PDA

View Full Version : “Secili komunist ėshtė qen”. dedikuar shokut E. Hoxha


Dilaver
19-10-08, 10:42
Pėr t’i kursyer lexuesit nga shkrimet e gjata, shkėputa ca fragmente nga shkrimi i Agron Hamzės nė tė pėrditshmėn Ekspress: Megjithatė, fantazma (lugati) do tė sillėt.


Agon Hamza


“Secili komunist ėshtė qen” – ky ishte titulli i ballinės nė njėrėn nga gazetat franceze, rreth viteve tė 60’ta.

Fantazma kurrė nuk ka pushuar sė qenuri mbi ne – problemi ėshtė qė Batoni (dhe tė tjerėt) nuk e paskan ditur kėtė. Problemi tjetėr ėshtė se ėshtė dashur tė festohet ditėlindja e Enver Hoxhės, pėr t‘i bėrė disa tė vetėdijshėm pėr praninė e saj. A nuk ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse komunistėt janė qej?
Domethėnė, edhe tė vdekur, ata vazhdojnė tė qėndrojnė si fantazma (lugeten) mbi kokat tona dhe tė na shqetėsojnė pamėshirshėm nė gjumin tonė tė thellė neoliberal.

Qeni i vjetėr komunist nuk paska vdekur tėrėsisht: dhe kjo ėshtė ajo pjesa qė ngjallė tmerrin gjithandej.



************************************************
http://www.youtube.com/watch?v=jN4A6mRTSmU (http://www.youtube.com/watch?v=jN4A6mRTSmU)
Shihni ēmendurinė e lugatit
************************************************


Ai vdiq (biologjikisht), u varros, u mallkua, u linēua, u shpall diktator, tiran, e ēka jo tjetėr.

Por, Enver Hoxha u ringjall nė Prishtinė. Kjo ringjallje e tij, kaq madhėshtore dhe megjithatė traumatike, mė sė miri shpjegohet nėpėrmjet modelit tė tij ideologjik: Stalinit. Nė fjalimin e tij tė famshėm nė varrimin e Lenint, Stalini e lancoi projektin e tij. Ai tha se komunistėt kanė trup tjetėr, trupi i tyre ėshtė i pėrbėrė nga njė material tjetėr, etj. Por, pjesa mė e rėndėsishme e fjalimit ishte kjo: komunistėt nuk vdesin kurrė. Thėnė ironikisht, edhe fantazma ėshtė e tillė – asaj mund t’i bėsh gjithēka, por ajo pėrsėri kthehet. Fatkeqėsia e kėtij iluminimi ėshtė se u deshtė xhaxhi Enver ta (ri)sjellė fantazmėn.

Por, pėr dallim prej shumė kolegėve tė tyre partiak e jo partiak, ata u treguan tė sinqertė nė bindjet e tyre. Problemi me Hysenin dhe Luzhėn, e edhe i Jakup Krasniqit ėshtė qė, nėse Enveri do tė ishte gjallė, ata do t’i nėnshtroheshin autokritikės dhe pastaj do tė pushkatoheshin pėr tradhėti ndaj klasės punėtore, sepse janė anėtarė tė PDK-sė, sepse e kanė votuar pėr dhe e kanė pranuar kėtė sistem neokolonial dhe veprojnė nė te si deputetė, e madje edhe si kryetar i Parlamentit.

Dilaver
19-10-08, 10:47
Rekuiem pėr krimet komuniste


Bedri Blloshmi*


Teksa disa fanatikė tė diktaturės po bėhen gati tė kremtojnė 100 vjetorin e lindjes se Neronit shqiptar, Enver Hoxhės, do tė ishte mirė tė risilleshin nė kujtesė disa prej masakrave tė tij tė pangjashme:
- Tė ekzekutuar burra: 5557 persona
- Tė ekzekutuara gra: 457 persona
- Tė dėnuar politikė burra: 26768 persona
- Tė dėnuar politikė gra: 7367 persona
- Tė ēmendur: 308 persona
- Tė internuarit janė aq shumė sa ėshtė e pamundur t'i nxjerrėsh pėrafėrsisht e jo saktėsisht.
- Tė varurit, nuk dihen
- Tė zhdukurit, nuk llogariten.

Pėr tė kuptuar fytyrėn e komunzimit shqiptar, do tju lexonim vargjet e mėposhtme:


Enver-Koēi pa njė ėndėrr
Shqipninė - nuse, Titon – dhėndėrr
N'nj'i shpi t'bukur, n' nji shpi tė gjanė
Qė nga Beogradi deri nė Tiranė.


Ka me mijėra deklarata dhe dėshmi pėr mizoritė e diktaturės, por unė do tė ndalem nė dy prej tyre.

Deklarata e oficerit tė Sigurimit Naun Bezhani:
Unė i nėnshkruari Naun Bezhani, oficer sigurimi, deklaroj si mė poshtė. Gjatė veprimtarisė sonė janė pėrdorur kėto tortura:

1. Jeleku (tortura mė e tmerrshme).
2. Kamzhiku prej druri.
3. Lėnia pa bukė dhe pa ujė pėr ditė tė tėra.
4. Elektroshoku deri sa u bintė tė fiktit.
5. Hedhja nė qafė e zinxhirėve me peshė tė rėndė.
6. Lidhja me duar prapa nė dritare, nė dru tė varur nė lartėsinė sa tė preknin majat e gishtrinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darė (e pėrdorur pas dėnimit tė Shqefqet Bejės dhe tė tjerė).
8. Kripė nė gojė.
9. Stimulim varje ose pushkatim.
10. Tortura morale pėr familjen. Nė Shkodėr pėr tė thyer rezistencėn e Dulo Kalit, nė dhomėn ngjitur me tė ēuam dy vajza tė burgosura dhe dy tė burgosur; ato bėnė sikur gjoja ishin vajzat e tij qė I kishin prurė atje pėr t'i ēnderuar.
11. Futja kokėposhtė nė njė fuēi me ujė.
12. Fekale nė gojė. Njė herė Myftar Tarja e bėri kėtė ndaj njė Toptanasi.

Deklaratė e kapiten Lefter Lakrori, oficer i Sigurimit:
"Nė atė kohė ishte zhvilluar gjyqi i deputetėve dhe si u dha vendimi pėr tė gjithė ata qė u dėnuan me vdekje, jemi ngarkuar t'I torturojmė pėr tė njerrė ē'a kishin. Naum Bezhani, Siri Ēarēani dhe unė. Shoku nesti shkoi me komandantin nė jug. Nė vend tė tij ishte Zihni Muēo. Gjithė materialin qė nxorrėm nga ata e mbajta unė deri sa erdhi Nesti (Kerenxhi) dhe pėr gjithė elementin qė implikohej janė zhvilluar hetime. Aty ka apsur edhe anėtarė tė partisė qė implikoheshin dhe janė survejuar. Mė kujtohet Shevqet Musaraj, Mark Ndoja dhe tė tjerėt s'mė kujtohen edhe nga deputetėt qė s'janė tė organizuar. Materialin tė dėnuarit e kanė shkruar me dorėn e tyre, ku edhe sot e kanė nė dosje".

Vendimi i gjykatės i dhėnė mė 27 shtator 1947, ishte si mė poshtė:

- Me varje: Shefqet Beja, Sulo Klosi dhe Riza Alizoti
- Me pushkatim: Sheh Selim karbunara, Dr. Enver Sazani, Selim Kokalari, Selaudin Toto, Muhamed Prishtina, Paolo Sgiatti, Irfan Majuni, Tefik Deliallisi, Hysen Shehu, Beqir Ēela, Abdyl Kokoshi, Pertef Karagjozi dhe Agathokli Xhitomi.
- Me burgim tė pėrjetshėm: Ramazan Tabaku, Gjovalin Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.
- Me 20 vjet burg: Rustem Sharra, Xhevat Xhafa dhe Shefki Minarolli.
- Me 15 vjet burg: Sulo Konjari.

Por gjyqet dhe krimet nuk u ndalėn kėtu, shqiptarė tė ndershėm u vranė ose u burgosėn pa faj pėr hir tė miqėsisė shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike, shqiptaro-kineze, shqiptaro – kozmopolite, etj:

- Dėnohet grupi i patriotit Riza Dani. Me pushkatim: Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reēi; me burgim tė pėrjetshėm: Kosta Boshnjaku, Isuf Hysenbegasi, Mestan Ujaniku, Nexhmi Ballka, Ivzi Kokalari dhe Demir Kallarati; me 20 vjet burg: Adem Prela, Arif Gjyli dhe Bexhet Shehu; me 15 vjet burg: Halit Gjoleka dhe Kamber Backa.

- Njė ndėr provokacionet komuniste tė "serisė" ishte edhe gjyqi kundėr klerit katolik tė Shkodrės, me preteksin e fshehjes sė armėve. "Ne Hys Zaja, prokuror publik i prefekturės Shkodėr, urdhėroj ndalimin…". Nė Shkodėr numėroheshin 10 burgje, ndėrsa sipas funizuesit tė bukės duhet tė ishin 17. Ishin kthyer nė burgje Kuvendi i Franceskanėve, ndėrtesa e Jezuitėve, shtėpitė e tregtarėve, i Prelės, i Pogut, i Ulqinakut pėrvec burgjeve tė njohur si Burgu i Madh, Burgu i Gestapos, Burgu i Prefekturės…

"Ishim shumė tė dėnuar me vdekje nė njė dhomė, dėshmon Rakip Meta. Ja lista:
1. Hafiz Dėrguti (pushkatuar)
2. Ėngjėll Deda
3. Rrok Mirashi
4. Mikel Koliqi
5. Mark Hasi
6. Ndue Suma
7. Mark Harapi
8. Karlo Serreqi
9. Agostin Ashiku
10. Marjan prela
11. Alek Baqli
12. Zef Pllumi
13. Filip Mazreku
14. Frano Kiri
15. Anton Luli
16. Gaspėr Suma
17. Injac Gjoka
18. Jak Zekaj
19. Lekė Dredhaj
20. Ciril Cani
21. Mėhill Cani
22. Bonat Gjecaj
23. Toėm Laca
24. Nikollė Shelqeti
25. Gjon Karma
26. Mėhill Karaj
27. Donad Kurti
28. Leon Kabashi
29. Pjetėr Gruda
30. Pal Dedaj

Autori ėshtė ish i burgosur politik dhe vėllai i poetit tė pushkatuar Vilson Blloshmi.

Dilaver
19-10-08, 15:46
Fytyra e Absurdit ne Kosove
Sami Repishti
New York. Manifestimi perkujtimor i lindjes se diktatorit, satrapit aziatik EHO, ne Prishtine dhe disa vende tjera te Kosoves, nuk ashte thjesht i pabesueshem; ai ashte bizarr, grotesk, padyshim absurd. Ndersa Nena Shqiperi renkon akoma nga plaget e perhershme te shkaktueme nga nji rregjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit te tyne maniak, ne Kosoven e martirizueme nga komunistet jugosllave, krysisht serbe, festohet me thirrje histerike ditelindja e njenes nga figurat ma te shemtueme te historise shqiptare, ndoshta ma e shemtuemja.

Qe nga nandori 1944 deri ne mars 1992, ma shume se 6.000 burra a gra jane vra me gjyq e pa gjyq, ma shume se 26.000 shqiptare jane arrestue, torturue dhe burgose, kryesisht per "faje verbale" ma shume se 12.000 familje, pleq, gra dhe femij te prindve te persekutuem kane kalue vite te gjata ne kampe perqendrimi, e pune te randa nen kerbacin e policit te kuq; me qindra mijera vellazen e motra shqiptare jane persekutue ne menyren ma te eger, per 45 vjet me rradhe e me format ma shnjerezore qe Sigurimi famkeq i Shtetit Shqiptar mesoi nga te tjeret, ose zbuloi ne kerkimet e tia me perfeksionue persekutimin. Vuejtja u ba ushqimi i perditshem; genjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u perqafue me entuziasem si mjeti ma i lehte e ma efektiv me vulose nji status quo ku liria ishte vra me plumb, ku e verteta quhej krim, dhe ku dashunia per vellaun e motren shqiptare ishte mbyte nga zhurma e nji propaganade qe kerkonte thellimin e perhershem te "luftes se klasave", sinonim i pabarazise sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.

Per 45 vjet me rradhe, Nena Shqiperi u izolue nga bota e jashteme; familjet ne te dy anet e kufinit u ndane per jete. Qindra te rij e te reja qe kerkuen lirine u vrane nga rojet e kuqe ose u coptuen nga qente e tyne. Vetem "udheheqja" udhetonte per "sherbim". "kura mjeksore" dhe defrim. Nena Shqiperi u ba sinonim i nji vendi ekzotik, te cmendun, dhe te rrezikshem per racen njerezore. Te vorfen pa kufi, te cveshun, te lodhun deri ne kocke, tremiljone shqiptare perkulen kurrizin ne pune te randa te planeve te cmenduna pesevjecare, per nji cope buke, per nji pras, per nji domate...!

Kur me 1991, mbas permbysjes se turpshme te rregjimit gjakatar komunist ne Shqiperi, nji popuill i raskapitun nga frika e uria u versul si i cmendun me u largue nga vendlindja, larg nga toka nane qe u ndrrue ne njerke, te rij e te reja shqiptare, shpresa e vendit, u arratisen me rrezikun e jetes, ne vende te panjohuna, ne shtete qe nuk i deshirojshin, ne mes te popujve te huej qe i perbuzeshin dhe i percmojshin, e sot jetojne ne mergim.

Vellazen e motra shqiptare te indoktrinuem te Kosoves! Ne qofte se nuk keni turp qe "respektoni" kujtimin e nji tirani monstruoz, te pakten kini meshire per viktimet e pafajshme qe ai krijoi dhe shtypi pa meshire. Mos harroni se "shqiptaret e Shqiperise" jane vellaznit dhe motrat tueja qe ju duen, qe ju ndihmojne, dhe qe deshirojne vetem te miren tuej. Me mijra jane vra nga EHO qe ju sot nderoni, vetem sepse kundershtuen politiken e tij pro-jugosllave qe persekutonte "Shqiperine lindore" sic e quejme ne. "Edhe flamuri kuq e zi/ Do te valoje perseri/ Ne Kosove e Cameri/ Plot me gaz, me gaz e ne liri!" ka qene kanga jone djaloshare e mbytun nga pushka partizane e komunisteve shqiptare. Ju lutem, mos harroni mijerat e te rijve dhe te rejave kosovare qe u vrane ne 1944-45 atje tek ju ne Kosove, e qe u torturuen, u burgosen per vite te gjata nga Sigurimi i Shtetit, e qe une i kam pa ne burgjet shqiptare, i kam ndigjue, i kam preke me dore, dhe kam qare kur kane vdeke ne burgjet e erreta komuniste, dhe ma ne fund i kam varrose ne vende te panjohuna, pa shenj, pa gjurme. Fytyrat e tyne te zverdhuna nga uria e kamxhiku i rojes se kuqe shqiptare me ndjekin akom sot, e syte e thelle te kufomes sikur me thojne : "Mos na harroni! Erdhem se deshem Nenen Shqiperi. Kjo Nene na vrau. Ju lutem mos na harroni!"

Por manifestimet e fundit enveriste ne Kosove tregojne se ata viktima jo vetem qe jane harrue, por vriten sot per here te dyte; kesaje rradhe nga vellaznit e morat e tyne kosovare. Manifestimet e fundit enveriste ne Kosove jane padyshim fytyra e absurdit kosovar. Ata jane turpi i Kosoves, dhe i kombit shqiptar. Ata jane cfaqja ma monstruoze dhe imorale e nji pjese te popullit shqiptar te Kosoves qe nuk njeh te drejten e cdo individi me jetue i lire dhe me dinjitet, dy anmiqt ma te medhej te komunizmit. Ata perfaqesojne klasen qe ka humbe arsyen dhe qe ashte cveshe nga ndergjegja. Zani i arsyes dhe i ndergjegjes ka vdeke ne mendjet e tyne te turbullta dhe ne zemrat e tyne te akullta, sepse ata mohojne sakrificat e shqiptareve ne luften kunder komunizmit, ne te dy anet e kufinit. Kam shume frike se keta jane fanatike te pareparueshem, dhe elementi i hjedhun perfundimisht jashte kuadrit te shoqenise njerezore te qytetnueme.

Vellazen e motra shqiptare te Kosoves: Ju lutem kini meshire per ne, viktimat e komunizmit gjakatar. Denoni diktatorin!

Sami Repishti, Ph.D
City University of New York
ish i burgosun politik ne
Shqiperine komuniste (1946-56)
dhe Jugosllavine komuniste (1959-60)
aktivist per te drejtat e njeriut.

Dilaver
25-10-08, 13:20
“Mė akuzojnė, se kam thėnė, qė komunistėt i hanin fėmijėt, por po t’a lexoni: “Libri i Zi i Komunizmit”, do tė zbuloni, se nė Kinėn e Maos, ata nuk i hanin fėmijėt, por i zienin, pėr t’i pėrdorur si pleh pėr arat.”

Mr. Silvio Berlusconi Kryeministėr i Italisė“L’America Oggi”3/30/06, New York

Etnical
25-10-08, 21:41
Terrori Enverist

Kampet:

Kampi shfarosės i Maliqit.- 1947-1952, 2000 tė burgosur. Punohej pėr tharrjen e kėnetės sė Maliqit, tė zhytur nė baltovinat e kėnetės deri nė kėrthizė. Kėmbėt ua ēanin kallamat dhe gjakun ua thithnin ushunjėzat. Midis torturave ishte futja nė gropėn e fekaleve gjer nė fyt, groposja e gjallė e tė riut Virtyt Gjylbegaj qė gjatė rrugės nga uria hante ndonjė copė panxhari, por e paguante me hu kurrzit gjersa binte nė tokė pa ndjenja. 62 vetė vdiqėn.

Kampet e Borshit dhe Shėn Vasisė.- 1966-1991, me mijėra vetė kanė punuar pėr taracimin e bregdetit, nga Borshi nė Sarandė 50 km Kristina von Kohl, anėtare e Komitetit tė Helsinkit kur e pa kėtė kamp tha se “kampet naziste tė Dahaut dhe Mat-hauzenit kanė qenė shumė mė tė mira”

Kampi skėterrė i Spaēit.- 1968-1990. Me mijėra tė burgosur politikė kanė nxjerrė miliona ton bakėr dhe pirit nėn kamxhikun e gardianėve shpirtkazėm, nė kushte tė ashpra malorė( -15 gradė Celsius) Mė 1973 ata bėnė njė revoltė, por kjo u shtyp mizorisht

Kampi i Qafė-Barit.- 1982-1990. 21 km afėr Fushė Arrėzit, 400-500 tė burgosur politikė nxirrnin bakėr dhe pirit. Mė 1984 pati njė revoltė qė u shtyp mizorisht.

Kampi i Valiasit, 12 km pranė Tiranės.- Qė nga viti 1945, 400 vetė punonin pėr sistemimin e tokavė tė fermės sė Kamzės. U mbyll mė 1946, por u mbajtėn tė internuar politikė.

Kampi i stadiumit nė Tiranė.- 1945.

Kampi i Jubės, mė 1946, 800 tė burgosur hapėn njė kanal me gjerėsi 6 m e thėllėsi 10 m 5 km tė gjatė.

Kampi i Kozarės.- 1948 punuan 700 tė burgosur politikė nė kanalė bonifikimi tė Myzeqesė.

Kampi i Gosės.- 1949, 600 tė burgosur politikė, sistemonin tokat bujqėsore.

Kampi i Bedenit.- 1950-1952 1000 tė dėnuar politikė, hapėn njė kanal 15 km tė gjatė nė terren kodrinor me gurė shtufi. Vdiqen 20 vetė.

Kampi i Urės sė Bonės.- 1950, 700 tė burgosur politiė, punoi nė hekurudhė.

Kampi i Bishqemit.- 900 tė burgosur, hapėn tunelin 400 m tė gjatė.

Kampi pėr hapjen e kanalit Peqin-Kavajė.- 2000 tė burgosur, hapėn kanalin 50 km tė gjatė.

Kampi i Vlashukut.- 1500 tė burgosur, hapėn kanal 2 km tė gjatė e 30 m tė thellė. Punonin si skllevėrit e Egjiptit tė lashtė. U ndėrtua pėr tėrheqjen e ujrave tė lumit Devoll. Vdiqen 40 vetė.

Kampi i Urės Vajgurore.- 2000 tė burgosur, punuan pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kuēovės.

Kampi nr 4 nė Tiranė.- 1953-1955 600 tė burgosur ndėrtuan blloqe pallatesh te “Agimi”.

Kampi i Rinasit.- 1955-1957, 1500 tė burgosur ndėrtuan aeroportin.

Kampi i Varibobės.- 700 tė burgosur gjatė 1955-1956, bonifikuan fushėm e Fierit.

Kampi i Tėrbufit.- 1955-1957, 900 tė burgosur, thanė kėnetėn, detyroheshin tė punonin tė zhytur nė baltė gjer nė mes, sėmureshin e vdisnin nga piskimet e ushunjėzave tė infektuara.

Kampi i Zadrimės.- 800 tė burgosur nga tė cilėt 300 ushtarakė grekė tė dėnuar nė Shqipėri. 1955 1957.

Kampi i “Dinamos”.- 500 tė burgosur pėr ndėrtimin e pishinave.

Kampi i Thumanės.- 500 tė burgosur 1960-1963.

Kampi i bllokut “Puna” Tiranė.- 400 tė burgosur ndėrtuan 500 apartamente.

Kampi i sanatoriumit Tiranė.- 350 tė burgosur.

Kampi i Kombinatit Ushqimor Tiranė.- 300 tė burgosur 1959-1961.

Kampi i Laēit.- 1963-1967, 700 tė burgosur ndėrtuan uzinėn.

Kampi i Rubikut.- 1963-1965, 400 tė burgosur, ndėrtuan uzinėn.

Kampi i Fushė-Krujės.- 1965-1966, 600 tė burgosur, ndėrtuan fabrikėn e ēimentos.

Kampi i Elbasanit.- 1966-1968, 1000 tė burgosur, ndėrtuan fabrikėn e ēimentos.

Kampi i Repsit.- 1968-1970, 350 tė burgosur ndėrtuan uzinėn.

Kampi i Skrofotinės, Vlorė.- 1967-1971, 700 tė burgosur, thanė kėnetėn e Nartės pjesėrisht.

Kampi i Ballshit.- 1971-1984, 1000 tė burgosur ndėrtuan uzinėn.

Kampi i Torovicės.- 1968-1991, 400 tė burgosur punuan nė bujqėsi.

Kampi i kompleksit “Dinamo”.- 1977-1987, 400 tė burgosur ndėruan qindra apartamente pėr ministinė e brendėshme.

(Tė dhėnat janė marrė nga libri “Mandelėt e Shqipėrisė”, tė Agim Mustės, Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, tetor 1992)

sherri
25-10-08, 22:56
Secili komunist ėshtė qen.......ata qe edhe sote i perkrahin,jane;Hiena t'ndyra

Guri i madh
26-10-08, 01:00
enveri kishte than se serbet i kemi vllezer te idealit masakrat e tivart ndaj kosovarve i kishin ber serbet po kishin qen ne njohohuri edhe partizanet e enver hoxhes


enver hoxha e mauceduni sikur buka e nji brumi kujt i kruhen vesh e brina let ja msyjn andej nga kina kshtu u knojke nji keng ktyne here

Dilaver
01-11-08, 23:39
Krimet enveriste*



Republika Popullore e Shqipėrisė/Gjykata e Naltė Ushtarake/Prokurorija

Tiranė, 3/VII/1946
Landa: Mbi ekzekutimin dhe vullnetin e fundit sė denuarvet. Gjykatės sė Naltė Ushtarake. Kėtu.
Sot mė datėn 3 Korrik 1946 n’ora 5 tė mėngjesit, u ekzekutuan tė dėnuarit me Vdekje, Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Ēeribashi, Talat Drini, Tut Kėniku, Xhahit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja.

Fjala e fundit e secilit nė ēastin e ekzekutimit ishte:
1) Talat Drini: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
2) Hivzi Golia: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
3) Tut Kėniku: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
4) **Qenan Dibra: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
5) Xhahit Koka: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
6) Mehmet Ali Beshiri: Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
7) Shaban Balla: Ju lė kujdes fėmijėn.
8) Ali Kavaja: Rroftė Zogu I-rė Mbret i Shqipėtarėvet. Rroft Shqiperija me Kosovėn. Vdekjen e kemi hak.
9) Sami Ēeribashi: Mė nė fund t’u plotėsua dėshira o Prokuror. Edhe ti njė ditė do t’a paguash si unė. Rroftė Shqipėrija me Kosovėn.
** Qenan Dibra: dorėzoj njė letėr tė drejtuar familjes, me lutje qe t’i dorėzohet.

Prokuror i Gjykatės sė Lart Ushtarake Kapiten I-rė Nevzat Hasnedari

* Dokumenti autentik Nr.
Extra. Prot. 3/VII/ 1946

FeratPolaci
04-11-08, 23:35
Ishte Enver Hoxha ai i cili ne kushtetuten e Shqiperise e la nje zbrazetine enkas vetem per bashkimin e Kosoves me Shqiperine por Xhaxhin e tradhetuan Jugosllavet , ishte ky Enver Hoxha i cili i prishi mardhenjet me Rusine Staliniste ishte ky Enver Hoxha qe diti ti mbaje shqiptaret te mbrojtur nga armiqet qe e rrethonin Shqiperine ishte ky pra vellezer dhe motra Enver Hoxha qe ne kohen e kumunizmit shkalla e analfabetizmit ishte 0 ishte ky qe me hapjen e univerzitetit te Prishtines dergoj Profesore ne Kosove per te nxjerrur Profesora e Dr ne Kosove ,qe te gjitha i beri Enver Hoxha sot shahet quhet qen dhe te gjitha pra fjalet me te keqija a eshte e drejt ti thuhet nje njeriu si xhaxhi Enver Hoxha keto fjale jo andaj vellezer dhe motra duke mos ju thene shoke edhe shoqe ta krahazojme rolin e Enver Hoxhes dhe ate te Titos , Shqiptaret vetem dy rruge kan pasur ne kohen e Enver Hoxhes pra njera me Xhaxhin Enver Hoxha Shqipetar dhe tjetra me Titon Jugosllavin pra rruga me e mire ka qene me xhaxhin Enver Hoxha .

sherri
05-11-08, 16:09
Secili komunist ėshtė qen. dedikuar shokut E. Hoxha

Ju lutem mose i ofendoni qen't!