PDA

View Full Version : Apel i kujtesės historike tė kombit!


Dilaver
15-10-08, 10:06
Apel i kujtesės historike tė kombit!
Albert Zholi
Pas afro 100 vjetėsh, botohet pėr herė tė parė takimi dhe biseda e klerikut Marko Moēka me presidentin e 28-tė tė SHBA-sė, Udro Uillson. Udhėtimi i tij nga SHBA-ja nė Vlorė, ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Dhe Fan Noli shkruan nė gazetėn Vatra tė vitit 1924:
Kush je ti o njeri shtat`hedhur
Qė po vjen si njė shenjtor?
-Jam Marko Moēka, o nėnė
Vij nga larg e zbres nė Vlorė.
Me kėto fjalė iu drejtua nėnė Marigoni birit tė saj, Markos qė kthehej nga studimet teologjike nė SHBA.

Jetėshkrimi
Marko Moēka ka lindur nė Vlorė nė vitin 1857 nė derėn e madhe tė moēkallarėve. Shkollėn fillore e mbaroi nė qytetin e Vlorės, ndėrsa tė mesmen e tė lartėn nė Janinė. Mė vonė, Marko Moēka me dashurinė pėr fenė shkon nė SHBA, ku diplomohet me titullin Dhespot. Nė shtator tė vitit 1911, kthehet nė Shqipėri dhe lidhet me Ismail Qemalin, me tė cilin bashkėpunon. Mė 25 prill 1912, krijon shoqatėn e parė tė fesė ortodokse pėr atė zonė, e cila pėrfshinte pėrveē Vlorės, edhe disa qytete. Nga Londra Ismail Qemali e pėrgėzonte pėr kėtė nismė shpirtėrore dhe patriotike dhe midis tė tjerave i shkruan: “Siē kemi biseduar edhe herė tė tjera mė prit nė Shqipėri pėr tė gėzuar sė bashku ditėn e flamurit tonė”. Lulėzimin e sistemit komunist ai e kundėrshton me forcė dhe si pasojė e bindjeve demokratike pro amerikane persekutohet duke e masakruar nė vitin 1947.

Marko Moēka, 1858-1947. Udro Uillson,
presidenti i 28-tė i SHBA-ve


Takimi
Nė vitin 1912 tė vjeshtės sė parė, njė grup studentėsh shqiptarė nė Amerikė, qė studionin pėr teologji, tė udhėhequr nga At Marko Moēka, u takuan me presidentin e 28-tė amerikan, Uillson, takim qė mund tė quhet edhe si fillimi i marrėdhėnieve midis personaliteteve shqiptare dhe amerikane tė asaj kohe, nga ku morėn mesazhin dhe “OK”-in pėr mos copėtimin e Shqipėrisė dhe shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė. Kėtė mesazh tė SHBA-ve, kleriku Marko Moēka e lexon nė ditėn e flamurit. Me propozim tė pėrfaqėsuesve tė komuniteteve fetare si dhe tė Ismail Qemalit, i caktohet edhe bekimi i flamurit. “At Marko Moēka - nga SHBA-ja nė Vlorė pėr Ditėn e Flamurit”... shkruajnė gazetat “Vatra”, “Dielli”, “Iliria” tė asaj kohe si dhe gazetat e sotme si “RD” (25.04.1995), “Tribuna Demokratike” (PD, dega Tiranė; 20.03.1995), “Atdheu” (18.04.1997), “Iliria” (25.11.2003), “Albania” (04.07.2003), “Dibra” (2007), “Zoti ėshtė NJĖ” (1998); flasin kronikat dhe dokumentarėt e dhėnė nė mediat vizive si RTV Shqiptar (Nėntor 1995-1996) si dhe disa kanale private; teqeja bektashiane e Baba Rexhepit nė SHBA (Detroit); Shoqata e Trashėgimtarėve tė tė Pushkatuarve Politikė tė Shqipėrisė nė arkivin e sė cilės janė edhe thėniet e vitit 1994 tė politikanėve tė shquar e tė nderuar si Pjetėr Arbnori, i dėnuar me 25 vjet burg politik nga regjimi i diktaturės komuniste nė Shqipėri dhe qė pas pėrmbysjes sė sistemit diktatorial zgjidhet Kryetar i Parlamentit tė parė pluralist nė Shqipėri; Osman Kazazi, personalitet i njohur nė histori, i dėnuar me 25 vjet burg politik nga komunizmi; ndėr shkrimtarėt mė tė dėgjuar: Sami Shehu, Haki Koltraka Trojviolli, Dukagjin Hata; studiuesit dhe historianėt: Bardhosh Gaēe e Vath Gruda; prefekti i Qarkut tė Vlorės ku ka lindur Marko Moēka dhe ka zhvilluar aktivitetin e tij patriotik e kombėtar, z. Xhevair Rexhepi, kryetari i Komunės sė zonės ku ka lindur dhe ka kaluar njė pjesė tė fėmijėrisė, z Rait Llanaj; artisti dhe politikani A. Haklaj…

Fan Noli
Fan Noli, nė gazetėn “Vatra” tė vitit 1924 : “Ėshtė nė nderin e Kongresit tė Lushnjes tė ketė prezent njeriun e Zotit, At Marko Moēkėn, i cili me cilėsinė e misionarit tė paqes, lexon nė Kongres mesazhin e SHBA-sė tė cituar po nga ai ditėn e flamurit nė Vlorė.
At Marko Moēka ėshtė dhe botuesi i revistės “Diaspora Shqiptare”, revistė e pagėzuar sė bashku me ditėn e flamurit, 1912. Nė Maj tė vitit 1943, bekon nė mirėseardhje misionin ushtarak anglo-amerikan i ardhur nėpėrmjet kufirit me Greqinė, me kryetar z. Bill Maklin. Nė Qershor tė vitit 1944, pret dhe bekon nė Kishėn e Shėn Kollit miqtė e ardhur nga larg, tė gjithė misionin anglo-amerikan me gjeneral Deivis dhe shefin e shtabit tė misionit, kolonel Nikolos. At Marko njihet edhe si pėrkthyesi i parė i misioneve anglo-amerikane nė Shqipėri... Gjatė luftės sė II Botėrore, nė kishėn e Shėn Kollit, mė e madhja dhe ndėr mė tė bukurat nė Ballkan, e ndėrtuar nga vet Marko Moēka, janė strehuar mbi 50 hebrenj, por pėr fat tė keq nė 1967, kisha u shkatėrrua me gjithė ēka kishte brenda dhe u dogj nga regjimi komunist, i cili edhe varrin ia dogji Baba Neit siē e thėrriste Vlora klerikun Marko Moēka.

Uillsoni pėr Shqipėrinė dhe kleriku Marko Moēka:

“- I nderuar z. president Uilson, pavarėsinė e Shqipėrisė e shpallėm!... Mesazhin tuaj pėr moscopėtimin e tokave shqiptare dhe pėr tė qenė tė mosvarur e lexova ditėn e flamurit, mė 28 Nėntor 1912 dhe u prit me duartrokitje e brohoritje tė fuqishme. Shqipėria dhe shqiptarėt do t`i jenė pėrherė mirėnjohės SHBA-sė dhe juve z. president...

-Gėzohem shumė qė ju takoj pėrsėri z. Marko dhe u informova se gjithēka shkoi mirė. Ta gėzoni pavarėsinė!...
Kėtė takim tonin mund ta quajmė edhe si fillimin e marrėdhėnieve miqėsore shqiptaro - amerikane apo jo z. Marko?!...
Tė dy burrat rrokėn duart dhe mbi flamuj dhanė besėn e miqėsisė”...