PDA

View Full Version : 10 arsyt pse duhet te qeshim ...


Jana
09-12-08, 18:13
Te qeshim eshte menyra me e mire per te ndihmuar trupin tone te funksionoje sa me mire. Eshte nje shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane te buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin.

Ja 10 arsye pse duhet te qeshim:

1 - E qeshura eshte ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e te tjereve dhe i ben gjerat me te bukura. Nje njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.

2 - E qeshura na ben te dukemi njerez te suksesshem. Njerezit e qeshur duken me te sigurte, dhe mbeshteten me shume nga te tjeret. Provoni te qeshni gjate nje mbledhje apo gjate nje takimi dhe njerezit do te sillen me ju ne menyre komplet ndryshe.

3 - E qeshura na ben te dukemi terheqes. Te gjithe ne terhiqemi nga njerezit e qeshur. Duam t’a njohim nje njeri te qeshur dhe te kuptojme perse ndihet kaq mire.

4 - E qeshura ndryshon humorin tone. Kur te jeni te merzitur provoni te qeshni. Ka shume mundesi qe humori juaj do te ndryshoje per me mire. Te qeshesh mund te beje qe trupi juaj t’a ndihmoje mendjen te ndihet me mire.

5 - E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben te dukemi me te rinj. Muskujt qe perdorim per te qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bere te dukemi me te rinj.

6 - E qeshura eleminon stresin. Nje njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni te stresuar provoni te qeshni dhe stresi do te zhduket.

7 - E qeshura ben qe trupi te cliroje Endorfinat, ilaē natyral kunder dhimbjes dhe humorit te keq. E qeshura eshte nje droge natyrale.

8 - E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur ndihmojme sistemin imunitar te funksionoje me mire.

9 - E qeshura ul tensionin e gjakut. Gjate qeshjes kemi nje reduktim te matshem te presionit te gjakut. Ne qofte se keni ne shtepi nje mates tensioni beni kete eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni per nje minute duke lexuar ndonje gje per te qeshur. Me pas matni perseri tensionin dhe do te habiteni.

10 - E qeshura na ben te ndihemi pozitive. Provoni kete test: qeshni dhe gjate qeshjes mendoni ndonje gje negative pa pushuar se qeshuri. Eshte shume e veshtire! Kur qeshim trupi yne i transmeton mendjes mesazhin se "jeta eshte e bukur". Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me nje buzeqeshje.

~AnnA~
11-12-08, 11:17
Flm Jana....nuk thone kot "njeri i mire,njeri i qeshur"
qeshja te ndryshon shpirtin..

Estella
14-12-08, 18:45
Eshte fjala me qesh kshtu me gjithe shprit a fallco nkoft per fallco me nejt me buzqeshje ftyra ton diten pun keshi me zor e bej ftyren tu qesh edhe pse ndoshta jom tu dek .. :P

~AnnA~
16-12-08, 19:58
Estella,rendesi ka te kesh nje fytyre te qeshur...thone nje fjale"buzeqesh,edhe nese buzeqeshja yte eshte e trishtuar"...Buzeshja eshte leshim i morfines nga organizmi dhe njerezit e tille jan me pozitiv .
Nje buzeqeshje kushton me lire se elektriciteti, megjithate jep me shume drite....

Shqiptare_ne_Turqi
16-12-08, 21:11
Ja vlen te qeshum veq per qitu, ku shkruan;

5 - E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben te dukemi me te rinj. Muskujt qe perdorim per te qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bere te dukemi me te rinj.

sidomos ne femrat,paguajm ma pak per kreme :biggrin:

LABI
16-12-08, 21:13
buzqesheni qe buzqeshja te kthehet tek ty

buzqeshi jetes qe jeta te buzqesh ty

buzqeshi fatit , qe fati te buzqeshe ty

Buzqeshi dashnise, qe dashnija te buzqesh ty

:biggrin::biggrin::biggrin:

Idila
17-12-08, 15:47
Me buzėqeshje mund tė fitosh shumė beteja.

emine
17-12-08, 16:02
une jam tip qe gjithmone buzeqeshi,po gjithkujte nuke ja dhuroi buzeqeshjen,,;)
me buzeqeshje nuk fitova send tybeh:S,,,se milona kisha ba ysh po thuni ju:p

Idila
07-01-09, 00:49
Buzėqeshja ka efekt tė zbutė edhe zemrat mė tė ngurta qė ekzistojnė!
Psikologėt thonė se nėse mashkulli buzėqesh, me kėtė u jepė shenjė tė kaloni nė aksion, e nėse edhe ju ia ktheni buzėqeshjen, plotėsisht e keni c'armatosur!

Lab2009
29-03-09, 13:59
ka thene muhamedi a.s se buzqejsha ta lig zemren.

kete une e kam vrejt se kur jam duke ushtru nese qeshi e pat puna e ushtrimeve veq duhet me shku nshpi edhe me ardh te nesrmen nifar mnyre qeshja mu me qburrnon shume edhe pse une qeshi shume shume rrall edhe ate vetem buzqeshje.

emine
20-11-11, 19:58
une jam tip qe gjithmone buzeqeshi,po gjithkujte nuke ja dhuroi buzeqeshjen,,;)
me buzeqeshje nuk fitova send tybeh:S,,,se milona kisha ba ysh po thuni ju:p

hala jam ka buzekeshna:tongue:

Zero Cool
20-11-11, 20:00
hala jam ka buzekeshna:tongue:

po bre , u buzeshkrine krejt ti e hajt :tongue:

emine
20-11-11, 20:07
po bre , u buzeshkrine krejt ti e hajt :tongue:

veq kure tu kujtu a shef si u shkrine,hec e mos kesh masnej:tongue: