PDA

View Full Version : Jeta e Artanit


lovely
14-10-08, 20:16
Bashkebisedues te nderuar,

Mendova te shkruajme nje histore jete te nje shqiptari, te shkruajme se bashku. Iu lutem te shkruani SHQIP. Perdorni imagjinaten...

Argetim t`kendshem

lovely
14-10-08, 20:22
..Neser do nisem- mendonte Artani , dhe nuk kishte gjume ne sy. Teksa e shoqja e tij (Linda) flinte, ai e shiqonte.. E admironte. Iu kujtua kenga; Nese e nesermja nuk vjen kurr...

Ngadale shkoi tek shtrati i Dionit, e puthi lehte ne balle. Do me mungosh shpirt- murmuriti. U kthye prape ne shtrat ku Linda shtatzene ishte zgjuar. E pa me lot ne sy. E dinte se neser mbrema e shume nete tjera Artani nuk do ishte aty. U shtri prane saj pa thene asnje fjale...

GURI SYLAJ
20-10-08, 14:34
....por gjumi nuk vinte se nuk vinte.Vendin e tij e kishin zene mendime te shumta qe e shtynin njera tjetren here ne nje ane e here ne anen tjeter.Vetem nje mendim kishte marre vulen ne pakthim .Ai neser, qe me agun e pare, do te nisej.Mire do te ishte qe deri ne hyrje te grykes mos te takonte njeri.Nuk deshironte as urate e as name ne kete rruge.Nuk deshironte as te dinte kush e as ti tregonte kujt se per ku po nisej.Ajo qe duhej t'a dinte dhe qe kishte mbeshtjelle nje amanet ne gji dukej se flinte por jo as ajo nuk kishte gjume.Ajo e dinte se ky po nisej krushk......!

lovely
20-10-08, 22:53
..krushk, por krushk qe do t sillte parane ne shtepi. E larget ishte rruga e Artanit. E mundonin mendimet..Perse valle duhet te jet kaq e veshtire??

- Vaji i Dionit i zgjoi qe te dy. Ishte heret. Per nje sekond, vetem per nje sekond ai ishte i lumtur...

Elina
21-10-08, 16:45
I lumtur?! mendoj Artani...
O Zot me ndihmo,me jep fuqi ta perballoj kete dhimbje qe po me shtohet para nisjes ...per ate rruge qorre...
Cka u be keshtu me mua?po e shoh se jam i hutuar,i humbur,i degjueshem pa dashje,i gatshem te nisem...-ah te nisem,prej jush e te shkoj!.........

lovely
21-10-08, 20:46
Ne anen tjeter, Linda nuk kishte force te ngrihej.. 1000 fjale tha me nje shiqim. Shiqim qe te kepuste shpirtin.
A nuk kemi tjeter rrugedalje? - i doli prej goje asaj, pa dashje. Sepse edhe ajo e dinte qe nuk kishte rrugedalje tjeter. Duhej bere gjithqka ne forcen e tyre per te shpetuar jeten e djalit....
- Artani e shikoi me nje shiqim qudites. Por ai e kuptoi shpejt nga buronte ajo fjale..

lovely
22-01-09, 23:26
...Nuk ngritej dot nga shtrati. Neper mendje i sillej ajo dite, ai moment kur u nda nga me te dashurit e vet. Edhe pse kishin kaluar 3 vite, Artani ndiente po te njejten dhimbje ne kraheror. Ne dore mbante fotgrafine e Dionit dhe Diones tashme 2 vite e gjysme te cilen nuk e kishte takuar ende. Babi do te kthehet shpejt engjujt e mi - ngushelloi veten ai!!!

GURI SYLAJ
29-01-09, 07:20
Ishte toke e huaja me plot rruge te pakrye qe i silleshin verdalle e ai gjithe mundohej te mos humbe neper to!Ishte nje shkelqim i rrejshem qe here ,here i vezullonte para syve por nje ndjenje ,nje amanet e bente te ndalej dhe te shihte mire se cfar meshihej pas kesaj lakuriqesie me emrin Jete ne Dhe te Huaj.......???

lovely
10-03-09, 21:26
..dhe si me gjysme shpirti vazhdonte te frymonte.
-Ishte vone kur ra telefoni. Mendjen kishte gjithnje tek gjendja shendetsore e Dionit dhe; Alo u pergjegj me nje ze te thare. Linda, si jeni? Si jane femijet?- u ngut ai. Sa mire me vjen- tha dhe lehte verehej lehtesim ne zerin e tij. Biseduan per nje kohe dhe permes telave te telefonit i dergoi nje puthje t`shoqes se tij, derisa nje lot i rrodhi faqes teposhte..