PDA

View Full Version : Fotografohet "Lenda e erret"


~AnnA~
17-11-08, 17:40
http://1.1.1.4/bmi/chandra.harvard.edu/photo/2008/macs/macs_scale.jpg

Fotografim eshte nje fjale ndoshta e papershtatshme per nje lende hipotizimi i te ciles vetem para pak vitesh bente pjese ne ate vijen e holle qe ndante shkencen me fantashkencen. Tanime kemi provat qe ajo cka pak vite me pare ishte dicka e pa perkufizuar mire, ekziston dhe per me teper efektet e saj jane te dukshme, dhe me ndihmen e kompiuterave edhe te “fotografueshme”.
Konceptit te lendes se erret iu kushtua rendesi rreth viteve 60 (edhe pse hamendje ishin hedhur qysh me 1930) pasi u verejt se masa e universit te dukshem nuk ishte ne gjendje te shpjegonte faktin e nje universi te qendrueshem. Faktikisht masa e yjeve dhe galaksive qe ne shohim nuk permban nje force gravitacionale aq te madhe sa te beje te mundur mosshkaterrimin e universit, neqofte se do te ekzistonte vetem kjo lende galaksite do te shperndaheshin ne drejtime te ndryshme njera nga tjetra. Megjithate kjo nuk ndodh dhe per kete arsye u hodh koncepti i lendes se erret, masa e te ciles do te formonte sipas teorive rreth 80% te mases se universit, ndoshta dhe me shume. Megjithate nje nga karakteristikat e kesaj lende ishte fakti se ishte e pamundur te shihej.
Tani fale teknikave te terthorta eshte arritur te fotografohen efektet e kesaj materie duke krahasuar fotot e nje perplasjeje midis dy grumbuj galaksish te marra nga teleskopet Hubble dhe Chandra.

http://1.1.1.1/bmi/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/d/d6/BlackHole_Lensing.gif

Per te arritur ne kete rezultat kerkuesit kane shfrytezuar tekniken e lentes gravitacionale. Kjo teknike konsiston ne faktin se nje objekt me mase te madhe (psh. nje vrime e zeze) deformon rrezet e drites tamam si nje lente, pikerisht sic tregohet ne figure. Duke verejtur fotot e marra nga teleskopet eshte arritur te verehet se ka nje ndryshim te lehte por te dukshem ne keto foto qe shpjegohet ne baze te principit te lentes gravitacionale. Duke qene se ne grumbujt e galaksive nuk ndodhen vrima te zeza te nje madhesie te tille sa per te shpjeguar devijimin e madh te drites (ekzistenca e nje vrime te zeze te tille do te sillte orbitimin rreth saj te galaksive), eshte materia e erret ajo qe eshte shkaketare per kete proces. Keshtu duke llogaritur forcen gravitacionale te nevojshme per efektin e madh te lentes u zbulua se masa e dobet yjeve nuk eshte ne gjendje ta beje kete gje. Eshte vetem terheqja gravitacionale e lendes se erret qe shpjegon perthyerjen e madhe te rrezeve te drites.
Lenda e erret ne figure eshte e shenuar me blu, ndersa me te kuqe jane shenuar gazrat e ngjeshur dhe te nxehte qe shfaqjen gjate perplasjes.

Arbi_07
18-11-08, 00:11
Te pershendes vetem vazhdo me keto shkrime

Bardhyli-Iliri
18-11-08, 00:21
Kontributi juaj ne fushen e shkences eshte per qdo lavdate, vetem vazhdoni.