PDA

View Full Version : SMS gabimisht tek ju!

Jana
30-10-08, 11:00
A ju ka ndodh ndonjeher me marr SMS gabim ..nese po si keni reaguar?

P.S..
Para dy neteve nji vajz e dergoj sms ....
Hajde merri Kepucet...Gabim ishte...
Edhe thash...
Une smuj me ardh po thuaj asej shoqes tande se e ki gabu numrin...

Vjollca
30-10-08, 16:21
Jana eshte tem e bukur sikur te tregohet per sms e per thirrje ne dy drejtimet a te ka ndodh te dergosh dhe te pranosh diqka ne kete drejtim http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Besoi se shumices i ka ndodh diqka ..http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Une ni her marr tel .. per me thirr ni shoqe ashtu si e kishim lene mirpo nuk e degjova zerin e saj ,pas ni kohe shoh se kisha thirr numrin gabim dhe mora shoqen ne tel.perseri ...
Kur mbas ni ore tash me ben mu tel .xrrr qe shoh ni numer si nuk e njoh e aq me beri te skuqem kur ni ze burri thot a keni thirr ju ne ket ket numer ....
po une isha me fal se gabim me fal se mos te pengova po vrtet gabova ,, dhe deshta ta mbylli tel por http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif ...... ai vazhdoi biseden
Po me vie mir se ishe gabim aq me shum se qenke femer ,,pse qka ka lidhje gabojm te gjith si femrat si mashkujt http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Po gabojm ashtu eshte po ai numer ishte i gruas sime ,per ata te falenderoi se ishe femer

Estella
31-01-09, 13:13
dje morra nje sms gabimisht ahaha ma mire spo ju tregoj qa m'erdh :P

Virti
31-01-09, 13:26
me ka pas ardhe nje sms gabimisht, ma pat urua vitin e ri... :cool:

emine
31-01-09, 14:54
s'me ka ndodhe:smile:

lovely
31-01-09, 15:36
me ka pas ardhe nje sms gabimisht, ma pat urua vitin e ri... :cool:

vallahin edhe mu jaraneshė, bile bile qfare t uruni :D

shfletuesi_
31-01-09, 18:30
isha duke shenuar ne msn me te dashuren he e paqa shendosh si molla aty ku eshte dhe duke u pershendetur ...

te dua te dua te duaaaaaaaa ne ate moment me ka shenuar nje shoqe ma ka dridh msn me nudge edhe nga shpejtesia une kam shenuar ne faqen e saj... ajo u shokua dhe doli nga msn... ate nat nuk hyri hiq me ajo shoqja qe i kan shkuar fjalet gabim, te nesermen hyri dhe me tha a eshte e vertet ajo qe the...!!!

Virti
01-02-09, 01:03
vallahin edhe mu jaraneshė, bile bile qfare t uruni :D
jaran, tash me bere kurreshtar te di cfare t'uruni te beri... :cool:

e_martumja
01-02-09, 01:05
jo veq une kam dergu gabimisht :mad:

Gjumashja
01-02-09, 08:21
" ku je shaci" me ka pas ardh

a cfare e kam dergu gabim spo tregoj me mire...:frown:

Virti
05-02-09, 01:07
s'ka ma... :cool:

desert
05-02-09, 13:12
Mua para ca dite mė erdhi njė sms : "shumė po mė pelqen numri yt" nuk e njohta numrin dhe e lash si tė derguar gabim!!!

Albonita
05-02-09, 13:31
Po ..me ka ndodhe..kur isha ne pushim per Festat e fund vitit..!

Ja kom Drgua Rilindes...Sms gabim rreth ores 01:00 te mes nates...!

Cka nuk m eka ndodh kurrr...edhe Rilinda nesrit me ka then e kam kuptua se gabim ishte msn Loqk....!

Edhe i kam kerkua faljee...!

Shpresoj se ma mos te me ndodh mi pengu as kujt me Sms te drguar Gabim.!

shfletuesi_
05-02-09, 13:34
Me ka ardh nje thirrje gabim nga belgjika, bilem ishte za femre.. kshtu

Une zakonisht kur se njoh diken pergjigjem me Alo, kend e njoh i them he cka ka ndodh..

Edhe u pergjigja me Alo ajo tha Alo .. thash Po??

LuLjaa
05-02-09, 15:55

..edhe ? :D

LuLjaa
05-02-09, 15:56
Kurr s'ka ndodh me qu sms gabim as me thirr gabim
a me marr kam marr sms gabim..

shfletuesi_
05-02-09, 17:40
..edhe ? :D

Edhe tha me fal gabim .... une kujdes mos e humb rrugen n'realitet se kshtu ska gja... prap me ndaljen e telefonit kthehesh ne shpi..

Paradox_13
05-02-09, 18:28
Ka ndodhe disa here te pranoj te tille,...me sa me kujtohet i fundit tingellonte afersishte keshtu..;

''Mos harro kure te ktheheni bleni edhe torten per E******''............

LuLjaa
05-02-09, 19:07
Edhe tha me fal gabim .... une kujdes mos e humb rrugen n'realitet se kshtu ska gja... prap me ndaljen e telefonit kthehesh ne shpi..

.. eee a pe sheh sa fjalen e ke lan pa than ma heret
e dita qe ka hala qata t'veta,, edhee :D

Ka, ka qe qojn gabim gjinja se guten ( tuten ) qe ju ik treni edhe qata frrr tjeter kun hehe

shfletuesi_
05-02-09, 19:18
O mos me shtini me fol se krejt sms e thirrje kishin qen gabim..

LuLjaa
05-02-09, 19:23
Frik e kam zan ni shok qeshtu gabimisht, ama aj ka thirr jo une :D

desert
05-02-09, 19:59
Shfletues, thash tė tregoj se mė ke dergu sms gabim :D.. nuk mu dukt qė ishte pėr mua :D

Trina_1
21-02-09, 11:16
KAM MARR NJE SMS GABIM NGA BEXHET PACOLLI :biggrin: MA UROJ 1 VJETORIN E PAVARSISE :tongue:

Gjumashja
05-07-09, 20:55
po e kom marr njo para 1muji edhe kom zbulu dicka shume interesante... s`di qysh ka me m`pa ai person ne sy kur ta takoje

Peja-Boy
06-07-09, 14:11
Kohve te fundit spo marr Sms gabim asnjo ...Po as shkrime te gabuara jo !!

Diana007
06-07-09, 14:25
Ja pata dergu Linkes nja 2 gabim duke mendu qe po ja dergoj Albonites :biggrin:
deri kur me shkrujti Linka moj a ke bo pare boll aa :biggrin:

Makresh
06-07-09, 15:07
Me ka ndodhe nje here nje vajz e huaj me dergonte sms-a gabimisht, tentova ti pergjigjem nuk lejoi dhe filloj te nxehet dhe me kercenoi qe do ti kepus lidhjet mesneve nese nuk behem pak me serioz :biggrin:

Tani e thirra ne tel dhe tamam i tregova qe kishte dergue gabimisht s'disa here ma kputi lidhjen dhe as diten e mir nuk me tha ahahahaaaa

Jana
17-09-09, 12:40
...para disa diteve..une e kam thirr nje person ...gabim...
E kisha pas mar numrin gabim....ncncncncn nejse masnej e thirra at personin edhe i kerkova fajle dhe ja spjegova qe nuk kisha asnje qellim..thjesht ja kisha pas ndrru vendin numrav...

roadrunner
17-09-09, 12:45
Mu mpat ardh ni sms naten (hahahha): Oj Gane, si je a je mire. Desha te falenderohem qe pranove me pi kafe me mu. Me pelqeu shum sinqeriteti. Gane, ttu kisha lut nese mundesh me gjet koh neser kisha pas qef me te njoftu me nanen tem se nuk po ju pritet, te lutem me kthe sms

Po ja kthej: Me fal Zoteri, gabim keni shkru

Aj apet: Oj Gane, t'u kisha lut mos ben hajgare, ti niher the se te pelqeva, tash edhe nana jem po ka qef me te pa, te lutem ma kthe pergjigjen sa me shpejt

Une: O dosti jem un jam gru e martune, ska ktu gane, mos em shkruj ma se sti kthej SMS....

Aj apet: Oj Gane, ma mir mem pas than ne ftyr se stu doka se kshtu mem lan me shpresa. Hallall te koft!

Xuki
17-09-09, 12:59
Roadrunner......a e pate veq me kallxu qė je e martume aaa? hahahhahahaha

Jo mu rahat po mė lan gjinja...askush nuk po mė shkruen...as me qėllim e as pa qėllim!! :( :(

roadrunner
17-09-09, 13:04
Qy shiptari e morr si kungj hahaha...

Roadrunner......a e pate veq me kallxu qė je e martume aaa? hahahhahahaha

Jo mu rahat po mė lan gjinja...askush nuk po mė shkruen...as me qėllim e as pa qėllim!! :( :(

Xuki
17-09-09, 13:14
Qy shiptari e morr si kungj hahaha...

Hajt se nuk ėshtė marre me kanė e martume.........unė kur t'martohna tė gjithve ju tregoj qyy...hiq nuk ma ninė bre!! http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

roadrunner
17-09-09, 13:16
Valla ndash merre si marre ndesh qysh te duesh, mu ma ka qit shume mire hahahha.....bile bile me i pas kqyr kejt postet, kishe mujt me diktu mei'here...bile bile kqyre edhe avatarusin ka ma shum evidenca huahuahauhauh.........

Ti kur tmartohesh ne thirr ne dasme :D

Hajt se nuk ėshtė marre me kanė e martume.........unė kur t'martohna tė gjithve ju tregoj qyy...hiq nuk ma ninė bre!! http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Xuki
17-09-09, 13:27
Valla ndash merre si marre ndesh qysh te duesh, mu ma ka qit shume mire hahahha.....bile bile me i pas kqyr kejt postet, kishe mujt me diktu mei'here...bile bile kqyre edhe avatarusin ka ma shum evidenca huahuahauhauh.........

Ti kur tmartohesh ne thirr ne dasme :D

Kom mendu qė je mashkull e pėr qata nuk ti kam kqyrė tė gjitha postimet! hahahahhahahahaaaaa

Si ta gjej njo pėr martesė kam met thirrė edhe ty...hiq mos u mėrzit pėr kėt punė! http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

roadrunner
17-09-09, 13:41
Po ti moderator hahaha, a veq per femra je aaaa hahaha....si ta gjejsh njo edhe un pa ardh se la :D

17-09-09, 13:47
Po ti moderator hahaha, a veq per femra je aaaa hahaha....si ta gjejsh njo edhe un pa ardh se la :D

Po mu m'kan caktu mi ruejt femnat! hahahahhahahaa

Jo m'duhet me gjetė njo patjetėr....se nuk po rrihet kėshtu! hahahahaa

roadrunner
17-09-09, 13:49
Valla be ski faj, bile bile kur te bahet kaniher therr ne sy, veq i thu tka thirr nana se ish merzit per ty shum, knaqesh tu nejt veten hahah

Po mu m'kan caktu mi ruejt femnat! hahahahhahahaa

Jo m'duhet me gjetė njo patjetėr....se nuk po rrihet kėshtu! hahahahaa

Xuki
17-09-09, 14:01
Valla be ski faj, bile bile kur te bahet kaniher therr ne sy, veq i thu tka thirr nana se ish merzit per ty shum, knaqesh tu nejt veten hahah

Edhe kjo koka ide e mirė....a pe sheh qysh mėsoj unė trika kėtu!!?? hahahhahaha

roadrunner
17-09-09, 14:13
Ta gjejm niher ni nuse ty, se tani trika e trika tmushi hahhahahha....duhesh edhe telefonin tani me ble qe man ma shum SMS edhe me bo me mujore

Edhe kjo koka ide e mirė....a pe sheh qysh mėsoj unė trika kėtu!!?? hahahhahaha

Xuki
17-09-09, 14:23
Ta gjejm niher ni nuse ty, se tani trika e trika tmushi hahhahahha....duhesh edhe telefonin tani me ble qe man ma shum SMS edhe me bo me mujore

Pash mu kqyr si pėr veti me kanė.....hahahhahahaaaa

roadrunner
17-09-09, 14:32
Po kqyri si mu pas kan per vlla temin, se me kqyr qysh kom kqyr un per veti, aorten e bllokume, syt mu qarrun pej mungeses se qarkullimit te gjakut, e tmu zverdh trupi, tem hypi temperatura.....dej thash po ke tu em lan ne ven aaaaaaa

Pash mu kqyr si pėr veti me kanė.....hahahhahahaaaa

pirro
17-09-09, 14:37
Zakonisht gabim me vin ...

Zana_ch
17-09-09, 14:42
pirro o derq mos i qel mi lexue ata se te vin gabimisht mer se pot zan sherri me zhaden

Xuki
17-09-09, 14:47
Po kqyri si mu pas kan per vlla temin, se me kqyr qysh kom kqyr un per veti, aorten e bllokume, syt mu qarrun pej mungeses se qarkullimit te gjakut, e tmu zverdh trupi, tem hypi temperatura.....dej thash po ke tu em lan ne ven aaaaaaa

hahahhahahahahhahaaaaaa.....paske hjekė shumė bre!!! ani kqyr pra si pėr vėlla se nuk po du met mundu prap!!

thellenza
17-09-09, 21:02
Pash mu kqyr si pėr veti me kanė.....hahahhahahaaaa Eeej kqyrne more keta, ktynehere lypke msn-a tash po lypka nuse :biggrin:
E paska ndryshu shijen! :tongue:

Po kqyri si mu pas kan per vlla temin, se me kqyr qysh kom kqyr un per veti, aorten e bllokume, syt mu qarrun pej mungeses se qarkullimit te gjakut, e tmu zverdh trupi, tem hypi temperatura.....dej thash po ke tu em lan ne ven aaaaaaa

emine
17-09-09, 21:13
cfare teme,une per vete deri tani skam pas experienc till,edhe me ardhe nuke harrgjoi asnje cent me ja kthy ate sms:wink:

Qika^Me^Kule
08-09-11, 20:32
Nganjhere me vie... por une askujt si kam dergu gabimisht :rolleyes:

taraku-1
08-09-11, 20:56
ora 08.00 ne mengjes '' Oj sheg, a po vjen te nana me t'10-ve '' kjo u kan inxhe...

emine
08-09-11, 20:59
spo vijne qata qe po mi dergojne,e lemo gabimisht,qy niher cfare pyetje

tarak mire je prej shnetes ti?

taraku-1
08-09-11, 21:12
spo vijne qata qe po mi dergojne,e lemo gabimisht,qy niher cfare pyetje

tarak mire je prej shnetes ti?

si tarak mo hahahaah
po ti a te kaloj gripi

emine
08-09-11, 22:05
si tarak mo hahahaah
po ti a te kaloj gripi
jo i treti perkujtim ne fd a per eminen,nisi fjalet e pergaditi prej qtashit e rrej najsend se jena kan shok tmire :P

MemphiSx
08-09-11, 22:13
Mu kish tek njoni njo 3-4 SMS gabim tuj mi qu...A PO MA BJEN QAT TRAKTOR SE KOM ME LIVRU EDHE AREN E RRUSTEMIT. :@ :D