PDA

View Full Version : Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale


~AnnA~
13-11-08, 00:24
http://1.1.1.5/bmi/www2.cnrs.fr/sites/communique/image/hadrontherapie1.jpg

Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale eshte zbuluar nga kerkuesit e Laboratorit te goditjeve atomike dhe molekulare te Universitetit te Parisit 11 dhe nga ata te laboratorit te Gjenotoksologjise dhe cikleve qelizore te Institutit Kyri (Institut Curie (http://www.curie.fr/)). Kjo metode konsiston ne futjen ne qeliza te atomeve te rende si platini. Keto te fundit duke u eksituar ionizojne molekulat rreth tyre, duke mundesuar rritjen me rreth 50% te mundesive te tyre per tu eliminuar. Nje tjeter aspekt i rendesishem i kesaj terapie eshte fakti se duke qene se jonet e leshuar sulmojne qelizat perreth vetem pasi humbin energjine, pra ne fund te rruges se tyre, duke kontrolluar rrezatimin mund te mbrohen me se miri qelizat dhe indet e shendetshme. Kjo do ta ulte se tepermi rrezikshmerine e terapise e cila do te kishte shume me pak pasoja tek pacientet (jo me humbje te flokeve, dobesim, zbehje etj.)
Hapja me 2012 e nje qendre ne Lion do te mundesoje zbatimin e nje terapie te bazuar mbi te njejtin koncept, por me te avancuar dhe te bazuar mbi jonet e karbonit (si qendra HIMAC ne Japoni).
Ne figure paraqitet vrojtimi i atomeve te platinit ne qeliza ne faza te ndryshme te terapise. Sic shihet ne foton e fundit therrmijat (pikat e verdha) nuk jane te perqendruar ne berthamen e qelizes por rreth saj.
Burimi: CNRS (http://www2.cnrs.fr/presse/communique/1385.htm)