PDA

View Full Version : endeje neper kohe..


jadore
21-10-08, 20:20
HEJ DAFINA NR 2 kur e kam pa emailin kam kesh me vetveten qe e paskna ba ate gabim po po u gezova shume qe te gjeta edhe ty ... po qysh moj po me Linen kom nejt shume une(jo vetem si ilake) u kon kolege me shoqet e mija te mira Teuten e Meriten pome vjen mire shume qe tash edhe pse edhe ti koke larg po bile se ki bllaqukin(oqeanin)si une je ma afer e me kallxon si jeni ju famijla e juj po ajo motra qe e studiojke arkitekturen nuk po me kujtohet emri bre ajo llafica me fal se tu mendu po shkruj po po spo me kujtohet e edhe ty si emen te kam dit shume se si Dafina e.. mo....Hej Dafina ti i ki pa fotot e mija mo i kam dy djem R e R e po jetoi ne A... ka ma shume se 10 vjet e po punoi po jam ka shkoi ne shkoll edhe nje her prej pleqnije ne mujsha me ba najshka hahhaha e tash te lutem kallxom ti mu per vehte si je si po kalon po e din ti ..pakes te njoftohemi ma shume se per mu qikjo ........po me lidhe me atje posht ma shume se se di jam shume e angazhume po prap gjej kohe me u permallu Te lutem kallxom per Linen edhe ate arkitekten edhe mamen edhe vllaun ...perndyshe motra jeme J ka nejt edhe ajo shume me Linen po nuk kam pas rast asnjeher me e permen e bash me ki kthy memorjen se kjo jeta shume e shpejt e spo kthehem asnjeher me kqyr te djeshmen ......

Me erdhe shume mire qe me ki shkru e te pershendes shume kalo mire e suksese te matejme


p.s mesiguri me arsyton se hala spo me kujtohet emri i asej arkitektes ,ehhhhhhh

jadore
21-10-08, 21:11
cdo here hyrje dhe daljet ne vendin tim te punes shoqerohen me thirrrjet e kojshikes sime te vogel e zerin e saj kumbues, t.....aaaaaaaaaaaaaa,
...,cdo here i ngris doren dhe automaikishte mendoj, do ti fokusohem ne memorjen e saj edhe kur kjo ti kete 20-30 vite jete dhe une kushedi ku larg saj do jem ...! do i kujtoj keto thirrjet dhe'' idolin'' e krijuar ne boten e saj ...??

...jo rastesihte e morra shembull moshen e Valerise se vogel qe me shoqerone cdo dite , sepse permes saj kujtoj femirine time ( nuk e di si ishte femirija e te tjereve ,por une kisha ...) ...cdo gje qe me pelqene si te veqante dhe ne momente te cakuara mundohesha te ruaj ne memorjen time qe kur te rritem ta kujtoj dhe verej ndryshimet e efektit ne te pelqyer ,kisha idol njerzit e rritur , shijet e tyre muzikore , fjalen qe thonin , femijet e lagjes , karakteristikat ne fizionomine e tyre apo gjestet qe kur te rritemi te shof se a mbesin te njejtet, mundohesha keshtu te ndalja kohen per momenin e caktuar , pa ditur qe te tjeret perrreth jane ose te shkujdesur ose nuk i kushtojne rendesi kesaj ,....
...nuk e di, ishte parandjenja qe ndoshta e ardhmja jone do te pershkruante me shume hapsire se ajo e prinderve tane dhe efekti largesi dhe mungese do brente bashke me kohen, mallin dhe ndarjen tone ..
...jeta sjell harrim dhe rifreski ngjarjesh , personazhezh....
perpara pak kohesh kishim tubim profesioni ishim te gjithe koleg, e disa vite me pare shoke studimesh ,te vinte te qeshesh dhe te qash kur i drejtoheshim njeri tjetrit ...te te njoh por nuk me vie emri jote ne mendje , dhe syte bridhnin mes rrudhave qe kishin nisur te krijohen ne cepin e syrit e mendja nuk te koncentrohej nga idea , mendon dhe kjo njejte per mua, kur u plak me kjo .... !!!

...sot morra dhe nje deshmi tjeter te saj , ishte e dhimbshme , nuk fajsoj as kohen as veten, as miken time , jane vetem 15 vite ndarje , largesi , keto ka jeta , mund te mos na kujtohen emrat , por nuk mund te harrojme kumbimin e te qeshures nga tavolinat perball ne ndejat e mbremjeve tona verore , humorin qe mundoheshim permes saj ta mposhnim frigen e gjithesecilit se cfare e ardhme do ishte e nesermja e jone, e qe e shprehenim permes humorit gjithesecili ne llogari te vetevetes ...
a nuk ishte paranoje e parabollizuar e gjithe ajo ...?, tash e kuptoj ...
jane te gjitha faza jete qe gjithesecili do ti perjetoj dhe ska nga i ike ..njohje rinjohje , takime ritakime ,humbje , suksese , deshira qe plotesohen por nga ngutija nuk i verejme ,
..shume cka ,mund te kem harruar neper kohet tona ,por vetem te qeshurat karakteristike dhe tiparet qe perbenin personit tone jo ,

p.s.
mbreme me derguan nje keng , per mua ishte me shume se dhurate , kenge qe me kthej pas ne te jetuarin tim femirore, kur permes tingujve melankolik vreja tiparet e vjetra te te moshuarve qe me rethonin , e sot u fokusova ne ate keng , nuk mendova me per moshat e te tjereve , mendova per veten, per tingujt e kenges qe besoj qe do ta degjoj dhe nje kohe kur te jem ne pleqeri dhe do mendoj per ditet e sotme qe jetoj , pa qka qe shume kush nga keta qe me rrethojne mund te me kete harruar emrin....per mua do te mbet kenga qe simolizone kohen kur e degjoja ..dhe njerzit qe me shoqeruan...

http://de.youtube.com/watch?v=nr0EFfh3FUQ (http://de.youtube.com/watch?v=nr0EFfh3FUQ)

jadore
17-09-11, 22:44
sot prap me trembi Valeria ,t.....aaaaaa , me vrap e plot fryme nga te bertiturat mu drejtua .. a ke pesqindeshe me thy po thote babi .. wow i thash , u rrite ti te endesh me perqindeshe ne dore pa shikuar djathtas e majtas rrugen , e deri dje nga ballkoni me drejtoheshe , po du me ardhe me ndejte tek ti , a ka qane pas shtepise sone a , se po tutem me dal ...instiktivishte ktheva dhe une kohen pas duke kujtuar rriten e saj , pse duhet te kthehemi gjithemone pas per te siguruar vertetesine tone , per te bindur veten apo tjeret ..!.. kete mendoja sonte ne mbremje ne biseden me Iden , kishte dy ore qe me tregonte te njejtat storje te jetuara nga jeta ne bashkesi , kisha se paku dhjetra here qe kisha degjuar te njejtin rrefim , e po dikur behet mjafte de , me duhej atomin e fundit te aktivizoja qe tregoja interesim dhe vemendje thuaja ti e degjoja per here te pare te treguarat e saj .
aman more Zot , thash me vete kur gjeta rastin te ndrroj teme e morra fryme shlireshem , si jemi , pse ndalemi gjithe jeten duke perkujtuar te kaluaren , pse duhet gjithmone ti fuqizojme duke perkujtuar ne fuqine e 10 . e 50e deri ne infinit cdo here ne mendjen tone veprimet tona , hjeken sfiden te kaluaren e cfardo forme tjeter ama tone zymtesije gjithesesi duhet te kete rrefimi nga e kaluara qe degjojme !.....shume interesant me vie , pse kurr ne bisedat qe bej nuk jane falenderues njerzit per te tashmen ,pse nuk dine te analizojne e vlersojne ate qe veprojne ne te tashmen , apo te me endin me bisede neper kohe per te ardhmen , thjeshte tekefundit te me bejne degjimin me interesant ..le te flasin ckado qe duan por te pakten te ndegjoj mire nga ata ,... besoni asgje me shume nuk kerkoje me shume nga njerzite ,vetem te degjoj mire nga rrefimet e tyre ..

....e ta analizosh Iden ne perditeshmeri e lakmon deri ne gjelozi bile ,se sa e perkedhelur nga fati eshte prandaj te vie ti japesh dy shuplaka qe ta kendellesh dhe ti thuash, hej je falenderuese per kete qe ke, pse duhesh kete qe jeton ta perziesh me nuanca fataliteti , po hallet e verteta te te tjerve ..!
hahhaha , mu kujtua , garant gjyshja ime do te thonte, per msysh.. ndoshta , natyra njerzore eshte e prirur te jene fetishiste , sidomos tek Ne. ..