PDA

View Full Version : Sekretet per nje fytyr te bukur mashkullore...


Jana
04-11-08, 17:42
Ėshtė mė se e vėrtetė: meshkujt e sotėm e kanė hedhur tashmė tej tabunė e kujdesit pėr bukurinė e tyre dhe pretendojnė tė kenė pamje tė jashtme sa mė tė kėndshme. Kėshtu duke u ndihmuar jo vetėm nga produktet e ndryshme kozmetike por edhe pėrmes njė rruajtjeje tė saktė tė fytyrės, ata kanė filluar tė zotėrojnė lėkurė gjithnjė e mė tė butė, pa puērra dhe zona tė thata.

Sipas statistikave rreth 89% e meshkujve vazhdojnė tė preferojnė brisqet e ndryshėm pėr mjekrėn dhe mustaqet, ndėrsa vetėm 11% e tyre pėrdorin makinat elektronike. Njėkohėsisht rezulton se rreth 40% e meshkujve pėrdor nė masė tė gjerė produkte pėr fytyrėn. Por cilat janė vallė sekretet pėr tė pasur njė rruajtje sa mė tė saktė tė saj?

Lloji i lėkurės
Hapi i parė ka tė bėjė me gjetjen e llojit tė lėkurės dhe tė qimeve qė mund tė ketė njė mashkull. Pėr kėtė ai duhet tė shikohet me kujdes nė pasqyrė dhe tė ndjekė ecurinė dhe pasojat e rruajtjes pėr ēdo ditė.

• Nėse lėkura juaj shkėlqen nė pjesėn e hundės dhe nė ballė por nė faqe ėshtė e thatė, atėherė keni lėkurė tė pėrzier ose tė yndyrshme.
• Nėse lėkura juaj duket fiziologjike, nuk shkėlqen por nuk duket as e thatė, atėherė keni lėkurė normale.
• Nėse lėkura juaj ėshtė e thatė, e prirė qė tė shqitet nė copa tė vogla, atėherė keni lėkurė tė thatė.
Hapi i dytė qė duhet tė ndėrmerrni ka tė bėjė me gjetjen e llojit tė qimeve qė keni nė fytyrė.
• Nėse ato janė tepėr tė dendura, nė ngjyrė tė errė, tė egra dhe ridalin pak orė pasi jeni rruar, atėherė keni "mjekėr" (qime) tė fortė.
• Nėse qimet e mjekrės janė tė dendura, tė zeza ose kafe, disi tė ashpra dhe mjafton qė tė rruheni ēdo mėngjes pėr tė qenė nė formė tė mirė pėr 24-orėshin e ardhshėm, atėherė padyshim qė keni qime me fortėsi mesatare.
• Nėse qimet e juaja janė tė dendura, por kanė edhe hapėsira mes tyre, nuk janė tė egra dhe nuk rriten shpejt, atėherė keni qime tė buta.
Zgjedhja e produkteve

Nė pėrputhje me llojin e lėkurės dhe tė qimeve mund tė zgjidhni produktet e duhura pėr rujtje sikurse edhe metodėn e pėrshtatshme.

• Nėse lėkura muaj ėshtė e yndyrshme ose e pėrzier ėshtė mė mirė qė tė rruheni me briskun klasik tė rrojės dhe rrallė tė pėrdorni makinėn elektrike.
Nė kėto lloj lėkure ėshtė e kėshillueshme qė tė pėrdoren produkte pėr kujdesin e fytyrės nė formė xheli dhe jo shkume. Por kėshtu duhet tė pėrdoret edhe "after shave" (pas rrohjes) nė formė xheli.
• Nėse lėkura juaj ėshtė normale, mund tė pėrdorni si briskun tradicional ashtu edhe makinėn elektrike tė rrojės. Por, nga seria e produkteve tė pas rrojės ėshtė e kėshillueshme qė tė shmangni pėrdorimin e atyre me alkool, tė paktėn jo pėrditė. Nė vend tė tyre mund tė pėrdorni produkte nė formė kremi.
• Nėse lėkura juaj ėshtė e thatė dhe e ndjeshme mund tė pėrdorni gjithnjė makinėn elektrike dhe mė pas, si “after shave”, njė nga produktet nė formė kremi.
• Nėse keni qime tė forta, tė cilat rriten shpejt, ėshtė e kėshillueshme qė tė kombinoni briskun me makinėn. D.m.th. tė rruheni ēdo mėngjes me brisk,
pasi tė keni bėrė njė shkumė tė mirė, ndėrsa pasdite pėrdorni pėr "freskim" makinėn elektrike.
• Nėse qimet tuaja nuk janė kaq tė vėshtira dhe nuk dalin shpejt pėrdorni vetėm makinėn elektrike dhe mė pas "after shave" qė i kombinon lėkurės suaj.
Veēantitė
Lėkura e meshkujve nuk ėshtė e njėjtė me atė tė femrave dhe pėr kėtė arsye firmat e ndryshme kanė krijuar dy seri produktesh kozmetike. Pra, ėshtė e detyrueshme qė tė zgjidhni kremra dite ose produkte rruajtjeje qė i takojnė serisė mashkullore. Por ēfarė e ndryshon lėkurėn mashkullore nga ajo femėrore?

1. Shtimi nė ritme tė larta i hormoneve mashkullore gjatė periudhės
sė pubertetit krijon terren tė pėrshtatshėm pėr rritjen nė sasi tė madhe tė qimeve nė fytyrėn mashkullore. Si rrjedhim lėkura do tė humbasė butėsinė e dikurshme.
2. Po kėshtu gjatė pubertetit ka mė shumė mundėsi pėr daljen e puērrave, gjė e cila prish njėtrajtshmėrinė e lėkurės.
3. Procesi i "mbushjes" sė lėkurės me yndyrė vazhdon deri nė moshėn 80-vjeēare.
4. Indet e shumta mbrojtėse brenda lėkurės reflektojnė trashėsi mė tė madhe.

Dush skocez
Shumė duhet tė kenė dėgjuar pėr kėtė lloj dushi, por nga praktika rezulton se pak e pėrdorin atė. Ne ju ofrojmė mundėsinė tė gjithė meshkujve qė t’i japin fytyrės sė tyre njė kėnaqėsi dhe pamje tė mrekullueshme, duke ndjekur kėto hapa.
Nėse rruheni gjatė kohės qė bėni dush dhe mė e butė, ndėrsa rruajtja do tė bėhet mė e thellė. Pėrveē tė tjerash avulli dhe uji i ngrohtė i ushqejnė qimet me lagėshtirė dhe pėrmirėsojnė gradualisht cilėsinė e tyre, sidomos kur keni qime tė forta.
Menjėherė mė pas shpėlajeni lėkurėn me ujė tė ftohtė, i cili do tė ndihmojė tė mbyllen poret dhe tė largohet ēfarėdo dėmtimi (ēarje etj.) qė mund tė jetė shkaktuar nga brisku.