PDA

View Full Version : Si ndikon Kofeina ne shendet


~AnnA~
02-12-08, 12:04
Kafeja njihet ne te gjithe boten , por shpesh pihet, dhe pregatitet ne menyra te ndryshme saqe shpesh ndodhesh i befasuar nga llojet e pirjes.
Kafeja eshte kthyer si nje rit social dhe perdoret shpesh neper lokale, ne shtepi per pritje dhe percjellje, ne pune per ti dhene force apo perqendrim etj...
Dhe thuhet qe kafeja te ben mire sidomos po te dish ta pish si ne cilesi dhe menyre pirje ose thone qe do pire pa egzagjiruar.

Dhe pikerisht ketu qendron edhe sekreti i demit te kafese.

Prandaj ju them qe ne fillim se gjithcka qe thuhet se kafeja ben mire eshte vetem nje genjeshter dhe nje fallcifikim per efekt publiciteti dhe injorance.

Kafeja me pak fjale dhe realisht eshte nje helm sidomos kafeina qe ka nje shije te hidhur dhe perdoret nga vete pema si lende helmuase per te larguar insektet , dhe kafshet qe mund ta hane.Brenda ne kafe ndodhen gjithashtu rreth 200 lloje helmesh qe i bashkangjiten gjate procesit te pjekjes dhe perpunimit.

Kafeja nuk i jep energji organizmit pra ajo nuk prodhon energji megjithse ne ndjehemi pak me te forte mbas pirjes se saj.

Pse ndodh ky fenomen ?
Sepse kur kafeja hyn ne organizem njifet nga sensoret e brendshem(inteligjenca organike) si nje lende helmuese dhe si kunderpergjigje e ketij helmi organizmi yne kundervepron me shpejtesi duke stimuluar gjendrat endokrine duke i detyruar te leshojne hormone si adrenalina per shembull.
Pra nuk eshte se prodhon energji por e detyron organizmin te perdore ate energji qe ka ne ate moment shum apo pak qofte ajo.
Kafeja duke stimoluar sistemin endokrin na detyron te perdorim ate pak energji qe kemi ne nje impuls te vetem ne nje kohe te shkurter dhe ne na duket sikur kafeja dhe sheqeri na dhane force gje qe nuk eshte aspak e vertet.
Biles ne shume njerez ky lloj reaksioni eshte shume i fuqishem gje qe i detyron ata te ndihen keq dhe te djersisin ftohte, keta njerez mbas kesaj prove hyne tek kategoria e atyre qe nuk pine kurre kafe.


Veshkat jane organet qe vuajne me shume nga kafeina,Ajo nuk eshte me ne gjendje te mbaje mineralet e ndryshme dhe vitaminat e grupit B sidomos B12.

Demet:

1-DEPERESIONE
Per shkak te mangesive te mineraleve dhe vitaminave te grupit B ulet toni i pergjithshem i organizmit qe manifestohet ne tru ne forme depresive.
Shume njerez deprese qe marrin edhe ilace antidepresive jane konsumator te shume kafeve gjate dites qe rendojne me shume gjendjen e tyre ,Ata jane duke u kuruar me ilace per shqetesime mendore por qe ne fakt problemi i tyre eshte thjesht nje cekuilibrim i mineraleve, dhe vitaminave ne organizem, pra nje problem BIOKIMIK qe rendohet akoma me shume nga ilacet duke i lene pergjithmon deprese, kur FAKTI NE TE VERTET ESHTE SHUME I THJESHTE.

(Dhe ketu vijme perseri tek inteligjenca organike dhe jo-organike qe nuk kuptojne njera tjetren gje te cilen e kam shpjeguar ne postimet e meparshme.)

2-Mvaresi
Ata qe pine kafe jane shpesh te mvarur prej saj si ne mengjes kur zgjohen, ne dreke pas buke ,apo mbas dite sepse ajo stimulon organizmin dhe pa kete stimul keta individ ndihen shume te dobet, por qe ne realitet jane duke u helmuar perdit e me shume.

3-Dhimbje Koke
Mbas buke ne dreke kur nje pjese e mire e energjise harxhohet per tretjen e ushqimit dhe nje pjese e mire e mineraleve ka shkuar ne kete drejtim ndihemi te dobet dhe marrim nje kafe e cila merr edhe ato pak minerale e vitamina qe kane mbetur duke shkaktuar dhimbje koke e cila kurohet me ilace qe ne perberjen e tyre kane pikerisht Kafeine dhe kryejne te nje njejtin proces qe kryen edhe kafeja.


4-Cmimi
Cmimi i kafese eshte relativisht i ulet por cmimi i vertet per te paguar eshte ai i shendetit qe iken pak nga pak derisa perfundon tek doktori qe ta rrjep skalpin e kokes dhe te mbush me ilace kur faki eshte aq i thjeshte aq i thjeshte saqe kush lexon kete shkrim mund te thote se ai qe e ka shkruar eshte i cmendur gje qe nuk eshte e vertet sepse ajo qe lexon ne kete shkrim nuk do ta kesh lexuar ne asnje vend tjeter pasi te tjerat jane vetem publicita ndersa ky eshte realiteti qe shpesh na i fshehin per interesa te forta ekonomike dhe sociale, prandaj kush e kupton ka shpetuar kush nuk e kupton le ti bjerre vetes me kamzhik.

E njejta gje identike mund te thuhet edhe per cokollaten me nje ndryshim fare te vogel qe ne vend te KAFEINES ndodhet TEOBROMINA ndryshon vetem emri por jo reaksioni qe ato kryejne ne organizem per te na dhene < "Fuqi">.

~AnnA~
02-12-08, 12:06
Ē'ėshtė kafeina?

Ajo ėshtė njė substancė qė gjendet nė bimė tė ndryshme, e ndikon si stimulans pėr sistemin nervor dhe trurin.
Kafeina pėrmbahet nė bimėt qė vijojnė: nė kokrrat e kafesė me prejardhje nga Arabia, nė gjethet e ēajit me prejardhje nga Kina, nė kokrrat e kolės nga Afrika Perendimore, nė kokrrat e kakaos me prejardhje nga Meksika, kokrrat e kafesė nga Brazili dhe nė disa bimė tjera.
Sot, shumica e kėtyre bimėve, kultivohen kudo nė botė, e jo vetėm nė shtetet prej nga e kanė prejardhjen. Ekstraktet e tyre shfrytėzohen nė shumė ushqime dhe pije, si ēaji, kafeja, ēokollata dhe pije kola me ngjyrė.

Historia e kafeinės
Si substancė stimulative, kafeina ėshtė e njohur kahmoti, nė fakt prej kohės sė gurit. Ekzistojnė dėshmi se ēaji ėshtė pirė nė vitin 2737 p.e.s., kafe ėshtė pirė nė vitin 1000, ndėrsa qumėsht me ēokollatė nė vitin 1876.

Sa kafeinė konsumojmė?
Kjo ndryshon nga njeriu nė njeri. Disa njerėz nuk konsumojnė aspak kafeinė. Nga kafeina e pėrgjithshme qė konsumohet nė botė, 54% i takon kafesė, 43% ēajit dhe 3% tė tjerave (p.sh. si pije kola dhe medikamente). Te fėmijėt dhe te tė rinjtė pjesa mė e madhe e kafeinės qė e konsumojnė rrjedh na pijet kola.

Cilat janė efektet e kafeinės?
Efekti kryesor ėshtė stimulimi i sistemit nervor qendror. Si rezultat paraqiten efektet qė vijojnė:

Sasi tė vogla: pagjumėsi, rrahje tė shpeshta tė zemrės, tensioni i gjakut rritet, zmadhohet prodhimi i urinės, zmadhohet aciditeti nė lukthi.
Sasi mė tė mėdha: shqetėsim dhe parehatshmėri (agjitim), kokėdhembje, pagjumėsi.
Sasi shumė tė mėdha: mund tė shkaktojnė konfuzion dhe ndonjėherė halucincione.
Efekte afatgjate: nėse konsumoni mė shumė se 600 mg kafeinė nė ditė, gjatė njė periudhe mė tė gjatė, mund tė shfaqet pagjumėsi, brengosje, simptoma depresive, mundime nė stomak.
Si ndikon kafeina nė gjumin?
Nėse konsumoni kafeinė pak para se tė fleni mund tė ankoheni pėr kėtė: rėndė u ze gjumi, flini mė pak, periudha mė tė shkurta tė gjumit tė thellė dhe tė tė ėndruarit, zgjoheni tė lodhur.
Sa kafeinė ka nė produkte tė ndryshme?
Numrat janė vetėm pėrafėrsisht. Sasia varet nga ajo si ėshtė e pėrgatitur pija, nga ēka ėshtė e bėrė dhe sa ėshtė e koncentruar.
Kafeja
- Kafe e filtruar (250 ml) 200 – 250 mg kafeinė.
- Kafe e perkoluar (250 ml) 100 – 150 mg kafeinė.
- Instant kafe (250 ml) 80 – 150 mg kafeinė.
- Kafe me pak kofeinė (250ml) 4 – 8 mg kafeinė.
Ēaj
- Ēaj rusi (250 ml) 20 – 200 mg. kafeinė (zakonisht 20-50 mg).
Pije tjera
- Pije kola (350 ml) 30 – 72 mg kafeinė. Pijet me shumė kafeinė pėrmbajnė mė shumė – p.sh. pijet energjetike.
- Ēokollatė e nrohtė 10 mg kafeinė.
- Copė ēokollate (100 gr) 12 mg kafeinė.
Cila ėshtė doza toksike e kafeinės?
Ėshtė e vėshtirė tė thuhet saktė sa kafeinė ėshtė tepėr, pasi qė reakcionet dhe pėrgjigjet ndaj kafeinės janė tė ndryshme. Disa njerėz tolerojnė mė shumė kafeinė se tė tjerė. Pėrafėrsisht, 250 mg kafeinė shkakton efekte mesatarisht tė shprehura, ndėrsa 750 mg efekte tė shprehura. Shumica e hulumtuesve pohojnė se rreziku shėndetėsor pėr njerėzit qė konstant konsumojnė mė pak se 600 mg/nė ditė ėshtė i vogėl. Megjithatė nėse jeni nėn stres, vuani nga shqetėsimi ose nėse jeni shtatzėnė nuk rekomandohet tė merrni mė shumė se 200 mg/nė ditė.
Kafeina dhe shtatzėnėsia?

Hulumtimet kanė treguar se sasia e lejuar e kafeinės gjatė shtatzėnėsisė, nuk paraqet rrezik pėr beben. Megjithatė nėse pihen sasi mė tė mėdha mund tė shfaqen vėshtirėsi nė mbetjen shtatzėnė dhe tė zmadhohet rreziku pėr abort. Rekomandohet gratė shtatėzėna tė mos konsumojnė mė shumė se 200 mgr kafeinė/nė ditė. Ajo mund tė jetė nė formė tė 4 gotave ēaj, dy gota kafe ose vetėm njė gotė kafe, nėse bėhet fjalė pėr kafe tė fortė.
Heqja dorė nga kafeina
Nėse mendoni qė konsumoni tepėr kafeinė, mund ta zvogėloni ose ta ndėrprisni krejtėsisht. Nėse paraprakisht keni pirė rregullisht, ėshtė krijuar varėsi dhe mund tė shfaqen simptoma tė caktuara tė abstinencės, si: shqetėsim, kokėdhembje, lodhje, ndjenjė lodhjeje dhe se gjithēka ju dhemb.

~AnnA~
02-12-08, 12:07
Si ndikon kafeja nė shėndetin e njeriut


Ekspertėt gjermanė dhe ata amerikanė rikonfirmojnė edhe njė herė efektet pozitive tė kafesė nė shėndetin e njeriut. Vetėm pak kohė mė parė ishte vėrtetuar pjesėrisht nga kėrkuesit italianė se procesi ndaj kafesė kishte “mbaruar”. Pija mė e konsumuar dhe mė e dashur nė botė ishte ēliruar pėrfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka mė asnjė dyshim, studimi i Institutit Italian pėr ushqyerjen dhe ushqimin mbėshtetet plotėsisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman tė Barennit tė Mynihut, si dhe kolegėt e tyre nė “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer e Rob Van Dam. Pėrfundimi ėshtė i njėjtė: nėse nuk kalohet limiti i katėr filxhanėve kafe ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku pėr aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, pėrveēse ėshtė njė rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrėn nė formė tė mirė dhe nga aroma e saj ēlirohen substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Kėshtu, pija e zezė, “mbreti” pas ēdo pauze nė punė dhe daljeje me miqtė, duket se po jeton nė shkallė ndėrkombėtare njė imazh tjetėr nga ajo qė tė gjithė kishin menduar mė parė. Askush nuk mund ta mohojė se pėr vite e vite me radhė pija mė e dashur nė botė ėshtė parė me njė sy tjetėr, ēka i ka detyruar specialistėt e kėsaj fushe tė zhvillojnė studime tė detajuara.
Konsumimi
Ideja se konsumimi i disa filxhanėve nė ditė rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dėme kardiovaskulare tani nuk ekziston mė. “Kjo ėshtė zyrtare. Studimet qė tregonin nė tė kaluarėn se kafeja ėshtė e dėmshme pėr organizmin, tani nuk mund tė mbrohen mė”,- ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisė ushqimore nė Universitetin gjerman tė Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja ėshtė njė pėrzierje e mė shumė se njėmijė substancash, shumė prej tė cilave akoma nuk janė studiuar pėr efektin e tyre mbi shėndetin njerėzor. “Ėshtė e vėrtetė qė shumė nuk janė studiuar, por ato mė tė rėndėsishmet pėr tė dalė nė njė pėrfundim, janė studiuar”,- tregon ai. Nė fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrėn dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat qė vepronin nė qelizat nervore si receptorė tė adenozinės, veprim kimik qė kryhej nga sheqeri dhe njė bazė e zotuar me strukturė tė njėjtė me kafeinėn, nė gjendje pėr tė shkaktuar pėrgjumje dhe pėr tė ngadalėsuar aktivitetin natyral. Nė kėtė mėnyrė, duke bllokuar veprimin e adenozinės, kafeina shkaktonte efektin e njohur tė mungesės sė pėrqendrimit dhe nxiste lodhjen, por qė kurrsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė e dėmshme pėr shėndetin.
Studimi
Ashtu si tė gjithė pėrbėrėsit e tjerė ushqimorė, studimi aktual tregon problemet qė mund tė shkaktohen vetėm nga mėnyra se si kafeja konsumohet. Sipas mjekėve tė studimit, kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjė rrezik qė kafeina tė veprojė negativisht mbi tė, por ata qė nuk janė mėsuar me kafenė dhe papritur fillojnė tė pinė shumė filxhanė, duhet tė pėrballen me sindromat e njė doze tė tepruar, qė fillojnė nga nervozizmi e deri te rrahjet jo tė rregullta tė zemrės. Kjo do tė thotė se nėse nuk kalohet kufiri i katėr kafeve ekspres nė ditė, domethėnė rreth 300 miligramė kafeinė, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku pėrjashtim bėjnė vetėm personat me tension tė lartė dhe shumė tė ndjeshėm ndaj kafeinės, tė cilėve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumė filxhanėve nė ditė. Por, pėrveē ekspertėve evropianė, lajme tė mira pėr “pijen mė tė dashur nė botė” vijnė nga dy kėrkuesit e “Harvard School of Public Health”, Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar njė studim pėr njė periudhė tė gjatė kohe duke vėzhguar mė shumė se 150 mijė gra, nė pėrfundim tė sė cilit arriti nė konkluzionin: “Konsumi i kafesė nuk ndikon aspak nė rritjen e tensionit tė gjakut”. E ndėrsa studime tė ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nėnvizon: “Kjo ndodh, sepse kafeja me sa duket pėrmban edhe substanca qė neutralizojnė tė ashtuquajtura efektet negative tė kafeinės”.
Abuzimi
Njė pije “inteligjente” dhe e domosdoshme, megjithatė, gjėja ku duhet treguar mė shumė kujdes ka tė bėjė me konsumin e saj. Mes tė tjerash, kjo “ftesė” vjen dhe nga prezantimi i fundit pėr temėn “Kafeja dhe shėndeti”, zhvilluar nėn kujdesin e INRAN, Instituti Kombėtar i Kėrkimit pėr Ushqimet dhe Ushqyerjen, me kontributin e enteve tė tillė si “Fondacioni pėr studimet mi ushqimet”, i cili qė nga viti 1986 ėshtė pikė referimi shkencor, kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr kėrkimet nė kėtė sektor; instituti farmakologjik “Mario Negri” nė Milano dhe instituti britanik “Coffee Science Information Centre”, qė pėrmbledh studimet mė tė fundit tė kėsaj fushe tė publikuara nė revistat mė tė mira shkencore. Por abuzimi me kafenė mund tė shkaktojnė intaksikacion, tė njohur ndryshe me emrin kafeinizėm, qė shkakton irritim dhe shqetėsime tė gjumit e qė mund tė bėhet vdekjeprurės vetėm nė rastin teorik, nėse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartė kjo me asimilimin e dhjetė gramėve kafeinė. Kush nuk ka ndėrmend tė bėjė ēmenduri tė tilla dhe nuk i kalon mė shumė se katėr filxhanė nė ditė, nuk ka asnjė arsye pėrse tė trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund tė konsiderohet nė asnjė mėnyrė si njė substancė qė jep varėsi si drogat e vėrteta.
Sportistėt
Nga kėtej del se kafeja ėshtė edhe njė mike e mirė e sportistėve. Falė veprimit tė saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund tė japė njė ndihmė pėr njė imazh tė mirė artistik, pa iu trembur aspak testit anti-doping, qė mund tė tregojė diēka tė ēuditshme vetėm nėse kalohet kufiri i 12 miligramė kafeine pėr njė litėr urinė, sasi qė korrespondon jo mė shumė se 12 kafe ekspres pėrnjėherėsh. Por, pėr tė kuptuar sa kafeinė ka konsumuar njė njeri, ėshtė e rėndėsishme tė mos lėsh pas dore diferencėn mes ekspresit tė pirė nė bar dhe kafesė sė pėrgatitur nė shtėpi, qė mesatarisht pėrmban nga 40 deri nė 80 mg, apo edhe krahasimin e bėrė me kafenė e quajtur ndryshe “amerikane”. Megjithatė, kjo nuk ėshtė njė e vėrtetė absolute. Shpesh herė mund tė arrihet e kundėrta nė varėsi tė mėnyrės sė pėrgatitjes.
Pirja pas vakteve
Zakoni pėr tė pirė kafe menjėherė pas vakteve tė ngrėnies ėshtė pozitiv, pėr faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide tė stomakut. Ndėrkaq, kush vuan nga njė sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetėr tė kufizojė pėrdorimin e kėsaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesė lėshohen rreth 900 substanca kimike me njė fuqi tė madhe antioksiduese. Bėhet fjalė pėr substanca kimike qė shpėrbėhen shpejt nė ajėr, ndaj pėr kėtė arsye specialistėt tregojnė se kafeja duhet pirė menjėherė pas pėrgatitjes, pa e lėnė tė ftohet. Nėse nuk ėshtė vėrtet njė “ilaē qė tė zgjat jetėn”, padyshim qė ėshtė diēka qė i ngjan shumė. Ėshtė provuar se antioksiduesit qė pėrmban ēdo kokėrr e saj parandalojnė shumė sėmundje, mes tė cilave shumė lloje kanceresh, si ata tė pankreasit dhe zorrės sė trashė, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dėmtues qė zhvillohet nė qelizat e tyre. Me pak fjalė, kafja ėshtė njė “mikeshė” nga e cila nuk duhet hequr dorė kurrė.

Pėrgatiti: Jonida Tashi

"Gazeta Albania"

Alkimisti_ch
07-12-08, 10:24
Falemnderit per kete teme se une vertet jam nje mik i perbetuar i kafes dhe ndonese ne rastet tjera jam i rezervuar me Kafen nuk e kam ndermend te mendoj asnjiher pe divorcim. Thjesh sadpo deperton aroma e kafes dhomen time, une edhe ne gjum po te isha do te ngrihem per te pire ate...
Natyrisht e konsumoj ne menyr te lejueshme por ka dite qe edhe deri ne 10 kafe i konsumoj...

Idila
07-12-08, 21:31
Kofeina tė kthjellon...tė zgjon trurin nga gjumi, je mė i gjindshėm nė cdo veprim, andaj, pijeni pa ndrojtje. ;)

Jana
16-08-09, 03:55
Personat tė cilėt ēdo ditė konsumojnė sasi tė mėdha tė kofeinės, veēanėrisht nga kafeja, kanė rrezik mė tė madh pėr tė vuajtur nga kokėdhembja e kohėpaskohshme.


Te ky pėrfundimi ėshtė arritur pas njė studimi nė tė cilin kanė marrė pjesė 50 mijė njerėz, dhe ėshtė vėrejtur se pirėsit e tepėrt tė kafesė vuajnė mė shpesh krahasuar me ata qė e konsumojnė atė mė me kontroll.

Edhe pse shkaktari i dhembjes sė kokės nuk ėshtė i qartė, autorėt e studimit i kėshillojnė personat qė preken nga kjo, tė ulin sasinė e kofeinės ditore tė konsumuar.

Pupi
16-08-09, 08:57
Personat tė cilėt ēdo ditė konsumojnė sasi tė mėdha tė kofeinės, veēanėrisht nga kafeja, kanė rrezik mė tė madh pėr tė vuajtur nga kokėdhembja e kohėpaskohshme.


Te ky pėrfundimi ėshtė arritur pas njė studimi nė tė cilin kanė marrė pjesė 50 mijė njerėz, dhe ėshtė vėrejtur se pirėsit e tepėrt tė kafesė vuajnė mė shpesh krahasuar me ata qė e konsumojnė atė mė me kontroll.

Edhe pse shkaktari i dhembjes sė kokės nuk ėshtė i qartė, autorėt e studimit i kėshillojnė personat qė preken nga kjo, tė ulin sasinė e kofeinės ditore tė konsumuar.

Nuk besoj qė qėndron kjo ēfar kan ardhur nė pėrfundim studjusit pėr kafen. Shumė mė shumė do ta kisha besuar diēka lidhur me zemren, tensionin e gjakut apo edhe ndonjė gjė tjetėr....
Tensionin e gjakut e permena ?
E pėr zoten at'he ka diēka kėtu, sepse nga tensioni i lart i gjakut vie deri tė ushtima e veshėve dhe mė pas dhimbja e kokes.

Veq nji gjo po u thom, Cigaren ma ndaluet, edhe kafen me ma ndalu as mos tju shkoj menja a !

Murgesha
16-08-09, 13:11
Tybe nese nuk i pi se paku 5 kafe ne dite, as me sy nuk shof prej dhimtes se kokes. Me shku te ata studiues e me i vet cka o kjo pune me mua a hiq nuk po di cka me thon per ket studim???

Tomori
16-08-09, 13:30
Tybe nese nuk i pi se paku 5 kafe ne dite, as me sy nuk shof prej dhimtes se kokes. Me shku te ata studiues e me i vet cka o kjo pune me mua a hiq nuk po di cka me thon per ket studim???

Ashtu eshte motrushja ime ...shijoje kafen


Ne nje kronike te TOP-CHANNEL mbi KAfen mbi pirjen e kafese. dhe si rezulatat i disa studimeve doli se :
per nje njeri normal 5 Kafe ne dite jane shume frytdhenese ndihmojne ne luftimin e disa semundjeve njera nga keto dhe kanceri pra BEN SHUME MIRE.
Ndersa per femrat shtatezena max ne nje dite 3, jane te mjaftueshme nuk keshillohet me shume.

P.S besoj te gjithe e mbani mend para viteve 90-te kur gjyshet tona na thonin mos pi kafe se te ben dem ?
Ishin thjesht nga e Mospasura , kafja me zor gjindej ne ate kohe ndaj me bo kursim ato thoni kshu te ben dem gjasme.

Pini kafe sa te doni se ju qeteson

ka shume shprehje mbi kafen jane bere dhe Filma "Caffe&Cigarette"
Kafja e pare e dites duhet te jete shume e mire se ndikon direkt ne humorin tuaj , thone : " KAM PI I KAFE TE KEQE NE MENGJES E KAM GOJEN ZEHERR"

Une personalisht jam nje admirues i kafes dhe konsumoj mesatarisht 7-8 kafe ne dite.

Jemi qe jemi nje te shkurter mua :)

Sa per kuriozitet Ekspresi kafes eshte prodhuar ne Itali por me shume konsumohet ne Shqiperi ;)
Bima e kafese eshte prodhuar per here te pare Cuditerisht ne Etiopi ( Afrike) Discoverychannel.

Estella
16-08-09, 14:58
studim shume i quditshem qenka ky,krejt e kundrta flitet per kafen e kokdhimbjen....

Prishtinasja_
16-08-09, 18:00
Tybe nese nuk i pi se paku 5 kafe ne dite, as me sy nuk shof prej dhimtes se kokes. Me shku te ata studiues e me i vet cka o kjo pune me mua a hiq nuk po di cka me thon per ket studim???

Murgeshė, ashtu eshte edhe tek une ! :rolleyes:
Une mos me pi kafe ne mengjes...krejt dita mbrapsht me shkon !

LABI
16-08-09, 18:04
Cdo gje e teperuar shkakton kokedhembje :biggrin:


"Po e more me karar , mos ke frike s'te bene zarare" !

selvija
21-08-09, 14:47
Falemnderit per kete teme se une vertet jam nje mik i perbetuar i kafes dhe ndonese ne rastet tjera jam i rezervuar me Kafen nuk e kam ndermend te mendoj asnjiher pe divorcim. Thjesh sadpo deperton aroma e kafes dhomen time, une edhe ne gjum po te isha do te ngrihem per te pire ate...
Natyrisht e konsumoj ne menyr te lejueshme por ka dite qe edhe deri ne 10 kafe i konsumoj...Alkimist paskem smundjen e njete kur dal nga shtepija qes kaffen deri sa kthehem me pas gaqme por pi kaffe ekspes me qumshte..kur te vi ne shtepi me ardh aroma KAFFE...ateher rahatohna dhe hy me knaqsi

PO per veten time kaffja me ndihmon shum dhe largimin e uris ka nje plus shum te madh