pushtetari nė politikė ndėrton SHĖNJTĖRINĖ. Nga historia e njerėzimit e dimė se pushtetarėt qė kanė vepruar sipas kėsaj tė dytės – populli i ka shpallė tė shenjtė e disa prej tyre janė ngritur nė rrafshin e profetit. Ndiej dhimbje pėr pushtetarėt qė pėrpiqen tė hanė ēka hahet e ēka nuk hahet e nuk e kthejnė polin tjetėr qė thotė: do tė jetojmė mirė pėr veten tonė vetėm nė qoftė se jetojmė me gjithė zemėr – pėr tė tjerėt. Po tė ndodhė kjo ndonjėherė, jam thellėsisht i bindur se shqiptarėt brenda njė kohe tė shkurtė do tė bėhen POPULL ME PRESTIGJ dhe i respektuar nė botėn demokratike. Nuk e di kur do tė ndodhė kjo, por e di se kėtė ua kemi borxh fėmijėve tonė dhe fėmijėve tė fėmijėve tonė.
Vazhdon...

Nė vazhdimin tjetėr (pjesa e dytė) do tė lexoni:

-kur tė do Zoti - tė do edhe populli;
-pėr dyshimet fillestari nėn sloganin ”ĖSHTĖ TEPĖR E BUKUR PĖR TĖ QENĖ E VĖRTETĖ”;
-rreth pėrpjekjeve pėr ngritjes shpirtėrore e edukim kombėtar;
-pėr amanetin e tė madhit Anton Ēetta, qė e bėnė publikė pėr herė tė parė;
-pėr Mendimin pozitiv si ardhmėria e njerėzimit etj.

Intervistoi: S. K.

sakra
19-10-08, 01:59
Kur tė do Zoti – tė do edhe populli

Pėrkundėr neglizhencės dhe mosgatishmėrisė institucional pėr pėrkrahje, por edhe sfidave tė ndryshme me tė cilat ballafaqoheshit nė atė kohė, e qė ishin tė shumta, ju arritėt qė nė pranverėn e vitit 2000 tė hapnit “Qendrėn e Mendimit Pozitiv”. Si u pritė kjo nisėm nga shtresat e ndryshme tė popullatės dhe cilėt ishin frutat e para tė saj?

Daut Demaku: Nė fillim me shumė dyshime. Kėtė e dija dhe e prisja. Sepse nė tė gjitha gjuhėt do ta takoni slogani: ”ĖSHTĖ TEPĖR E BUKUR PĖR TĖ QENĖ E VĖRTETĖ”. Pra, dyshimet vėrshonin qė nė fillim. E natyrshme dhe e kuptueshme. Por kur i filluam ligjėratat e hapura ku hyrja ishte falas – kur vinin kureshtarėt qė nuk e kishin idenė pėr ēka po flasim, dhe, kur dėgjonin se: ne do tė jemi pikė pėr pikė ēfarė mendimesh do tė kemi…(dhe e qartėsonim se: me popullin qė nuk i njeh ligjet e mendjes mund tė manipulohet si me kope delesh dhe pasonin shembujt)…pastaj ligjėrata pėr hidhėrimin – kėshilltarin mė tė keq nė jetėn e njeriut dhe vrasėsin mė tinėzar qė i prodhon mbi 240 helme nė trupin e njeriut…se me Ligjin e tėrheqjes mund tė fitosh para sikur Xhorxh Sorosi (4.000 dollarė nė minutė), edhe atėherė kur flenė e ēlodhet pėr ēdo minutė atij i vijnė nga 4 mijė dollarė nė minutė - e kush ėshtė ai qė mund tė thotė se jeta ka limite?…ose tema pėr biznesmenėt qė tė gjithė nga streset e shkatėrrojnė sistemin nervor qė, mė vonė, me pasurinė e botės nuk e riparojnė dot…e mijėra e mijėra tema tė kėtilla – atėherė, secila sallė nė Prishtinė ishte e vogėl qė tė pėrballoj atė fluks njerėzish qė vinin nė Qendėr dhe nuk mungonte as ndihma e njerėzve vullnetar qė vinin si engjėj tė dėrguar nga hyjnorja dhe thoshin: Zotėri, po duam TA MBJELLIM NJĖ PEMĖ nė Kosovė, dhe, na ndihmo TĖ LUTEMI qė ta zbatojmė Ligjin e dhėnies – njėri ndėr ligjet mė fisnike tė jetės njerėzore…
Kėshtu qė, nga atėherė e gjerė tani po mundohemi tė shkojmė drejt rrugės sė njė edukimi kombėtar tė ngritjes shpirtėrore.
Ēka do tė thotė: fjalė orientuese dhe me ndikim? Pėr ta ilustruar kėtė po ua them njė tregim, njė ngjarje tė vėrtetė: njė djalė i ri nga Izraeli shkon pėr studime nė Amerikė. Para nisjes babai i thotė: ke mendjen djali jem, Amerika ėshtė oqean, ka kapėrdirė miliona gjermanė, italianė, suedeze…e ti je njė individ – Amerika tė hanė, sepse ti je kafshatė e vogėl… Mos gabo tė INTEGROHESH nė jetėn e atij pėrbindėshi tė madh.” Pas njė kohe, djali ia shkruan njė letėr babait: “Baba i dashur, e gjeta zgjidhjen pėr brengėn tėnde. Tė dielėn isha nė Sinagogė (kishin hebreite) te Rabini. Ia thashė rrezikun e INTEGRIMIT nė shoqėrinė amerikane. Rabini mė tha:” Babain e paska atdhetar, por SHKURTPAMĖS. Ti duhet tė integrohesh plotėsisht nė jetėn amerikane, me gjuhė, me sjellje, me pikėpamja – me tė gjitha tė bėhesh amerikan. Kombėtaren tėnde e ruaj unė tė dielave nė Sinagogė, sepse unė jam Pastori (BARIU) i kombėtares dhe fetares tė pjesėtarėve tė kombit tim. Nė Amerikė gjenden sa e sa hebreitė qė kanė ardhur kėtu para 500 vjetėsh dhe ASNJĖRI prej tyre nuk ėshtė asimiluar, se kėtu e kanė pas pastorin qė i ka ruajtur nga ajo murtajė”
Tash po besoj tė gjithė e kanė tė qartė ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė njė edukim kombėtar i ngritjes shpirtėrore. E shikuar nga kėndi ynė, vlera e edukimit del edhe mė e rėndėsishme. Njė: shqiptarėt 500 vjet kanė qenė MILET, 100 vjet kanė qenė NAROD, e sa vjet kanė qenė POPULL – kėtė e dini ju lexues. Prandaj edhe e kanė plasur atė sloganin e shėmtuar se shqiptarėt janė plastelinė prej tė cilės mund tė modelosh ēka tė duash. Unė nuk pajtohem me kėtė spekulim, ky ėshtė prodhim i burimeve armiqėsore, sepse tė kishim qenė plastelinė qėmoti do tė ishim zhdukur nga faqja e dheut. Populli ynė ka pasur lisa shumė tė mėdhenj qė e kanė mbajtur tė pastėr qiellin e bukur kombėtar dhe se, SHKALLA MĖ E LARTĖ E KULTURĖS NJERĖZORE ėshtė tė jesh kombėtar i vėrtetė. Thuaj gjermanit, a je kombėtar dhe shihe reagimin! Kombėtarja ėshtė e lidhur me VETĖDIJEN.
Por dua ta bėjė njė nėnvizim: ēėshtje kombėtare sot ėshtė – faktikisht shumė e rrezikuar, sepse: TĖ GJITHĖ RUHEN PREJ ARMIKUT, POR MĖ TĖ MENĒURIT RUHEN EDHE PREJ MIKUT.
Njeriu krijon e prodhon me miliona probleme, por nė fakt ekziston vetėm njė problem: njeriu vetė. Veje njeriun nė harmoni e paqe me vetveten, problemet tė tjera mbesin sikur lojėra fėmijėsh dhe material pėr humor. Sepse nuk ekzistojnė, ato i prodhon mendja qė jeton nė terr: ndezi dritat e mendjes dhe konfliktet shuhen.

sakra
19-10-08, 01:59
Thesari i panjohur i popullit tonė

Edhe nė librat e juaja tė shkruara shumė mė herėt, sidomos tek ato me tregime dhe anekdota, shprehet kjo frymė nė formė porosish, shprehen kėto vlera jashtėzakonisht tė fuqishme e madhėshtore tė mendimit pozitiv. A do tė thotė kjo, se gjeniu unė popullorė e ka njohur kėtė dhunti inspirative shumė kohė para se ajo tė proklamohet si zbulim epokal nė fund tė viteve tė ’90-ta (bashkėdyzim i njohurive mentale tė Lindjes dhe tė arriturave shkencore Perėndimore)?

Daut Demaku: Pyetje e mrekullueshme. Faleminderit.
Gjatė vitit tė parė tė studimeve shkuam me Ēun Lajēin (ai ishte student i aktrimit) nė Festivalin e Folklorik nė Drenicė, qė vazhdon tė mbahet edhe sot. Ēuni ishte nė program, kėndonte ėmbėl nė lahutė kėngėt e vjetra tė Rugovės. Para fillimit tė programit shkuam tė shoku im i ndjerė, Osman R. Gashi, dritė pastė. Nė banesėn e shokut tim, Ēuni mori lahutėn dhe t’ia krisi Osa Kukės. Kur e kreu, i thashė: Ēun, brenda mureve tė banesės ėshtė lehtė ta kėndosh Osa Kuken, por nė tė mbajtė – kėndoje nė Festival. Ēuni – edhe ma i krisur se unė – nė Festival, sa e mbaroi kėngėn pėr njėfarė Kaēurreli tė Rugovės, pa pritė e kujtua – ia krisi Osa Kukės. Kur i tha vargjet: ēonu ju, mori shkina, mblidhni eshtna nėpėr Vranina – ndodhi ēudia. U ēua profesori, Anton Ēetta, me dorėn e vet i mbylli perdet e binės dhe e ndėrpreu Festivalin. Eu, thashė vetmevete, po njeri i poshtėr qenka kyfarė profesori! U mbyll kjo ngjarje dhe vazhduam nė fakultet. Pesė-gjashtė ditė ma vonė (meqė ma nuk i flisja profesorit), pas ligjėrate, profa me zuri pėr krahu dhe mė futi nė kabinet. I thashė: ēka do ti me mua, profesori qė e kam dashtė unė - ka vdekur atė natė nė Gllogovc, sytė nuk dua me t’i pa ma… Profa me njė qetėsi mė tha: a e di ti kush e ka themeluar Festivalin e folklorit nė Drenicė? I thashė: nuk e di dhe nuk dua ta di! Mė tha: Atė festival e ka themeluar UDB-a. E ka ditur se qėllon njė krisur sikur ti, qė e motivon njė tė krisur edhe ma tė madh, si Ēuni, ai e kėndon njė kėngė kombėtare, ndizet publiku – UDB-a regjistron publikun dhe, pastaj njė nga njė – nė tortura dhe nė burg. Festivali i folklorit nė Drenicė ėshtė dritare e UDB-es qė ta sheh Drenicėn nga brenda. Nuk jeni fėmijė, ēilni sytė, bėhuni mė tė menēur…
Eh, dritė pastė legjenda e quajtur Anton Ēetta. Kėtu nisi shoqėrimi im me profesorin (Ēuni s’i ka fol pesė-gjashtė vjet, madje edhe provimin para tij e ka dhėnė duke shikuar anash…) E shoqėroja, pastaj Profesorin kur mblidhte folklor nėpėr Drenicė dhe, ndėrhyja, sepse i shėnonte gabim fjalėt “likura”, “shloje” etj. E Ai mė thoshte: po ti je rritė nė kullė, me urtinė popullore – pse nuk merresh me kėtė punė? Por, sinqerisht, mendjemadhėsia dhe mosdija ime e asaj kohe mė thoshin: kurrė nuk do tė merrem me folklor, sepse unė do tė bėhem shkrimtar i madh, folklori ėshtė pėr muze.
Tė gjitha kėto momente i thashė pėr tė dalė tek pėrfundimi: dy-tri javė para se tė vdiste profesor Antoni, me shokun tim, Mehmet Kajtazin, dritė pastė, ia bėmė njė vizitė. Atė ditė profesori tha: ama njė letėr, ta shkruaj njė amanet pėr kėtė kryefortin e Drenicės, t’ia la amanet me shkrim qė ta ngris tregimin shqiptar. Por, mė tha profa, mos i banė dy gabimet e mia:
E para: titulli le tė jetė Tregime shqiptare, e jo sikur unė Tregime tė Drenicės;
E dyta: ngriti nė letrarishte, sepse bota shqiptare nuk po e kupton tregimin tonė. Dhe tė vazhdosh Tregime shqiptare 1, 2, 3,... 20… I thashė: deri kur kėshtu, prof? Mė tha: derisa tė mbushet GOJA GJAK edhe ty sikur mua sot dhe, me gjak nė gojė, t’ia lėsh amanet dikujt tjetėr ta vazhdojė kėtė punė. Ktheva kokėn anash, mė rridhnin lotėt e nuk doja tė mė shihte Antoni – legjendė, dhe, kur e mora veten i thashė: Po, do ta bėjė, profesori im, mė i miri nė botė!
Dashuria ndaj kėtij burri tė madh tė kombit, amaneti i tij, mė detyruan tė thellohem nė studimin e vėrtetė tė menēurisė kombėtare. Dhe, a dini ēka ndodhė? Gjej se mendja shqiptare ėshtė aq e thellė, aq e begatshme, aq e panjohur (edhe pėr ne) sa nuk kemi ēka kėrkojmė nėpėr metropole tė botės, kemi thesarin tonė, shumė tė pasur dhe mahnitės, prej tė cilit duhet tė mėsoj bota. Shihni shembullin e Kanunit tonė qė Luisi (amerikan) e quajti bazė e kushtetutės amerikane.
Ndoshta e teprova, por po kam dėshirė tė them edhe diēka: gjatė kėtyre studimeve mė rrėzoi pėrtoke njė NJOHJE. Fjalėn e kam pėr njė kėngė qė e kam urrejtur shumė: e kėndonin nė Gjakovė, fillonte me do vargje qė, pėr mua, tė paditurin, ishin vargje bosh: trandofili i ēoj fjalė karanfilit. Kėngė boshe. E kotė. Kur, duke studiuar mė thellė gjej se kjo kėngė iu kushtohet njerėzve tė parė tė Lidhjes sė Prizrenit. Populli i menēur dhe i dashur, pėr t’iu kėnduar burrave tė atdheut dhe pėr tė mos e kuptuar armiku, Abdyl Frashėrit i thotė Trėndafil, Ymer Prizrenit i thotė Karafil. A ėshtė e mundur, o Zot? Parinė e vet, njerėzit mė tė mirė tė shqiptarisė i nderon ME EMRA TĖ LULEVE. Sepse, me tė vėrtetė ata ishin LULET MĖ TĖ BUKURA TĖ TOKĖS SHQIPTARE.
Dhe tash, tė kthehem tek pyetja e juaj, nuk ka teori tė Mendimit Pozitiv, tė ligjeve themelore tė mendjes, qė nuk mund t’iu gjendet ekuivalenca nė thesarin shqiptar. Udhėtimi mė i gjatė nė botė fillon prej vetvetes deri tek vetvetja. Nėse e nxjerrim nė dritė njė pjesė tė menēurisė shqiptare do t’i zbėrthejmė tė gjitha Ligjet e jetės qė sot lexohen nė gjithė botėn nė miliona e miliona ekzemplarė, po ato ligje gjenden nė traditėn kulturore shqiptare. Librin e parė e botova, “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv 1” – fillova me shumė vonesė ta pėrmbushi amanetin e profesorit tim, por fillova. Mos e merrni pėr reklamė, sepse ky libėr shitet pa kurrfarė reklame, por ata qė do ta lexojnė, jam i bindur qė mė loēkė tė zemrės do tė thonė: faleminderit. Por falėnderimet nuk mė takojnė mua, falėnderimet i takojnė NJERIUT qė udhėhoqi Pajtimet e gjaqeve, qė pajtojė mijėra e mijėra zemra shqiptare. (Bekimi dhe mėshira e Zotit qoftė me shpirtin e tij). Mė falni qė u zgjata tepėr, ama amaneti ėshtė amanet dhe unė kam qenė i DETYRUAR ta them njė ditė publikisht dhe kjo ėshtė hera e parė qė e them.

sakra
19-10-08, 02:02
Daut Demaku gjatė ligjėrimit nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė

http://www.sa-kra.ch/image%20tem%20te%20tjera/intervistdauti1.jpg

sakra
19-10-08, 02:04
Mendimi pozitiv ėshtė ardhmėria e njerėzimit

“Mendimi pozitiv”, ėshtė pjesė e shkencės - konkretisht i takon sferės sė psikologjisė, ėshtė alternativ - pjesė e parapsikologjisė, apo shkrirje e kėtyre te dyjave bashkė duke nxjerr nė sipėrfaqe njė prodhim tė ri, njė fuqi ekzistuese nė qenien njeri, por tė pa shfrytėzuar sa duhet, ose fare pak, gjer mė tani?

Daut Demaku: Mendimi pozitiv ėshtė bletė e zellshme qė thithė nektar nga tė gjithė dhe e formėson tėrėsinė e vet mahnitėse.
(Kjo mėnyrė e tė menduarit u FORMĖSUA NĖ FUND TĖ SHEKULLIT NJĖZET. Gjatė kėtij shekulli janė bėrė 70% tė tė gjitha zbulimeve njerėzore, nė kėtė shekull ėshtė zbuluar atomi e hidrogjeni, udhėtimet planetare etj. Por ėshtė thėnė se zbulimi mė i madh i shekullit njėzet ėshtė ĒELĖSI I LUMTURISĖ NJERĖZORE, prandaj – tre Mėsuesit e mėdhenj, ndėrtuesit e kėsaj sinteze, nė vitin 1996 njė OJQ e Kombeve tė Bashkuara i shpalli njerėzit mė tė menēur nė botė. Menēuria e tyre ka lėshuar rrėnjė tė shėndosha edhe nė Kosovė, por ta qartėsoj edhe pak mendimin pozitiv.)
Ta them njė krahasim pėr qartėsim: mendimi pozitiv ėshtė sikur lulja; rrėnjėt e lules janė shkencė e pastėr, trupi i lules ėshtė edhe shkencė edhe art, bulbėria e lules ėshtė shumė shkencė dhe shumė art, kurse aroma e lules ėshtė prodhimi final: mendim pozitiv. Nuk bėn pa rrėnjėt, nuk bėn pa trupin, nuk bėn pa lulen, por – kush e sheh aromėn brenda tė cilės gjenden rrėnjė, trup e lule – pra: tėrėsia?
Amerika nuk do tė ishte Amerikė po tė mos ishte kaq e menēur sa ėshtė. Tė gjitha postulatet e Mendimit pozitiv – tė gjitha paradigmat tė reja dhe tė vjetra - i vėrteton pėrmes formave tė ndryshme. Aty ku mund tė vėrtetohen me metoda laboratorike – kjo provohet me mijėra herė, aty ku laboratorėt nuk kanė mundėsi tė veprojnė, atėherė eksperimentet bėhen nė mijėra e mijėra mediumi dhe nxirret njė pėrfundim i saktė, pa dilema, me pastėrti dhe siguri tė plotė..
Do tė na duheshin nja dhjetė faqe A/4 t’i radhisim shėrimet, pėr pasurimin, suksesin dhe arritjen e lumturisė E PLOTĖSIMIN E DĖSHIRAVE pėrmes pėrsėritjes sė Afirmimeve pozitive, pėrmes hipnozės sė pastėr e pozitive, pėrmes mėnyrės mė tė fuqishme nė botė qė quhet VETĖDIJĖSIM dhe asaj qė ėshtė maja e bukurisė, qė pėrfshiu edhe Evropėn perėndimore e qė quhet: MEDITIM.
Pėr lexuesit qė nuk kanė pas rast tė takohen me ligjėrata konkrete mė duhet tė them se mendja dhe vetėdija janė pikėrisht sikur qielli. Qiellin e errėsojnė retė, mbi re kthjelltėsia dhe pastėrtia e qiellit ėshtė e amshueshme. Mendimet e dėshirat e njeriut ( mbi 60.000 brenda 24 orėve lėvizin nėpėr mendjen e njeriut), janė pikėrisht sikur retė nė qiell. Retė nė qiell nė asnjė ēast nuk e kanė tė njėjtėn formė as tė njėjtėn trajtė. E ēka ėshtė tash vetėdijesim? Dalje mbi re, dalje mbi mendime e dėshira, nė kthjelltėsinė e dritėn e pafund tė qiellit.
Prandaj ligjet e universit janė kėto (fillestarėt): secili njeri ka tė drejtė tė kėtė shėndet tė pėrkryer, pasuri sa tė dojė, sukses tė plotė, lumturi tė pastėr. Kėto janė gjendje normale dhe tė drejta themelore tė secilės qenie njerėzore. Gjendjet abnormale si joshėndeti, qė e kam thėnė edhe njėherė mė lartė, varfėria, dėshtimet, vuajtjet dhe mjerimi qė tė gjitha i shkakton mendja e njeriut qė krijon vetėm re tė errėta nė qiell dhe nuk e lejon depėrtimin e dritės nė njeriun.
Kur them ligjet e universit ( kėtė termė e pėrdorė shkenca amerikane, sepse nuk do tė lėndojė askėnd) – ato janė konkrete, shkencė e pastėr. UNIVERSIT mund t’i thuash Zot, Perėndi, Allah, Menēuri Universale, Farė Hyjnore apo Fuqi Natyrore – varet nga bindjet tua – ajo, nė fakt ėshtė e njėjta gjė. Dhe, duhet ditur me saktėsi se ato ligje VEPROJNĖ ME SAKTĖSI KOMPJUTERIKE: edhe kur i vejnė nė lėvizje planetėt e mėdha pa karburante, edhe kur lėshojnė dritė e ngrohtėsi pa elektrana, edhe kur lėshojnė shiun pa asnjė liqe akumulues, edhe kur derdhin pasurinė hyjnore pa pas asnjė bankė, edhe kur dhurojnė gėzim e hare pa asnjė shkak material, edhe… edhe… edhe… Dhe tė gjitha i bėjnė pa korrupsion, pa ryshfet, pa miqėsi, pa...pa…pa…
Shkurt e shqip: mendimi pozitiv ose ngritja shpirtėrore ėshtė saktėsisht ARDHMĖRIA njerėzimit. Individi qė vendosė tė hyjė nė kėtė mėnyrė tė tė menduarit, ditėn qė vendosė – le ta regjistrojė nė ditar si DITĖN MĖ TĖ MIRĖ TĖ JETĖS SĖ TIJ. Ai qė vonohet do ta pėsojė me vuajtje, por ajo ėshtė zgjedhje personale. Nė kėtė lėmė nuk ka “duhet”, sepse “duhet” ėshtė dhunė, por ka “dua”, e “dua” ėshtė dashuri.
Gjatė kėtyre njėzet vjetėve qė e studioj kėtė literaturė, jam bindur, thellėsisht jam i bindur, se unė thėrmia e tij, popullit tim nuk mund t’i ofroj DHURATĖ mė tė madhe, prandaj do tė punoj nė kėtė fushė deri nė frymėn e fundit. Por do tė punojė edhe nė aftėsimin e studentėve qė tė mė zėvendėsojnė dhe tė bėhen edhe mė tė mirė se unė, sepse njėmijė herė ka ndodhė qė nxėnėsi t’ia kalojė Mėsuesit jo me kilometra, por me epoka. Por, studentėve dhe nxėnėsve tė mi, disa herė ju kam thėnė: mos lejoni qė tepėr herėt t’iu bėhet VONĖ. Dhe asnjė mėnyrė tė tė menduarit, qė ėshtė tepėr e mirė pėr tė qenė e vėrtetė – mos ndalni vetėm pėr vete. Asnjė krua nuk e pi ujėt e vet, asnjė pemė nuk i hanė frytet e veta, asnjė artistė nuk i ndalė vetėm pėr vete bukuritė qė krijon. Veprimi mė i bukur nė jetė ėshtė dhėnia: dhuroni qė tė fitoni gėzimin. Nėse do dashuri – duaj njerėzit, nėse do respekt – respektojė njerėzit, nėse do pasuri – ndihmoju tė tjerėve qė tė bėjnė pasuri, nėse do ardhmėri tė fėmijėve mbille farėn sot, nėse… (A e keni vėrejtur si flasim ne: e humba ditėn dje duke ndenjur me fėmijėt nė shtėpi! O Zot. Po, a ka pasuri mė tė madhe se investimi nė fėmijė? Mos qenka mė i rėndėsishėm hambari me grurė, apo fėmija qė mund tė ngris mijėra hambarė?)
Nė fund fare: duajeni veten tuaj, faljani gabimet vetes, prindėrve, miqve e shokėve, duajeni shumė njerėzit e gjuhės tonė – kėshtu siē janė – sepse nuk ka tė tjerė. Filloni me ndryshimin, por filloni sė pari ta ndryshoni veten tuaj, pastaj do tė fillojnė tė ndryshojnė tė gjithė tė tjerėt. Populli ynė ėshtė i vogėl, ka nevojė pėr shumė dashuri se ka pėrjetuar vuajtje mbi vuajtje, prandaj , o tė dashurit e mi – duajeni shumė njėri-tjetrin se ne kemi shpirtin tonė dhe njė mik tė madh prej tė cilit duhet tė Mėsojmė.
E di qė e zgjata, por e di qė nuk e kam thėnė as tė njėmijtėn e asaj qė kisha dashur t’ua them tė gjithė atyre qė shqip flasin, shqip mendojnė e shqiptarinė e duan sa shpirtin e tyre.
NJĖ PĖRQAFIM ME SHPEJTESINE E DRITES TĖ GJITHĖVE – KUDO QĖ JENI.

P. S.
Daut Demaku – “Qendra e Mendimit Pozitiv”
Perball hotelit Grand – Prishtinė,
rruga Nena Terezė nr. 41/25
dautdemaku@yahoo.com (dautdemaku@yahoo.com)
mendimipozitiv@yahoo.com (mendimipozitiv@yahoo.com)
www.mendimipozitiv.org (http://www.mendimipozitiv.org/)
tel: 038 225 800
044 679 009
049 438 544

Intervistoi:S. K.
www.sa-kra.ch (http://www.sa-kra.ch)