PDA

View Full Version : Nga drita e diellit:perfiton dhe rrezikon!


~AnnA~
18-11-08, 14:36
Per nje kohe te gjate na eshte thene te ruhemi nga rrezet e diellit dhe te mbrojme veten nga ndikimi qe dielli ka ne lekure,por e verteta ndoshta nuk eshte as e thjeshte e as e hidhur.Drita e diellit ka edhe perfitime edhe efekte demtuese qe vijne nga ekspozimi i tepruar. Efektet e drites se diellit shkaktohen fale rrezeve ultraviolet. Keto rreze te thjeshta pergjithesisht ndahen ne tre lloje ne perputhje me gjatesine e vales-UVA(me gjatesine me te madhe te vales dhe energjine me te paket ne secilen njesi drite),UVB me nje gjatesie vale me te shkurter) dhe UVC (me nje gjatesie vale akoma me te shkurter por me nje energji shume te larte).


PERFITIMET E RREZEVE TE DIELLIT.
Nese ekspozimi ne diell eshte i ekuilibruar atehere perfitimet tejkalojne rreziqet. Mbi te gjitha drita e diellit ka nje efekt pozitiv per shendetin mendor dhe mireqenien e trupit, kjo per shkak te drites se dukshme qe leshohet si dhe te efektit te ngrohjes.
Rrezet UVA ne driten e diellit stimulojne prodhimin e vitamines D ne lekure. Kjo vitamine eshte e rendesishme per formimin normal, rritjen dhe rigjenerimin e kockave. Nivelet e uleta te vitamines D ne trupin e njeriut bejne qe kockat te humbin kalciumin dhe per pasoje te dobesohen e te hollohen. Kerkimet me te fundit zbulojne se shume njerez nuk e marrin ne nivele te mjaftueshme kete vitamine.
Kerkimet me te reja gjithashtu sugjerojne se nje sasi me pak ekstreme e drites se diellit nuk perben mundesi per shfaqjen e kancerit te lekures. Perkundrazi, ne sasi me pak ekstreme ekspozimi ne diell duket se ndihmon ne parandalimin e kancereve te tipeve te ndryshme, sidomos ne parandalimin e kancerit te gjoksit, te shtylles kurrizore dhe te prostates.
Perfitimi qe shume njerez dine se kane kur bejne banjo dielli eshte efekti i nxirjes. Kjo shkaktohet nga rrezet UVA te cilat stimulojne qelizat melanin-formuese ne lekure te prodhojne pigmentin ngjyre kafe te melanines. Nje sasi e larte melanine mbron lekuren nga demtimet qe shkaktojne rrezet e diellit duke krijuar mundesine qe te merrni me shume rreze dielli para se te fillojne efektet e demshme. Rrezet e diellit gjithashtu stimulojne trashjen e shtreses se pare te lekures dhe kjo gje e ben lekuren me te forte perballe demtimit te mundshem. Per aq kohe sa kjo trashje nuk kalon ne ekstrem mbetet nje efekt pozitiv ne vetevete.


RREZIQET NGA RREZET E DIELLIT
Rreziku me i dukshem qe vjen nga ekspozimi i tepert ne diell eshte efekti i djegies qe shkaktohet nga rrezet UVB. Ky efekt realizohet kryesisht per shkak te qelizave imunitare qe ndodhen ne lekure dhe qe leshojne histaminen. Histamina nga ana e vet ben qe enet e gjakut te zgjerohen duke u shfaqur edhe simptoma te tjera te inflamacionit akut. Disa qeliza mund te demtohen kaq shume nga ekspozimi i tepert ne diell saqe ne nje fare pike arrijne vdekjen, duke bere qe shtresa e siperme e lekures te bjere.

~AnnA~
18-11-08, 14:38
http://www.mjeksia.net/wp-content/kanserlekure.jpg

Ekspozimi i ekzagjeruar ne diell mund te shkaktoje shfaqjen e pikave te zeza apo kafe. Per me teper mund te shkaktohet edhe nje tip kanceri i quajtur kanceri i qelizave te lekures. Te gjitha keto efekte shkaktohen si pasoje e rrezeve UVA dhe UVB. Ky lloj kanceri ka pamjen e njollave te vogla kafe apo te pikave kafe dhe eshte e veshtire t’i dallosh nga pikat kafe te thjeshta. Sidoqofte ky lloj kanceri eshte pakez malinj dhe ne shumicen e rasteve arrin kthehet ne problem kozmetike.
Megjithate rrezet UVA dhe UVB nga ekspozimi i zgjatur ne diell mund te shkaktojne gjithashtu edhe melanomen malinje. Ky kancer konsiston ne faktin qe qelizat melanocite transformohen ne qeliza kancerogjene. Melanoma malinje shpesh zhvillohet nga shenjat e lindjes. Ky kancer mund te qendroje i vogel per nje kohe shume te gjate por gjithashtu mund te zhvillohet dhe te perhapet me shpejtesi duke u transformuar ne nje semundje te rrezikshme. Ne fazat e tij fillestare, kanceri duket si nje nishan me ngjyre qe ne lindje por me forme te crregullt dhe me ngjyrim jo normal. Njerezit qe ekspozohen shume ne diell dhe qe shpesh kane marre djegie nga dielli qe ne moshe te njome ndodhen perballe nje rreziku te vecante per melanomen malinje.
Tradicionalisht kanceri i lekures mendohej se shkaktohej nga rrezet UVB por kerkimet me te reja sugjerojne se i gjithe spektri ultraviolet merr pjese ne shkaktimin e kancerit. Per pasoje duke perdorur solariumin me rreze ultraviolet UVA perseri nuk ka siguri nga rreziku i kancerit.
Nje ekspozim i tepruar dhe per nje kohe te gjate rrit shpejtesine e plakjes se lekures dhe shkakton ndryshime te perhershme ne lekure, fale efekteve te rrezeve UVB. Rrudhat shumefishohen dhe agravohen. Gjithashtu enet e gjakut ne lekure kane tendencen te zgjerohen pergjithmone dhe disa pjese te lekures fitojne nje trashesi aspak normale dhe te crregullt; ne disa vende lekura eshte shume e holle dhe ne vende te tjera shume e trashe. Per shkak te eneve te zgjeruara te gjakut lekura mbetet pergjithmone e kuqe.
Rrezet UVC filtrohen ne shtresen e ozonit qe ne nivelet e siperme te atmosferes. Por ne ditet e sotme ozoni eshte dobesuar ne zona te ndryshme dhe ne stine te ndryshme prandaj keto rreze jane nga me te rrezikshmet dhe me lehtesi shkaktojne kancer si dhe tipe te tjera te demtimeve ne lekure.

SI TE SHMANGIM RREZIQET DHE TE PERFITOJME SA ME SHUME

Menyra me e mire per te realizuar nje ekspozim te mjaftueshem, per te perfituar prej tij si dhe per te mos i vuajtur kaq shume demet qe shkaktojne rrezet e diellit eshte qe te ekspozosh lekuren ne diell per nje kohe te caktuar dhe pastaj ta mbulosh trupin me rroba.
Koha per ekspozimin lakuriq ndryshon ne menyre te konsiderueshme. Nje person me lekure me ngjyre mund te qendroje me shume ne diell sesa nje person me lekure te bardhe. E njejta gje mund te thuhet edhe per nje person qe e ka lekuren te trashe. Nderkohe duke qendruar sistematikisht ne diell gradualisht do te ngjyroset lekura dhe do te behet me rezistente ndaj rrezeve te diellit, me tolerante. Nese merr rreze dielli per here te pare dhe nuk je mesuar me diellin, rreth 10-15 minuta mund te jene te mjaftueshme.
Sidoqofte, shpesh deshironi te ekspozoni lekuren tuaj ne rrezet e diellit me gjate sesa lekura e pambrojtur mund te toleroje, dhe ne kete rast duhet te perdorni krem tropikal kunder diellit per mbrojtje nga rrezet. Kremi i diellit siguron mbrojtje te konsiderueshme nga niveli 3 deri ne nivelin 30. Faktori mbrojtje supozohet te tregoje sesa kohe mund te rrini ne diell me kremin dhe pa kremin ne lekure. Behu i kujdesshem pasi faktori mbrojtes mund te jete realisht me pak sesa ai qe eshte shkruar mbi shishe.
Nje balsam me faktor 20 jo gjithmone e ka kete faktor. Nese ti e di se mund te tolerosh 0.5 ore ekspozim pa mbrojtje mos mendo se vertete mund te tolerosh 10 ore ekspozim me nje balsam te faktorit 20 qe ke perdorur. Balsami duhet te vendoset disa here gjate kohes kur ekspozoheni ne diell. Kjo eshte e vertete sidomos kur notoni, megjithate balsami nuk duhet te jete shume i vjeter ne kohe.
Fytyra eshte ajo pjese e trupit qe ka shume rendesi te mbrohet nga dielli duke qene se nuk mbulohet me rroba dhe logjikisht merr ekspozimin me te gjate ne diell.
Disa lloje ushqimesh duket se e bejne lekuren me te ashper perballe ndikimit nga rrezet e diellit prandaj eshte e mencur te konsumohet me shume peshk dhe te perdoret me shume vaj ulliri ne diete. Duhet gjithashtu te mesoni te rejat per shtresen e ozonit keshtu qe gjithmone te mundeni te mbroni lekuren ne stinet kohore kur shtresa e ozonit eshte e holluar.

Eddi
20-11-08, 15:28
cdo e mire ka nje te keqe dhe cdo e keqe anan pozitive te saj..